20 February 2013

Motra e Veizit akuzon drejtesine

Pas publikimit të video-ekspertizës në median elektronike të këmishës së Ziver Veizit, ka ardhur reagimi i motrës së tij, Trëndafile Muhametaj. Kjo e fundit për televizionin channel 7 ka shprehur indinjatën e saj, për veprimet më të fundit të ekspertit Cardaku. Në optikën e saj, motra e Ziver Veizit, këmisha që ka qenë objekt i ekspetizës së Cardakut, nuk rezulton të ketë qenë e tij dhe kësisoj, sipas saj, po manipulohet hapur me provat. Jam shumë e tensionuar me atë që unë pashë në televizor dhe aq më tepër në komentet që bënte vetë eksperti Cardaku. Nuk mbaj mend që Ziveri të kishte ndonjë këmishë me ngjyrë të kuqe apo dhe me viza të kuqe sic u shfaq në ekran. Unë gjithmonë përkujdesesha për të pas divorcit nga e shoqja dhe si motër, shpreh dhimbjen e thellë që vazhdon të jetë prezent në jetën time, se po manipulohet hapur me provat e servirura nga ekspertë si puna e Cardakut Trëndafile Muhametaj.
As në ëndërr nuk i’a kam parë të veshur atë këmishë dhe as që nuk ka patur ndonjë të tillë-garanton Trëndafilja. Kjo e fundit, mban mend mëngjesin kur u largua drejt Tiranës vëllai i saj Ziver Veizi. Është nisur në mëngjes pas apeleve që mos të shkonte në Tiranë nga ana ime, por sërish nuk më dëgjoi dhe u largua. Kishte veshur një këmishë të leshtë në vend të kanatjerit sepse ishte i sëmurë dhe sipër saj një këmishë fanellatë me kuti me ngjyrë të celët dhe pastaj një pulovër dhe pallton ngjyrë të zezë-shprehet Trëndafilja. Kjo pra ishte gjithcka që kishte veshur atë ditë vëllai im i mjerë dhe në asnjë moment nuk mbaj mend të kishte veshur këmishë ngjyrë të kuqe. Kjo dëshmon qartë tentativat për shkatërrimin e provave për të mos zbuluar krimin e vërtetë të vrasjes së tij nga shteti-shprehet Trëndafile Muhametaj. Ajo ka kërkuar arrestimin e ekspertit Cardaku, për manipulimin e provave nga ana e prokurorisë ndërkohë që ka kërkuar, vënien në dispozicion të provave dhe të këmishës objekt i ekspertizës.

No comments:

Post a Comment