14 October 2013

Prishja e ndertimeve pa leje


Pas  prishjes së një prej ndërtimeve pa leje në zonën muzeale nga ana e ndërtimoreve të bashkisë gjirokastër nën prezencën edhe të kamerave vetëm pak ditë më parë, tashmë vet pronorët e ndërtimeve pa leje kanë nisur prishjen e tyre . Lajmi konfirmohet nga shefi i zyres së policisë ndërtimore pranë bashkisë Gjirokastër  Kostandin Tola   i cili tha se pervc kesaj prishja e ndertimeve pa leje ne zone e mbrojtur nga unesko do të vijojë, për shkak se mbetet një nga kerkesat e vazhdueshme nga ana e specialisteve të UNESKO-s për ti thënë stop abuzimeve.
Gjirokastra prej kohësh është pjesë e të ashtuquajturës "Listës së zezë " së UNESKO-s për shkak të numrit të lartë të ndërtimeve pa leje në zonen muzeale dhe abuzimeve ne shtremberimin e objekteve origjinale te trashegimise . Deri tani jane te evidentuara rreth 330 ndërtime pa leje që konstistojnë në cati me tulla te kuqe ,shtesa banesash etj Bashkia Gjirokaster prej vitesh ka qenë e pa aftë për të ndërhyrë në ndalimin e ndërtimeve pa leje për shkak të kostos së lartë ekonomike dhe vështirësive në ndërhyrje,si dhe për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë me mjete të rënda që nevojiten në prishjen e ndërtimeve. Aksioni i pak ditëve më parë që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim të con të mendosh se prishja e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur nga Unesko është marrë seriozisht nga autoritet dhe do të vijojë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur gjirokastrën historike nga degradimi.

No comments:

Post a Comment