Zoti i ka dhënë
jetë një nëne të re nga Saranda, duke i falur një fëmijë të cilën e dëshironte
prej vitesh. Kjo është Adelina Sinomati, 27 vjec nga Saranda, invalide e cila
konsiderohet si paciente me sëmundje të rëndë kardiovaskulare të lindur. Dy
ditë më parë, ajo ka sjellë në jetë një vajzë duke mposhtur kështu, këshillat e
kardiologëve në Tiranë e Greqi të cilët e kishin paralajmëruar se një veprim i
tillë, do t’i kushtonte asaj jetën ende pa mbushur kohën për të lindur një
fëmijë. Qysh në moshën 17 vjecare, Adelina e papunë që rron vetëm me një
pension invaliditeti prej 9 mijë lekësh në muaj, ka kryer një ndërhyrje në
zemër që shihej si zgjidhja e vetme për të jetuar. Një instrument ritmik
metalik me bateri, qëndron në trupin e saj afër zemrës, duke mundësuar kësisoj,
rrahjet ritmike të zemrës së dalë jashtë funksionit real të saj. Kjo ndërhyrje
e kushtëzonte atë jo vetëm nga lindja e një fëmije, por dhe të ndjente për një
mashkull.
Mirëpo sic shprehet Zoti është ai që bën mrekullira pasi jeta, i dha asaj një bashkëshort dhe së fundi edhe një fëmijë. Fëmija ka lindur normalisht pa operacion, aq sa ka cuditur me parametrat që u paraqit në Maternitetin e Sarandës edhe vetë gjinekologun Nuredin Caparo i cili mundësoi lindjen e foshnjës. Për tv channel 7 gjinekologu sarandiot, shprehet se ka qenë një fat që një njeri me parametra shëndetësorë aq anormale, të lindë një fëmijë dhe të mposhtë dhimbjet e lindjes. Megjithatë zoti Caparo, shprehet se në momentin e mbërritjes në maternity, 27 vjecarja, kishte dhimbje që tregonin për një lindje të afërt dhe ashtu ndodhi në fakt. Zoti vuri dorën tek kjo grua që lindi mjaft mirë dhe aq më tepër që parametrat shëndetësorë të Adelinës, për fat ishin para dhe pas lindjes si të një gruaje normale që nuk vuan nga asnjë lloj sëmundje. Adelinës i’u plotësua në këtë mënyrë një dëshirë e hershme dhe dhuratë për të shoqin e saj. Natyra dhe fati ka qenë në anën e kësaj vajze të re e cila pas plotësimit të dëshirës, pranon madje edhe të bëjë sakrificën më sublime, pasi më në fund u bë njësoj si nënat e tjera të shëndetshme.

No comments:
Post a Comment