Bota


Cameron: Britania s’do të bëhet strehë për emigrantët

30/07/2015
Kryeministri David Cameron ka paralajmëruar se Britania nuk do të bëhet “parajsë e sigurtë” për emigrantët që përpiqen ta arrijnë atë nga lokaliteti Kalais, në Francë.

Cameron paralajmëroi se emigrantët ilegalë do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, në një kohë kur qindra prej tyre përpiqen të arrijnë vendin. Duke folur nga Vietnami, ku ndodhet në kuadër të një turi në Azinë Jug-Lindore, Cameron bëri të ditur se pala franceze ka dërguar 120 policë shtesë në Kalais dhe se autoritetet britanike po marrin masa të ngjashme për të penguar depërtimin e klandestinëve. “Çdo gjë që mund të bëhet do të bëhet për të siguruar që kufijtë tanë të jenë të sigurtë”, tha Cameron për BBC. Reagimi i kryeministrit ka ardhur pasi mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Tunelit të La Manshit u verifikua përpjekja e radhës e emigrantëve për të arritur Mbretërinë. Vetëm këtë javë mbi 3.500 klandestinë janë përpjekur të hyjnë në terminalin e tunelit. Disa qindra prej tyre janë larguar prej andej nga policia franceze. Por përpjekjet vazhdojnë pavarësisht vdekjes së një emigranti, që dyshohet se vinte nga Sudani, i moshës nga 25 deri në 30 vjeç.


Meksikë, kamioni hyn mes turmës së besimtarëve duke shkaktuar 16 viktima

30/07/2015
Një kamion ka përplasur një turmë besimtarësh, duke shkaktuar 16 viktima në qytetin Mazapil të Meksikës. 

Sipas policisë, kamioni që transportonte rërë pësoi një problem me frenat dhe hyri me shpejtësi mes turmës, duke plagosur edhe 30 persona të tjerë.Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit është larguar dhe nuk dihen identiteti apo vendndodhja e tij.Që nga dita e dielë, besimtarët janë mbledhur në tempullin e San Gregorio Manzano për festat fetare të komunës.


SHBA, merr fund arratija e të burgosurit

29/06/2015

Arratija e madhe ka marrë fund. Policia amerikane fillimisht ka plagosur dhe më pas prangosur David Sweat, krimineli i arratisur më herët gjatë muajit nga një burg i Nju Jorkut.

Sweat u lokalizua në një lokalitet të shtetit të Nju Jorkut, në kufi me Kanadanë. Arrestimi i tij vjen pas vrasjes, ditën e premte, të bashkëpunëtorit Richard Matt, i cili u qëllua për vdekje nga agjentët. Të dy ata ishin arratisur në fillim të muajit nga një burg i sigurisë së lartë duke kaluar nëpër tubat e ajrimit dhe që prej atëherë ishin bërë pre e një gjuetie të vërtetë të forcave të rendit, të mbështetura nga helikopterët. Sweat, i cili u identifikua nga një patrullë policore, tentoi të arratisej në pyll, por një rreshter i policisë e qëlloi duke e goditur dy herë në kurriz. Aktualisht banditi ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në një spital të Albanisë. Në momentin e arrestimit ai mbante veshur rroba gjuetie, të vjedhura në një kapanon gjuetie. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Matt, kishte arritur të siguronte edhe një pushkë. Në ditët e para të arratisë, dy të dënuarit kishin hedhur piper përgjatë rrugës që kishin ndjekur për të ngatërruar nuhatjen e qenve që u ishin vënë pas dhe sipas autoriteteve, ia kishin arritur qëllimit. Kjo, të paktën deri në fundjavë, kur angazhimi masiv i forcave të rendit rrethoi zonën e kërkimeve mes lokalitetit Malone dhe kufirit me Kanadanë. Matt dhe Sweat ishin kriminelë të dhunshëm, të dënuar për vrasje. Sipas mediave amerikane, natën e arratisë ata bënë disa manikina prej lecke dhe i vendosën nën batanijet e krevateve të tyre, për të treguar se po flinin.

ISIS financohet nga trafiku i veprave arkeologjike

29/06/2015
Trafiku i veprave arkeologjike dhe e veprave të artit është burimi i tretë i të ardhurave për organizatat terroriste, një biznes që mbetet mbrapa vetëm pas trafikut të drogës dhe armëve.

Sipas UNESCO-s dhe INTERPOL-it, bëhet fjalë për një xhiro që varion nga 6 në 8 miliardë dollarë në vit në shkallë botërore.Të dhënat nga Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara flasin për një rritje të xhiros në fjalë në vitin 2014 me 2 miliardë dollarë e gjysmë, ose 25 për qind, si pasojë e rishitjes së veprave të artit që në Amerikë janë kryesisht arkeologjike.Së fundmi ka pasur edhe një alarm të fortë të dhënë nga Rezerva Federale për blerjen e tepruar të veprave të artit, për faktin se i heqin likuiditetin tregut. “Këto të dhëna janë tregues të faktit se Shtetet e Bashkuara, dhe në përgjithësi gjithë Perëndimi, përmes shtëpive të ankandit dhe muzeve britanikë, zviceranë e gjermanë financojnë terrorizmin duke ushqyer këtë tregti. Tregtarët që më pas blejnë materialin, ose që i porosisin përmes katalogëve të vetë muzeve, financojnë ISIS”, deklaron eksperti italian i arkeologjisë, Giancarlo Garna.“Dhe sa më shumë material qarkullon, aq më shumë para mbërrijnë në dyert e organizatës terroriste, e njohur si Shteti Islamik”, shton ai për “Corriere della Sera”.Faktikisht, zona ku vepron ISIS është me dendësi të lartë arkeologjike, mes Lindjes së afërt dhe Mesopotamisë, një ndër djepet e para të qytetërimit njerëzor.


Një student 24-vjeçar po planifikonte sulme terroriste ndaj kishave në Francë 

22/04/2015
Një burrë i arrestuar të dielën e kaluar për vrasjen e një gruaje në periferitë e Parisit, dyshohet se kishte plane për të kryer atentate ndaj disa kishave në Francë. 

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve. I dyshuari është një student informatike 24-vjeçar dhe gjithashtu kishte plane për të udhëtuar së shpejti në Siri, tha ministri në një dalje të shkurtër për mediat


Kapiteni i anijes së fundosur ishte i dehur dhe pinte hashash 

22/04/2015
Kapiteni i anijes së fundosur në fundjavë ishte i dehur. 

Kishte pirë verë e tymoste hashash në timon dhe kur pa të afrohej anijen portugeze të mallrave që deshi t’i ndihmonte, tentoi të largonte mjetin. Vetëm se manovrat e gabuara provuan krejtësisht efektin e kundërt, duke çuar drejt një përplasjeje. Goditja nuk ishte e fortë, por spostimet e befta të emigrantëve të përfshirë nga paniku, bënë që peshkarexha të përmbysej. Dëshmitë e disa të mbijetuarve të tragjedisë së konsumuar ditë më parë në Mesdhe, kanë ndihmuar në rindërtimin fillestar të ngjarjes nga Prokuroria e Katanias. Prej gati 900 vetëve që ishin në bordin e mjetit të tejmbushur, nuk arritën të shpëtonin më shumë se 27. Ata i kanë rrëfyer zyrtarëve italianë peripecitë në det dhe luftën e dëshpëruar për mbijetesë. Sipas 17-vjeçarit nga Bangladeshi, Riajul Islam, arsyeja e vetme pse ai sot jeton është fakti që dinte not dhe që kishte qenë në kuvertë në momentin e përmbysjes. Me qindra vetë, mes të cilëve gra e fëmijë, sipas tij, u mbytën si të zënë në çark, sepse ishin të bllokuar në hambarin e anijes.Dy të ndaluarit janë tuniziani 27-vjeçar Mohammed Alì Malek, kapiteni i mjetit, dhe 25-vjeçari Mahmud Bikhit nga Siria, anëtar ekuipazhi. Që të dy ishin hequr si emigrantë, por Giuseppe Pomilla, një nga mjekët që ndihmoi klandestinët e mbijetuar, thotë se nuk iu desh shumë që ta kuptonte se kush ishte Ali Maleku në të vërtetë. “E pyetëm si e kishte emrin dhe ai e harroi, sepse në fillim kishte dhënë një emër të rremë. Kam kohë që e bëj këtë punë dhe arrij t’i dalloj menjëherë se cilët janë trafikantët. E kanë të shkruar në fytyrë. Janë gjithmonë në formë më të mirë fizike se të tjerët që zakonisht, i shohim thuajse krejt të dërrmuar”, tha mjeku.Një numër gjithmonë e më i madh njerëzish nisen nga udhëtimet e rrezikshme drejt Europës dhe pikërisht brigjet e këtij vendi janë shndërruar sot në shënjestrën kryesore të trafikantëve të njerëzve. Me mijëra klandestinë po tentojnë sidomos këto kohë kalimin në Kontinentin e Vjetër përmes detit për shkak të ngrohjes së motit.Sipas zyrtarëve italianë, mund të ketë deri në një milion njerëz të tjerë që presin rastin të ngjiten në anije në Libinë e përfshirë nga kaosi. Vetëm të hënën, Roja Bregdetare italiane shpëtoi 638 emigrantë në 6 operacione të ndryshme, ndërsa të martën 446 të tjerë u arrit të nxirreshin nga një tjetër anije në vështirësi 130 km larg brigjeve të Kalabrisë.



OKB: Rritje e frikshme e luftëtarëve të huaj

02/04/2015
Mbi 25 mijë luftëtarë të huaj kanë udhëtuar për t’u bashkuar me grupet militante si Al Kaeda dhe Shteti Islamik, thuhet në një raport të OKB-së. 

Ekspertët kanë deklaruar se fluksi i luftëtarëve të huaj është më i lartë nga sa ka qenë historikisht. Luftëtarë nga të paktën 100 vende të botës kanë udhëtuar për në zonat e luftës si në Siri, Irak, Libi dhe Pakistan. Raporti vë në dukje se ky fenomen përbën një kërcënim imediat dhe afatgjatë për sigurinë globale. Në të thuhet se numri i luftëtarëve të huaj është rritur ndjeshëm me 71 për qind në periudhën nga gjysma e dytë e 2014 deri në mars 2015. Siria dhe Iraku janë kthyer gjithashtu në shkolla reale për trajnimin e ekstremistëve, me rreth 22 mijë luftëtarë të huaj. Raporti, i hartuar nga ekspertë që monitorojnë sanksionet e OKB ndaj Al Kaedës, paralajmëron se mposhtja e ISIS në Irak dhe Siri mund të çojë në shpërndarjen e luftëtarëve të stërvitur nëpër botë. Aktualisht numërohen edhe 6.500 luftëtarë në Afganistan dhe qindra të tjerë në Jemen, Libi dhe Pakistan, saktësohet më tej në raport. Në dokument shtohet më tej se një numër i lartë luftëtarësh kanë ardhur ndërkohë nga Tunizia, Maroku, Franca dhe Rusia. Një numër i lartë dhe në rritje është edhe ai i atyre nga ishujt Maldive, Finlanda dhe Trinidad dhe Tobago. Raporti bën thirrje për më shumë shkëmbim informacionesh mes vendeve të ndryshme, me qëllim ofrimin e ndihmës në identifikimin e luftëtarëve të huaj. 


Itali, shkatërrohet celula e ISIS

25/03/2015
Një celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit është shkatërruar ditën e sotme nga forcat italiane antiterrorizëm ndërsa në pranga janë vënë tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë.

Sipas mediave italiane, autoritetet e vendit fqinj kanë ndërmarrë sot aksionin duke vënë në pranga xhaxhain dhe nipin shqiptar të akuzuar për rekrutim të xhihadistëve si dhe një 20 vjeçar italian me origjinë marokene. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur ende, por nënvizohet se xhaxhai shqiptar ishte me banim në Shqipëri ku edhe është arrestuar ndërsa nipi i tij u vu në pranga në Torino ku ishte rezident.Ndërkohë 20 vjeçari me origjinë marokene akuzohet për përdorimin e internetit me qëllim propagandimin e aktivitetit të ISIS.Operacioni policor i koduar “Balkan Connection” vjen pas rreth 2 vitesh hetim të cilat zbuluan se celula merrej me rekrutimin e luftëtarëve të mundshëm dhe me dërgimin e tyre në Siri për të luftuar krah ISIS.Hetimet ndaj  personave të dyshuar si idhtarë të ISIS vijojnë edhe në provincat në Lombardi, Piemonte dhe Toskanë si dhe në Shqipëri ku që në orët e para të mëngjesit është arrestuar një 38 vjeçar nga Kavaja. Pak kohë më parë Prokurori i Përgjithshëm i Breshias Luigi Maria Dell’ Osso theksoi se vendi ynë është identifikuar si baze per rekrutimin dhe trajnimin e ushtarëve të shtetit islamik ISIS të shtrira deri në Itali.


Obama: Mundësitë për paqe mes Izraelit dhe Palestinës janë zbehur 

25/03/2015
Presidenti amerikan Barak Obama është shprehur se mundësitë për arritjen e paqes përmes dialogut ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, janë zbehur, pasi Kryeministri izraelit u shpreh para zgjedhjeve se nëse do të rizgjidhet s’do ketë shtet palestinez. 

Deklarata e Netanyahu-t zemëroi Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ai është përpjekur të zbus qëndrimin e tij. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi udhëheqësit kanë debatuar për disa çështje të ndryshme. Megjithatë, Obama tha se marrëdhëniet e tij me Kryeministrin e Izraelit nuk kanë qenë faktor në mosmarrëveshjet e fundit midis dy vendeve. “Unë jam takuar me të më shumë se me çdo lider tjetër në botë. Ai përfaqëson interesat e vendit të tij, të njëjtën gjë bëj edhe unë. Kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve mes liderëve, por një sfidë shumë e qartë, substanciale”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Më herët gjatë së martës, Izraeli ka mohuar një raport që sugjeron se ka përgjuar bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.Një zyrtar i vjetër izraelit tha se këto pretendime, të publikuara në gazetën “Wall Street Journal”, janë “tërësisht falso”.


Rrëzimi i avionit, rinis operacioni i kërkimit 

25/03/2015
Operacioni i kërkimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings”, që i mori jetën 150 personave, ka rinisur mëngjesin e së mërkurës. 

Një ekip policor e ka kaluar natën në mal dhe në mëngjes i janë bashkuar disa hetues të cilët do të kërkojnë mes mbetjeve të avionit, në zonën ndërmjet Digne dhe Barcelonnette.Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky operacion mund të zgjasë disa ditë, ndërkohë që liderët e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës pritet të vizitojnë vendin e përplasjes.Mendohet se në bordin e avionit Airbusit A320  kishte pasagjerë gjermanë, spanjollë, australianë, turq, danezë, holandezë dhe belgë.Të martën, autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.


Tunizi, shtyhet për shkaqe sigurie hapja e muzeut të kryeqytetit 

24/03/2015
Rihapja e dyerve të muzeut Bardo në kryeqytetin e Tunizisë, e parashikuar për këtë të martë, është shtyrë për në fundjavë për arsye sigurie. 

Zyrtarët tunizianë deklaruan më herët se me hapjen e muzeut donin t’i tregonin botës që atentatorët nuk ia arritën qëllimit, por informacionet e fundit nga shërbimet e inteligjencës bënë që ta shtyjnë ceremoninë për të dielën. Në ambjentet e muzeut janë lejuar të hyjnë vetëm mediat, ndërsa jashtë tij është mbajtur një tubim i vogël në nder të 22 viktimave, shumica e të cilave turistë. Autoritetet lokale druhen se sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, do të dëmtojë industrinë turistike të vendit. Ditën e hënë, Kryeministri i Tunizisë shkarkoi 6 shefa policie lidhur me ngjarjen. Zyra e Habib Essid bëri të ditur se, shefi i qeverisë kishte konstatuar mangësi serioze në aspektin e sigurisë, gjatë një vizite në muze, ku ndodhet një koleksion i madh i mozaikëve romakë dhe objekte të tjera antike. Dy nga terroristët në sulmin e së mërkurës së kaluar mbetën të vrarë nga forcat e sigurisë gjatë operacionit për lirimin e pengjeve, ndërsa një i tretë është ende në arrati. Sulmi ishte më i rëndi në Tunizi që nga kryengritjet që çuan në rrëzimin e udhëheqësit Ben Ali, që qeveriste vendin prej disa dekadash. Të dyshuar të tjerë janë arrestuar lidhur me ngjarjen, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në sulm. Atentatorët mendohet se janë stërvitur në Libi, në një zonë të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik. Në Tunizi është verifikuar së fundmi një rritje e valës së ekstremizmit islamik, që nga revolucioni i vitit 2011, që i dha jetë të ashtuquajturës Pranvera Arabe. 


Itali, terror në Napoli, bandat lajnë hesapet në mes të rrugës 

24/03/2015
Dy grupe kriminale, rivale me njëra-tjetrën, me luftën mes tyre kanë terrorizuar qytetarët e Napolit, në Itali, pasi shpesh herë anëtarët e tyre kanë dalë në mes të rrugës duke qëlluar si të çmendur me armë ndaj njëri-tjetrit dhe në ajër, me qëllim ngjalljen e frikës. 

Në mediat italiane është publikuar një video që tregon “bëmat” e klaneve të Kamorrës për kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytetin jugor të vendit fqinj. Megjithatë, për t’i vënë fre këtyre akteve, karabinierët kanë kryer mëngjesin e së martës një operacion ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në këto akte, duke arrestuar 12 persona, anëtarë të klaneve D’Amico dhe De Micco. Aksioni u ndërmor me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias. Nga hetimet e kryera, karabinierët dhe agjentët e Antimafias kanë dokumentuar me pamje filmike sulmet në mes të rrugës, shkëmbimin e zjarrit mes të rinjve, disa prej të cilëve adoleshentë, duke ngjallur terror mes banorëve. Të arrestuarit akuzohen për tentativë vrasjeje, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje dhe krime të tjera të stilit mafioz. Në videot e xhiruara nga telekamerat e fshehura të karabinierëve duken mes të tjerash të rinj në bordin e motorëve, që teksa kalojnë në një rrugë hapin zjarr ndaj një grupi rival. Në trotuar ndodhen disa të rinj, mes të cilëve një fëmijë, që ia mbathin të tmerruar në anën tjetër të rrugës, ndërsa një tjetër vrasës del nga një cep dhe nis po ashtu të qëllojë. 


Francë, rrëzohet avioni gjerman me 148 persona

24/06/2015
Një avion pasagjerësh që fluturonte mes Barcelonës dhe Duseldorfit është rrëzuar në Francë, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. 

Avioni “Airbus A320”, i kompanisë "German Wings",  është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjere, ndersa kishte ne bord 2 pilote dhe 4 anetare ekuipazhi. Qeveria franceze njofton se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa dyshohet se të gjithë personat në bord kanë vdekur.'Le Figaro' njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.


Cikloni “Pam” shkatërroi ishujt e paqësorit, banorët në kërkim të ujit dhe ushqimit 

16/03/2015
Cikloni “Pam” goditi arqipelagun e Paqësorit të jugut, Vanuatu, duke shkatërruar çdo gjë që i doli përpara, ndërsa më e keqa duket se ende nuk ka kaluar për banorët e këtyre zonave, pasi mungesa e ujit dhe e ushqimit pritet te kthehet në një problem tejet shqetësues. 

Kjo dukuri natyrore u cilësua si më e rënda në historinë e vendit. Infrastruktura e ishujve është shkatërruar tërësisht dhe njerëzit enden nëpër rrugë në kërkim të ndihmave.Kombet e Bashkuara flasin për dhjetëra të vdekur. Ishujt Tanna dhe Erromango janë në fokus të shqetësimit nga qeveria dhe agjencitë e ndihmës pasi ato kanë pësuar edhe dëmin më të madh.


Konflikti në Ukrainë, Putin ishte gati të përdorte armët bërthamore 

16/03/2015


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se ishte i gatshëm të përdorte armët bërthamore të Rusisë gjatë tensioneve në Ukrainë dhe kryesisht në Krime. 

Në një dokumentar të transmetuar të dielën në televizionin shtetëror rus, ai tha se jeta e ish-udhëheqësit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, kishte qenë në rrezik, gjithashtu edhe Krimea ishte në rrezik para aneksimit të saj nga Rusia. Në videon e transmetuar, ai thotë se kishte urdhëruar aneksimin e Krimesë para mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Ukraina. Krimea u aneksua nga Rusia më 18 mars, pas konfliktit mes forcave ruse dhe personave të armatosur, të mbështetur nga Moska. Në dokumentarin e titulluar “Rruga drejt Mëmëdheut”, Putin tha se nuk e kishte menduar asnjëherë që situata do të tensionohej, deri në momentin e rënies së qeverisë “Janukoviç”. "Ne vendosëm armët bërthamore në gjendje lufte. Ishim të gatshëm për të vepruar, pasi Krimea është territori ynë, populli rus jeton atje. Ata ishin në rrezik, ne nuk mund t’i braktisnim”, ka thënë Putin.  Ai tha se ishte kryer një ‘sondazh i mbyllur’ në krime, duke marrë opinionin e popillit nëse ata donin të mbeteshin në Ukrainë dhe ka rezultuar se 75 përqind e popullsisë dëshironin të bashkoheshin me Rusinë.


Një gjykate irlandeze legalizon disa lloje drogërash vetem për një ditë


12/03/2015
Një gjykatë apeli ka shfuqizuar një seksion të Aktit per keqperdorimin e Drograve të vitit 1977 duke i kthyer kështu substancat e kontrolluara nga rregullorja, legale për të paktën një ditë.

The Indipendent e Mbretërisë së bashkuara shkruante se Ekstazia, ketamina dhe Kërpudhat magjike ishin tre nga drogërat të cilat Irlanda i ka kthyer momentalisht të ligjshme. Gjykata e Apelit vendosi se këto dhe të tjera substanca ishin future në mënyrë jo kushtetuese në seksionin 2 të ligjit. Kështu, qeverisë do t’i duhej të kalontë legjislacionin e ri nëpërmjet parlamentit në mënyrë që substancat e shtuara në ligj që prej vitit 1977, të mund të quheshin të paligjshme përsëri. Departamenti i Shëndetit deklaroi ditën e martë se ky boshllëk në ligj do të zgjasë vetëm për 24 orë.Përpos këtij të fundit, The Indipendet shkruan se dënimet në të shkuarën lidhur me drograt të cilat u përjashtuan nga akti i ’77-ës do të vihen në pikpyetje por Gazetat irlandeze janë shprehur se ky vendim i gjykatës do të ketë ndikim vetëm në çështjet që janë momentalisht në proces gjykimi.



E gjithë Japonia përkujton viktimat e Fukushimës 4 vite pas tragjedisë 

12/03/2015
E gjithë Japonia ka mbajtur një minutë heshtje katër vite pas katastrofës së Fukushimës, në përkujtim të më shumë se 18 mijë viktimave dhe të humburve të tërmetit, tsunamit dhe shpërthimit nuklear që shënjoi historinë e vendit përgjithmonë.

Homazhet në Tokyo u drejtuan nga Perandori i Japonisë Akihito, ku bashkë me përfaqësues të rajoneve të prekura nga katastrofa u mbajt një ceremoni solemne. Kryeministri Shinzo Abe, mbajti një deklaratë ku tha se “rrethanat e të mbijetuarve mbeten ende të vështira, dhe se është e rëndësishmë që të gjithë bashkëkombasit të bashkohen dhe t'u qëndrojnë pranë”.Pas katër vitesh, ende 230 mijë persona janë pa një shtëpi të përhershme për shkak të katastrofës më të rëndë në botë që prej Chernobilit. Tërmeti shkatërrues i 11 marsit shkaktoi një tsunam masiv që përmbyti gjithë bregdetin Paqësor dhe shkaktoi shpërthimin e fabrikës nukleare të Fukushimës.Abe theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në pastrimin e zonës nga kontaminimi dhe për këtë ai ka premtuar zbatimin e një plani 5 vjeçar për rikontruktimin e vendit.


Tsipras: Gjermania s'na ka paguar dëmshpërblimin e Luftës II Botërore 

12/03/2015
Qeveria e majtë greke insiston në kërkesën e saj që Gjermania t’i paguajë dëmshpërblimin e plotë që i detyrohet Greqisë, pas pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Autoritetet greke e lidhin këtë kërkesë me negociatat e borxhit të shpëtimit. Kryeministri Aleksis Tsipras tha se marrëveshja e dëmshpërblimit të vitit 1960 me Gjermaninë “nuk i përmbushi të gjitha kërkesat e Greqisë, përfshirë dhe pagesën për shkatërrimin e infrastrukturës, krimet e luftës dhe kthimin e një huaje të detyruar gjatë pushtimit”. Gjermania ka refuzuar vazhdimisht këto kërkesa nga Athina, duke thënë se çështja e dëmshpërblimeve është rregulluar me marrëveshjen ekzistuese. Tsipras tha në parlament se Greqia “do të përmbushë obligimet ndaj kreditorëve të borxhit të daljes nga kriza, por nuk do të heqë dorë nga kërkesat e pakthyeshme për dëmshpërblimet e Luftës së II-të Botërore.



SHBA, shefi i policisë së Ferguson jep dorëheqjen pas publikimit të raportit 


12/03/2015
Shefi i policisë në Ferguson, Missouri, dha dorëheqjen ditën e mërkurën, pas publikimit të një raporti të ashpër të Departamentit amerikan të Drejtësisë që gjeti abuzime të shumta racore në Departamentin e Policisë së qytetit dhe të gjykatës. 

Protestuesit kanë kërkuar pezullimin nga detyra të Thomas Jackson që prej vrasjes së një të riu të paarmatosur me ngjyrë nga një oficer policie më 9 gusht të vitit të kaluar. Vrasja u shoqërua me protesta masive në qytetet të ndryshme.Menjëherë pas publikimit të raportit, javën e kaluar, dhanë dorëheqjen edhe 3 zyrtarë të tjerë të policisë në Ferguson.Raporti u publikua pas hetimeve disa mujore në vrasjen që nxitën protesta të dhunshme dhe një dialog kombëtar për çështjet racore dhe sundimin e ligjit në SHBA.Raportet janë publikuar edhe në një kohë kur po afrohet fundi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Eric Holder, i pari person me ngjyrë që e mban këtë detyrë.

Spanja arreston dy “xhihadistë” në enklavën e saj në Marok, gati për sulme

11/03/2015
Spanja ka njoftuar gjatë së martës se ka shkatërruar një celulë militantësh islamikë në enklavën e saj afrikano-veriore, Ceuta, e cila sipas pretendimeve të zyrtarëve spanjollë ishte gati të sulmonte qoftë në Spanjë, apo në ndonjë tjetër objektiv në Europë. 

Policia ka arrestuar dy militantë të dyshuar si pjesë e një operacioni të gjerë policie, që ka nisur që nga muaji janar, siç bën të ditur Ministria e Brendshme spanjolle.“Celula islamike e neutralizuar sot, krahasuar me rrjetet e tjera të goditura më parë, nuk ndiqte të njëjtat gjurmë radikalizimi, rekrutimi apo dërgimi të aktivistëve drejt organizatave të organizuara xhihadiste në zonat e konfliktit”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Brendshme.“Ky grup ishte qartësisht operacional dhe konsistonte në disa individë, që tashmë janë të radikalizuar dhe ishin të përgatitur për një sulm të mundshëm, ndoshta në vendin tonë, mbase në ndonjë prej vendeve fqinje”.Dy të arrestuarit në Ceuta, një bregdet maroken, janë me kombësi spanjolle e marokene dhe u arrestuan pas të njëjtit hetim policor që çoi në arrestimin e 4 të tjerëve në janar, tha Ministria.Të gjashtë të arrestuarit e dy operacioneve të ndryshme përfaqësojnë profile të ngjashme me ata, që u përfshinë në sulmet e Parisit më 7 dhe 8 janar të këtij viti, shtoi në deklaratën e saj institucioni spanjoll. Spanja ka bërë më shumë se 20 arrestime të militantëve të dyshuar si pjesë e lëvizjeve terroriste islamike, që prej shtatorit të vitit të kaluar.Vendet e Perëndimit janë tepër të shqetësuara në lidhje me rrezikun që të rinjtë e radikalizuar nga militantët, në Afrikën e Veriut apo në Lindjen e Mesme, të cilët rikthehen në vendet e tyre, të mund të kryejnë ndonjë sulm pikërisht në këto vende.


SHBA e deklarojnë Venezuelën kërcënim për sigurinë kombëtare, nisin sanksionet

11/03/2015
Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë Venezuelën në listën e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare gjatë së hënës, si dhe kanë vendosur sanksione ndaj 7 prej zyrtarëve më të lartë të vendit të pasur me naftë, në atë që mund të konsiderohet si grindjen më të keqe të diplomacisë bilaterale që kur presidenti socialist, Nicolas Maduro, erdhi në pushtet në vitin 2013. 

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi dhe më pas lëshoi një urdhër ekzekutiv, të cilin zyrtarë të lartë të administratës thonë se nuk shënjestron sektorin energjetik të Venezuelës, apo ekonominë në tërësi. Por, lëvizja acaron tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, pikërisht në një moment kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Kubën, një armik për një kohë të gjatë i Amerikës në Amerikën Latine dhe aleat i ngushtë i Venezuelës, priten të normalizohen.Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, i denoncoi sanksionet si përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij. Në fund të fjalimit të stuhishëm që zgjati plot 2 orë, Maduro njoftoi se do të kërkonte fuqi të reja përmes një dekreti për t’u përballur me kërcënimin “imperialist”, si dhe emëroi një prej zyrtarëve të sanksionuar si ministër të ri të Brendshëm.Deklarimi i kujtdo prej vendeve si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare është hapi i parë i fillimit të programit të sanksioneve nga SHBA. Një proces i ngjashëm është ndjekur edhe me vende të tilla, si Irani apo Siria, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë.Shtëpia e Bardhë njoftoi se urdhri godet njerëzit, veprimet e të cilëeve minojnë proceset demokratike apo institucionet demokratike, kanë kryer akte të dhunshme apo kanë abuzuar me të drejtat e njeriut, janë përfshirë në ndalimin apo ndëshkimin e lirisë së shprehjes, ose kanë qenë zyrtarë qeverie të përfshirë në afera korrupsioni publik.“Zyrtarët venezuelianë, në të kaluarën apo të tashmen, të cilët kanë shkelur të drejtat e njeriut të popullit venezuelian dhe janë përfshirë në skandale të korrupsionit publik nuk mund të jenë të mirëpritur në vendin tonë, ndaj dhe tashmë kemi të gjitha opsionet e mundshme për të bllokuar asetet e tyre financiare, apo mundësinë e përdorimit nga ana e tyre të sistemeve financiare amerikane”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në një deklaratë.“Jemi thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet e qeverisë venezueliane për të përshkallëzuar frikësimin e kundërshtarëve politikë”, shtoi ai.


Rasti “Ruby”, Gjykata e Kasacionit në Itali konfirmoi pafajësinë për Berlusconi-n 

11/03/2015
Gjykata e Kasacionit në Itali la në fuqi vendimin e pafajësisë, e cila bëhet përfundimtare, për ish-Kryeministrin Silvio Berlusconi nga akuzat për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë. 

Pas më shumë se 9 orësh në një seancë të mbyllur, gjyqtarët hodhën poshtë ankesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris.Në shkallën e parë lideri i partisë Forza Italia ishte dënuar me 7 vjet burg nga gjykata e Milanos, por gjykata e shkallës së dytë e shpalli të pafajshëm. Vendimi u komentua menjëherë nga këshilltari politik Berlusconi-t, Giovanni Toti, i cili ka thënë se, "vendimi është një kompensim minimal i vuajtjeve të Berlusconi-t dhe bashkë me të të gjithë të moderuarit e së djathtës në këto vite”.


Kolumbia ndalon bombardimet ndaj FARC-ut 

11/03/2015
Kolumbia do të ndalojë për një muaj sulmet me bomba ndaj rebelëve të FARC-ut. Lajmin e bëri të ditur presidenti i vendit, Juan Manuel Santos. 

Ai theksoi se kjo është një shenjë e progresit në procesin e paqes në vendin amerikano-latin. Gjithsesi, Santos nënvizoi se sulmet ndaj grupit tjetër rebel, Ushtrisë Kombëtare të Lirisë, do të vazhdojnë.“FARC-u deklaroi armëpushimin më 18 dhjetorin e kaluar dhe e kanë përmbushur premtimin e tyre. Me qëllim zbutjen e konfliktit, kam vendosur që forcat tona të armatosura të ndërpresin bombardimet në kampet e FARC-ut përgjatë një muaji”, tha Juan Manuel Santos në një dalje në televizionin shtetëror.Negociatorët e FARC-ut janë në bisedime për paqe me qeverinë kolumbiane që nga nëntori i vitit 2012. Ata kanë arritur marrëveshje të pjesshme për një sërë çështjesh, përfshirë reformën agrare dhe pjesëmarrjen politike, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.


'Charlie Hebdo' , 4 të arrestuar mes tyre edhe një agjente policie 

10/03/2015
Policia franceze ka arrestuar 4 persona, të cilët mendohet të kenë lidhje me Amedy Coulibaly, bashkëpunëtorin e sulmit në Charlie Hebdo dhe autorin e pengmarrjeve në supermarket.

Sipas burimeve në Prokurorinë franceze, mes të arrestuarve është edhe një oficere policie, e punësuar në shërbimet e inteligjencës.Coulibaly, i cili ishte i lidhur me vëllezërit Kouachi, përgjegjës për sulmin në Charlie Hebdo, vrau 4 pengje në një supermaket në Paris dhe u vra më pas nga efektivët e policisë.Coulibaly u ndihmua për të realizuar qëllimet e tij dashakeqe nga një tjetër person, i cili u arratis për në Siri menjëherë pas ngjarjes duke i shpëtuar kështu edhe ligjit. Agjentja e arrestuar informonte partneren e Coulibaly-t, por jo për shumë kohë pasi në Shkurt u pushua nga puna. 



Putin e pranon: E aneksuam Krimenë

10/03/2015
Për herë të parë Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar publikisht planin e tij për të aneksuar Krimenë. 

Strategjia e Putin ishte shpalosur në një takim një ditë pas rrëzimit me protesta të dhunshme të Presidentit ukrainas Viktor Janukovic.Sipas shefit të Kremlinit, ai ishte momenti i duhur për të ndërhyrë pasi, vendi ndodhej në mesin e trazirave. Por mesa duket aneksimi i Krimesë ishte një dëshirë e përbashkët jo vetëm e shefit të Kremlinit apo liderëve të Shërbimeve Sekrete ruse. Afërsisht 80 përqind e banorëve të Krimesë, në një sondazh të zhvilluar në mënyrë të fshehte, kishin votuar ‘pro’ bashkimit me Rusinë.Por kjo deklarate e Vladimir Putin rrezikon një raund të ri sanksionesh ndëshkuese për Rusinë , u shpreh sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.Situata në Ukrainën lindore vijon të jetë përballë kërcënimit të luftimeve,ndonëse me intensitet më të ulët. Sipas Hammond, është ende herët për të folur nëse do të zhvillohet një luftë e ftohtë, siç përflitet, por ai u shpreh se Rusia ka vendosur të jetë një konkurrente strategjike me Europën, pasi qeveria e Moskës nuk i sheh kolegët e perëndimit si bashkëpunëtorë, por si rivalë.Pavarësisht ujdisë së firmosur në Minsk , luftimet e orëve të fundit i kanë marrë jetën e 3 personave dhe kanë lënë të plagosur disa të tjerë.



Poroshenko konfirmon tërheqjen e pro-rusëve nga vija e frontit 

10/03/2015

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se kryengritësit pro-rusë kanë tërhequr një pjesë të rëndësishme të armatimeve të rënda nga vija e frontit, siç parashikohet në marrëveshjen e armëpushimit. 

Poroshenko ka folur në një televizion ukrainas duke thënë se edhe forcat qeveritare ukrainase kanë tërhequr gjithashtu pjesën më të madhe të raketave dhe sistemeve të rënda të artilerisë.Vetëm tre ditë më parë, Poroshenko akuzoi rebelët se nuk po zbatonin marrëveshjen. Por të hënën ai tha: Rebelët kanë tërhequr pjesën më të madhe të armatimeve, të njëjtën gjë ka bërë edhe ushtria ukrainase.Poroshenko tha se që prej 15 marsit, kur armëpushimi hyri në fuqi, janë vrarë 64 ushtarë ukrainas. Ndërsa 1546 trupa ushtarake janë vrarë që prej fillimit të kryengritjes. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga evropianët dhe e nënshkruar në Minsk muajin e kaluar duket se qëndron, pavarësisht disa shkeljeve sporadike. Dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se po përdorin armëpushimin për t’u riorganizuar. Të paktën 6 mijë persona mendohet të jenë vrarë, ndërsa më shumë se 1 milionë të tjerë janë larguar nga banesat e tyre, që prej fillimit të konfliktit, në muajin prill të vitit të kaluar.


Samiti i Eurogrupit për Greqinë, ministrat nuk bien dakord për një deklaratë të përbashkët 

10/03/2015
Megjithë urgjencën për të folur mbi Greqinë, 19 ministrat e financave të Zonës Euro nuk u pajtuan për një deklaratë të përbashkët përfundimtare. 

Në fund të takimit, Presidenti i Eurogrupit shpjegoi se u diskutua për hapat e radhës në vijim të vendimit për zgjatjen e ndihmës financiare ndaj Athinës deri në 4 muaj, përtej afatit të skaduar të 28 shkurtit, duke përmendur propozimet e së premtes nga autoritetet helene për reformën ekonomike. Greqia rrezikon një arkë bosh, nëse nuk kryen një sërë reformash në mënyrë që të zhbllokohet kësti i ardhshëm i ndihmës financiare nga huadhënësit.  ““Nuk ka më kohë të tepërt për të humbur. Diskutimet ndërmjet autoriteteve greke dhe institucioneve duhet dhe do të fillojnë të mërkurën me synimin për të arritur një përfundim të shpejtë dhe të suksesshëm për rishikimin. Në këtë kontekst, ne kemi rënë dakord se diskutimet me institucionet do të zhvillohet në Bruksel. Paralelisht, sipas nevojës, ekipet teknike nga institucionet do të jenë të mirëpritura në Athinë me synimin mbështetjen për këtë proces të përbashkët dhe së bashku, po ashtu të mërkurën”, tha Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.“Në këtë fazë, është kyçe që të përshpejtohen përgatitjet mbi këto masa në mënyrë që të zbatohen angazhimet e marra muajin e kaluar nga qeveria greke. Ato duhet të respektohen. Janë baza për zgjerimin e programit”, u shpreh Pierre Moscovici, Komisioneri i BE-së për Ekonominë.Në shkurt, Greqia i pagoi fondit shpëtues të Eurozonës (EFSF) 474 milion euro.“Pra, Greqia e bëri në kohë atë pagesë dhe do të jenë edhe 85 milion euro të tjera detyrim ndaj Lehtësimit të Stabilitetit Financiar Europian përgjatë pjesës së mbetur të vitit për pagesat e interesit dhe të tarifave”, tha drejtori menaxhues i Mekanzmit Europian të Stabilitetit.“Nuk ka trojkë në Athinë”, u shpreh ministri, Yanis Varoufakis gjatë konferencës nacionale për shtyp, por specialistë teknik të institucioneve të mërkurën. Ai siguroi se nuk do të mbahet asnjë lloj referendumi në Greqi, sikundër Eurogrupi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme.19 Ministrat e Financave miratuan deklaratë të përbashkët përfundimtare vetëm mbi zbatimin e draft-buxheteve të planifikuara dhe angazhimet mbi reformat strukturore e buxhetore, ku 7 vende anëtare të Eurozonës rrezikojnë të mos jenë prej dhjetorit në përputhje me rregullat e imponuara nga Pakti për Stabilitet dhe Zhvillim.


Irak, ushtria deklaron kontrollin përreth Tikritit 

03/03/2015
Trupat qeveritare irakene deklarojnë se kanë rimarrë nën kontroll disa zona përreth Tikritit, në përpjekjet e tyre për të rekuperuar qytetin nga Shteti Islamik. 

Rreth 30 mijë trupa, ushtarë dhe anëtarë të milicive, raportohet se po kryejnë një sulm në fronte të ndryshme, të mbështetura nga forcat ajrore irakene. Një komandë e Gardës Revolucionare iraniane po merr gjithashtu pjesë në këtë operacion, raporton BBC në edicionin e saj online. Tikriti, në veri të kryeqytetit Bagdad, ra nën kontrollin e Shtetit Islamik në qershor. Burime pranë forcave të sigurisë thanë për BBC se trupat pro-qeveritare kanë marrë tashmë nën zotërim dy zona, Al Tin, në afërsi të Universitetit të Tikritit dhe Al Abeid në perëndim. Më herët, luftime u raportuan edhe në Al Dour, lokalitet në jug-lindje të Tikritit, si dhe në veri të qytetit. Për momentin ka vetëm pak detaje mbi operacionin, por burime ushtarake dhe mjekësore u cituan të thonë se, 5 ushtarë dhe 11 anëtarë të milicive kanë mbetur të vrarë. Nga ana tjetër, burime nga Pentagoni deklaruan se Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë ndonjë mbështetje ajrore. Kryeministri iraken, Haider al Abadi deklaroi se operacioni filloi vonë gjatë ditës së hënë, pasi dhjetëra mijëra trupa dhe milici u mblodhën në qendër të qytetit të Samarrës, duke u bërë gati për luftë. Tikriti, që ndodhet në provincën e Salahudinit, shtrihet në rrugën për në Mosul, qyteti i dytë më i madh i Irakut, që u mor nga ISIS vitin e kaluar. korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se operacioni aktual është jetik për të rimarrë Mosulin.


Obama: Irani duhet të ndërpresë së paku për një dekadë veprimtarinë bërthamore

03/03/2015
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka thënë se Irani duhet të ndërpresë të paktën për një dekadë veprimtarinë e tij bërthamore. 

Në një intervistë për “Reuters”, Obama tha gjithashtu se situata aktuale të lë të kuptosh që arritja e një marrëveshje të tillë do të jetë e vështirë.Në një fjalim që do të mbajë në Kongresin amerikanë ditën e martë, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të kundërshtojë këtë marrëveshje, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Por Obama tha se Kryeministri izraelit gaboi vitin e kaluar, kur ai kundërshtoi marrëveshjen e përkohshme të arritur me Iranin.  “Gjatë kësaj periudhe ne kemi parë se Irani nuk po i përmbahet marrëveshjes në lidhje me programin”, tha Obama. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi, se dallimet në mendimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit muk duhet të jenë "destruktive”. Shtetet e Bashkuara, së bashku me Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën po tentojnë arritjen e një marrëveshje me Iranin për të zvogëluar programin e tij bërthamor, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, po bisedon në Zvicër me ministrin e Jashtëm të Iranit, si pjesë e negociatave të vazhdueshme përpara 30 marsit, që është afati për arritjen e marrëveshjes, ndërsa deri më 30 qershor pritet nja marrëveshje përfundimtare. Kreu i ekzekutivit izraelit kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera Perëndimore duke thënë se po heqin dorë nga përpjekjet për t’i ndaluar regjimit të ajatollahëve prodhimin e armëve bërthamore.


FMN, fond prej 187 milionë dollarë për Sierra Leonen e goditur nga Ebola 

03/03/2015
Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi të hënën një fond prej 187 milionë dollarë për Sierra Leonen e goditur nga virusi i Ebolas. 

Zyrtarë të FMN thanë se janë lëvruar menjëherë 85 milionë. Dollarë, ndërsa më vonë do të kalohet edhe pjesa tjetër.Fondet do ti vinë në ndihmë qeverisë në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, duke ndihmuar për të mbuluar buxhetin e menjëhershëm dhe shlyerjen e pagave të personave që i kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga Ebola. “Ekonomia e Sierra Leones ka pësuar goditje të rënda me pasoja dramatike sociale dhe ekonomike. Epidemia dhe rënia drastike e çmimit të mineralit të hekuri kanë ndikuar jashtëzakonisht në ekonomi, duke u shoqëruar edhe me një tkurrje të ndjeshme të prodhimit, si dhe rënie të pagave gjatë vitit 2015”, tha të hënën një prej zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sierra Leone është një nga tre vendet e Afrikës Perëndimore të goditura më rëndë nga Ebola, e cila i ka marrë jetën më shumë se 9500 personave, nga të cilët 3400 kanë ndërruar jetë në Sierra Leone.


Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen për furnizimin me gaz

03/03/2015
Pavarësisht konfliktit ende të hapur me separatistët pro-rusë, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz. 

Marrëveshja e arritur ditën e hënë mundëson furnizimin me gaz të Ukrainës nga Rusia deri në fund të muajit mars. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, i cili kryesoi bisedimet, tha se ministrat e energjisë të Rusisë dhe Ukrainës ranë dakord për të diskutuar më vonë për një “paketë veror” të furnizimit me gaz të Ukrainës. Ai shtoi se “furnizimi me gaz i BE-së mbetet i sigurt”. Rreth 15 për qind e importeve të gazit drejt BE-së kalojnë transit nga Ukraina.Palët kanë rënë dakord që Ukraina të mos paguajë për gazin në zonat e mbajtura nga rebelët. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, tha për gazetarët, se Bashkimi Europian ka kërkuar respektimin e kushteve të marrëveshjes për furnizimin me gaz të Ukrainës gjatë periudhës së dimrit. “Ne i kemi bërë thirrje të dyja palëve të respektojnë paketën. Ky është qëndrimi ynë. Kjo është arsyeja që ne i kemi mbledhur të dyja palët në Bruksel për të diskutuar për një zgjidhje të mundhsme”, tha Itkonen.Moska ka ndërprerë furnizimin me gaz të Ukrainës në disa raste, së fundi në qershorin e kaluar pas mosmarrëveshjeve në lidhje me çmimin dhe faturat e mospaguara. Ajo rinisi importin në drejtim të Ukrainës në muajin dhjetor.

Qipro i lejon Rusisë përdorimin e porteve 

26/02/2015
Qiproja ka nënshkruar një marrëveshje me Moskën për të lejuar anijet ruse të përdorin portet qipriote. 

Marrëveshja është arritur pas bisedimeve mes Presidentit të Qipros, Nikos Anastasiades dhe Vladimir Putin. Marrëveshja vjen në një periudhë tejet të tensionuar ndërmjet Moskës dhe Perëndimit pas konfliktit në Ukrainë. Presidenti Putin tha se shtetet e tjera nuk duhet të jenë të shqetësuar pasi portet do të përdoren kryesisht për të luftuar terrorizmin dhe kundër piraterisë. Tensionet mbeten të larta mes Rusisë dhe vendeve të tjera europiane, por udhëheqësi rus nuk ishte i shqetësuar se marrëveshja mund të keqinterpretohet.“Lidhjet tona miqësore nuk janë të drejtuara kundër askujt”,  tha Presidenti Putin. “Unë nuk mendoj se marrëveshja duhet të shqetësojë të tjerët”.Presidenti Anastasiades zbuloi gjithashtu se të dy vendet janë duke diskutuar mundësinë e përdorimit të një baze ajrore të Qipros nga Rusia për misione të ndihmës humanitare.


Arrestohen 3 gazetarë të “Al-Jazeera”-s në Paris për ngritjen e një “droni” 

26/02/2015
Policia franceze arrestoi të mërkurën 3 gazetarë të “Al-Jazeera” për fluturim të paligjshëm të një avioni të telekomanduar mbi një park në Paris. 

Arrestimet vijnë në një moment kur autoritetet po hetojnë për zbulimin e personave që kanë ngritur “drone”-t gjatë dy netëve të fundit mbi monumentet kryesore në kryeqytetin francez. Zëdhënësja e Prokurorisë së Parisit ka thënë se gazetarët, të gjithë shtetas të huaj, u ndaluan nga policia të mërkurën pasdite, pasi ata po komandonin një avion pa pilot mbi pyjet  “Bois de Boulogne” në Paris.Fluturimi në lartësi të ulët mbi kryeqendrën e Francës është i paligjshëm  dhe nevojitet autorizim për çdo të tillë. “Drone”-t në vetvete, si pajisje të vogla e jo fort të kushtueshme që mund të blihen me mjaft lehtësi, nuk duhet të përbënin shqetësim të madh.Por në Francën e vendosur në gjendje gatishmërie që prej sulmeve të shkurtit mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” e atij në supermarketin hebraik, të tilla episode nuk kalojnë pa ngjallur frikë.Incidenti i së mërkurës vjen pas dy netëve, ku avionë pa pilotë janë shfaqur mbi qiellin e Parisit dhe autoritetet franceze nuk kanë as idenë më të vogël se kush i komandon. Misteri i “drone”-ve që kalojnë mbi objektet më të njohura të kryeqytetit të Francës sa vjen e thellohet. Tre të tillë janë parë mbi muzeun e invalidëve të luftës në “Place de la Concorde” dhe dy në portat e qytetit.Më herët, pesë “drone” kanë fluturuar po gjatë natës në zona të ngjashme, përfshirë kullën Eiffel, e kanë kaluar edhe mbi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Një pjesë, megjithatë, janë filmuar dhe xhirimet do të analizohen nga një ekip prej 10 ekspertësh, i ngritur menjëherë pas incidenteve.


Kerry: Moska nuk po zbaton marrëveshjet, sanksione shtesë nëse vazhdon kjo situatë

26/02/2015
Pas paralajmërimeve të Francës edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur edhe një herë se, në rast të mos respektimit të marrëveshjeve të arritura në Minsk, Moska do të përballet me sanksione shtesë, të cilat do të jenë më të rëndë. 

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha të mërkurën se deri tani Rusia nuk i ka respektuar marrëveshjet dhe nëse do të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë pasojat do të jenë të mëdha për të. “Ne kemi kërkuar zbatimin në total të marrëveshjeve të nënshkruara në Minsk, në veçanti tërheqjen e të gjitha trupave të huaja dhe armëve të rënda nga Ukraina Lindore. Deri tani Rusia nuk është angazhuar për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Nëse kjo situatë do të vazhdojë, do të ketë pasoja të mëtejshme që do të rrisin presionin mbi ekonominë, tashmë të brishtë të Rusisë”, ka thënë Kerry.Ndërkohë edhe Franca paralajmëroi pa doreza Rusinë, se çdo sulm i rebelëve ndaj Mariupolit do të kishte pasoja të rënda për Moskën. Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius, shpjegoi se çfarë nënkuptohet me këtë pohim: nëse separatistët guxojnë të mësyjnë sërish qytetin portual të Ukrainës, atëherë Europa do të marrë në konsideratë zgjerimin e sanksioneve.“Ia thamë hapur rusëve, se po pati një sulm tjetër të separatistëve në Mariupol, gjërat do të ndryshojnë në mënyrë drastike, e me këtë nënkuptoj edhe mundësinë e shtimit të sanksioneve”, tha të mërkurën Laurent Fabius, ministër i Jashtëm i Francës.


Greqisë i duhen edhe 20 miliardë euro; Varoufakis: Duhet të shlyejmë huatë 

26/02/2015
Greqisë do t'i duhet një e treta e paketës së ndihmave, duke filluar nga muaji korrik, që i bie të jetë të paktën 20 miliardë euro.

Kështu kanë deklaruar politikanë të koalicionit qeverisës gjerman, të cituar nga gazeta lokale "Rheinische Post". "Eshtë mëse e qartë se këtë verë do të ketë një program të tretë", kanë deklaruar politikanët për të përditshmen me bazë në Duseldorf.Ndërkohë, ministri grek i Financave, Varoufakis ka deklaruar se për momentin vendi nuk ka probleme me likuiditetin, por do të ketë për të rimbursuar huatë ndaj FMN-së dhe BQE-së. "Nuk do të kemi probleme likuiditeti me sektorin publik. Por do të kemi problem në shlyerjen e kësteve ndaj FMN-së aktualisht dhe BQE-së në korrik", ka thënë Varoufakis për "Alpha Radio". Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar në Berlin në lidhje me negociatat e fundit të realizuara mes Komisionit Evropian dhe qeverisë së re greke të Alexis Tsipras. "Jam e kënaqur për faktin se kemi arritur të kalojmë në parim ndihmat, në këmbim të një angazhimi nga pala greke, duke parë propozimet e saj", ka thënë Merkel. Kancelarja ka shtuar më tej se në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për Greqinë, por për monedhën e euros në tërësi. Një ditë më parë Greqia i dorëzoi Eurogrupit planin e saj të reformave, i cili u pranua nga ministrat e Financave të vendeve anëtare, të cilët e vlerësuan si një hap të plotë e të besueshëm për qeverinë greke.Proçedura e miratimit të plotë të paketës vazhdon me votat e 6 parlamenteve europiane që duhet t’i japin dritën jeshile Athinës brenda kësaj jave, midis tyre edhe Parlamenti gjerman.


Greqia prezanton planin e reformave: tatim i drejtë, luftë evazionit 

24/02/2015
Pas publikimit në mediat greke, lista e shumëpërfolur që do të paraqitet mëngjesin e sotëm tek 18 ministrat e Eurozonës, me reformat që Athina zotohet të zbatojë sipas marrëveshjes së zgjatjes së borxhit me katër muaj të tjerë, është konfirmuar edhe nga Qeveria greke. 

Në këtë listë përfshihen masa me vlerë 7.5 miliardë euro që kanë të bëjnë me përballimin e krizës humanitare, si dhe me reformat me karakter financiar që përfshijnë: një sistem të drejtë tatimi, luftë ndaj evazionit fiskal, korrupsionit, kontrabandës së cigareve dhe karburanteve, rikonstruksioni i sektorit shtetëror dhe lufta ndaj burokracisë. Lista ka gjasa të marrë menjëherë aprovimin e kreditorëve të martën në mbrëmje, me një telekonferencë të ministrave të Eurogrupit dhe më pas në disa parlamente europiane, por nuk përjashtohen edhe pengesa të mundeshme. Kreu i KE, Jean Claude Juncker ka ripërsëritur se Greqia do të mbetet në Eurozonë, por duke zbatuar me përpikmëri programin, ndërsa zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar në orët e fundit se mund të gjendet një zgjidhje për çështjen e Athinës. Në Greqi, pavarësisht se ka një dyjëzim të qytetarëve për mënyrën e negocimit të qeverisë Tsipras, shumica besojnë se Berlini ka qenë edhe njëherë tepër i ashpër me Athinën. Ndërkohë që kryeministri Tsipras përpiqet të mbajë në listën e masave disa prej premtimeve elektorale, mbi 5 personalitete të shquara nga e majta greke, midis tyre edhe kompozitori Mikis Theodhorakis, e kanë akuzuar atë se nuk po i permbahet programit për të cilin e votuan grekët më 25 janar. Athina zyrtare përpiqet të shohë gotën gjysmë të mbushur, të paktën për katër muajt në vazhdim, të cilët janë quajtur nga shtypi grek si “120 ditët e reanimacionit”. Shpresa e saj është të marrë sa më parë dritën jeshile të huadhënësve, në mënyrë që edhe të ndalojë hemoragjinë bankare, pasi vetëm javën e kaluar fluturuan nga bankat greke mbi 3 miliardë euro.


SHBA, të shtëna me armë zjarri në një universitet në Florida 

24/02/2015
Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në universitetin “Bethune-Cookman” në Florida të Shteteve të Bashkuara. 

Zëdhënësja e policisë,  Beverly James ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në zonën ndërmjet parkingut të universitetit dhe fushës së futbollit.Forcat e policisë kanë arritur menjëherë të vënë në pranga dy të dyshuarit si agresorë të sulmeve. Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë të ditur, por zëdhënësja e policisë ka thënë se njëri prej tyre është student në universitetin ku ndodhën të shtënat.Shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, por James iu drejtua studentëve, stafit dhe prindërve duke i siguruar ata se nuk ka asnjë rrezik për sulme të reja.


Libi, pezullohen bisedimet për paqe 

24/02/2015
Parlamenti i Libisë i njohur nga ndërkombëtarët ka pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për rivendosjen e paqes në vend. 

Një zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve është shprehur se vendimi për tërheqje nga bisedimet është marrë pas bombardimeve vetëvrasëse të së premtes së kaluar në Libi, ku humbën jetën të paktën 40 persona. Ai ka thënë se qeveria rivale nuk e kishte dënuar sulmin e ndodhur. Vendi ndodhet në një gjendje kaosi pasi të dyja palët konkurrojnë për legjitimitet.Agjencia shtetërore e lajmeve, “Lana” konfirmoi të hënën tërheqjen e njërës prej palëve nga bisedimet në Marok, të cilat do të zhvilloheshin nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Një deputet, duke folur në kushte anonimiteti, tha se vendimi është marrë nga frika për një presion të mundshëm nga ndërkombëtarët për të përfshirë islamikët në një qeveri të ardhshme të unitetit. Shtetet e Bashkuara i kërkuan zyrtarëve libianë që të rishqyrtojnë vendimin e tyre, duke paralajmëruar për pasoja serioze nëse bisedimet nuk do të zhvillohen.“Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët në Libi për të marrë pjesë në dialogun politik të udhëhequr nga OKB-ja. Ata që nuk do të marrin pjesë kanë përjashtuar veten nga diskutimet që janë kritike për luftën kundër terrorizmit si dhe të paqes së përgjithshme, sigurinë dhe stabilitetin e Libisë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.


Putin: S’ka gjasa për luftë në Ukrainë. Nuk do të doja të ndodhte 

24/02/2015
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste për një televizion vendas, ka thënë se nuk ka gjasa që të ketë luftë me Ukrainën fqinje. 

Putin theksoi gjithashtu mbështetjen e tij për marrëveshjen e Minskut, si rrugën më të mirë të mundshme për të stabilizuar Ukrainën lindore. Ukraina ka thënë vazhdimisht se ka prova të qarta që Rusia po ndihmon rebelët në lindje, diçka që Moska e mohon.Më herët, ushtria ukrainase bëri të ditur se bombardimet e rebelëve e bëjnë të pamundur tërheqjen e armatimeve të rënda nga vija e fronit, sa u përket forcave qeveritare.Në intervistën e tij, Putin u pyet nëse ekziston ndonjë kërcënim real për shpërthimin e një lufte, duke parë situatën në lindje të Ukrainës. “Mendoj se një skenar kaq apokaliptik nuk është i mundshëm dhe shpresoj që të mos ndodhë kurrë”, u përgjigj ai. Putin shtoi se nëse marrëveshja e Minskut do të implementohej në tërësi, Ukraina lindore do të “stabilizohej gradualisht”.“Europa është po aq e interesuar për qëndrueshmërinë atje sa dhe Rusia. Askush nuk kërkon konflikte shumë pranë Europës, e aq më tepër një konflikt të armatosur”, përfundoi ai. 

ISIS futet në Turqi: Me vullnetin e Zotit mbërrijmë shpejt në Romë! 

20/02/2015
Ekstremistët e Shtetit Islamik të ISIS u janë rikthyer edhe gjatë ditës së sotme, kërcënimeve për vendet e Bashkimit Evropian, teksa mësohet se ata kanë arritur të futen në Turqi.

Jo vetëm kaq por përmes një postimi në rrjetet sociale, ISIS paralajmëron se shumë shpejt do të jetë në Romë, aty ku prej kohësh terroristët kanë kërcënuar për sulme. Në postimin e tyre në Twitter, ISIS madje ka krijuar edhe një hashtag #We Are Coming to Rome (Po vijmë në Romë).Nga ana tjetër, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat turke, të cilat citojnë burime nga Agjensia e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (MIT), terroristët e ISIS po planifikojnë të sulmojnë misionet diplomatike në Ankara dhe Stamboll. Sipas gazetës turke Hurriyet, disa prej anëtarëve të ISIS, mes të cilëve komandantë të lartë, kanë arritur të futen në Turqi përmes kufirit jugor.Po ashtu mediat turke bëjnë të ditur se militantë të ISIS që i përkasin shtetësive palestineze dhe siriane po  planifikojnë që të kalojnë në Bullgari për të kryer sulme në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.Kërcënimi i terroristëve të ISIS ndaj vendeve të zhvilluara Perëndimore por jo vetëm është shndërruar së fundmi në një shqetësim global, që ka alarmuar të gjithë. Gjatë këtyre dy ditëve, President ii SHBA Barack Obama ka mbledhur në një takim të nivelit të lartë Ministrat e Brendshëm, mes të cilëve edhe Saimir Tahiri, drejtues të lartë, dhe personalitete të njohura për të diskutuar në lidhje me masat që duhen marrë për të iu kundërvënë Shtetit Islamik.


Irak, operacioni për të rimarrë qytetin e Mosulit para verës 

20/02/2015
Një operacion i përbashkët mes forcave irakiane dhe atyre kurde është duke u përgatitur për të rimarrë qytetin e Mosulit nga Shteti Islamik, ka thënë një zyrtar amerikan.

Operacioni i dyti për nga madhësia do të zhvillohet në prill ose në maj. Zyrtari amerikan ka shtuar se në qytetin që kontrollohet nga ISIS ndodhen rreth 2 mijë militantë, ndërsa për të rimarrë atë do të angazhohen rreth 25 mijë forca.  Mosuli, në të cilin banonin më shumë se 1 milionë njerëz, ra në duart e militantëve të ISIS në qershorin e kaluar. Zyrtari amerikan, i cili nuk është identifikuar, ka shtuar se është ende e paqartë nëse në operacion do të aktivizohen edhe forca amerikane në terren në mbështetje të irakianëve dhe kurdëve. Zyrtari tha gjithashtu se operacioni duhet të zhvillohet para muajit maj, përndryshe i nxehti i verës do ta bënte të vështirë ndërhyrjen në terren, megjithatë ai shtoi se ai mund të shtyhen nëse forcat irakiane nuk do të jenë të gatshme deri në atë periudhë. Më parë gjatë javës, foli për ndërhyrjen në Mosul edhe Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, i cili tha se po “planifikohet ofensiva në Mosul”.


Venezuelë, arrestohet lideri i opozitës, akuzohet për grusht shteti

20/02/2015
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Venezuelës është arrestuar pas akuzave të ngritura për organizimin e një grushti shteti. 

Presidenti Nicolas Maduro tha se Antonio Ledezma, njëkohësisht edhe lideri i opozitës, “duhet të përgjigjet për të gjitha krimet e kryera kundër paqes dhe sigurisë së vendit”. Me qindra njerëz u mblodhën në selinë e agjencisë së zbulimit në Caracas për të protestuar mbi arrestimin e kryebashkiakut të Caracas Ledezma ishte në listën e personave, të cilët javën e kaluar Maduro i akuzoi se tentuan të rrëzonin pushtetin. Një përfaqësues i opozitës tha se, “Lesezma është marrë nga zyrat e tij sikur të ishte një qen. Dyert u shembën dhe ai u arrestua menjëherë pa pasur asnjë urdhër arresti”. Më shumë se 40 persona mbetën të vrarë një vit më parë pas protestave antiqeveritare. Ekonomia e Venezuelës është goditur nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe në fund të janarit me mijëra qytetarë marshuan në Caracas përkrah opozitës. Ata shprehën pakënaqësi ndaj inflacionit të lartë, krimit dhe mungesës së mallrave në dyqane.


Australisa goditet nga dy ciklone të fuqishme 

20/02/2015
Brigjet e Queensland në Australi janë goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka detyruar autoritetet të evakuojnë zonat bregdetare. 

Cikloni tropikal “Marcia” zbarkoi ndërmjet St Lawrence and Yeppoon si një stuhi e kategorisë së pestë. Ndërkohë, brigjet veriore të kontinentit janë goditur nga një tjetër ciklon tropikal. “Lam” goditi brigjet si një stuhi e kategorisë së katërt dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë për mijëra banorë. Aktualisht cikloni është duke lëvizur në jugperëndim të Australisë.  “Cikloni tropikal “Marcia” me erëra deri në 250 kilometra në orë ka kaluar në brigjet e Capricorn, pranë gjirit Shoalwater, dhe është duke lëvizur për në jug në drejtim të Yeppoon dhe Rockhampton”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga zyra meteorologjike e Australisë. Autoritetet në Queensland thanë se nuk ka pasur raportime për persona të plagosur, por disa kanë pësuar lëndime të lehta pas dëmtimit të shtëpive dhe shkuljes së pemëve. Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 33 mijë banesa ishin pa energji në Livingstone dhe 20 mijë në Rockhampton. Më shumë se 170 shkolla dhe qendra të kujdesit të fëmijëve janë mbyllur.


Greqi, Pavlopoulos zgjidhet President i Republikës që në raundin e parë 

19/02/2015
Parlamenti grek ka zgjedhur në mbrëmjen e së mërkurës, që në seancën e parë të votimit, Presidentin e ri te vendit, Prokopis Pavlopoulos. 

Kandidatura e tij ka tejkaluar me një diferencë të madhe 180 votat e nevojshme për postin e kreut të shtetit. 233 ligjvënës të dy grupeve parlamentare, të Radikalëve të Majtë dhe Grekëve të Pavarur që mbështesin Qeverinë, si dhe ata të Demokracisë së Re, kanë votuar ‘pro’ kandidatit të djathtë të propozuar nga Kryeministri Tsipras.Në votim kanë abstenuar 32 deputetë të Partisë Komuniste dhe të Agimit të Artë, deputetët e Pasokut dhe të partisë “Lumi” kanë votuar për kandidatin e propozuar prej tyre, që ka marrë vetëm 30 vota, ndërsa mungonin për arsye të ndryshme pesë deputetë. Pavlopoulos bëhet kështu Presidenti i shtatë i Republikës greke, që pas rënies së juntës ushtarake në vitin 1974.Me zgjedhjen e tij Kryeministri Tsipras mbyll një front të hapur në politikën e vendit, që kishte shkaktuar zgjedhjet e parakohshme, pasi kandidati i propozuar nga ish-Kryeministri Samaras në dhjetorin e kaluar, nuk përqendroi votat e duhura parlamentare. Betimi i Presidentit të ri do të bëhet në 12 mars, ditën që mbaron edhe mandati i Presidentit aktual, 85 vjeçarit Karolos Papulias.Zgjedhja e Pavlopoulos koinçidon me dy lajme të mira për Athinën zyrtare. Qeveria “Tsipras” dhe kreditorët duket se janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje të përbashkët për zgjatjen e afatit të kredisë për Greqinë, ndërsa BQE ka pranuar të zgjasë edhe për dy javë likuiditetin për bankat greke, duke e rritur madje edhe me 3.5 mld të tjera dhe duke e çuar në 68.5 mld, shumën që u jep bankave greke në këto momente të vështira.


Libia kërkon heqjen e embargos së armëve 

19/02/2015
Libia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të heqë embargon e armëve për të pasur mundësinë e përballjes me militantët e Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera rebele.  

Ministri i Jashtem i Libis Al-Dairi tha se kjo do të ndihmojë qeverinë për të ndërtuar ushtrinë dhe të luftojë terrorizmin e shfrenuar. Kërkesa e Libisë është mbështetur edhe nga Egjipti në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të OKB-së të mërkurën. Që prej vitit 2011, milicitë rivale kanë luftuar për kontroll në Libi. Situata e përkeqësuar e sigurisë ka shtuar frikën se grupe të ndryshme ndërluftuese në Libi mund të bashkohen me militantët e ISIS. Dairi : Libia kishte nevojë për një “qëndrim vendimtar” nga komuniteti ndërkombëtar për të qenë në gjendje të përballet me kërcënimin nga ISIS. Embargoja e armëve ndaj Libisë është vendosur në vitin 2011 pas kryengritjeve që rrëzuan Kolonel Muamar Gadafi.Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry ka mbështetur heqjen e embargos së armëve ndaj Libisë, duke thënë se ngjarjet që po ndodhin në këtë vend përbëjnë “një rrezik të madh”. Megjithatë mediat ndërkombëtare shkruajnë se diplomatët perëndimorë do të kenë rezerva të forta në lidhje me heqjen e embargos së armëve për shkak të frikës së armët mund të bien në duart e grupeve të milicisë.


Nigeri, ushtria vret mbi 300 militantë të Boko Haram 

19/02/2015
Mbi 300 militantë të fraksionit Boko Haram u vranë në një seri operacionesh ushtarake tokësore e ajrore në veri-lindje të Nigerisë, bëri të ditur ushtria vendase. 

Gjatë Operacionet ushtarake u zhvilluan pranë qytetit Borno, dy ushtarë humbën jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zëdhënësi i Ministrisë nigeriane të Mbrojtjes deklaroi se një numër militantësh të Boko Haram janë kapur gjithashtu nga ushtarët, të cilët kanë sekuestruar edhe armë e pajisje. Numri i militantëve të vrarë nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur, por mësohet se gjatë operacionit, në një sulm ajror, humbën jetën edhe 37 persona në Nigerin fqinj. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale. Viktimat ishin duke marrë pjesë në një ceremoni mortore në fshatin Abadam, që ndodhet në kufi me Nigerinë, kur një avion i paidentifikuar filloi të hidhte bomba. Një zëdhënës ushtarak tha për agjencinë e lajmeve AFP se sulmet ajrore goditën edhe një xhami në fshatin në fjalë. Nënkryetari i bashkisë së fshatit tha për BBC se avioni hodhi tre bomba, njëra prej të cilave ra në mes të një grupi njerëzish që po ndiqnin ceremoninë. Sipas të njëjtit burim, mbi 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë incidentit. Ende nuk është e qartë se e kujt është përgjegjësia për bombardimin, por qeveria Nigeriane ka mohuar të ketë gisht në të. “Një gjë e tillë nuk është në dijeninë time dhe nuk është komunikuar nga asnjë prej njerëzve tanë në terren”, deklaroi zëdhënësi i forcave ajrore nigeriane. Shteti i Nigerit ka qenë objekt bombardimesh në të kaluarën, krime për të cilat është fajësuar Boko Haram, që nga nisja e rebelimit të tij brutal.


Poroshenko thirrje për vendosjen e paqeruajtësve të OKB në lindje 

19/02/2015
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka bërë thirrje për vendosjen e paqeruajtësve të OKB-së në lindje të vendit për zbatimin e armëpushimit. 

Në një takim emergjent për sigurinë, ai ka thënë se këto forca do të ndihmojnë në garantimin e sigurisë “në një situatë ku premtimi për paqe nuk është duke u mbajtur”. Komentet e tij erdhën pasi trupat ukrainase u tërhoqën nga qyteti strategjik i Debaltseve-s pas luftimeve intensive me pro-rusët. Kërkesa e Presidentit Poroshenko u miratua nga Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare në Ukrainë në një takim urgjent mbrëmjen e së mërkurës. “Çështja u diskutua dhe vendimi është marrë për të apeluar në OKB dhe BE në lidhjen me ngritjen e një operacioni paqeruajtës dhe të sigurisë në Ukrainë”, tha sekretari i këshillit, Olexander Turchynov para gazetarëve. Ky vendim u mor menjëherë pasi Presidenti Poroshenko tha se pothuajse 2500 ushtarë ukrainas u tërhoqën nga Debaltseve-s të mërkurën.Edhe pse ka pasur shumë pak shpresë, në momentin kur marrëveshja e paqes u nënshkrua të enjten e kaluar në Minsk të Bjellorusisë mes rebelëve, Ukrainës, Rusisë dhe mbikëqyrësve të OSBE-së, se ajo do të mund të zgjaste për shumë kohë, ka qenë po kaq surprizuese edhe shkelja kaq e shpejtë e saj.


Greqia kërkon sot shtyrjen me6 muaj për programin e ndihmës 

18/02/2015
Burime zyrtare nga Brukseli kanë bërë me dije se Greqia do të kërkojë zgjatjen më gjashtë muaj të programit të ndihmës.

Sipas afateve të parapërcaktuara programi i ndihmës për Greqinë duhej të përfundonte zyrtarisht më 28 shkurt. Kërkesën për zgjatje të programit, Greqia pritet që ta kërkojë zyrtarisht sot.Ministri i financave të gjermanisë Wolfgang Schaeuble iu rikthye çështjes duke argumentuar edhe njëherë konfirmimin e asaj që ka thënë dje në konferencën për shtyp Presidenti i Eurogrupit, holandezi Jeroen Dijsselbloem se për momentin gjithçka është në dorë të Athinës.“Nuk ka asnjë plan B për Greqinë dhe nuk ka alternativa të tjera.”- tha ai.Vendimi i Athinës për shtyrje të programit të ndihmës është marrë pas ndërprerjes së dialogut me Eurogrupin gjatë ditës së djeshme.Vendet e Eurogrupit ndërkohë kanë sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për kërkesat e Greqisë lidhur me borxhet.  


Ofensivë e ISIS ndaj pozicioneve kurde në Irbil 

18/02/2015
Luftëtarët e ISIS kanë nisur ofensiva të reja mbrëmjen e së martës në jugperëndim të Irbilit në rajonin kurd të Irakut, kanë thënë zyrtarë kurdë.

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar pranë qyteteve Gwer dhe Makhmour, një burim kurd ka thënë për CNN. Këto dy qytete janë rreth 45 kilometra nga Irbili, kryeqyteti kurd.  Zyrtari kurd ka thënë se rebelët kanë sulmuar në disa drejtime pozicionet kurde, ndërsa avionët e koalicionit nuk kanë mundur të bombardojnë për shkak të afërsisë së dy palëve në terren.Ditë më parë është thënë nga kurdët se militantët e ISIS po bëjnë përpjekje të përditshme për të depërtuar në këto qytete, përgjatë lumit Zab. Në janar, rreth 30 luftëtarë Peshmerga u vranë në këtë zona nga një sulm i papritur i ISIS përtej lumit. Sulmet e së martës janë një kundërpërgjigje e ISIS ndaj forcave kurde, të cilat kohët e fundit janë përpjekur për të rrethuar qytetin e Mosulit, për të ndërprerë rrugët lidhëse të ISIS me Sirinë.


Haiti, 16 të vdekur dhe 78 të plagosur në paradën e karnavaleve 

18/02/2015
Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe 78 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë paradës së kombëtare të karnavaleve në Haiti ditën e martë. 

Zëdhënësi i qeverisë vendase ka bërë të ditur se një mjet lëvizës mbi të cilin kishin hipur me dhjetëra persona ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 16 personave, ndërsa shumë të tjera kanë mbetur të plagosur, nga të cilët disa në gjendje të rëndë. Zëdhënësi i qeverisë nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me aksidentin.Aksidenti ndodhi në kulmin e paradës, ndërsa zyrtarët anuluan menjëherë aktivitetin dhe shpallën tre ditë zie kombëtare.


Putin i bën thirrje Ukrainës të heqë dorë nga qyteti i Debaltseve-s 

18/02/2015
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ishte e pritshme që luftimet të vazhdonin pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit. 

Ai ka shtuar se ka patur një “reduktim të ndjeshëm” të intensitetit të luftimeve që prej momentit të hyrjes në fuqi të armëpushimit në fundjavë. Putin foli gjatë një vizite në Hungari, ai tha se konflikti nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake. Presidenti i Rusisë shtoi se rebelët duhet të lejojnë forcat ukrainase të dalin nga qyteti lindor i Debaltseve-s, por sipas tij Kievi nuk t’i detyrojë ushtarët të vazhdojnë të luftojnë. Raportime të ndryshme flasin për luftime të ashpra të zhvilluara gjatë gjithë ditës së martë për kontrollin e qytetit të konsideruar strategjik të Debaltseve-s. Rebelët thonë se kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por ushtria ukrainase thotë se nuk ka lëvizur prej pozicioneve të saj.Vëzhguesit ndërkombëtarë, të ngarkuar me detyrën e vështirë të mbikëqyrjes së respektimit të marrëveshjes në terren, thonë se e kanë të pamundur të hyjnë në qytet.“Sot bota duhet të ndalojë agresorin. U bëj thirrje anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar shkeljet e mëtejshme të parimeve  dhe rregullave të OKB-së”, ka thënë Poroshenkos gjatë së martës pas një bisede me Kancelaren gjermane. Ndërkohë, të martën Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje të gjitha palëve në Ukrainën Lindore për të ndalur luftimet dhe të zbatojnë marrëveshjen e paqes.


Jemen, baza e ushtrisë nën kontrollin e rebelëve 

13/02/2015
Luftëtarë të lidhur me Al-Kaedën morën nën kontroll një bazë ushtarake në jug të Jemenit. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët vendas. 

Grupi Ansar al-Sharia ka bërë të ditur se kishin vendosur një bombë jashtë bazës dhe më pas kanë ndërhyrë, duke kapur ushtarët që gjendeshin aty.Javën e kaluar, rebelët shiite Huthi rrëzuan qeverinë në kryeqytetin Sanaa. Ata kanë marrë nën kontroll sipërfaqe të mëdha në veri të vendit, duke u futur në konflikt me Al-Kaedën në Jemen dhe grupe të tjera synite.Situata e rëndë që po kalon Jemeni është komentuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon. Ai ka tha se, “Jemeni po falimenton para syve tanë. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj situate".Ndërsa i Dërguari i OKB-së në Jemen, Jamal Benomar, paralajmëroi se Jemeni ishte në një udhëkryq në mes të “luftës civile dhe shpërbërjes”. “Mungesa e stabilitetit mund të ndihmojë fuqizimin e degëve të Al-Kaedës”.Baza e ushtrisë u konfiskua ditën e enjte në provincën Shabwa, në të mund të qëndronin deri në 1 mijë ushtarë. Një zyrtar i agjencisë së lajmeve AFP tha se militantët kanë marrë armatime të rënda. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë mbyllur ambasadat e tyre në Jemen për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë atje.


Greqia bie dakord të diskutojë me kreditorët 

13/02/2015
Greqia ka rënë dakord gjatë së enjtes, për të biseduar me kreditorët e huaj në lidhje me mënyrën sesi të dalë nga huadhëniet shpëtuese ndërkombëtare, në një zmbrapsje politike që mund t’i parandalojë Qeverisë së re të udhëhequr prej radikalëve të majtë të drejtojnë pa parà vendin duke nisur nga muaji i ardhshëm. 

Kryeministri Alexis Tsipras ra dakord së bashku me kreun e ministrave të Financave të eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, se Zyrtarët grekë do të takohen me përfaqësuesit e KE, BQE dhe FMN Ndërkombëtar gjatë së premtes.Kjo kthesë e Tsiprasit shënoi të parin hap potencial drejt zgjidhjes së krizës, që riktheu rrezikun e detyrimit të Greqisë për të braktisur monedhën europiane, që do të ndizte trazira më të thella financiare. Një zyrtar grek në Athinë tha se ky ishte një hap pozitiv për të lëvizur drejt një marrëveshjeje të re financiare me kreditorët.Njoftimi erdhi më pak se 24 orë pasi ministrat e Financave të eurozonës dështuan të binin dakord mbi një deklaratë në lidhje me hapat e ardhshme proceduriale, për shkak se Athina nuk dëshironte asnjë referencë mbi programin jopopullor apo mbi zbatimin e tij prej “trojkës” së huadhënësve.Tsipras fitoi zgjedhjet gjatë muajit të kaluar, duke premtuar se do të linte pas krahëve programin e shpëtimit të 240 miliardë eurove, do t’i jepte fund bashkëpunimit me “trojkën”, do të kthente mbrapsht masat shtrënguese që çuan shumë grekë drejt varfërisë, si dhe do të negocionin reduktimin e borxhit masiv.Hapi procedurial përpara erdhi pasi Këshilli Qeverisës i BQE-së zgjati periudhën e parave “cash” për bankat greke me një tjetër javë, duke autorizuar një ndihmë emergjente kreditimi shtesë prej 5 miliardë eurosh nga Banka Qendrore e Greqisë. Këshilli vendosi përmes një videokonference të rishikonte programin e saj më 18 shkurt.


Protesta të dhunshme në Venezuelë , Nicolas Maduro akuzon për grusht shteti 

13/02/2015
Në Venezuelë u rikthyen protestat e dhunshme ditën e enjte në përvjetorin e marshimeve të përgjakshme. 

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur dhe rreth 15 të tjetër janë arrestuar, pas përleshjeve të dhunshme të protestuesve dhe forcave të sigurisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Në anën tjetër Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se pati një përpjekje për grusht shteti, i cili sipas tij kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se 5 oficerë të forcave ajrore, përfshirë një gjeneral, u ndaluar për komplot pasi tentuan të përdornin një avion ushtarak për të bombarduar pallatin presidencial. Më shumë se 40 persona mbetën të vrarë gjatë protestave të dhunshme të vitit të kaluar, të cilat lanë një pasiguri në vend, një ekonomi të lëkundur dhe shtim të ndjeshëm të krimit.


Vrasja e 3 studentëve myslimanë në SHBA, Erdogan kritikon Obamën 

13/02/2015
Erdogan kritikon Presidentin e Shteteve të Bashkuara Obama , Sekretari e Shtetit John Kerry dhe zëvendëspresidentin, Joe Biden, për heshtjen mbi vrasjen e tre studentëve myslimanë në SHBA. 


Presidenti i Turqisë tha se politikanët ishin përgjegjës për ngjarjen në vendin e tyre dhe duhet të mbanin një qëndrim lidhur me ngjarjen. “Në qoftë se ju qëndroni të heshtur kur përballeni me një ngjarje të tillë, bota do të qëndrojë e heshtur ndaj jush”, tha Presidenti i Turqisë gjatë një vizite në Meksikë.Më shumë se 5 mijë perosna morën pjesë në funeralin e tre të rinjve, të cilët u qëlluan për vdekje në Chapel Hill, North Carolina. Policia po vazhdon hetimet edhe pse tashmë një i dyshuar është i arrestuar, ndërsa familjarët pretendojnë se vrasjet kanë lidhje me besimin e tyre fetare. Nga të dhënat e para të policisë, Craig Stephen Hicks, i dyshuar si autor i ngjarjes së të martës, ka vepruar pas “një grindje mes fqinjëve për parkim”. Të tre viktimat u qëlluan në kokë dhe gjetën menjëherë vdekjen. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit, bëri të ditur policia këtë të mërkurë.“Hetuesit tanë janë duke kërkuar mbi arsyen që e motivoi Hicks të kryejë një akt kaq tragjik dhe të pakuptimtë. I kuptojmë shqetësimet që ka nxitur kjo vrasje, në lidhje me mundësinë që ajo të ketë qenë vrasje prej urrejtjes, por do të vlerësojmë çdo provë dhe të dhënë, për të dalë në përfundimin nëse vërtet ka qenë kjo arsyeja”, tha shefi i policisë Chris Blue.Megjithatë një prokuror tha të mërkurën se nuk ka asnjë provë se viktimat janë ekzekutuar për shkak të besimit të tyre fetar.Erdogan është një mysliman i devotshëm, i cili ka qenë gjithnjë kritik ndaj trajtimit të myslimanëve që jetojnë në shoqëritë perëndimore. Marrëdhëniet e tij me administratën e Presidentit Obama kanë ardhur gjithnjë duke u tendosur pas konfliktit në Siri dhe në Irak.Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatët në fushatën ndaj militantëve të Shtetit Islamik, por kanë qëndrime të kundërta në lidhje me taktikat e ndjekura në luftën ndaj militantëve.


Ukrainë, rritet numri i viktimave një ditë para diskutimeve për paqe 

11/02/2015
Shkon në 5 numri i viktimave dhe në 26 numri i të plagosurve të viktimave në sulmin e Kramatorsk në lindje të Ukrainës. 

Sulmi është shkaktuar nga rebelët pro-Rusë ndaj qytetit të kontrolluar nga forcat qeveritare, shumë pranë një zone të banuar civilësh.Lajmi është bërë me dije nga kreu i policisë rajonale të Donetsk-ut dhe është konfirmuar nga presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Sipas këtij të fundit raketat që shkaktuan mjaft viktima e të plagosur, ishin mjete luftarake Ruse. Ndërkohë një grup vullnetarësh të Ukrainës kanë nisur një sulm kundër separatistëve në Mariupol.Luftimet u përshkallëzuan një ditë para bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit mes rebelëve e forcave ushtarake të Kievit, me ndërmjetësimin e liderëve ndërkombëtarë. Rebelët pro-Rusë kanë intensifikuar sulmet ushtarake në qytetin e Debaltseve në lindje të Ukrainës dhe vetëm të hënën humbën jetën 9 trupa ushtarake të Kievit dhe 7 civilë. Pas bisedimeve shumëpalëshe të liderëve të Gjermanisë dhe Francës, respektivisht Angela Merkel dhe Francois Hollande me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe atë Rus Vladimir Putin, besohet se ditën e mërkurë do të arrihet marrëveshja e shumë pritur e paqes për qetësimin e marrëdhënieve në konfliktin e ukrainës lindore.Pas deklaratave të presidentit amerikan Barack Obama se në rast të mos arritjes së një dialogu diplomatik do të ketë ndërhyrje ushtarake, është kundërpërgjigjur dhe sekretari i sigurisë Ruse Nikolai Patrushev, duke deklaruar se “prania e armeve amerikane në Kiev do të përshkallëzonte më tej konfliktin”. Lidhur me një reagim të mundshëm të Moskës ai ka sqarua se Kremlini me shumë gjasa do të përgjigjej me “intrumente diplomatike”.


Uashingtoni konfirmon vdekjen e amerikanes e marrë peng nga ISIS 

11/02/2015
Një amerikane që mbahej peng në Siri ka vdekur, konfirmuan sot zyrtarët amerikanë dhe familja e saj, katër ditë pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se  një sulm ajror i koalicionit vrau punonjësen e ndihmave.

Pretendimet u shfaqën në internet javën e kaluar se një sulm ajror jordanez goditi ndërtesën ku 26 vjeçarja Kayla Mueller besohet se mbahej në qytetin Raka në Siri. Zyrtarët jordanezë, amerikanë dhe të tjerë kishin ngritur pyetje rreth pretendimit, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të panjohura. Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Bernadette Meehan tha se familja e zonjës Mueller morri një mesazh privat nga pengëmarrësit e saj gjatë ditëve të fundit me informacione shtesë që verifikon më tej lajmin për vdekjen e saj, që u dha fillimisht përmes internetit javën e kaluar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk kishin vlerësim specifik rreth shkakut të vdekjeS pas rishikimit të informacionit.


SHBA pezullon të gjitha aktivitetet diplomatike në Jemen 

11/02/2015
Shtetet e Bashkuara për shkak të sigurisë jo të mirë dhe ardhjes në pushtet të një grupi rebel, ka vendosur që ta mbyllë ambasadën e saj në Jemen.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë sot se misioni amerikan në Sanaa, do t’i pezulloj të gjitha aktivitetet derisa të përmirësohen kushtet.Punonjësit e ambasadave britanike, franceze dhe gjermane kanë njoftuar gjithashtu se janë duke i përshpejtuar përfundimin e disa procedurave para se të vendosin rreth mbylljes.Rebelët Huthi e kanë marrë qytetin Sanaa në shtator, ndërsa muajin e kaluar e kanë kapur zyrën presidenciale. Presidenti Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe qeveria e tij, kanë dhënë dorëheqje.



Parandalohet një sulm terrorist në Australi, dy të arrestuar 

11/02/2015
Policia australiane arrestoi gjatë së martës dy persona në Sydney, të cilët dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist. 

Të arrestuarit janë përkatësisht 24 dhe 26 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia konfiskoi një flamur të Shtetit Islamik dhe një thikë.  Dhjetorin e vitit të kaluar, dy persona humbën jetën, pasi një kafene me 18 persona u mor peng nga një person i armatosur, i identifikuar më pas si Man Haron Monis, i cili u vra nga policia. Policia tha se me arrestimin e dy personave kishte arritur të parandalonte një sulm të sigurt, i cili sipas tyre do të kryhej pikërisht ditën e martë.  "Sipas informacioneve tona dy persona kishin përgatitur një akt terrorist, i cili do të ndodhte të martën”, ka thënë zëdhënësi i policisë. Në shtëpinë e dy të ndaluarve është gjetur një video, ku paraqiteshin detaje të sulmit, i cili do të kryhej në emër të ISIS. Autoritetet kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion të mëparshëm për lidhjet e të ndaluarve me Shtetin Islamik. Ata kanë vepruar menjëherë pas marrjes së informacionit ditën e martë. 

Brazil, joshi dhe drogoi gardianët e vetme, 1 grua liron 28 të burgosur 

10/02/2015
28 të burgosur janë arratisur nga burgu në një nga format më pak të besueshme, në fakt ajo që i ka liruar ka qenë vetëm një femër. 

Ajo kishte hyrë brenda ambienteve të burgut me premtimin për orgji me gardianët, dhe e veshur me rroba për striptizëm.Gruaja tashmë e identifikuar nga autoritetet braziliane ka gjetur një moment të lirë duke hedhur një lëndë e klasifikuar si drogë për gjumë  në pijet e gardianëve.Ka qenë turni pasardhës ata që kanë gjetur dyert e burgut të hapura dhe kolegët tyre të zhveshur dhe të lidhur.Arratisja ka ndodhur në burgun e një qyteti të vogël të Brazilit në Nova Mutum.Policia e cila është vënë në kërkim të të arratisurve bën me dije se gruaja është Angelina de Andrades Ferreira e cila dyshohet se kishte të dashurin 18-vjeçar në burg.



Militantët e Boko Haram rrëmbejnë autobusin me pasagjerë në Kamerun

10/02/2015
Militantët e Boko Haram vazhdojnë të terrorizojnë banorët në Nigeri, ndërsa së fundi ata kanë kryer edhe sulme të përgjakshme në veri të Kamerunit. 

Ditën e hënë raportohet se Boko Haram kanë rrëmbyer një autobus me të paktën 30 pasagjerë në Kamerun, në kufi me Nigerinë. Banorët vendas kanë thënë se militantët rrëmbyen autobusin dhe u drejtuan në kufi me Nigerinë. Situata e rëndë në Nigeri ka detyruar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara në datë 14 shkurt. Rrëmbimi i autobusit vjen pas një setri sulmesh në qytetet kufitare Bosso dhe Diffa. Ushtarët nigerianë arritën të zmbrapsin një sulm të militantëve në një burg ditën e hënë, në qytetin Diffa. Ndërsa po në këtë qytet ditën e djeshme, një makinë bombë shpërtheu pranë një tregu, duke lënë disa të vdekur dhe shumë të plagosur.


Obama:Mund të furnizojë me armë Ukrainën, Merkel:Të jemi diplomatë 

10/02/2015
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin mundësinë e për të furnizuar me armë ushtrinë ukrainase nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën në lindje të Ukrainës. 

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti amerikan Barak Obama pas takimit në Uashington me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku akuzoi Rusinë se ka shkelur çdo angazhim të bërë gjatë marrëveshjes së Minskut.Por kancelarja gjermane e ka bërë të qartë se është kundër kësaj alternative dhe tha se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë. Merkel ndodhej në Uashington për të njohur Obamën me përpjekjet franko-gjermane për të ripërtërirë planin e paqes të vitit të kaluar që dështoi pas rinisjes së luftimeve.Nuk dihen ende detajet e propozimit të tyre por sipas BBC bëhet fjalë për një plan që përfshin një zonë të demilitarizuar prej gati 70 km përgjatë kufirit. Bisedimet katërpalëshe mes Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës pritet të mbahen të mërkurën në Minsk pikërisht për të diskutuar këto propozime.Obama ndodhet nën presion nga zyrtarët amerikanë për të furnizuar Ukrainën me armë pavarësisht kundërshtimit të Merkel. Por Rusia mohon akuzat se ka dërguar trupat e saj dhe ka furnizuar rebelët filo rusë me armë.Ndërkaq këtë të hënë ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord që t’i vendosin sanksione të mëtejshme zyrtarëve dhe rebelëve rusë por vendimi do të hyjë në fuqi pas një jave në mënyrë që ti japin shans përpjekjeve diplomatike. Kriza në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 5300 viktima ndërsa mbi 1.5 milion vetë janë shpërngulur prej shtëpive të tyre.


Siri, 3 të vdekur, 50 të plagosur nga bombardimet e avionëve ushtarakë 

10/02/2015
Gjatë bombardimeve të kryera nga avionët luftarakë të ushtrisë siriane në rajonin Duma të Damaskut vriten 23 persona dhe plagosen 50 të tjerë.

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian theksohet se avionët luftarakë të ushtrisë siriane bombarduan vendbanimet që janë nën kontrollin e opozitarëve në rajonin Duma. Mësohet se gjatë bombardimeve humbën jetën 23 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.Jusuf al-Bustani, një nga aktivistët lokalë, ka thënë në një deklaratë për gazetarët e AA se: "Si pasojë e bombardimeve në vendbanimet e Duma janë shkatërruar shumë shtëpi dhe biznese, ku dhe disa biznese kanë marrë flakë".Bustani ka shpjeguar se ekipet e mbrojtjes civile po mundohen të nxjerrin personat e mbetur nën rrënoja me makineri të ndryshme të punës.


Flamuri i ISIS shfaqet edhe në Bosnje 

07/02/2015
Flamuj të Shtetit Islamik janë ngritur edhe në Gornja Maoka, fshat në veri-lindje të Bosnjes, i banuar nga një komunitet mysliman. 

Por flamujt janë hequr vetëm pak momente para mbërritjes së policisë, e cila ka ndërhyrë pasi televizioni i Sarajevës transmetoi pamje të banorëve të tubuar me flamuj në duar. Banorët e Gornja Maoka janë kryesisht myslimanë integralistë, besnikë të islamit uahabist, si ai që praktikohet në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për një praktikë fetare të përhapur tek veteranët e luftës së viteve ’90 në Bosnje, disa prej të cilëve në vitet e fundit kanë udhëtuar për të luftuar në Siri.


Ukraina, përfundojnë bisedimet në Moskë pa marrëveshje konkrete 

07/02/2015
Kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete 5 orë bisedime në Moskë, mes Presidentit francez Francois Hollande, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftimeve në lindje të Ukrainës. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peshkov tha se udhëheqësit kishin rënë dakord për zhvillimin e bisedimeve ‘konstruktive’ për të vazhduar punën drejt një dokumenti të përbashkët për zbatimin e një marrëveshje armëpushimi, e cila ishte arritur në bisedimet e Minskut në shtatorin e kaluar, por më pas u shkel nga palët. Putin, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande do të bisedojnë të dielën përmes telefonit, ka thënë Peshkov, duke shtuar se në bisedime do të marrë pjesë edhe Presidenti ukrainas Petro Poroshenko.Hollande dhe Merkel paraqitën në Moskë një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund shkallëzimit të luftimeve mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Para takimit zonja Merkel tha se nisma që ajo dhe Hollande po paraqesin në Moskë synon të mbrojë paqen europiane. Ajo tha se të dy udhëheqësit po bëjnë gjithçka të mundur për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë.Rusia akuzohet për armatosjen e separatistëve, një akuzë kjo e mohuar nga Kremlini. Më shumë se 5400 njerëz janë vrarë që prej muajit prill ë vitit të kaluar, sipas OKB-së. Në Minsk të Bjellorusisë, në shtator të vitit të kaluar, u nënshkrua një marrëveshje armëpushimi mes palëve për të ndaluar dhunën. Që prej asaj kohe rebelët kanë avancuar duke marrë nën kontroll sipërfaqe të mëdha në Ukrainën Lindore. 


SHBA, doktrina e re për Sigurinë Kombëtare: Rusët, terroristët dhe hackerat, rreziqe 

07/02/2015
Ato çfarë e shqetësojnë më së shumti ekipin e sigurisë kombëtare të Presidentit Barack Obama janë hedhur tashmë në dokumentin e ri të Strategjisë për Sigurinë Kombëtare të administratës demokrate, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë së premtes. 

Në fakt, nuk është se ka ndonjë shpallje të re të ndonjë ndryshimi rrënjësor të politikave në raportin prej 29-faqesh. Terroristët, agresioni rus në lindje të Ukrainës dhe hackerat, janë të gjithë të cilësuar si kërcënime në strategjinë e re të Presidentit, gjëra që do të detajohen më tej në fjalimin që do të mbajë këshilltarja për Sigurinë Kombëtare, Susan Rice, në orët në vijim të së premtes.Dokumenti është cilësuar më shumë si një dritare drejt doktrinës së kujdesshme dhe me shumë ngjyresa të politikës së jashtme të Obamës, që synon të shmangë ndonjë ngatërresë të mbrapshtë me të huajt, e që favorizon një qasje më shumëkombëshe ndaj rreziqeve globale“Ekstremizmi i dhunshëm dhe kërcënimet terroriste në zhvillim e sipër shfaqin një rrezik të vazhdueshëm për sulme ndaj Amerikës dhe aleatëve tanë”, shkruan Obama në parathënien e raportit. “Përshkallëzimi i sfidave ndaj sigurisë kibernetike, agresionit nga Rusia, impaktet gjithnjë e më të shpeshta të ndryshimeve klimatike dhe përhapja e sëmundjeve infektive, janë të gjitha kontribuese në rritjen e shqetësimit dhe ankthit për sigurinë globale. Ne duhet të jemi tepër vigjilentë ndaj këtyre, por edhe sfidave të tjera”, shton Presidenti Obama.Por, në kujtesë të stilit të tij të diskutueshëm të vendimmarrjes, Presidenti paralajmëron se Shtetet e Bashkuara duhet “të bëjnë zgjedhje të vështira mes shumë prioriteteve konkurruese”.“Duhet t’u rezistojmë gjithmonë tejkalimit të kufijve, që vjen si pasojë e vendimeve që marrim mbi bazën e frikës. Mbi të gjitha, duhet të pranojmë se një strategji e zgjuar e sigurisë kombëtare nuk duhet të mbështetet vetëm mbi fuqinë ushtarake”, thekson Obama. Dokumenti përmend vazhdimisht ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, si një sfidë kyçe e politikës së jashtme për administratën amerikane. E ndërsa Shtëpia e Bardhë po merr në konsideratë dërgimin e armëve ushtarake mbrojtëse në Ukrainë, për ta ndihmuar në betejën e saj kundër separatistëve prorusë, strategjia për sigurinë kombëtare lë të nënkuptohet për një asistencë të re për “partnerë”, siç është edhe qeveria e Kievit.“Ne do ta pengojmë agresionin rus, si dhe do të mbetemi vigjilentë ndaj aftësive strategjike të Moskës, por njëkohësisht do të ndihmojmë aleatët tanë dhe partnerët t’i rezistojnë shtrëngimit rus në periudhë afatgjatë, nëse do të jetë e nevojshme”, paralajmëron dokumenti strategjik. “Në të njëjtën kohë, ne do të mbajmë gjithnjë hapur dyert për një bashkëpunim edhe më të madh me Rusinë, në fusha të interesit të përbashkët, nëse ajo do të zgjedhë rrugë të ndryshme”.Ajo që është vërejtur është një ndryshim i dallueshëm i tonit nga administrata Obama, kur vjen puna te Shteti Islamik, organizata terroriste e përshkruar nga Presidenti si “sipërmarrje e përbashkët” gjatë një interviste për “New Yorker” vitin e kaluar.Në dokumentin strategjik, ISIS-it i referohet si një prej “grupeve në rritje të fokusuara rajonalisht por edhe të lidhura globalisht, shumica e të cilave me origjinë nga Al Kaeda, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim ndaj kombit amerikan”.Pas sulmit të dyshuar të hackerave koreano-veriorë ndaj “Sony Pictures” për shkak të filmit “The Intervieë”, administrata Obama angazhohet gjithashtu se do të përfshijë edhe luftën ndaj kërcënimeve kibernetike në dokumentin strategjik.Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë dyshim, kur bëhet fjalë për besimin e plotë të saj se kërcënimet më të mëdha të hackerave në botë e kanë origjinën: jo nga Korea e Veriut, por nga Kina.“Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur bizneset tona dhe për të mbrojtur rrjetin tonë nga sulmet kibernetike, nuk do të lejojmë të na vidhen sekretet tregtare për përfitime komerciale, qoftë nga aktorë privatë apo edhe nga qeveria kineze”, thekson raporti për sigurinë kombëtare.Edhe pse një raport i përvitshëm strategjik për sigurinë kombëtare ndaj Kongresit është i mandatuar me ligj, kjo është hera e parë që një raport i tillë bëhet nga Shtëpia e Bardhë që prej vitit 2010. Edhe ish-Presidenti George W. Bush refuzoi gjithashtu të jepte raporte të përvitshme strategjike.


Jemeni në duart e rebelëve, shtetet e Gjirit Arab kërkojnë reagim ndërkombëtar 

07/02/2015
Rebelët Houthi kanë njoftuar se janë duke marrë përsipër qeverisjen e vendit dhe shpërndajnë parlamentin. 

Në një deklaratë në televizion, ata kanë thënë se do të ngrenë një këshill prej pesë anëtarësh, i cili do të veprojë si institucion i presidentit për një periudhë të përkohshme.Rebelët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa, duke detyruar presidentin të jepte dorëheqjen në janar.  Njoftimi erdhi menjëherë pas dështimit të bisedimeve për paqe të ndërmjetësuara nga OKB-ja. Të mërkurën përfundonte afati kohor që rebelët i kishin vendosur partive politike që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund trazirave politike në vend, duke kërcënuar për të vepruar në mënyrë të njëanshme në të kundërt.Ministrat nga Bahrejni, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti shprehën shqetësim rreth zhvillimeve të fundit në Jemen. Këto shtete kanë bërë thirrje për një reagim të fortë ndërkombëtar në Jemen.

Greqi, tubime në të gjithë vendin në mbështetje të qeverisë së re 

06/02/2015
Mijëra grekë janë mbledhur në qendër të Athinës në mbrëmjen e së enjtes për të shprehur në një miting paqësor zemërimin e tyre mbi qëndrimin e BQE dhe BE ndaj planeve ekonomike të Greqisë dhe për të mbështetur qeverinë e re në përpjekjet e saj. 

Në këtë tubim, i pari pas shume vitesh pro qeverisë, merrnin pjesë qytetarë të shtresave të ndryshme, organizata politike,sindikata nga sektori shtetëror dhe ai privat, ndërsa nuk ka pasur asnjë forcë policore për ta mbikëqyrur.Ka mjaftuar një lajmërim në rrjetet sociale për t’u mbledhur mijëra qytetarë jo vetëm në Athine, por edhe në qytetet e mëdha të vendit në Selanik,Patra, Hania dhe Iraklio të Kretës.“Vullneti dhe ajo që dëshirojnë grekët është të thonë 'Jo' për masat shtrënguese të Trojkës. Nuk mundemi më”, është shprehur një qytetare e papunë.Pjesëmarrësit kanë shprehur hapur indinjatën e tyre për vendimin e BQE, por edhe të politikave të Berlinit që nuk aspirojnë, sipas tyre, atë për të cilën është krijuar BE, aleancën dhe solidaritetin për një popull që ka më shumë se pesë vjet që paguan koston e krizës, për të cilën ai nuk është fajtor.“Është hera e parë, pas shume dekadash, që një qeveri merr vendimin, jo me patjetër të konfrontohet, por të paktën të vendosë “vijat e kuqe” dhe të thotë që populli nuk duron dot më, se duhet të bëhet një përpjekje shumë serioze të çlirohet një komb i tërë, si dhe gjithë popujt e vendeve të Europës Jugore, nga kjo e keqe që imponon Gjermania në këto momente. Jo e gjithë Gjermania ,por kasta politike rreth zonjës Merkel”, tha një mësuese.Qeveria greke ka përballuar orët e fundit mohimin e çdo përpjekje për një ndryshim të programit të reformave të ashpra nga ana e Berlinit dhe ndodhet aktualisht nën presionin e tregjeve ndërkombëtare, kërkon një rrugëdalje në samitin e Eurogrupit të mërkurën e ardhshme.Një ditë më vonë, në 12 shkurt në samitin e lartë të vendeve anëtare të BE do të shihet nëse Kryeministri Tsipras do të nënshtrohet ndaj kërkesave të Gjermanisë, apo me vazhdimësinë e konfrontimit me partnerët, mund të shkaktojë të çarën e parë tronditëse në themelet e unionit. 

Jordania përshkallëzon hakmarrjen me misionin ajror “Martiri Moath”

06/02/2015
Dy ditë pas publikimit të lajmit se ISIS kishte djegur të gjallë pilotin jordanez të mbajtur peng, shteti mbretëror i Lindjes së Mesme ka goditur në shenjë hakmarrjeje. 

Avionët luftarakë jordanezë kanë zhvilluar sulme ajrore gjatë së enjtes, e më pas u kthyen të fluturonin mbi shtëpinë e pilotit 27-vjeçar të vrarë, Moath al-Kasasbeh, në fshatin Ay në njësinë administrative Karak. Mbreti Abdullah II ndodhej atje për t’i ofruar ngushëllimet familjes së Kasasbeh, duke treguar me gisht avionët luftarakë mbi kokat e tyre, si provë e qenësishme se Jordania po i përgjigjet me forcë këtij akti, gjë që e ka miratuar edhe i ati i të ndjerit.Babai, Safi al-Kasasbeh, tha për CNN se Mbreti i kishte premtuar atij se Jordania do të hakmerrej për vdekjen e të birit të tij dhe se kishte bombarduar kryeqytetin “de facto” të Shtetit Islamik, Raqqa, në Siri. Të enjten, ai shtoi se Mbreti i kishte thënë se 30 avionë luftarakë jordanezë kishin marrë pjesë në sulmet ajrore.“Atdheu iu është besuar të gjithëve ju”, tha ai në krah të Mbretit, në deklaratat e transmetuara edhe në televizionin shtetëror, duke iu referuar ushtrisë jordaneze, duke bërë më tej thirrje për unitet kombëtar. “Për ju ushtarë, nderimi i Moathit është përkrahje e betimit tuaj dhe ndjekje e gjurmëve të tij si një ushtar i Zotit, Profetit të tij dhe Islamit, në mbrojtje të atdheut të tij të dashur”.Në një deklaratë në televizionin shtetëror të Jordanisë, Forcat e Armatosura njoftuan se sulmet ajrore kishin përfshirë edhe qendrat stërvitore të ISIS, depot e armatimeve dhe municioneve, dhe se ishin “vetëm fillimi, pasi ju duhet ta dini se kush janë jordanezët”.Misioni ajror mori emrin “Moathi martir” dhe erdhi si “kundërpërgjigje ndaj aktit kriminal dhe tepër të ndryrë kundër martirit fisnik”, thuhej në deklaratë.Objektivat u “shkatërruan tërësisht”, sipas Forcave të Armatosura. Televizioni shtetëror shfaqi edhe pamje filmike ekskluzive të avionëve luftarakë që zhvillonin sulme ajrore ndaj pozicioneve të papërcaktuara të ISIS në Siri. 

Kinë, 17 të vdekur pas një zjarri në një magazinë 

06/02/2015
Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur, pasi një zjarr i madh përfshiu një magazinë në Kinë. 

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në katin e katërt të një magazine, e cila shërbente si treg në qarkun Huidong, në provincën jugore të Guangdong.U deshën më shumë se 6 orë që zjarrfikësit të vinin nën kontroll flakët e mëdha. Ndërkohë që shkaqet e zjarri nuk janë bërë të ditura ende. Ekonomia kineze renditet e dyta në botë, por fatkeqësitë në vendin e punës janë shumë të larta. Punëtorët shprehen se trajtohen keqe në punë, ndërsa siguria është në nivelet më të ulëta. Një zjarr i rënë në një thertore në qershor të 2013-ës i mori jetën më shumë se 120 personave në provincën Jilin. 

Merkel e Hollande shpalosin në Kiev planin e ri të paqes, sot takohen me Putin 

06/02/2015

Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel prezantuan së bashku një plan të ri paqeje për Ukrainën ditën e enjte. 

Shefi i Elizese i bëri të njohur zyrtarëve ukrainas planin e kompromisit, përpara se ata të takohen ditën e sotmë me Vladimir Putin në Moskë.Udhëtimi i kancelares gjermane dhe e presidentit francez në Moskë vjen në mesin e një përshkallëzimi të ri të situatës në rajonet lindore, ku përplasjet e armatosura mes separatistëve dhe forcave të Kievit, këto ditë, janë intensifikuar ndjeshëm. “Ukraina është në luftë. Armë të rënda po përdoren në atë vend e civilë po vriten përditë. Propozimi i ri i paqes bazohet në integritetin territorial të Ukrainës dhe mendoj se mund të jetë i pranueshëm nga të gjithë”, tha Hollande. Ditën e enjte Kievin e vizitoi edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të armëve për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër rebelëve pro-rusë. Megjithatë, Kerry nuk është i përfshirë në iniciativën e franko-gjermane, edhe pse ai e mbështet atë. Moska tha se shpresonte se bisedimet me Merkelin dhe Hollande do të ishin frytdhënëse. Për të filluar bisedime të reja, Kievi duhet të pranojë pozicionin e tanishëm të separatistëve, të cilat tashmë kontrollojnë me kilometra katrorë më shumë territore sesa kur u ra dakord në Minsk. Qëllimi përfundimtar i procesit të paqes është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës. Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se Kievi nuk do të marrë parasysh asnjë plan paqeje që hedh dyshime mbi integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e vendit. 

BQE ashpërson qëndrimin ndaj Greqisë 

05/02/2015
Banka Qendrore Europiane ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Greqisë, duke kufizuar financimin për bankat e vendit. 

BQE lëshoi një deklaratë ku thoshte se nuk do të pranojë më bono qeveritare si kolateral për kreditimin e parave të bankave në Greqi. Banka Qendrore Europiane tha se pezullimi erdhi pasi ajo nuk mundi të arrinte një marrëveshje të suksesshme për borxhin prej 240 miliardë euro, të cilin Greqia e mori për të dalë nga kriza.Qeveria e re e Greqisë është në bisedime intensive me kreditorët ndërkombëtarë mbi kushtet e ndihmës, për të cilat drejtuesit e rinj mendojnë se janë të ashpra. Ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, u shpreh se vendimi i BQE-së, i cili do të hyjë në fuqi më 11 shkurt, do të kishte një ndikim negativ në financat e vendit.  Të mërkurën, Varoufakis u takua me presidentin e BQE-së, Mario Draghi për të diskutuar shpëtimin e vendit.“Ne patëm një diskutim shumë të frytshëm dhe shkëmbyem mendime në lidhje me kufizimet, rregullat dhe kushtet, në procesin me të cilin duhet të ndahen marrëdhëniet midis Greqisë, eurozonës dhe BQE-së”, kështu deklaronte ministri i Financave menjëherë pas takimit me Draghi-n, por duket se diskutimi nuk paska qenë edhe aq i frytshëm. Analistët janë shprehur se vendimi i BQE ishte një shenjë se takimi nuk kishte qenë i suksesshëm. Varoufakis pritet të takohet ditën e sotme me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schaeuble, i cili është njëri prej atyre që e kanë kritikuar më shumë qeverinë e re greke.“Jam jashtëzakonisht i etur për t’u takuar jo vetëm me një ministër të Financave, por me një fuqi intelektuale që qëndron pas projektit të BE-së dhe unionit monetar, me Dr. Schaeuble”, ka thënë Janis Varoufakis. 

Koreja e Veriut: Do shkruajmë faqen e fundit të historisë së SHBA

05/02/2015
Koreja e Veriut deklaroi të mërkurën se nuk e sheh të nevojshme vazhdimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara për programin e vet bërthamor dhe akuzoi Uashingtonin se po komploton për të rrëzuar regjimin popullor. 

Deklarata të tilla Peniani i lëshon thuajse çdo vit në këtë periudhë, për të rritur tensionet në rajon në vigjilje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, që zakonisht nisin në muajin mars. Por këtë vit, vendi komunist deklaroi se do të ndërpresë testimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga stërvitja ushtarake me Seulin. “Në kohën kur sjellja gangstere e imperialistëve të Shteteve të Bashkuara kërcënojnë me rrëzimin e regjimit popullor, ushtria dhe populli i Koresë së Veriut nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të njoftojë administratën e Obama-s se nuk ka nevojë as dëshirë për të vazhduar negociatat”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes së Koresë së Veriut, komision që drejtohet nga udhëheqësi i regjimit, Kim Jong Un. Në deklaratë, ku përdoret emri zyrtar që regjimi ka emërtuar veten, Republika Popullore Demokratike e Koresë, kërcënon Shtetet e Bashkuara ‘se do t’i shkruajë faqen e fundit të historisë së ekzistencës’. “Sulme me armë bërthamore, sulme me trupa tokësore, detare dhe nëndetare, nga ajri dhe lufta kibernetike do të përdoren  për të shkruajtur faqen e fundit të historisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë. Ky reagim i Penianit mbërrin pas një deklarate të presidentit Obama të 22 janarit kur duke folur për internetin dhe lirinë e tij tha se nuk është e largët koha kur interneti të hyjë në Korenë e Veriut dhe njerëzit të dalin nga izolimi dhe regjimit të shkërrmoqet. 

Tajvan, 31 të vdekur nga rrëzimi i avionit, kërkime për 12 të humburit 
05/02/2015
Ekipet e shpëtimit në Tajvan po vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e 12 personave të humbur të avionit të rrëzuar një ditë më parë në lumë. 

Deri tani 31 pasagjerë janë konfirmuar të vdekur, pasi avioni i i “TransAsia” preku një urë e u rrëzua në lumin Keelung, pranë kryeqyteti tajvanez të mërkurën në mëngjes.Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat e avionit 15 të mbijetuar, ndërsa një vinç tërhoqi trupin e avionit gjysmë të zhytur në lumë. Autoritetet tajvaneze kanë deklaruar se mes viktimave ishin edhe dy pilotët e avionit.Filmime amatore të ngjarjes, të realizuar prej personave në automjetet që kalonin aty pranë, tregojnë sesi avioni anohet fort, godet një taksi e pastaj urën, përpara se të rrëzohej në lumë.E themeluar në 1951-shin, si kompania e parë private e Tajvanit, që kryen fluturime të brendshme, “TransAsia” më vonë e zgjeroi veprimtarinë e saj edhe jashtë kufijve.Korrikun e vitit të kaluar, një avion i kësaj linje ajrore u rrëzua në kushtet e një moti të stuhishëm në arkipelagun Penghu. Autoritetet tajvaneze pohuan më vonë se aksidenti kishte qenë pasojë e gabimeve të pilotit.


Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar sulmet ajrore ndaj ISIS 

05/02/2015

Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i rëndësishëm i koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, kanë pezulluar sulmet ajrore mbi Siri që prej muajit dhjetor, kur piloti jordanez u kap nga militantët e ISIS. 

Lajmi është konfirmuar ditën e mërkurë nga një zyrtar amerikan. Ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këtë çështje dhe për këtë arsye zyrtari amerikan është shprehur në kushte anonimati.  Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar sulmet, ushtria amerikane nuk e ka pohuar asnjëherë këtë gjë në deklaratat thuajse të përditshme në lidhje me sulmet mbi Siri ndaj militantëve të ISIS. “Unë mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar sulmet ajrore pasi piloti jordanez u kap nga militantët e Shtetit Islamik kur avioni i tij. Por më lejoni të jem i qartë se Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të jenë një partnerë i rëndësishëm dhe me vlerë që po kontribuon në koalicion", ka thëne zyrtari amerikan. “New York Times”, e cila ka publikuar e para lajmin shton se shkak i pezullimit ka qenë frika për sigurinë e pilotëve.

Nju Jork, një tren pasagjerësh përplaset me një makinë, 6 të vdekur, 12 të plagosur 

04/02/2015
Një tren pasagjerësh ka goditur një automjet mbi binarë në veri të Nju Jorkut, ku 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë pas përplasjes lokomotiva e trenit është përfshirë nga flakë të mëdha, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve.Mes viktimave ishte edhe shoferi i automjetit, ndërsa 5 të tjerët ishin pasagjerë të trenit. Një zëdhënës i hekurudhës ka thënë se disa autobusë ishin dërguar për të marrë udhëtarët nga vendi i ngjarjes. Mediat amerikane shkruajnë se në tren ndodheshin më shumë se 750 pasagjerë. “Ishte e tmerrshme. Për një moment nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, ndërsa më pas dikush tha se treni ishte përfshirë nga flakët”, tha një prej pasagjerëve.

Tajvan, rrëzohet në lumë një avion, 16 viktima e 14 të zhdukur 

04/02/2015
Një aksident i rrallë ajror u ka kushtuar jetën 16 personave në Tajpei të Tajvanit. 

Avioni i “TransAsia” me të cilin udhëtonin preku një urë e u rrëzua në lumin Keelung, pranë kryeqyteti tajvanez. Bëhet fjalë për një fluturim të brendshëm. Nga 58 personat në bordin e avionit “ATR-72”, një deklaratë nga zyra e Kinës për Marrëdhëniet e Jashtme me Tajvanin, 31 prej tyre ishin turistë. Një pjesë e mirë e tyre ishin turistë nga Kina. Ekipet e shpëtimit kanë sharruar trupin e avionit në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda tij.Wu Chun-hong, drejtori i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Tajpeit, tha për reporterët se 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 persona kanë mundur t'i mbijetojnë përplasjes, me 14 të mbeturit (nga 58 në total) që rezultojnë të zhdukur.Filmime amatore të ngjarjes, të realizuar prej personave në automjetet që kalonin aty pranë, tregojnë sesi avioni anohet fort, godet një taksi e pastaj urën, përpara se të rrëzohej në lumë.E themeluar në 1951-shin, si kompania e parë private e Tajvanit, që kryen fluturime të brendshme, “TransAsia” më vonë e zgjeroi veprimtarinë e saj edhe jashtë kufijve.Korrikun e vitit të kaluar, një avion i kësaj linje ajrore u rrëzua në kushtet e një moti të stuhishëm në arkipelagun Penghu. Autoritetet tajvaneze pohuan më vonë se aksidenti kishte qenë pasojë e gabimeve të pilotit.Agjencia e lajmeve tajlandeze ka publikuar edhe një video me pamje pak pas rrëzimit të avionit. 


Jordania kundërpërgjigjet ende pa u gdhirë, varen dy militantë irakianë 

04/02/2015
Nga kërcënimi te veprat, Jordania nuk është menduar gjatë.

Mbretëria arabe në Lindjen e Mesme ka ekzekutuar me varje dy xhihadistë irakianë gjatë së mërkurës, përfshi një militante femër, në kundërpërgjigje ndaj videos së Shtetit Islamik, ku shfaqet piloti jordanez i djegur për së gjalli nga grupi ekstremist. Shteti Islamik kishte kërkuar lirimin e kamikazes Sajida al-Rishawi në këmbin të pengut japonez, i cili më pas u ekzekutua me prerje koke. E dënuar me vdekje në vitin 2005 për rolin e saj në një sulm vetëvrasës me bombë në Amman, Rishawi u ekzekutua në agim, bënë të ditur një burim i sigurisë dhe televizioni shtetëror.Jordania, e cila është pjesë e aleancës së udhëhequr nga Amerika kundër Shtetit Islamik, ka premtuar një “kundërpërgjigje tronditëse” për vrasjen e pilotit të saj, Muath al-Kasaesbeh, i cili ishte marrë peng në dhjetor, kur avioni i tij F-16 u rrëzua në verilindje të Sirisë.Autoritetet kanë ekzekutuar gjithashtu një të burgosur të lartë të Al Kaedës, një irakian që ishte dënuar me vdekje në vitin 2008, Ziyad Karboli.Fati i Kasaesbeh, anëtar i një fisi të madh që përbën “shtyllën kurrizore” të mbështetjes për monarkinë hashemite të vendit, kishte kapluar Jordaninë prej javësh, ndërkohë që shumë jordanezë kritikonin Mbretin Abdullah për përfshirjen e tyre në luftën e udhëhequr nga Amerika, gjë që sipas tyre do të provokojë një përplasje mes militantëve.Ushtria jordaneze ka premtuar se do të hakmerret për vdekjen e tij, ndërsa disa analistë besojnë se mund të përshkallëzohet angazhimi i saj në fushatën kundër Shtetit Islamik, një grup ekstremist që ka pushtuar rajone të tëra në Irak dhe Siri, shtete fqinje me Jordaninë.Zëdhënësi i Forcave Ajrore të vendit, Mamdouh al-Ameri, deklaroi se togeri Kasaesbeh ka rënë si martir."Gjaku i tij nuk është derdhur kot. Ndëshkimi dhe shpagimi ynë kanë për të qenë po aq të mëdha, sa edhe humbja e jordanezëve", tha Mamdouh al-Ameri, zëdhënës i ushtrisë jordaneze.Mbreti i Jordanisë, Abdullah, e cilësoi Kasaesbehun një hero, e deklaroi se Jordania duhet të qëndrojë e bashkuar përballë vështirësive.Pas lajmit të vdekjes së tij, monarku ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara, edhe pse përpara se të merrte rrugën e kthimit, mbrëmjen e së martës e takoi Presidentin amerikan Barack Obama.Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte shprehur se vigjilenca dhe vendosmëria e koalicionit global duhet dyfishuar, në mënyrë që xhihadistët e ISIS-it të goditen ashpër e të mposhten.Të burgosurit u ekzekutuan në burgun Swaqa, një ambient i madh i sigurisë së lartë rreth 70 km në jug të kryeqytetit Amman, pikërisht përpara agimit, tha një burim i sigurisë për “Reuters”. “Ata ishin tepër të qetë dhe nuk shfaqën asnjë emocion, thjesht u lutën”, tha burimi, pa u identifikuar.Rishawi, rreth të 40-ave, ishte dënuar me vdekje për rolin e saj në një sulm vdekjeprurës në hotelin luksoz të Ammanit, në vitin 2005. Ajo mendohej të kishte vdekur në atë sulm, më i keqi në historinë e Jordanisë, por bombat në trupin e saj nuk shpërthyen.Dhjetëra jordanezë të irrituar nga vrasja e Kasaesbeh u mblodhën në mesnatë në sheshin kryesor të Ammanit, duke bërë thirrje për hakmarrje dhe ekzekutimin e saj të menjëhershëm. 


ISIS ekzekuton edhe japonezin e dytë, Kenji Goto 

02/02/2015
ISIS ka shpërndarë një video të ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto, duke i prerë atij kokën. 

Lajmin e bën të ditur Site, faqja amerikane e internetit që monitoron xhihadizmin online. Videoja, e gjatë 1 minutë dhe 7 sekonda, është prodhuar nga shtëpia e produksionit të ISIS, Al Furqan, dhe është postuar gjatë së shtunës në Twitter. Goto shfaqet i veshur me një tutë portokalli, sikurse pengjet e mëparshme të Shtetit Islamik. Ai duket se është vrarë nga xhihadisti i njohur me prejardhje britanike, që identifikohet si “Xhihadisti Xhon”. John i drejtohet qeverisë japoneze duke thënë: “Ju, bashkë me aleatët tuaj idiotë, nuk e keni kuptuar që ne jemi të etur për gjakun tuaj”. Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani. Amani zyrtar kishte shprehur gatishmërinë për lirimin e saj, duke kërkuar në këmbim edhe lirimin e pilotit jordanez të rrëzuar dhe që ndodhet në duart e ISIS, Muaz Kassasbe. Nga ana e saj qeveria e Tokios po përpiqet të verifikojë videon e transmetuar në internet që tregon vdekjen e pengut të dytë japonez, bën të ditur agjencia e lajmeve “NHK”.

Itali, dita e parë e presidentit Sergio Mattarella 

02/02/2015
Presidenti i ri Italian Sergio Mattarela ka vendosur të ruajë traditën edhe pasi u zgjodh president. Në ditën e parë të punës si kryetar shteti, ai ka shkuar në Kishën e Apostujve të Shenjtë në qendër të Romës për të marrë pjesë në meshë.

Më pas 73-vjeçari nga Palermo ia ka lejuar vetes të lërë Pandan e vjetër gri me të cilën ka udhëtuar shpesh këto ditë për të bërë një shëtitje në qendër të Romës ku u prit me duartrokitjet e atyre që i dolën para.Ndërsa pasdite ka zgjedhur të konsultohet me 2 paraardhësit e tij për të ndarë peshën e shqetësimeve të rolit të tij si president. Pas një bisede të gjatë dhe të dashur telefonike me Carlo Azeglio Ciampi, Mattarella është drejtuar për në shtëpinë e paraardhësit të tij Giorgio Napolitano, në një takim privat që zgjati mbi një orë të cilin Mattarella e përmblodhi me një fjali: “Napolitano me uroi për 7 vitet e ardhshme, ndërsa unë e falënderova për atë që ka bërë në 7 vjet”.Pas vizitës, Mattarella ka shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me Napolitanon, shenjë e dorëzimi formal të detyrës nga njëri president tek tjetri.


Situata në Ukrainë, Hollande,Merkel e Poroshenko kërkojnë armëpushim  

02/02/2015
Presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës.

Kërkesa e liderëve është bërë me dije përmes një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.Të tre udhëheqësit e kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, një ditë pasi që ka dëshuar mbajtja e një takimi në Minsk në mes të separatistëve, OSBE-së, qeverisë ukrainase dhe asaj ruse.Teksa kanë biseduar rreth luftimeve vdekjeprurëse dhe numrin në rritje të personave të vdekur, të tre udhëheqësit e kanë shfaqur keqardhjen për dështimin e mbajtjes së takimit të planifikuar. 

Të Drejtat e Njeriut, Turqia përballet me kritika të ashpra në OKB 

28/01/2015
Turqia u përball të martën me kritika të ashpra në një shqyrtim të Kombeve të Bashkuara të gjendjes së të Drejtave të Njeriut , ku diplomatët dënuan kërcënimet ndaj gazetarëve dhe reagimin e policisë ndaj demonstruesve. 

“Ne jemi të shqetësuar në lidhje me kufizimet e lirisë së shprehjes, duke përfshirë censurim të mediave të reja dhe internetit”, deklaroi përfaqësuesi amerikan, Keith Harper, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB. Komentet erdhën në kuadër të Rishikimit Periodik Universal, të cilit i nënshtrohen të 193 vendet anëtare në OKB çdo 4 vjet. Megjithatë, përfaqësuesit e Turqisë deklaruar se vendi i tyre kishte bërë përparime të mëdha mbi të Drejtat e Njeriut dhe lirinë e shprehjes. Ndërsa për mbajtjen e tubimeve, Buelent Arinç, zëvendëskryeministri i Turqisë, tha se ato janë “të domosdoshme” si pjesë e rendit demokratik të vendit. Ai pranoi se ka pasur gazetarë të ndaluar, por këmbënguli se paraburgimi i tyre “nuk ishte i lidhur me veprimtarinë e tyre gazetareske”.Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harper vuri në dukje ndërhyrjet e qeverisë ne sektorin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit, duke përfshirë përpjekjet për riorganizimin e gjykatave, duke paralajmëruar se kjo “minon sundimin e ligjit”.Ndërkohë, pati edhe nga ata që e kritikuan Turqinë në lidhje me diskriminimin kundër pakicave.


Ekonomisti radikal që do drejtojë financat e Greqisë 

28/01/2015
Yanis Varoufakis do të jetë Ministri i ri i financave në Greqi dhe njeriu që do të drejtojë Athinën në rinegociatat me huadhënësit ndërkombëtarë për kushtet e borxhit të stërmadh. 

Varoufakis njihet në opinionin grek si një njeri i thjeshtë që braktisi punën si profesor i ekonomisë në Universitetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar ekipit të Tzipras dhe përveç asaj greke, zotëron edhe shtetësinë australiane. 53-vjeçari, që ka studiuar në Britani dhe ka dhënë mësim në Greqi, Australi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fushatës elektorale i ka cilësuar masat shtrënguese për reduktimin e borxhit si “tortura fiskale që po kryhen në kurriz të qytetarëve”. Ai është zotuar se do të shkatërrojë oligarkët që po zhvasin vendin dhe po u pijnë gjakun të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë greke. Megjithatë, për një pjesë të analistëve ndërkombëtarë, gjuha e ashpër e përdorur nga SYRIZA dhe drejtuesit e saj kundrejt huadhënësve të huaj pritet të zbutet me nisjen e bisedimeve dhe vetë Varoufakis ka deklaruar se shpreson në gjetjen e një marrëveshje që do të kënaqë të dyja palët.Greqia ka një borxh të grumbulluar ndër vite prej 340 miliard eurosh, 60 përqind e të cilit është marrë nga Bashkimi Europian, 10 përqind nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 6 përqind nga Banka Qendrore Europiane, 15 përqind në formë bonosh dhe pjesa tjetër nga kreditorë të ndryshëm, kryesisht banka greke dhe të huaja. 


Prishtinë, përleshje mes protestuesve dhe policisë

28/01/2015
Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ministrit serb Jabllanoviç, e cila u përshkallëzua deri në dhunë dhe zhyti qendrën e Prishtinës për shumë orë në kaos, i kishte dhënë shenjat e tensionimit që prej mëngjesit. 

Vetëvendosje kishte akuzuar policinë se po i pengonte autobusët me protestues, ndërkohë që Policia e Kosovës kishte marrë masat para fillimit të protestës, duke vendosur barrikada në një pjesë të sheshit “Ibrahim Rugova” rreth Kryeministrisë.Kjo bëri që sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliçaj, me të nisur zyrtarisht tubimin, t’i japë një ultimatum prej 15 minutash Policisë së Kosovës, që të largonte barrikadat.Në momentin kur mori fjalën deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas Molliçajt dhe deputetes së AAK, Donika Kadaj Bujupi, situata u përshkallëzua. Policia u sulmua me sende të forta, ndërsa u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.Për orë të tëra, Policia e Kosovës ka provuar të largojë protestuesit nga tre sheshet qendrore të Prishtinës, fillimisht me gaz lotsjellës e më vonë edhe me autoblinda me ujë. Edhe protestuesit kanë sulmuar vazhdimisht Policinë e Kosovës, duke hedhur gurë e mjete të forta në drejtim të tyre.Si pasojë e këtyre përleshjeve dhjetëra policë e protestues janë lënduar dhe po trajtohen nëpër qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë. Po ashtu dhjetëra protestues janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u lirua pak minuta më vonë.Përveç gazit lotsjellës, ujit e mjeteve të forta, është parë të hidhet edhe koktej molotovi nga ana e protestuesve. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar forcat policore, që sipas tyre kanë përdorur edhe plumba gome, nga të cilët sipas Vetëvendosjes është lënduar një aktivist i tyre.Në anën tjetër, sheshet kryesore të kryeqytetit tashmë kanë pësuar dëme nga dhuna e vazhdueshme mes forcave policore dhe protestuesve. 


Çlirimi i Aushvicit, përkujtohen viktimat e kampit famëkeq nazist 

28/01/2015
Në 70-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit, e gjithë bota kujtoi miliona viktimat e Holokaustit. 

Hebrenj e romë ishin në mesin e atyre që vdiqën gjatë genocidit nazist. Presidenti gjerman, Joachim Gauck, u bëri thirrje të gjithë bashkëkombasve, që mos ta harrojnë asnjëherë Holokaustin. Duke e cilësuar Aushvicin si një periudhë të rëndësishme, vërejtjet e Presidentit erdhën pas një sondazhi të fundit në vend, ku 81 për qind e qytetarëve gjermanë kërkojnë ta harrojnë dhe ta “lënë pas” historinë e Holokaustit.Aty, së bashku me tre ish-të burgosur të Aushvicit, ata përfaqësuan 300 të mbijetuarit e mbetur, të cilët së bashku kujtuan 1.1 milionë njerëz, të cilët u bënë pre e masakrave në genocidin nazist të drejtuar nga Adolf Hitleri.Ky përvjetor i çlirimit të Aushvicit shërbeu edhe si një thirrje kundër racizmit në botë. Në ceremoninë e kushtuar kampit famëkeq, përfaqësuesit më të lartë gjermanë bënë thirrje të fuqishme kundër ksenofobisë dhe pro demokracisë.Në mbarë botën u zhvilluan aktivitete kushtuar këtij përvjetori. Ndërsa David Cameron bëri të ditur se në Britaninë e Madhe do të projektohet një memorial kombëtar dhe qendra, të cilat do të mësojnë brezat e ardhshëm për periudhën e Holokaustit. 

Francë, 6 skiatorë humbin jetën në Alpe, mbulohen nga orteku 

26/01/2015
Trupat e 6 skiatorëve francezë të humbur në Alpet franceze një ditë më parë janë gjetur sot nga forcat emergjente, pasi u rrëmbyen nga një ortek në një zonë rreth 200 km në veri të Nicës, në afërsi të kufirit italian.

Lajmin e bëri të ditur sot pasdite Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve. Tre trupat e viktimave të para u gjetën në mëngjes, ndërsa të tjerët pasditen e sotme. Por, një gjë është e sigurt, 6 personat e moshës 50-70 vjeçare ishin ekspertë.Njoftimi për humbjen e tyre u dha një ditë më parë nga miqtë e tyre shoqërues, pasi ata nuk u kthyen në vendin e takimit në kohën e caktuar.  

Venezuelë, opozita u rikthehet tubimeve antiqeveritare prej krizës së rëndë 

26/01/2015
Mijëra venezueljanë kanë marrë pjesë në marshimin e opozitës në Karakas, me akuzat se politikat qeveritare janë duke e përkeqësuar krizën ekonomike të vendit. 

Marshimi ishte përpjekja e parë e opozitës prej muajsh të tërë, për të rigjallëruar lëvizjen e tubimeve, që ngriti në këmbë vendin vitin e kaluar.Shumë prej tubuesve mbanin në duar tenxhere bosh, duke iu referuar kështu mungesës së ushqimeve bazë në treg.Politikanja opozitare, Maria Corina Machado, deklaroi se Presidenti Nicolas Maduro duhet të largohet nga posti, në mënyrë që populli i Venezuelës të arrijë të bashkohet sërish. Demonstruesit kanë ngritur zërin edhe kundër inflacionit të lartë në vend dhe kriminalitetit në rritje.


Protesta të dhunshme në Egjipt, të paktën 10 të vdekur 

26/01/2015
Në përvjetorin e katërt të kryengritjes së 2011 në Egjipt, i cili përmbysi udhëheqësin Hosni Mubarak, qytetarët egjiptianë organizuan sërish protesta. 

Egjipt, lirohen 100 studentë të arrestuar në protestat e 2013-ës Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se protesta në Kajro degjeneroi në dhunë dhe përleshje me forcat e sigurisë, ku për pasojë të paktën 10 persona janë vrarë, mes tyre edhe një polic, ndërsa me dhjetëra protestues të tjera kanë mbetur të plagosur.  Ditët e fundit masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në qytetet kryesore, ndërsa në Kajro ditën e sotme pikat kyçe të qytetit ishin të bllokuara nga forcat e rendit. Edhe një vit më parë pati protesta të dhunshme, ku me dhjetëra persona mbetën të vdekur. Të shtunën një aktiviste u qëllua për vdekje gjatë marshimit nga Partia Socialiste Popullore në Kajro. Drejtues të kësaj partie akuzuan policinë për vrasjen e Shaimaa El-Sabagh.Revolta kundër Mubarak nisi në 25 janar 2011, duke u shoqëruar nga 4 vite të trazuara. Mubarak u zëvendësua nga Mohamed Morsi, gjithashtu i rrëzuar me protesta. Me qindra persona mbetën të vrarë në protestat pro-Morsit në 2013, ndërsa me mijëra të tjerë janë në burg.


Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

26/01/2015
SYRIZA e Aleksis Tsipras do të udhëheqë Greqinë për 4 vitet e ardhshme, duke u cilësuar si një "tërmet" për faktin se për herë të parë në një vend të BE-së vjen në pushtet një parti e majtë radikale. 

Syriza fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të dielë në Greqi, me një rezultat të thellë kundrejt Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit në largim Antonis Samaras.Procesi i votimit të rreth 10 milionë grekëve përfundoi në orën 19:00 (18:00 sipas orës në Shqipëri) dhe kur numërimi i voptave është drejt fundit, SYRIZA ka siguruar 149 deputetë, por pa garantuar shumicën absolute për të drejtuar e vetme vendin (151 eshte numri i vendeve ne Kuvend nga 300 qe ka parlamenti ne total, per te fituar shumicen absolute). Tashmë Tsipras pritet te shkoje drejt koliciaot qeverises dhe mundesite jane per greket e pavarur te ANEL. Dy kreret e ketyre forcave politike pritet te takohen ne oren 09:30.Në fjalimin e fitores para mbështetësve që u mblodhën në selinë qendrore të partisë SYRIZA në Athinë, Tsipras deklaroi se populli grek me votën e së dielës bëri histori. Ai u zotua t'i japë fund masave shtrënguese ndaj popullit grek. Vetëm pak minuta pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve, përfaqësuesit e SYRIZES deklaruan se trojka i përket së shkuarës dhe se marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e mëparshme me trojkën ndërkombëtare për daljen e Greqisë nga kriza, anulohen.Vota e popullit grek vjen si ndëshkim kundrejt partive tradicionale, duke pësuar disfatë. Kështu ka ndodhur me PASOK-un e Venizellos apo edhe me “Demokracia e Re” të kryeministrit në largim Antoni Samaras, i cili ka siguruar vetem 76 deputete.Kryeministri në detyrë Antonis Samaras në fjalimin e parë menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare paraprake, pranoi humbjen e partisë së tij. Ai tha se ndihej krenar për faktin që koalicioni qeverisës Demokracia e Re dhe PASOK e Venizellos, arritën të nxjerin vendin nga kriza e thellë, por shtoi se shpreson që partia e ardhshme të mos hedhë poshtë këto arritje.Partia e tretë janë neonazistët e Agimit të Artë të pasuar nga Potami e PASOK ndërsa partia e re e Papandreut, Lëvizja e Socialistëve Demokratë nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për të qenë brenda parlamentit.



SHBA-Kubë, nisin bisedimet historike për rikthimin e marrëdhënieve diplomatike

22/01/2015
Një delegacion i nivelit më të lartë amerikan në 35 vitet e fundit, ndodhet në Kubë ku këtë të premte ka nisur bisedimet për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike dhe për të rihapur eventualisht marrëdhëniet e plota tregtare dhe ato të udhëtimit të lirë, mes dy vendeve kundërshtare që prej armiqësive të Luftës së Ftohtë. 

Takimet dyditore janë të parat që kur Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu kubanez, Raul Castro, njoftuan më 17 dhjetor se kishin arritur një marrëveshje historike pas 18 muajsh negociatash sekrete.Obama i ka vendosur Shtetet e Bashkuara drejt një kursi të ri, që do të synojë heqjen e sanksioneve ekonomike dhe embargon 53-vjeçare të tregtisë ndaj shtetit komunist ishullor.Ai nxiti gjithashtu Kongresin të nisë punimet për t’i dhënë fund embargos, por zërat kritikë ndaj tij thonë se Obama duhet të sigurojë fillimisht lëshimet e qeverisë komuniste të Kubës për të burgosurit politikë dhe të drejtat demokratike; për pretendimet e shtetasve amerikanë, pronat e të cilëve u shtetëzuan pas revolucionit kubanez të vitit 1959; si dhe për të arratisurit nga Shtetet e Bashkuara, që kanë përfituar azil në Kubë.Bisedimet do të fokusohen në çështje të emigracionit gjatë së mërkurës, ndërkohë që do të fokusohen te rikthimi i marrëdhënieve diplomatike gjatë së enjtes. Të dyja palët priten të përshkruajnë objektivat afatgjata.Ndërkohë që Kuba do të synojë heqjen e embargos ekonomike dhe do të kërkojë heqjen e ishullit nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, qeveria amerikane do të ushtrojë presion ndaj shtetit njëpartiak për më shumë të drejta njerëzore. E megjithatë, duke i bërë parapri asaj që do të ngrinte delegacioni amerikan mbi të drejtat e njeriut, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme kubaneze tha për reporterët të martën se Havana shpreh shqetësimet e saj mbi të drejtat e njeriut në SHBA, duke cituar vdekjet e personave me ngjyrë të paarmatosur nga policia në Nju Jork dhe Ferguson të Missourit. Kuba ka deklaruar gjithashtu se do të protestojë ndaj ligjeve amerikane që mirëpresin kubanezët në SHBA, me të shkelur në tokën amerikane, një politikë përjashtuese që Kuba e konsideron si promovuese ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe udhëtimeve të rrezikshme përreth ngushticës së Floridës me mjete lundrimi gjysmë të prishura.Obama zotëron autoritetin ekzekutiv për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike dhe për të hequr sanksionet, por ka nevojë për Kongresin e kontrolluar nga republikanët për të shfuqizuar embargon ekonomike. Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Roberta Jacobson, kryediplomatja amerikane për Amerikën Latine, si dhe ndihmësin e parë të Sekretarit të Shtetit, një delegacion që viziton Kubën pas 38 vitesh. Një zyrtar amerikan i të njëjtit nivel përfaqësimi vizitoi Kubën 35 vite më parë. Ndërkohë që ekipi kubanez udhëhiqet nga Josefina Vidal, shefja e diplomacisë për çështjet me SHBA-të.


Athinë, kreu i SYRIZA, Cipras: Faqe të re në historinë e Greqisë 

22/01/2015
Gënjeshtrat mbaruan dhe të dielën Greqia do të marrë një frymë të thellë optimizmi, vetëbesimi dhe të hënën, me mandat të fuqishëm, do të hapim një faqe të re, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, nga tribuna e tubimit elektoral në Selanik që u bë në pallatin e sportit të këtij qyteti.

”Të dielën të gjithë në kutinë e votimit për të marrë shpaguar ëndrrat”, deklaroi Cipras.”Erdhi koha që Greqia e të vërtetës, e shpresës, do të fitojë mbi frikën. Erdhi ora që Greqia e iluminizmit do të fitojë mbi Mesjetën dhe obskurantizmin”, theksoi ai.”Me votën e tij populli do t’i japë fund politikës së pesë viteve që shkaktuan një katastrofë sociale. Është koha që e majta të vijë sërish në skenë. Është koha e një patriotizmi të ri të nevojshëm. SYRIZA e fuqishme do të thotë Greqi e fuqishme. Nuk disponojmë një shkop magjik për të rehabilituar brenda pak ditëve gjithë sa paraardhësit shkatërruan për kaq vite. Nuk premtojmë zgjidhje automatike dhe magjike. Mirëpo kemi armën tonë të madhe fuqinë dhe vullnetin e një populli të tërë për të marrë në duart e tij jetën e vet”, theksoi Cipras.Kryetari i SYRIZA-s bëri një hapje ndaj votuesve të gjithë partive, madje edhe ndaj konservatorëve, siç tha shprehimisht dhe i ftoi që të dielën të votojnë për SYRIZA-n.Të dielën Greqia zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 


Rusia reagon për fjalimin e Obamës: Synojnë të dominojnë botën 

22/01/2015
Rusia i është kundërpërgjigjur menjëherë fjalimit të përvitshëm të Presidentit amerikan Barack Obama, të quajtur “State of the Union”, duke thënë se përmes tij Shtetet e Bashkuara tregojnë edhe njëherë se besojnë që janë “numri 1” dhe synojnë dominimin në botë. 

Obama tha se vendi i tij respektonte “parimin bazë se vendet e mëdha nuk duhet të detyrojnë vendet e vogla”, duke kundërshtuar agresionin e Rusisë, duke mbështetur demokracinë në Ukrainë, dhe duke thënë se Rusia është izoluar tashmë. Kjo fazë mund të kalojë, tha Lavrov, por shtoi se do të duhet ende kohë për Shtetet e Bashkuara, që të mendojnë mbi zbutjen e politikës së jashtme të tyre, për ta bërë pak më aggressive. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shtetet e Bashkuara kanë kapur nivelet më të ulëta që prej fundit të Luftës së Ftohtë, kryesisht për shkak të konfrontimit të Moskës me Perëndimin mbi krizën në Ukrainë, gjatë së cilës Perëndimi ka vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë.


Gjermani, udhëheqësi i PEGIDA-s jep dorëheqjen, pozoi si Hitleri

22/01/2015
Udhëheqësi i lëvizjes kundër islamizimit të Europës në Gjermani, PEGIDA, ka dhënë dorëheqjen gjatë së mërkurës, pas publikimit të një fotoje të tijën duke pozuar si Hitleri nëpër mediat e shkruara, gjë që detyroi prokurorët të nisnin hetime ndaj tij për nxitje të urrejtjes. 

Ka pasur gjithashtu edhe raporte se Luz Bachman i kishte quajtur refugjatët gjatë komenteve të tij si “persona të përbuzshëm dhe të pakëndshëm”. Dorëheqja e Lutz erdhi në një moment kur njerëzit përkrahës të kësaj lëvizjeje ishin mbledhur në qytetin lindor të Lajpcigut, në mitingun e radhës të lëvizjes, që gjatë konsiderohet si “Patriotët Europianë Kundër Islamizimit të Europës”. Bachmann, një hajdut i dënuar më parë 41-vjeçar, ka kërkuar falje për komentet e tij “të konsideruara të sëmura”, duke mohuar të jetë racist. Ndërkohë, një zëdhënëse e PEGIDA-s u përpoq ta mohonte foton e “Hitlerit”, duke e konsideruar thjesht si një “shaka”, e megjithatë qeveria gjermane ka reaguar duke e dënuar atë. Fotoja doli në faqen e parë të së përditshmes gjermane më të shitur, “Bild”, ku shfaqej Bachmann me mustaqet dhe flokët si të Hitlerit.Zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, tha për “Bild” se “kushdo në politikë që pozon si Hitleri, ose është tërësisht idiot, ose është nazist. Njerëzit e arsyeshëm nuk mund të ndjekin idiotët, ndërsa njerëzit e mirë nuk mund t’i bashkëngjiten nazistëve”.PEGIDA ktheu fokusin nga Lajpcigu, pasi policia ndaloi një protestë të kësaj lëvizjeje në Dresden gjatë së hënës, pas raportimeve për një komplot vdekjeprurës kundër udhëheqësve të kësaj lëvizjeje.

Jemen, rebelët hyjnë në pallatin Presidencial, shpëton Masour Hadi 

21/01/2015
Rebelët e grupit militant Shiia ‘Houthi’ në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa. kanë sulmuar rezidencën presidenciale, në të cilën dyshohet se është dhe presidenti Abdrabbuh Masour Hadi. 

Presidenti Hadi ka qenë prej muajsh nën presionin e grupit Houthi, pasi Jemeni është një nga aleatët kyç të amerikanëve në luftën kundër grupit terrorist të al-Qaedës në rajon. Lajmi mbi marrjen në kontroll të pallatit presidencial pas një sulmi nga forca të armatosura, e bëri të ditur ministri i informacionit nëpërmjet një publikimi në twitter.Sipas zyrtarëve të qeverisë së Jemenit mësohet se “Presidenti ndodhet brenda rezidencës dhe është mirë”.Burimet e para thonë se rebelët kanë mundur të marrin nën kontroll ndërtesën pasi janë ndihmuar nga persona të brendshëm të kompleksit presidencial. Pavarësisht përleshjeve me forcat e sigurisë, këta të fundit janë dorëzuar pa shkaktuar viktima.


Ukraina, tjetër raund bisedimesh për paqen në Berlin

21/01/2015
Pas anulimit të samitit të Astanas, në Kazakistan, për krizën e Ukrainës dhe mundësinë për ta zgjidhur atë përmes bisedimeve, Gjermania ka hedhur hapin e radhës duke ftuar palët e interesuara në një raund të ri bisedimesh për paqen në Berlin, ditën e mërkurë në mbrëmje, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës.

 Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, e cila konfirmoi një raport të publikuar në të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Sipas këtij raportimi, këtë herë kanë qenë Ukraina dhe Rusia që kanë kërkuar mbajtjen e takimit. Ata janë mëse të gatshëm të diskutojnë për mënyrat se si ta zmbrapsin sërish këtë rikthim të dhunës në rajonet lindore të Ukrainës.Pas një tjetër takimi të ngjashëm të ministrave të Jashtëm në Berlin, të hënën e kaluar, grupet e kontaktit të katër vendeve anuluan mbajtjen e një samiti të parashikuar në Kazakistan sërish për zgjidhjen e konfliktit, duke argumentuar mungesën e progresit të bërë në lidhje me implementimin e marrëveshjes së Minskut.Lufta mes forcave ukrainase dhe rebelëve prorusë nisi shumë shpejt pasi Rusia aneksoi Krimenë, marsin e vitit të kaluar, duke shkaktuar kështu edhe krizën më të thellë mes Lindjes dhe Perëndimit, që prej Luftës së Ftohtë. Qeveritë perëndimore akuzojnë Rusinë për mbështetje të rebelëve, përfshi këtu dërgimin e trupave dhe armatimeve, akuza këto që Moska i mohon.


Francë, arrestohen 5 persona, dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist 

21/01/2015
Policia franceze arrestoi pesë persona me shtetësi çeçene në Francën jugore, të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist në vend. 

Katër prej tyre janë arrestuar në Montpellier e ndërsa një tjetër në zonën e Beziers. Ndërkohe, një sasi e konsiderueshme eksplozivi u gjet në stadiumin e qytetit.Autoritetet nuk e kanë sqaruar ende natyrën e sulmit të planifikuar.Hetimet kanë nisur menjëherë për zbardhjen e të kaluarës së personave të arrestuar.Franca mbetet në alarm të lartë sigurisë, pas ngjarjeve terroriste në Paris, ku 17 vetë humbën jetën. Ndërkohë në Çeçeni janë mbajtur protesta të dhunshme kundër publikimit të karikaturave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.


Obama në fjalimin e përvitshëm: Koha për të “kthyer faqen” 

21/01/2015
Presidenti amerikan Barack Obama mbajti fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit, i cili për të ishte i gjashti, ku u përqendrua te ekonomia, duke premtuar politika nga të cilat do të mund të përfitojnë të gjithë amerikanët. 

Në një fjalim që ai e përshkroi si më të fokusuar në vlera sesa në politika, Obama deklaroi se Amerika kishte kthyer një faqe të re pas recesionit.Presidenti amerikan tha se do të mbështes klasën e mesme, duke zgjeruar mundësitë për punësim dhe duke ndjekur politika që do t’i vinë në ndihmë kësaj klase. Ai u shpreh gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë një ligj për t’i dhënë grave të njëjtat paga me burrat për punë të njëjtë.Fjalimi i presidentit Obama përfshinte edhe planet për të ndërtuar një ekonomi konkurruese, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke ndihmuar rreth 9 milionë studentë për të ndjekur studimet.Në një politikë, e cila sipas mediave ndërkombëtare ka të ngjarë të kundërshtohet dhe ta përfshijë presidenti në një konflikt të drejtpërdrejtë me Kongresin e udhëhequr nga republikanët, Obama u zotua për të rritur taksat mbi të pasurit nga 23.8% në 28% dhe futjen e tarifave të reja për firmat financiare me asete mbi 50 miliardë dollarë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i bëri thirrje Kongresit që të miratojë ligje më të forta për sigurinë kibernetike, në vazhdën e një vale sulmesh që kanë goditur kompani, madje edhe organet më të larta shtetërore amerikane.  Obama foli edhe për politikën e jashtme, ku u shpreh se Amerika ka të drejtën për të vepruar në mënyrë të njëanshme në luftën ndaj terroristëve dhe i bëri thirrje Kongresit që të miratojë një rezolutë për të autorizuar përdorimin e forcës kundër ISIS. Ai mbrojti vendimin e tij të muajit dhjetor, ku kërkoi normalizimin e marrëdhënieve me Kubën dhe i bëri thirrje Kongresit për të hequr embargon mbi 50-vjeçare me këtë shtet.


Gjendet i vdekur prokurori argjentinas

20/01/2015
I vrarë nga një plumb në kokë. Kështu është gjetur, i pajetë në shtëpinë e tij prokurori argjentinas Alberto Nisman. 

Ky i fundit duhej të prezantonte në parlamentin e vendit dokumentet me të cilat akuzonte Presidenten e Kristina Kirshner se kishte negociuar në mënyrë sekrete, padënueshmërinë e iranianëve të akuzuar për një atentat kundër shoqatës hebreje “Amia” në vitin 1994. Hetuesit për momentin flasin për një vetëvrasje. Akuzate prokurorit bazoheshin në disa përgjime telefonatash të politikanëve dhe syrtarëve të lartë të shtetit. Nisman kishte kërkuar që Kirshner të merrej në pyetje së bashku me ministrin e jashtëm Hektor Tmerman për pengimin e hetimeve ndaj disa shtetasve iranianë të akuzuar për sulmin terrorist në vitin 1994, ku humbën jetën 85 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 200 të tjerë. Në shkëmbim të këtij favori, sipas asaj që prokurori kishte shkruar në dosjen prej 300 faqesh, Argjentina ka mundur të blejë nafët nga Irani me çmim shumë më të lirë. Atentati kundër qendrës hebreje ishte më i keqi që kishte ndodhur ndonjëherë në Argjentinë dhe autorët nuk janë gjetur asnjëherë. Në vitin 2007 u lëshuan mandate ndërkombëtare për arrestimin e gjashtë shtetasve iranianë që dyshohej se ishin të përfshirë por që janë ende në arrati.


Turqi, përleshje mes protestuesve pro-Charlie Hebdo dhe myslimanëve 

20/01/2015
Një grup studentësh laikë të Universitetit të Ankarasë, që kishin organizuar një marshim në përkujtim të viktimave të sulmit në Charlie Hebdo, janë përleshur me dhjetra myslimanë të cilët i kanë sulmuar me gurë dhe shishe.

Sipas mediave lokale mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës për të shpërndarë dy grupet gjatë përleshjeve.Studentët laikë nisën marshimin jo vetëm në përkujtim të karikaturistëve të Charlie Hebdo të vrarë në Paris, por dhe reporterin turlko-armen Hrant Dink, të vrarë në 2008-tën në Stamboll.


ISIS, ja masat e Italisë kundëratyre që dërgojnë luftëtarë në Siri 

20/01/2015
Dënime deri në 10 vite burg për luftëtarët e huaj, marrje të pasaportave dhe dënime të ashpra për organizuesit e dërgimit të luftëtarëve në Siri e Irak.

Këto janë vetëm disa nga masat e paketës anti-terrorizëm që do të ndërmerren, bashkë me mundësinë e monitorimit të web site-ve të xhihadistëve.Ministri i Jashtëm Italian Paolo Gentiloni, në mbyllje të takimit në Bruksel, theksoi se terrorizmi është një kërcënim shumë serioz duke shpjeguar se: “nga takimi ishte konfirmuar kërcënimi terrorist bashkarisht nga të gjitha vendet e BE-së.Dhe mendohet se në Europë ndodhen 3 deri në 5 mijë luftëtarë të huaj xhihadistë.” Sipas tij ka një aspiratë të përbashkët politike për të luftuar kërcënimet, por pa hequr dorë nga liritë themelore të modelit Europian.Lidhur me aksesin në të dhënat e udhëtimeve Gentiloni thekson se “kjo nuk duhet parë si një goditje ndaj privatësisë, por është thelbësore për zbulimin e kërcënimeve terroriste.”Problemi sipas tij nuk është liberalizimi i vizave Schengen, dicka që nuk duhet diskutuar. Por ndërkohë duhen forcuar kontrollet në kufinjtë europianë, por kjo jo duke limituar të drejtën e lëvizjes së lirë.”


Çeçeni, mbi 800 mijë protestues anti-Charlie Hebdo në shesh 

20/01/2015

Një lumë njerëzor në mbrojtje të profetit Muhamed, në protestën kundër revistës satirike Charlie Hebdo në sheshin Grozny në Moskë. 

Sipas ministrit të brendshëm të federatës Ruse, në protestën e quajtur “Dashuri për profetin Muhamed”, ishin më shumë se 800 mijë persona, dhe paralelisht në Çeçeni u mblodhën rreth 1 milionë besimtarë.Kremlini ka ndaluar protestat kundër Charlie Hebdo, për të parandaluar provokimet e rrëmujë në kryeqytetin Europian me popullsinë më të madhe ( 2 milion besimtarë), ku në një audiencë tradicionalisht të moderuar nuk mungojnë as besimtarë vahabistë e ndjekës të sekteve të tjera radikale. Manifestimet e sotme shënojnë mbledhjen më të madhe të myslimanëve në perëndim që pas sulmeve terroriste në Paris.Fillimisht mediat raportojnë se ishin vetëm 500 mijë persona, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov, toger i Putinit në Grozni, mundi të mobilizojë komunitetin mysliman në të gjithë Kaukazin e Veriut duke e tërhequr popullin në një ditë feste dhe mbylljen e shkollave.Sheshi gjigand Munutka dhe zonat përreth u pushtuan nga një turmë e madhe njerëzish që thërrisnin “Allah” dhe mbanin pankarta me slogane në rusisht dhe anglisht u lexohej “E dua profetin tim”, “Ulini duart nga Muhamedi”, “Europa vetëm na ka bashkuar”, “Islami është fe paqeje”.


Intensifikohen luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve në Donetsk 

19/01/2015
Përplasjet mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë janë intensifikuar me shpërthime dhe shkëmbime zjarri pikërisht pranë aeroportin e Donetsk-ut.

Autoritetet ukrainase konfirmojnë se 6 perona kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ditës së diel. Luftimet janë intensifikuar pas përpjekjeve të forcave ukrainase për të rimarrë nën kontroll aeroportin e Donetsk-ut. Një zëdhënës i qeverisë tha se janë rimarrë shumica e zonave përreth aeroportit.Ndërsa një zëdhënës i Kremlinit u shpreh se Rusia është tejet e shqetësuar nga intensifikimi i luftimeve.“Beteja për Donetsk është bërë e papërballueshme”, kane pohuar forcat separatiste, duke shtuar se procesi i armëpushimit ishte thjesht një burokraci dhe se asnjë nga pikat e marrëveshjes nuk po zbatohet. Aktualisht aeroporti i Donetsk nuk është në funksion, por ka marrë vlerë simbolike për të dyja palët. Ditën e premte  presidenti amerikan Obama, në një komunikim me telefon me kancelaren Merkel, thuhet të kenë rakorduar një strategji të re që Perëndimi duhet të ndjekë sa i takon situatës në lindje të Ukrainës. Ndërkohë në kryeqytetin ukrainas mijëra njerëz morën pjesë në një protestë për vrasjen e 12 civilëve në lindje të vendit, pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin u sulmua me raketë.


Anti-semitizmi në Britani 

19/01/2015
Sekretarja britanike e Shtetit, Theresa May deklaroi se duhet punë më e madhe e shteteve për t’i dhënë fund anti-semitizmit.

Duke folur për Britaninë e Madhe, May u shpreh se vendi  duhet të dyfishojë përpjekjet e tij për t’i dhënë më tepër jetë komuniteti hebre.“Unë asnjëherë nuk e kisha menduar që do të vinte dita kur hebrenjtë do të ndiheshin të frikësuar për të qëndruan në Angli”, ka thënë May. Në fjalën e saj, Theresa përkujtoi edhe katër njerëzit që humbën jetën në supermarketin e një shtetasi hebre në Paris.Një zëdhënës i policisë britanike tha se ndihet shqetësimi i rritur për një kërcënim të mundshëm ndaj pakicës së hebrenjve në vend. Ndaj, ai u shpreh se duhet patjetër një rishikim i çështjes së sigurisë së komunitetit.


BE-ja diskuton për kërcënimin terrorist 

19/01/2015
Vala e sulmeve të fundit mbledh sot në një takim ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, boshtin e të cilit e përbën kërcënimi i terrorizmit në Kontinentin e Vjetër. 

Europa është në gjendje alarmi pas komplotit të dështuar për vrasjen e policëve në Belgjikë e masakrave në Paris që lanë 17 të vdekur. Krerët e demokracive të 28 vendeve anëtare të bllokut do të përqendrohen tek shqetësimet që rrethojnë sidomos kthimin e europianëve të radikalizuar, të cilët kanë luftuar në Irak e Siri. Në këtë takim nuk do të merren vendime, por do të diskutohen një sërë mundësish reagimi të cilat do të shërbejnë si përgatitje për samitin e posaçëm të terrorizmit i cili mbahet muajin që vjen. Bisedimet mbi ISIS-in do të zhvillohen në Londër e Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tij në atë event. Mbledhja e anëtarëve të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara do të fokusohet tek përpjekjet e përbashkëta për goditjen dhe mposhtjen e grupit ekstremist. Sa për takimin e sotëm, ai vjen në vazhdën e operaioneve të anti-terrorit në Belgjikë, Francë e Gjermani që çuan në më shumë se 20 arrestime. Belgjika pritet t’i kërkojë Greqisë ekstradimin e një të dyshuari të arrestuar atje për lidhje të mundshme me komplotistët islamikë. Nuk dihet ende me siguri nëse personi i kërkuar prej autoriteteve belge është Abdelhamid Abaaoud, sipas gjasave lideri i celulës që përgatitej të ekzekuonte efektivë policie nëpër rrugë apo komisariate. Sipas të dhënave të deritanishme nga burime zyrtare e jo vetëm, numrin më të madh të luftëtarëve të huaj europiane që kanë shkuar të luftojnë në Irak e Siri e ka Franca me rreth 1.400. Pas saj vijnë Britania dhe Gjermania me 600, Belgjika me 350, Suedia me 300 e në vijim me numër më të reduktuar luftëtarësh rreshtohen Holanda, Kosova, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Finlanda dhe në fund Zvicra. Shefat e diplomacive europiane do të kenë sot në vëmendje edhe marrëdhëniet e BE-së me Rusinë. Ministrat do të përpiqen të fashisin hendekun e thellë mes qeverive europiane përsa i takon mënyrës sesi do të reagohet lidhur me veprimet e Moskës në Ukrainë. Një draft paraprak i cili ka rënë në duart e medias, tregon se kryediplomatëve do t’iu kërkohet të marrin në konsideratë elementë për një riafrim gradual dhe selektiv me Rusinë për shkak të shqetësimeve më të mëdha të momentit, ndër të cilat dhe ISIS-i, por kritikët këmbëngulin se kjo nuk duhet të ndodhë, pasi rrezikon të dërgojë mesazhin e gabuar. 


Stambolli në panik pas një shpërthimi, gjenden dhe dy bomba 

19/01/2015
Shpërthimi i një bombe në Stamboll ka shkaktuar panik në vend. 

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në lagjen “Fatih” të Stambollit në një nënstacion elektrik, por nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Ditën e diel në Stamboll kjo nuk ishte e vetmja ngjarje e regjistruar, pasi janë gjetur dhe dy bomba të tjera në zona të ndryshme të qytetit.Fillimisht kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë për një pako të dyshimtë të vendosur pranë bustit të Kemal Ataturk-ut, në zonën e Maltepe. Menjëherë forcat xheniere shkuan në vendngjarje dhe bënë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse. Raportohet se mbi kuti ishte lënë një shënim, ku thuhej se do të mbani përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur ne Cizre, ku një 12 vjeçar mbeti i vrarë gjatë protestave në këtë zonë.Pas kësaj në Sultangazi, një tjetër bombë u gjet në një paketë të lënë nga dy persona të maskuar në një stacion autobusi.Sipas raportimeve te mediave turke, mbi pako ishte e shkruar “YDG-H”, e cila sipas tyre, është Lëvizja Atdhetare Revolucionare e Rinise, pjesë e Partisë së Kurdistanit, (PKK), parti e shpallur e jashtëligjshme. Ndërkohë efektivë të shumtë policie janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.


Bankat greke aplikojnë për fondin emergjent të likuiditetit 

17/01/2015
Dy banka greke kanë aplikuar orët e fundit për të përdorur fondet e mekanizmit financues të Asistences Emergjente të Likuiditetit. 

Behet fjale per 'Alpha Bank' dhe 'Eurobank', të cilat thuhet se kanë kërkuar më shumë se 5 miliardë euro nga ky fond i krijuar nga BQE për të ndihmuar në raste të veçanta bankat e shteteve anëtare të Euros, të cilat përballojnë mungesë likuiditeti.Lajmi eshte konfirmuar nga burime prane Bankes se Greqise, sipas te cilave guvernatori i saj Janis Sturnaras u ka kerkuar kater bankave me te medha te vendit te bejne kerkese per te aktivizuar kete asistence emergjente ne menyre qe ne rast te te ashtuquajturit “bank run”, domethënë të terheqjes se madhe te depozitave nga greket, disa dite para zgjedhjeve te parakohshme, te jene te gatshme dhe te kene mjaftueshem para per t'u sherbyer klienteve.Eshte hera e dyte brenda kater viteve qe bankat greke aplikojne per aktivizimin e ketij mekanizmi, heren e pare ne menyre te fshehte. Zyrtare te larte te bankave theksojnë se marrja borxh e ketyre shumave do te levize brenda kufijve te normalitetit dhe se sistemi banker i Greqise eshte i testuar te rezistoje ne luhatje te tilla likuiditeti.Si shembull permendet vitit 2012 kur eshte perballuar nje  hemorragji e me shume se 120 miliardë eurove pa shkaktuar panik tek depozituesit, ndersa deri tani kerkesat per para nga klientet jane ende ne nivel te ulet.Gjithesesi burime bankare bejne me dije se kjo rrjedhje e depozitave mund te rritet ne ditet ne vazhdim, ndaj dhe institucionet financiare te vendit do te duhet te kerkojne aktivizimin e ketij mekanizmi te likudiditetit emergjent me gjithese ne kete rast normat e interesit qe paguajne bankat greke ndaj BQE, rriten nga 0.05% ne 1.55%.Vlen te permendet se ne muajin dhjetor greket kane terhequr 3 miliardë euro nga depozitat, ndersa pas kerkeses se bankave per aktivizimin e mekanizmit emergjent, jane terhequr rreth 700 milionë euro, aksionet e "Eurobank" ranë me 8 për qind,te "Alpha Bank" me 7% ndersa edhe bursa greke ka humbur te pakten 7 pike pas nje jave me tendenca pergjithesisht pozitive ne shkembimet e saj. 


Filipine, Papa Françesku do të takohet me të mbijetuarit e tajfunit “Haiyan” 

17/01/2015
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Filipine, Papa Françesku do të takohet me të mbijetuarit e tajfuni “Haiyan”. 

Ai pritet të vizitojë të shtunën qytetin Tacloban, i cili u shkatërrua thuajse tërësisht në vitin 2013 nga katastrofa natyrore, ku do të flas edhe për ndryshimet e klimës. Papa Françesku do të mbajë edhe meshën në qytetin bregdetar që ndodhet rreth 650 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila.Në turneun 6-ditor në Azi, Papa vizitoi edhe Filipinet, ku ka rreth 80 milionë katolikë. Me mijëra njerëz janë duke pritur mbajtjen e meshës, para se Papa Françesku të vizitojë disa nga zonat e goditura më keq nga tajfuni, i cili vrau më shumë se 7 mijë njerëzRreth 90 përqind e qytetit të Tacloban në provincën Leyte u shkatërrua dhe më shumë se 14.5 milionë njerëz janë prekur në gjashtë rajone dhe 44 provinca. Rreth një milion njerëz mbeten të pastrehë.Pavarësisht parashikimeve për një mot me reshje të dendura, drejtuesit e delegacionit janë shprehur se axhenda nuk do të ndryshohet.


Turqi, Erdogan paralajmëron për “përplasje mes qytetërimeve”, reagon Franca 

17/01/2015
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar të premten për një “përplasje të re mes qytetërimeve” pas valës së sulmeve të militantëve islamikë në Paris, ndërkohë që ka kritikuar edhe Francën për lejimin e gruas së njërit prej terroristëve që të udhëtonte drejt Sirisë përmes Turqisë. 

Erdogan, një musliman i devotshëm sunit, ka akuzuar deri më tani edhe Perëndimin për hipokrizi, pas sulmeve të javës së kaluar kur dy terroristë lanë të vrarë 17 persona, 12 prej të cilëve në ambientet e zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”. Veç tyre u vranë edhe 3 terroristët.Duke folur në një takim biznesi në kryeqytetin turk, Ankara, Erdogan tha se “Charlie Hebdo” ka qenë e njohur për publikimet e saj provokuese.“Jemi duke ndjekur me shqetësim të madh sulmet kundër Islamit, të fshehura pas sulmeve ndaj revistës satirike në Francë”, u shpreh Erdogan, i cili është bërë një zë gjithnjë e më kritik ndaj asaj që ai e konsideron islamofobi të Perëndimit. “Pavarësisht përpjekjeve tona për ta parandaluar këtë, përplasja mes tezave të qytetërimit duket se po merr jetë”. “Charlie Hebdo” ka publikuar një sërë karikaturash tallëse me figurat kryesore fetare, përfshi Jezusin, Papa Françeskun dhe Profetin Muhamed. Edhe numri i parë i nxjerrë në qarkullim pas sulmeve kishte sërish një karikaturë të Profetit, duke provokuar sërish irritime mes disa muslimanëve. Erdogan shtoi se vendimi i revistës për të hedhur në treg një tirazh prej miliona kopjes nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes, ndërkohë që “po terrorizon liritë e të tjerëve”. Një gazetë turke, e cila ripublikoi pjesë të revistës është vënë aktualisht nën hetim nga prokurorët turq. Pa përmendur emra, Erdogan u duk se shënjestroi edhe autoritetet franceze, për shkak se kanë lejuar Hayat Boumeddiene, gruan e agresorit që mori pengjet në supermarket, të udhëtonte drejt Turqisë në ditët e fundit përpara sulmit, ndërkohë që ajo tashmë është drejtuar për në Siri, siç dyshohet. “Ata flasin për njerëz që udhëtojnë përmes Turqisë, por fillimisht duhet të mësojnë se si t’i kontrollojnë pasaportat më mirë, kur këta njerëz largohen nga vendi i tyre”, tha Erdogan. Turqia ka përforcuar sigurinë kufitare pas përballjes me kritika për lejimin e qindra europianëve “që rrezikojnë të kthehen në militantë” të kalonin tranzit drejt vendit fqinj, Siri, e për t’u bashkuar atje me grupet radikale, përfshi këtu edhe Shtetin Islamik. Ndërkohë, një zyrtar francez ka reaguar këtë javë, duke thënë se bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të Parisit dhe Ankarasë është i fuqishëm dhe theksoi se Turqia nuk duhet të bëhet me faj pse nuk e ndaloi dot Boumeddiene. “Kjo nuk është dhe nuk ka pse të kthehet në një çështje mes nesh, sepse ka ende shumë gjëra që duhet të bëjmë përpara. Ka të tjerë persona, të cilët ne duhet t’i ndjekim, ndaj dhe nuk e bëjmë me faj Turqinë në këtë rast”, tha zyrtari për “Reuters”.


Frika nga terrori, BE shton sigurinë 

17/01/2015
Masat e sigurisë po shtohen në të gjithë Europen pas një valë operacionesh antiterrorit e arrestimesh të të dyshuarve si militantë islamikë. 

Mbi 20 vete kane perfunduar ne pranga ne Belgjike, France e Gjermania. Belgjika madje se fundi i eshte bashkuar Frances ne vendmin per te dislokuar edhe trupa ushtarake ne krah te atyre policore. Gadishmeria eshte rritur ne disa shtete te kontinentit te vjeter pas sulmeve te javes se kaluar ne Paris, qe shkaktuan 17 te vdekur.Te rinjte europiane qe kthehen pasi kane luftuar me militantet ne Lindjen e Mesme perbejne shqetesimin kryesor. 5 persona u akuzuan ne Belgjike te premten "per pjesemarrje ne aktivitetet e nje grupi terrorist". Vala e bastisjeve nisi mbremjen e se enjtes e ne shkembim zjarrin me policine, dy te dyshuar mbeten te vdekur. Gjate kontrolleve, forcat e rendit kane gjetur arme, municione, eksplozive, uniforma policies i dhe sasi te medha parash. Hetimet, sipas nje zyrtari te prokurorise federale belge, Eric Van Der Sypt,treguan se keta njerez kishin ndermend te vrisnin police neper rruge dhe komisariate.13 vete u arrestuan ne total, por nga sa shpjegoi Van der Sypt, vetem 5 prej tyre do te ndiqen penalisht. Belgjika do te kerkoje nga ana tjeter ekstradimin e dy te dyshuarve qe po mbahen ne France. Qeveria belge njoftoi nje dite me pare marrjen e masave te reja ne lidhje me te dyshuarit si terroriste. Ne baze te tyre, udhetimi jashte kufijve per aktivitete terroriste do te konsiderohet krim. Po keshtu mund te shtohen rastet kur heqja e nenshtetesise belge per personat me dy shtetesi, te cilet mendohet se mund te perbejne nje kercenim per vendin. Deri tani, mes komploteve terroriste ne belgjike dhe sulmeve ne France nuk eshte gjetur asnje lidhje, megjithate kryeministri francez Manule Valls deklaroi se te dy vendet perballen me te njejtin rrezik. "Lidhja qe ekziston mes tyre eshte vullneti per te sulmuar vlerat tona", u shpreh kreu i ekzekutivit francez. Forcat e rendit ne Britani jane keshilluar gjithashtu te shtojne gadishmerine sepse edhe atom und te jene subjekt sulmesh te terroristeve. Sipas kreut te Europolit, Rob Wainëright, mund te kete me mijera terroriste potenciale ne qarkullim dhe policia nuk e ka te lehte te identifikoje gjithsecilin prej tyre apo te zbuloje cfare planifikojne. Te dyshuarit, siç thote ai, ne shumicen e rasteve veprojne ne nje menyre te veteradikalizuar, pas pasur nevojen e nje komande apo strukture kontrolli. 


Hollande: ‘Charlie Hebdo’ ka rilindur 

15/01/2015
Presidenti francez François Hollande ka deklaruar se ‘Charlie Hebdo’ dhe vlerat e tij do të mbijetojnë.

“Charlie Hebdo është gjallë dhe do të vazhdojë të jetojë”, tha Hollande pasi numri i ri i revistës është shitur brenda pak orësh.“Mund të vrasësh burra dhe gra, por nuk mund të zhdukësh idetë e tyre. Kjo revistë ka rilindur”, shtoi presidenti i Francës.Por, dalja e parë e numrit të ri të revistës satirike pas sulmit në redaksinë e saj ku u vranë 10 persona ka shkaktuar shqetësim në mediat botërore pasi në kopertinë është një karikaturë e Profetit Muhamed.“Me numrin e ri të revistës, frikë e re lind”. Me këtë titull hap faqen e parë të saj "New York Times", duke shprehur shqetësimin se ky veprim mund të shkaktojë sërish dhunë, në përmasa edhe më të mëdha se sulmet e Parisit.

Sri Lanka, turma masive për meshën e Papës 

15/01/2015
Turma të mëdha njerëzish kanë ndjekur meshën e celebruar nga Papa Françesku në Sri Lanka, në të cilën ai kanonizoi shenjtorin e parë të vendit.

Ati i shenjtë u bëri thirrje banorëve që të ndjekin shembullin e misionarit të shekullit të XVI, Joseph Vaz që shërbeu në lokalitetin e Kolombos.Gjithashtu Papa, që ka udhëtuar edhe për në rajonin verior të shkatërruar nga lufta civile 26-vjeçare, më herët bëri thirrje për “kërkimin e së vërtetës”.Forcat qeveritare mposhtën fraksionin rebel të Tigrave të Tamilit në vitin 2009, por të dyja palët u akuzuan për krime mizore. Autoritetet deri tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë me një mision të OKB-së për të hetuar krimet.Ndërsa qeveria e mëparshme vazhdimisht mohoi supozimet se ishte përgjegjëse për vdekjen e disa mijëra civilëve në fazën përfundimtare të luftës.Liderët e Tigrave të Tamilit kanë vdekur, kështu që autoritetet në Sri Lanka i kanë cilësuar përpjekjet për hetim ndaj vetëm njërës palë si një gjueti shtrigash.Qindra mijëra njerëz ishin të pranishëm për meshën e atit të shenjtë në Galle Face Green, me shumë prej tyre që ishin vënë në radhë që prej së martës për të zënë një vend.Duke bërë thirrje për unitet në mesazhin e tij, Papa Françesku kërkoi nga të pranishmit që të tejkalojnë diferencat fetare.Duke iu referuar Joseph Vaz, ai tha se misionari ia kushtoi jetën e tij mesazheve të Ungjillit për pajtim dhe nxorri në pah rëndësinë e lënies pas të ndasive fetare në shërbim të paqes.Kisha zakonisht përcakton se figurat me potencialin e duhur për t’u bërë shenjtorë duhet të kenë realizuar të paktën dy mrekulli, por Shën Jozefi mesa duket i ka lënë gjurmët e tij prej kohësh.


Alarm për bombë në Itali, një pasagjer kërcënoi pilotin 

15/01/2015
Pasagjerët e avionit të linjës ajrore “Niki” që ishte nisur nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Vjenës nuk e përfunduan udhëtimin e nisur, pasi një pasagjer i tha pilotit se kishte bombë të vendosur në bagazhet e tij.

Avioni u izolua për kontroll nga forcat e sigurisë së aeroportit. Sipas mediave italiane një prej pasagjerëve kishte vërejtur diçka të dyshimtë në duart e një personi dhe menjëherë lajmëroi përgjegjësin e fluturimit.Më pas personi i dyshimtë i ishte drejtuar kabinës së pilotit dhe e kishte konfirmuar lëndën shpërthyese. Komandanti i fluturimit lajmëroi kullën e kontrollit dhe uli avionin në një zonë të izoluar në fund të pistës.I dyshuari është marrë ne pyetje nga policia, ndërsa njësitë e sigurisë të transportit dhe një zjarrfikës rrethuan menjëherë  avionin dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

Incident në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar 

15/01/2015
Pjesëtarët e ekuipazhit në sektorin amerikan të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar u evakuuan me shpejtësi pas një alarmi për rrjedhje amoniaku në bord.

Pas verifikimit të situatës, Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA doli me një deklaratë për shtyp ku tha se bëhej fjalë për një alarm fals. Ajo sqaron se me shumë mundësi ka qenë një problem teknik i sensorëve të sigurisë që kryejnë matjet e ajrit.Agjencia ruse hapësinore deklaroi se për asnjë moment anëtarët e ekuipazhit nuk kanë qenë në rrezik për jetën e tyre.Në njoftimin e palës ruse thuhet se ekspertët e kontrollit rusë dhe amerikanë vepruan me gjakftohtësi dhe me shpejtësi duke zhvendosur gjashtë anëtarët e ekuipazhit të gjithë stacionit në segmentin rus dhe duke izoluar segmentin amerikan.Pjesëtarët e “Ekspeditës 42” që ndodhen aktualisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar janë dy astronautët e NASA-s Barry Wilmore dhe Terry Virts, astronatutët rusë, Elena Serova, Alexander Samoukutyaev dhe Anton Shkalperov dhe astronautja e Agjencisë Hapësinore Europiane, Samantha Cristoforetti.

Obama kërkon të forcojë ligjet kibernetike 

14/01/2015
Pas sulmeve kibernetike ndaj “Sony Pictures Entertainment” dhe së fundmi ndaj profileve në “Twitter” dhe “YouTube” të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Barack Obama ka shpalozur propozimet e tij për të forcuar ligjet e sigurisë kibernetike. 

Propozimet do të dërgohen menjëherë në Kongres. Përpjekjet e mëparshme për ndryshimin e legjislacionit kibernetik kanë hasur në kundërshtime nga aktivistë të të drejtave civile. Këtë herë, sipas mediave ndërkombëtare, Kongresi i drejtuar nga republikanët do të mbështesë legjislacion e ri.Presidenti amerikan i cilësoi sulmet kibernetike si një rrezik urgjent dhe në rritje, teksa shtoi se SHBA do t’i bëjë ballë atyre. Legjislacioni do të kërkojë që kompanitë të njoftojnë klientët rreth shkeljeve të të dhënave, disa prej të cilave kanë goditur kompani të mëdha amerikane të shitjeve me pakicë gjatë muajve të fundit. Legjislacioni do ta cilësonte krim shitjen e informacioneve të vjedhura.Njoftimi i së martës vjen pas sulmit ndaj profileve në “Twitter” dhe në “YouTube” të Komandës Qendrore të SHBA nga një grup që identifikohet si i afërt me Shtetin Islamik. Në një mesazh të postuar nga hakerat thuhet: Ushtarë amerikanë, po vijmë, ruhuni. Mesazhi mbante firmën e ISIS, një tjetër stemë me të cilën identifikohet Shteti Islamik. Disa dokumente ushtarake të brendshme u shfaqën gjithashtu në llogarinë e komandës në rrjetin social “Twitter”.“Centcom” deklaroi se po reagon ndaj këtij sulmi me “masat e duhura”.Ndërsa më 22 nëntor të vitit të kaluar një sulm kibernetik ndodhi mbi kompaninë “Sony Pictures”, duke ekspozuar sasi të mëdha të të dhënave të brendshme të kompanisë, përfshirë informacione personale të punëtorëve. Për këtë rast Shtetet e Bashkuara akuzojnë Korenë e Veriut, duke ashpërsuar edhe sanksionet mbi të. 


Itali, Renzi: Napolitano jep dorëheqjen për arsye shëndetësore 

14/01/2015
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, do të japë dorëheqjen brenda pak orësh. Kështu ka njoftuar kryeministri italian Matteo Renzi duke hapur kështu një proces politik tepër delikat për të emëruar kreun e ri të shtetit që do të pasojë Napolitanon. 

Presidenti 89-vjeçar, i cili pranoi me gjysmë zemre një mandat të dytë gjatë vitit 2013 për të qëndruar në krye të shtetit italian, pas ngërçit zgjedhor që kërcënonte të linte Italinë në mëshirë të fatit në aspektin politik, deklaroi gjatë muajit të kaluar se do të dorëhiqej së shpejti për shkak të moshës.Për Napolitanon ishte thuajse gjerësisht e pritshme që të largohej nga Presidenca në fund të drejtimit 6-mujor të Bashkimit Europian nga Italia, kryesim që përfundon zyrtarisht sot.Votimet në Parlament për të emëruar një President të ri priten të nisin në fund të janarit. Ndërkohë që për të zgjedhur një të tillë duhen 2/3-tat e votave të ligjvënësve në të dy dhomat e legjislativit, Dhomën e Lartë dhe të Ulët, në tre raundet e para.Kandidatë potencialë për të pasuar Napolitanon janë Romano Prodi, ish-kryeministër i Italisë dhe President i Komisionit Europian, por edhe Giuliano Amato, ish-kryetar qeverie. Të dy këta kanë qenë kandidatë për Presidencën edhe në të kaluarën. 


Indi, 29 të vdekur pas konsumit të alkoolit toksik 

14/01/2015
Të paktën 29 persona kanë vdekur në Indi, ndërsa 125 janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar alkool toksik të paligjshëm. 

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se 13 pacientë, të shtruar në spital në shtetin e Uttar Pradesh, janë në rrezik serioz për jetën dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Mediat kanë bërë të ditur se ka pasur raporte të pakonfirmuar se persona të tjera kanë vdekur në fshatrat të tjera. Menjëherë janë nisur hetimet për të zbuluar rrugët se nga është marrë alkooli nga këta banorë.Më herët, 69 persona humbën jetën në Mozambik pasi konsuamuan pije alkoolike të pakontrolluara që përmbanin përbërës toksik. 


Australi, kërkimet për MH370, tashmë me “drone” nënujor 

14/01/2015
Kërkimet për avionin e “Malaysia Airlines”, të humbur më 8 marsin e vitit të kaluar, vijojnë ende, teksa një anije e katërt e pajisur me një “drone” të sofistikuar nënujor është bashkuar në operacionin për fluturimin MH370, bën të ditur koordinatori australian i kërkimeve. 

Muaj të tërë kërkimesh kanë dështuar të gjejnë një ndonjë gjurmë të avionit “Boeing 777”, i cili u zhduk së bashku me 239 pasagjerët e ekuipazhin në bord, vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, me destinacion Pekinin.Faza aktuale e kërkimeve është e fokusuar në një sipërfaqe të thyer prej 60 mijë kilometrash katrorë, të pa përfshirë më parë të fundit të detit, rreth 1600 km në perëndim të qytetit australian të Perthit.Firma inxhinierike holandeze “Fugro” ka nisur 3 anije për të fotografuar dhe më pas kërkuar fundin e detit në zonën në fjalë. Anija e re kërkimore “Fugro Supporter” është e pajisur me një mjet autonom nënujor (AUV) të quajtur “Kongsberg Hugin 4500”, i cili është paraprogramuar për kërkime në një zonë të caktuar e më pas për t’u lëshuar, e jo i lidhur përmes një kablli me anijen.Më shumë se 14 mijë km katrorë të fundit të detit janë kontrolluar deri më tani, ndërsa kërkimet në zonën e përcaktuar këtë herë priten të përfundojnë nga fillimi i muajit maj, pa marrë parasysh vonesat. “Fugro Supporter” pritet të mbërrijë në zonën kërkimore nga fundi i janarit.

Marshimi i Unitetit në Paris, pendohet SHBA 

13/01/2015
Administrata e presidentit të SHBA, Barak Obama pranoi se ka gabuar duke mos dërguar asnjë përfaqësues të lartë në Marshimin e Unitetit të ditët së diel në Paris. 

Ai shtoi se Presidenti Obama do të merrte pjesë në këtë marshim nëse rrethanat do të kishin qenë ndryshe. “Planifikimi filloi mbrëmjen e së premtes, 36 orë para se të fillonte marshimi dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për organizimin e sigurisë që nevojitet për një vizitë presidenciale”, tha Earnest.Shtetet e Bashkuara nuk ishin pothuajse fare të pranishme në marshimin historik të unitetit në Paris, ndërsa të premten Obama iu tha francezëve: Shtetet e Bashkuara janë me ju sot, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju nesër.Mes liderëve botërorë që shtrënguan krahët në shenjë solidariteti në radhën e parë të tubimit, mungoi shefi i Shtëpisë së Bardhë Obama, zëvendëspresidenti Joe Biden e nuk pati as ndonjë drejtues tjetër të lartë të administratës.Kryeprokurori i Përgjithshëm Eric Holder, ndonëse ndodhej në kryeqytetin francez për samitin kundër terrorizmit, nuk u pa gjëkundi në marshimin ku Kryeministri Benjamin Netaniahu e Presidenti palestinez Mahmud Abaz lanë mënjanë mosmarrëveshjet për t’u shfaqur pranë njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë bënë dhe kreu i shtetit ukrainas,Petro Poroshenko e ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. 


Al Kaeda kërcënon sërish Francën, "Të përgatiteni për më të keqen!"

13/01/2015
Grupi terrorist “Al Kaeda” ka kërcënuar sërish Francën, pas njoftimit se revista “Charlie Hebdo” do të botohet të mërkurën sërish me karikaturat e profetit Muhamed. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave në disa faqe xhihadiste në internet shkruhet se ata që fyejnë Profetin do ta paguajnë.Sipas mediave ndërkombëtare ajo që lexohet në këto shkrime është se ushtarët francezë që janë me misione në Mali apo vende të tjera mund të bëhen objekt i sulmeve të “Al Kaedas”. Grupi terrorist paralajmëron se Franca duhet të përgatitet për më të keqen."Për aq kohë sa ushtarët francezë të jenë në vende të tilla si Mali apo Afrika Qendrore dhe bombardojnë njerëzit tanë në Siri dhe Irak, dhe deri sa shtypi i saj budalla vazhdon të ofendojnë Profetin, Franca duhet të presë për më të keqen" citohet të ketë thënë Al Kaeda.Nga ana tjetër mediat ndërkombëtare bëjnë të ditura se autoritetet franceze janë në kërkim të 6 personave që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e ndodhura në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona.Sipas mediave ndërkombëtare policia po kërkon 6 terroristë islamikë që janë në arrati dhe nga hetimet ka rezultuar se këta kanë gisht në sulmet. 

Zjarr në metronë e Uashingtonit, 1 e vdekur, 84 persona përfundojnë në spital 

13/01/2015
Një person ka humbur jetën, ndërsa 84 të tjerë janë shtruar në spital pasi janë asfiksuar nga tymi i përhapur pas rënies së një zjarri në metronë e Uashingtonit. 

Një pasagjere femër, e cila ishte në një prej vagonëve të një treni, u asfiksua dhe ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme për t’i dhënë asaj ndihmën e parë. “Washington Post” raporton se dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin “George” në Uashington, ndërsa rreth 40 udhëtarë janë dërguar me autobus në spitalin universitar “Howard”. Për rreth 40 minuta udhëtarët e një treni janë përfshirë nga paniku në përpjekje për t’u larguar, ndërsa i bëhej thirrje për të qëndruar të qetë. Një prej pasagjerëve ka thënë për “Washington Post”: Njerëzit ishin në panik total. Ne nuk dinim si të vepronim pasi nuk kishim shumë informacione. Kemi qëndruar për rreth 40 minuta të bllokuar.  Shkaqet e rënies së zjarrit në metro janë ende të paqarta, ndërsa si pasojë e kësaj ngjarjeje u shkaktuan probleme të mëdha në sistemin e metrosë. Një numër i madh linjash ndaluan shërbimet e tyre deri në ventilimin e tymit nga tunelet.


Avioni “AirAsia”, nxirret në sipërfaqe regjistruesi i zërit 

13/01/2015
Zhytësit në detin Java kanë arritur të nxjerrin regjistruesin e zërit nga pjesët e copëtuara të avionit “Airbus-it A320-200”, i cili u zhduk nga radarët në 28 dhjetor me 162 persona në bord. 

Më herët gjatë ditës së hënë, polumbarët indonezianë rikuperuan pjesë të kutisë së zezë të “AirAsia”-s. Të dy pajisjet do të ndihmojë hetuesit të kuptojnë më shumë se çfarë shkoi keq në avion.Drejtuesit e agjencive të shpëtimit nuk e kanë konfirmuar ende nxjerrjen në sipërfaqe të regjistruesit të zërit, por një zyrtar i përfshirë në misionin e kërkimit u tha gazetarëve se tashmë pajisja ishte në bordin e luftanijes indoneziane “Banda Aceh” në detin Java. Regjistruesi i të dhënave, i gjetur të hënën, ofron informacione mbi kushtet e motorit, tregon nëse avioni është bllokuar dhe në ç’lartësi ka qenë në ato momente, ndërsa pjesa e dytë regjistron të gjitha bisedat mes pilotëve në kabinë.Zyrtarët indonezianë e kanë deklaruar publikisht se të dhënat e kutisë së zezë do t’i analizojnë ata vetë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në proces të përfshihen edhe ekipet ndërkombëtare.Ekspertët e aviacionit presin një raport paraprak deri në fund të muajit, ndërsa përmbledhja e detajuar e rezultateve të hetimit duhet të jetë gati brenda vitit. Autoritetet indoneziane kanë qenë nën një presion të jashtëzakonshëm për të gjetur arsyet e aksidentit.Ekipet e kërkimit kishin diktuar sinjale nga kutia e zezë e avionit që të premten, por ajo nuk rezultoi aty ku mendohej, sepse ishte shkëputur nga bishti. Përpjekjet vazhdojnë sakaq për të nxjerrë nga uji pjesën kryesore të avionit, ku mendohet të kenë mbetur të bllokuar pjesa më e madhe e viktimave.Deri tani nuk janë rikuperuar veçse 48 trupa. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende një mister dhe gjithë çfarë dihet aktualisht është se fluturimi QZ8501  kishte hasur në turbulenca ajrore për shkak të motit të keq, e pati kërkuar të ndryshonte rrugë përpara se komunikimi me pilotët të ndërpritej.


Pas Parisit, objektivi i radhës i terroristëve është Vatikani 

12/01/2015
Tashmë është Vatikani në shënjestër të terroristëve që përgatiten për atentatin e ardhshëm pas atij në Paris. 

Alarmin e japin shërbimet sekrete amerikane të cilat kanë lajmëruar Vatikanin se Selia e Shenjtë është objektivi i radhës në listën e ISIS. Lajmi është publikuar në Tv izraelit, Canale 1, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.Vatikani është një objektiv i mundshëm i ISIS por për momentin “nuk ka sinjale konkrete” që mund të bëjnë të mendosh për ndonjë sulm. Ndërkohë që mediat italiane raportojnë se shërbimet sekrete të Italisë ato të Mossad dhe CIA-s kanë dërguar në ditët e kaluar informacione të cilat po analizohen për disa skenare të mundshme, por pa treguar elementë konkretë të rrezikut. 

Hollande, takim me hebrejtë e Francës, të cilët shprehen për “gjendje lufte”

12/01/2015
Dita e marshimit të madh të unitetit në shenjë solidarizimi ndaj viktimave të terrorizmit, për Presidentin francez Francois Hollande ka nisur me një takim me përfaqësuesit e komunitetit hebraik francez. 

Në takim ka marrë pjesë edhe kryeministri Manuel Valls, si dhe ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve. Në “Elysee” kanë mbërritur, mes të tjerëve, edhe Rabini i madh i Francës, Haim Korsia, si dhe presidenti i Këshillit, që përfaqëson institucionet hebraike të Francës, Roger Cukierman.Menjëherë pas takimit, të zhvilluar me dyer të mbyllura, Cukierman ka deklaruar se “jemi në gjendje lufte”, duke ftuar të gjithë udhëheqësit botërorë të parashikojnë “masa të ashpra” kundër terrorizmit dhe bindjeve xhihadiste. Sipas “Le Figaro”, kreu i shtetit francez ka njoftuar gjatë takimit përforcimin e masave mbrojtëse ndaj vendeve të komunitetit hebraik në Francë.Ndërkohë, Izraeli ka ofruar mundësinë e varrosjes në Jeruzalem të viktimave të atentatit në supermarketin e Parisit. Lajmi është bërë i ditur nga burime ushtarake, sipas të cilave njëri prej të vrarëve, 21-vjeçari Yoav Hattab, do të varroset të martën në Jeruzalem.Funeral për Yohan Cohen do të zhvillohet sot në Paris, ndërsa familjarët e dy viktimave të tjera, Michel Saada dhe Philippe Braham, janë ende duke menduar ofertën izraelite. Në vitin 2012 u varrosën në Jeruzalem edhe viktimat e atentatit të Tuluzës. 


Kitaroviç zgjidhet Presidentja e re e Kroacisë, e para grua në histori 

12/01/2015
Kolinda Grabar-Kitaroviç do të jetë Presidentja e re e Kroacisë. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate sipas të cilave, kur janë numëruar 99.18% e votave, Kotaroviç ka marrë 50.43% të votave kundrejt 49.57% të rivalit të saj Ivo Josipoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën këtë të dielë.Në këtë mënyrë, Kitaroviç gruaja e parë në krye të shtetit kroat. Nga ana tjetër sipas mediave kroate, dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, ishte vetë Josipoviç i cili e pranoi humbjen.“U krye, zonja Kitaroviç ka fituar”, citojnë mediat kroate të ketë thënë Josipoviç.Kolinda Grabar-Kitaroviç vlerësohet si një diplomate e lartë që i përket partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), dhe do të jetë e para grua në historinë e Kroacisë e cila do të mbajë postin e Presidentes. 

Indonezi, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kutive të zeza të avionit 

12/01/2015
Polumbarët indoneziane mund të kenë lokalizuar kutitë e zeza të fluturimit QZ8501. 

Avioni i “AirAsia”-s u zhduk nga radarët në 28 dhjetor me 162 persona në bord e pas kërkimesh intensive, pjesët e tij u gjetën në ujërat e detit të Javës. Regjistruesi i zërit dhe ai i të dhënave duket se janë mbuluar nga copat e avionit në fundin e detit.Zhytësi e patën të pamundur t’i tërheqin, por do ta tentojnë nxjerrjen e tyre të hënën. Zbulimi tepër i rëndësishëm vjen në mesin e përpjekjeve për të gjetur trupin e Airbus-it A320-200. Aty mendohet të kenë mbetur të bllokuar pjesa më e madhe e viktimave. Deri tani, nuk janë rekuperuar veçse 48 trupa.Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por avioni kishte hasur në turbulenca ajrore për shkak të motit të keq e pat kërkuar të ndryshonte rrugë përpara se komunikimi me pilotët të shkëputej.Regjistruesit e të dhënave janë krijuar që t’i rezistojnë përplasjeve dhe zhytjes në ujë, e janë të pajisur edhe me lokatorë nënujorë që dërgojnë sinjale për të paktën 30 ditë. Gjetja e tyre është e një rëndësie thelbësore, sepse kutitë e zeza mund të ofrojnë informacion mbi momentet e fundit të fluturimit përpara aksidentit. 

Sulm kamikaz në Pakistan, 8 të vdekur dhe 16 të plagosur 

10/01/2015
Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë të populluar në Ravalpindi të Pakistan, duke varë të paktën 8 persona dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një kamikaz tentoi të futej në një xhami ku ndodheshin me qindra persona, por ai është ndalur nga forcat e sigurisë, të cilat nuk mundën të shmangnin shpërthimin.Një prej zyrtarëve vendas tha për “Associated Press” se synimi i autorit të sulmit ishte të futej në xhami, por kjo nuk u lejua nga forcat e sigurisë.“Shpërthimi shkaktoi një kaos të plotë. Nuk ka shumë detaje në lidhje me sulmin, por ka të vdekur dhe shumë të plagosur”, tha ai.


Kuba liron 36 të burgosur të tjerë, SHBA e përshëndet 

10/01/2015
Një prej grupeve më të njohura të disidentëve të Kubës ka bërë të ditur gjatë së premtes se 36 aktivistë opozitarë, përfshi një artist tepër popullor të hip-hopit, janë liruar gjatë dy ditëve të fundit si pjesë e marrëveshjes për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. 

Unioni i disidentëve Patriotikë të Kubës (UNPACU) njoftoi se 29 prej anëtarëve të saj ishin mes të liruarve, dhe se shumica prej tyre ishin paralajmëruar nga qeveria komuniste se mund të riktheheshin sërish në burg nëse vijonin aktivitetet e tyre opozitare.“Të burgosurit tanë janë të vendosur të vazhdojnë luftën për një Kubë demokratike, të cilën e dëshirojnë të gjithë”, tha lideri i UNPACU, Jose Daniel Ferrer, në një deklaratë. “Aktivistët e UNPACU lanë burgjet me më shumë energji, forcë dhe motivim se sa kanë pasur përpara se të burgoseshin”.Angazhimi i Kubës për të liruar 53 të burgosur është pjesë e marrëveshjes historike të publikuar më 17 dhjetor, në bazë të së cilës qeveritë kubaneze dhe amerikane ranë dakord për të rinovuar marrëdhëniet diplomatike pas më shumë se 50 vitesh armiqësi.

Al Kaeda merr përgjegjësinë për masakrën në Paris 

10/01/2015
Al Kaeda në Jemen mori përgjegjësitë për masakrën terroriste në revistën satirike “Charlie Hebdo”. 

Një anëtar i Al Kaedas ka dhënë një deklaratë për Associated Press, duke thënë se sulmi mbi “Charlie Hebdo” ku mbetën të vdekur 12 persona, ishte “hakmarrje për nder të profetit Muhamed dhe ai ishte planifikuar që nga koha e Osama Bin Laden”.Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ata po hetojnë për të përcaktuar nëse Al Kaeda ka drejtuar dhe financuar sulmin apo thjesht mbështeti dy vëllezërit e vrarë të premten.Një ditë pas masakrës së “Charlie Hebdo”, burime të afërta me hetimet thanë se një prej dy vëllezërve, Kouachi të dyshuar për kryerjen e masakrës në Paris, kishte udhëtuar për në Jemen në vitin 2011 për t’u trajnuar nga militantët e Al Kaedas. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Said Kouachi, 34 vjeç, ka qëndruar në Jemen për disa muaj ku është stërvitur nga anëtarët e Al Kaedas në Gadishullin Arabik. Ndwrkohw me herwt gjatw ditws sw djeshme pas thuajse 3 ditësh terror në Francë, forcat speciale përfunduan rreth orës 17:00 operacionin e gjërë duke ekzekutuar dy vëllezërit Kouachi në veri të Parisit, si edhe pengmarresin në supermarketin e kryeqytetit francez, ku konfirmohen edhe katër pengje të vrarë nga Presidenti Hollande. Policia franceze i kishte izoluar prej disa orësh Charif dhe Said Kouachi në shtypshkronjën ku ata ishin strehuar. Vetëm pas një sinjali, forcat speciale shpërthyen dyert e ndërmarrjes dhe i ekzekutuan terroristët. Pengu që ata mbanin u shpëtua. Ndërkohe paralel me këtë operacion, forca të tjera speciale në pjesën lindore të Parisit ndërhynë në supermarketin ku një tjetër atentator, Amady Coulibaly së bashku me një vajzë, dyshuar si bashkëshortja e tij, mbante peng 6 njerëz. 

Paris, 2 të vdekur, 20 të plagosur  nga të shtënat terroristë-polici  

09/01/2015
Aksioni për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar për masakrën në “Charlie Hebdo” ka rritur bilancin e të vdekurve, ku gjatë një shkëmbimi të dhunshëm me armë mes policisë dhe dy terroristëve, janë shënuar 2 të vdekur dhe 20 të plagosur. 

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat franceze. Vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi ndodhen të fshehur në një kompani në Dammartin, në rajonin Aisne. Mediat lokale bëjnë me dije se dy vëllezërit terroristë po mbajnë peng një punonjës të ndërmarrjes, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur. Atentatorët u lokalizuan nga helikopterët e policise në pyjet në veri-lindje të Parisit, ndërsa policia i ka bërë thirrje banoreve ne këtë zonë që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Policia është në ndjekje të vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi, përgjegjës të sulmit të së mërkurës ku u shënua një masakër që tronditi gjithë botën. Terroristët janë arratisur në zonën veri-lindore të Parisit, në fshatin Longpont ku janë pozicionuar dhe kërkimet e qindra forcave speciale bashkë me 5 helikopterë.Ora 10:16 Avionët shmangin uljen në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle. Lajmi mësohet nga Agjencia Ajrore Neës, se dy aeroplanët në aeroportin e Roissy-Charles de Gaulle nuk kanë bërë ulje të zakonshme por kanë ndryshuar drejtim. 


Libi, 19 ushtarë të vrarë në luftën me militantët

26/12/2014
Të paktën 19 ushtarë u vranë në luftën kundër militantëve islamikë në Libinë lindore. 

Agjencia franceze e lajmeve tha se ushtarët u vranë gjatë përleshjeve të armatosura në Sirte.Ndërkohë, Zjarri i raketave goditi një depo nafte në Es Sider. Njoftohet se nga gidtja u shkaktuan zjarre, megjithëse zyrtarët thanë se dëmi ishte i kufizuar.Qeveria e Libisë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar operon nga pjesa lindore e vendit, pasi grupi kryengritës Agimi Libian pushtoi kryeqytetin Tripoli në muajin gusht.OKB-ja njoftoi këtë javë se luftimet në Libi kanë shkaktuar qindra civilë të vrarë që nga muaji gusht dhe se grupet e armatosura në këtë vend të Afrikës Veriore mund të jenë përgjegjëse për krime lufte.

Bisedimet për Ukrainën, pa rezultat

26/12/2014
Bisedimet midis negociatorëve të qeverisë ukrainase dhe homologëve të tyre separatistë pro-rusë nuk arritën ndonjë rezultat të dukshëm për t’i dhënë fund konfliktit tetë-mujor në Ukrainën lindore. 

Udhëheqësit e separatistëve u cituan të kishin thënë se i vetmi rezultat i prekshëm i bisedimeve në Bjellorusi ishte një marrëveshje mbi kushtet e një shkëmbimi të të burgosurve prej rreth 400 personash.Në përpjekjet e paqes janë përfshirë edhe zyrtarë rusë dhe ndërmjetësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Qëllimi është që të konsolidohet një armëpushim i arritur në muajin shtator që i ka pakësuar luftimet. Duke folur në televizionin shtetëror, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se dëshira e Ukrainës për anëtarësim në NATO paraqet rrezik për sigurinë evropiane.Zoti Lavrov tha se disa vende perëndimore duan të përdorin kërkesën e Kievit për anëtarësim në NATO me qëllim që ta mbajnë ndezur krizën në Ukrainë dhe të nxisin konfrontimin midis Ukrainës dhe Rusisë.NATO-ja e ka rritur praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore këtë vit për shkak të mbështetjes së Rusisë ndaj kryengritësve në Ukrainën lindore.Moska ka mohuar vazhdimisht se e mbështetjen rebelimin në këtë pjesë të Ukrainës.


Putin anulon pushimet për anëtarët e Qeverisë 

26/12/2014
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka anuluar pushimet për festat e fundvitit për anëtarët e Qeverisë së tij. 

Lajmi i keq për ministrat rusë dhe strukturat e tjera u dha gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte. Sipas kreut rus, shkak është kriza financiare, ndaj të gjitha dikasteret duhet të punojnë për të ndihmuar dhe forcuar ekonominë.“Qeveria dhe strukturat e saj të ndryshme nuk mund të marrin pushime të gjata, të paktën jo për këtë vit. Ju e dini se çfarë jam duke thënë”, është shprehur Putin në fjalimin e tij që u transmetua edhe në televizionin shtetëror rus.  Ndërsa ai shtoi se, ngjarjet e fundit tregojnë se ajo që është bërë nga qeveria ruse, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, sipas Putin, nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar strukturën e ekonomisë ruse.Kjo deklaratë është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si një ndryshim i tonit nga vetëm një javë më parë, kur Putin fajësoi Perëndimin për problemet e Rusisë, madje ngriti edhe një teori se SHBA dhe vendet arabe ulën me qëllim çmimin e naftës. 

Skoci, kamioni vërshon në trotuar, 6 të vdekur 

23/12/2014
Një kamion ka vërshuar në një trotuar në Glasgou të Skocisë, duke shtypur për vdekje 6 nga personat e shumtë që po ecnin në të, duke parë dyqanet në prag festash. 

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet skoceze, të cilat paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rëndohet për shkak të numrit të lartë të të plagosurve. Ngjarja ka ndodhur në zonën përreth George Square, në qendër të kryeqytetit skocez, e tejmbushur për shkak të pazareve të fundvitit e që tani është rrethuar nga automjetet e grupeve të ndërhyrjes së shpejtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së hënës dhe dinamikat e ngjarjes janë ende të paqarta. Fillimisht është përfolur për përplasjen e dy automjeteve, por nuk përjashtohet që kamioni për mbledhjen e mbeturinave të ketë vënë para njerëzit pasi drejtuesi të ketë humbur kontrollin për shkak të një dhembjeje. Dëshmitarë okularë kanë folur për persona të shumtë të shtrirë në asfalt, si në trotuar ashtu edhe në rrugët e qendrës, në afërsi të Millenium Hotel. Për momentin autoritetet vlerësojnë se bëhet fjalë vetëm për një incident të rëndë dhe jo për ndonjë akt me qëllime dashakeqe. Gjithësesi, më herët gjatë ditës një ngjarje e ngjashme u verifikua në Dijon të Francës, ku një person në bordin e një automjeti, pasi bërtiti “Allahu akbar” vërshoi mes njerëzve duke plagosur 11 persona. 


Greqi, Samaras thirrje përkompromis për zgjedhjen e presidentit të ri 

23/12/2014
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Greqi do të zhvillohen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Stavros Dimas, kandidati i partive Demokracia e Re (ND) dhe Lëvizja Socialiste Panhelenike (PASOK) të cilat formojnë qeverinë e koalicionit do të jetë pjesë e votimit si kandidat i vetëm. Dimas i cili në votimet e 17 dhjetorit mori nga deputetët 160 vota "pro" dhe 135 vota "jo" që të zgjidhet president, atij i duhet të marrë 200 vota.Sipas Kushtetutës së Greqisë një kandidat për t'u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë nga 300 deputetë në parlament duhet të marrë 200 vota të tyre, ndërsa në turin e tretë duhet të marrë të paktën 180 vota.Sipas Kushtetutës në fund të raundit të 3-të të votimit që zhvillohen çdo 5 ditë, në rast se presidenti nuk zgjidhet atëherë parlamenti shpërndahet brenda 10 ditëve dhe zhvillohen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.Në qeverinë e koalicionit në parlament ND ka 127 deputetë, PASOK 28 deputetë, ndërsa Aleanca Opozitare Radikale e Majtë (SYRIZA) 71, e Majta Demokratike (DIMAR) 10, Agimi i Artë (Hrisi Avgi) 16, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) 12, Grekët e Pavarur (Anel) 12. Ndërsa 24 deputetë në parlament janë të pavarur.

Tunizi, 88-vjeçari fiton zgjedhjet presidenciale 

23/12/2014
Tunizia ka zhvilluar zgjedhjet e para të lira që prej shpalljes së pavarësisë nga Franca në Vitin 1956. 

Në moshën 88-vjeçar, Beji Caid Essebsi është shpallur fitues, pasi mori 55.68 përqind të votave në balotazhin e zhvilluar gjatë ditës së diel, duke mundur kundërshtarin e tij, i cili mori 44.32 përqind. Beji Caid Essebsi i ka bërë thirrje të ‘punojnë së bashku’ për stabilitetin në vend, por fitoren e tij kritikët e kanë cilësuar si një kthim pas në kohë. Ata theksojnë se 88-vjeçari ka qenë pjesë e kabinetit të ish-presidentin Zine el-Abedine Ben Ali, i cili u rrëzuar në 2011 pas revolucionit të cilësuar si “Pranvera Arabe”, ku pati kryengritje në të gjithë rajonin.Fitorja e Essebsi është pritur me protesta në disa qytete. Në qytetin jugor të Hamma, protestuesit dogjën goma, ndërsa forcat e policisë u kundërpërgjigjën, duke përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmat.Kjo është hera e parë që në Tunizi mbahen zgjedhje të lira që prej vitit 1956, kur Tunizia fitoi pavarësinë nga Franca. 

Pakistan, i pashmangshëm ekzekutimi i të dënuarve me vdekje 

23/12/2014
Më shumë se 50 persona të dënuar me vdekje për akte terroriste në Pakistan pritet të ekzekutohen pasi presidenti Mamnoon Hussain ka refuzuar kërkesat e tyre për falje, kanë thënë zyrtarët vendas. 

Gjashtë persona janë ekzekutuar që nga shfuqizimi i moratoriumit që ndalonte dënimet me vdekje, pas tragjedisë së ndodhur në shkollën e Peshauarit. Ndërsa qindra të tjera mund të ekzekutohen muajt e ardhshëm, thonë raportet. Sipas masave të ndërmarra nga presidentit ekzekutimet mund të zhvillohet në të gjithë vendin në çdo kohë. Rreth 140 persona, shumica e të cilëve fëmijë, humbën jetën në sulmin barbar të talebanëve ndaj shkollës së administruar nga ushtria në Peshauar. Si reagim, ushtria kreu një seri operacionesh ndaj njësive të talebanëve në zonat në kufi me Afganistanin gjatë së premtes, duke vrarë 59 militantë.Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se Pakistani ka numrin më të madh në botë të të burgosurve të dënuar me vdekje, me më shumë se 8000 njerëz në pritje të ekzekutimit. “Amnesty International” tha se ekziston mundësia që javën e ardhshme të ekzekutohen rreth 500 persona. Aktivistët e të Drejtave në Pakistan thonë se shumë nga personat e dënuar nuk kanë lidhje me grupet terroriste. Ndërsa më herët, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville më herët i kishte bërë thirrje qeverisë së Pakistanit që të mos rifillonte ekzekutimet.

Tragjedia në Australi, arrestohet nëna pasi dyshohet për vrasjen e 8 fëmijëve

20/12/2014
Nëna e 7 prej 8 fëmijëve të gjetur të vrarë në një shtëpi në Cairns është arrestuar pas dyshimeve për vrasje.

Sipas policisë, gruaja e moshës 37-vjeçare, ishte në gjendje të rënduar psikologjike kur u pyet nga hetuesit.Gruaja u gjet në banesë e plagosur me thikë së bashku me 8 fëmijët e pajetë. Fëmijët ishin të moshës 18 muajsh deri në 15 vjeç. 7 prej fëmijëve i përkasin 37-vjeçares, ndërsa fëmija i tetë ishte mbesa e saj.Detektivi i policisë, Bruno Asnicar konfirmoi arrestimin e nënës, ndërsa u shpreh se ajo aktualisht ndodhet në spitalin ‘Base Cairns’ nën masa të rrepta sigurie.Emri i gruas ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, ndërsa fillimisht u tha se ajo ishte 34 vjeç.Trupat e fëmijëve u zbuluan nga djali 20-vjeçar, pas mbërritjes në shtëpi të premten në mëngjes.

Pakistan, ekzekutimet e para pas tragjedisë së Peshauarit 

20/12/2014
Autoritetet në Pakistan kanë kryer dy ekzekutime, të parat që nga shfuqizimi i moratoriumit që ndalonte dënimet me vdekje, pas tragjedisë së ndodhur në shkollën e Peshauarit. 

Një nga personat e ekzekutuar ishte një i dënuar për sulm ndaj selisë qendrore të ushtrisë pakistaneze në vitin 2009, ndërsa tjetri i dënuar për një tentativë vrasjeje ndaj ish-liderit Pervez Musharaf. Ekzekutimet janë kryer pavarësisht apelit të bërë më herët gjatë ditës ndaj Islamabadit zyrtar nga OKB për të mos i realizuar ato. Rreth 140 persona, shumica e të cilëve fëmijë, humbën jetën në sulmin barbar të talebanëve ndaj shkollës së administruar nga ushtria në Peshauar. Si reagim, ushtria kreu një seri operacionesh ndaj njësive të talebanëve në zonat në kufi meAfganistanin gjatë së premtes, duke vrarë 59 militantë. Dy ekzekutimet u kryen në qytetin e Faisalabadit vonë gjatë ditës së premte, njoftuan autoritetet lokale. Mediat pakistaneze ndërkohë i identifikuan të ekzekutuarit si Aqeel, i njohur me pseudonimin “Dr Usman” dhe Arshad Mehmood. I pari ishte arrestuar gjatë sulmit kundër bazës ushtarake në Raualpindi dhe dënuar me vdekje në 2011, ndërsa i dyti për tentativën e vrasjes së Musharraf, në të njëjtin qytet në vitin 2003. 


Obama: Do reagojmë ndaj Koresë për sulmin ndaj Sony 

20/12/2014
Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj sulmit elektronik të Koresë së Veriut ndaj kompanisë kinematografike Sony Pictures. 

Në fjalimin e fundit për vitin 2014, Obama deklaroi gjithashtu se studioja “bëri gabim” kur refuzoi të mos publikonte filmin komedi mbi vrasjen e liderit koreano-verior, Kim Jong un. “Ne do të përgjigjemi me masa të përshtatshme, në kohën dhe me mënyrat që do të zgjedhim”, deklaroi Obama, pa saktësuar se cilat do të jenë mënyrat në fjalë. “Ne nuk mund të kemi një shoqëri ndaj të cilës ndonjë diktator diku nëpër botë mund të vendosë çensurë ndaj Shteteve të Bashkuara”, vijoi ai. Presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi se është me rëndësi mbrojtja e sistemeve elektronike të sektorit publik dhe atij privat nga sulmet pirate, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike dhe sociale. Barack Obama vuri gjithashtu në dukje bindjen e tij se Sony Pictures bëri gabim kur vendosi të mos vazhdonte me publikimin e filmit. 

Rikthehen sulmet ajrore në Gaza 

20/12/2014
Pas rreth 4 muajsh “paqeje" Izraeli ka rinisur bombardimet mbi Gaza, sulmi i parë që prej arritjes së armëpushimit në muajin gusht. 

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sulmi ka pasur si synim goditjen e objektivave të Hamasit, si kundërpërgjigje ndaj një rakete të lëshuar më herët gjatë ditës së premte nga Gaza.Banorët e zonës Khan Yunis në Gaza raportuan se kanë dëgjuar dy shpërthime. Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe përfaqësuesve të Hamasit i dha fund 7 javëve luftimi që i morën jetën më shumë se 2200 njerëzve, shumica prej të cilëve palestinezë.Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë gjykata e përgjithshme e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka anuluar vendimin e bllokut për ta mbajtur Hamasin në listën e grupeve terroriste.Sipas gjykatës, lëvizja e BE-së nuk mbështetej në shqyrtimin e veprimeve të lëvizjes islamike, por në fajësimin e kësaj të fundit në bazë të informacioneve të marra nga shtypi dhe interneti. 

Greqi, dështon raundi i parë i presidencialeve 

18/12/2014
Është mbyllur me asgjë të re raundi i parë i votimit për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës në Greqi. 

Kandidati qeveritar Stavros Dhimas ka siguruar vetëm 160 të preferencave nga 200 që janë të nevojshme që ai të zgjidhet në krye të shtetit. Votat kundër tij kanë qenë 135 dhe pjesa e mbetur abstenim, raportojnë agjencitë helene të lajmeve në edicionet e tyre online. Dhimas, 73 vjeç, është anëtar i partisë Demokracia e Re e kryeministrit aktual të Greqisë Andonis Samaras, si dhe ish-komisioner në radhët e Komisionit Evropian. Dështimi i këtij raundi afron gjithnjë e më shumë opsionin e zgjedhjeve politike të parakohshme, të cilave u druhen shumë Bashkimi Evropian dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Komisioneri i Financave të BE, Pier Moskovisi, që vizitoi Athinën pak ditë më parë për të diskutuar mbylljen e programit të ndihmës, deklaroi pas takimit me kryeministrin Samaras se do të ishte negative për Greqinë rikthimi i mundësisë së daljes së saj nga eurozona, i ashtuquajturi “Grexit”. Ndërsa sipas “New York Times”, skenari më i mirë për Greqinë, nëse ajo shkon në zgjedhje të parakohshme, është zëvendësimi i kryeministrit Samaras, pasi sipas gazetës, lëvizjet e fundit të tij kanë destabilizuar tregjet. 

Egjipt, shënohet viktima e nëntë nga virusi i shpendëve

18/12/2014
Një grua egjiptiane, 20 vjeçare, ka vdekur të mërkurën nga virusi i shpendëve, vdekje e cila është e nënta në Egjipt nga gjithsej 18 raste të identifikuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, ka njoftuar se gruaja kishte ardhur në spital nga krahina jugore Assiut.Pacientja, është shtruar të dielën në spital pasi kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen, ndërsa po në spital ka ndërruar jetë.Nga nëntë pacientë të tjerë që janë të identifikuar, dy sipas tij, ende janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga viti 2003 e deri më 2 tetor të këtij viti, në 16 shtete të ndryshme janë identifikuar 668 persona me virusin H5N1.Sipas OBSH 393 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Gjykata e Strasburgut, Hamas jo më një organizatë terroriste 

18/12/2014
Gjykata e përgjithshme e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka anuluar vendimin e bllokut për ta mbajtur Hamasin në listën e grupeve terroriste. 

Sipas gjykatës, lëvizja e BE-së nuk mbështetej në shqyrtimin e veprimeve të lëvizjes islamike, por në fajësimin e kësaj të fundit në bazë të informacioneve të marra nga shtypi dhe interneti.Ngrirja e fondeve të Hamasit, megjithatë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Hamasi, i themeluar në 1987-n, fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006 dhe forcoi kontrollin e tij mbi Gazën, pas përmbysjes së rivalëve të Fatahut.Mbështetësit e tij e shohin si një organizëm rezistence legjitime ndaj Izraelit, të cilin e luftojnë prej vitesh. 

Kuba i kërkon SHBA të heqë embargon e tregtisë 

18/12/2014
Presidenti i Kubës Raul Castro i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i japin fund embargos së tregtisë pas hapjes së bisedimeve për vendosjes e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

Ai tha se embargoja prej 5 dekadash ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Por të drejtën për heqjen e embargos e ka vetëm Kongresi dhe BBC shkruan se republikanët janë kategorisht kundër zhvillimeve të fundit midis dy shteteve, megjithëse ekziston shpresa se Obama mund të ‘luftojë’ për të kaluar legjislacionin.Të mërkurën, Presidenti amerikan Barak Obama dhe Raul Castro ranë dakord për ndryshim madhor në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kubën, pasi udhëheqësit komunistë liruan amerikanin Alan Gross, që kishte qenë  burgosur atje për pesë vjet.Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës janë ngrirë që nga fillimi i viteve 1960, kur SHBA ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe vendosi një embargo tregtare pas revolucion në Kubë.Obama foli për “një kapitull të ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti amerikan ka njoftuar nisjen e lëvizjeve për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, duke theksuar se, ky kapitull përbën ndryshimin më thelbësor në politikën e Shteteve të Bashkuara kundrejt Kubës në 50 vjet. 

BE, të mërkurën votim jodetyrues për Palestinën 

17/12/2014
Ligjvënësit e Bashkimit Europian u ndalën shumë pak, gjatë së martës, në propozimin e një mocioni të përbashkët, që nxit vendet anëtare të unionit të njohin shtetin e Palestinës, duke zgjedhur në vend të kësaj një rezolutë kompromisi, që kërkon vazhdimin e bisedimeve për paqe. 

Socialdemokratët e krahut të majtë dhe “të gjelbrit” në Parlamentin Europian kanë prezantuar mocionet për një votim simbolik gjatë së mërkurës, që i bëjnë thirrje 28 vendeve anëtare të BE-së të njohin shtetin palestinez pa kushte.Kjo lëvizje vjen pas vendimit të Suedisë, në tetor, për njohjen e Palestinës, si dhe votimet jodetyruese të Parlamenteve të Britanisë, Francës, Irlandës dhe Spanjës, në favor të njohjes, gjë që demonstron padurimin gjithnjë e në rritje të europianëve me ngecjen e procesit të paqes.Disa prej vendeve europiane kanë ngritur vazhdimisht zërin duke shprehur irritimin me Izraelin, i cili ka ndalur edhe bisedimet e fundit të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë prillit, e që prej atëherë ka vijuar me programin e blloqeve të banimit në territoret që Palestina i kërkon për shtetin e ardhshëm.Gjithsesi, Partitë Popullore Europiane, të qendrës së djathtë, që përbëjnë gjithashtu edhe grupin më të madh në PE, si dhe grupi i katërt më i madh (ALDE) Aleanca e Liberaldemokratëve të Europës, thanë se njohja duhet të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje të negociuar me Izraelin.Pas bisedimeve të së martës, negociatorët e socialistëve të qendrës së majtë dhe demokratëve (PPE dhe ALDE), të cilët së bashku zotërojnë mazhorancën në Parlament, ranë dakord për tekstin si në vijim.

Sulme me makina bombë në Jemen, vriten 25 persona

17/12/2014
Të paktën 25 persona u vranë ditën e sotme pas shpërthimit të dy makinave bombë në qytetin Rada, në Jemen.

Ngjarja ka rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në Rara që ndodhet në krahinën qendrore al-Bayda.makina e parë bombë shpërtheu në një pikë kontrolli të drejtuar nga rebelet shiit Houthi. Bomba shpërtheu në një moment që aty pranë kalonte një autobus shkolle, duke vrarë 15 nxënës.Makina e dytë shpërtheu pranë shtëpisë së një zyrtari të lartë në një zonë që kontrollohet po prej grupit Houthi. Këtu deri tani janë konfirmuar 10 viktima.Rada është një bastion i Al Kaedës në Gadishullin Arabik, ndërsa Houthis shihen si kundërshtarë të Al Kaedës. Ky grupim “pushtoi” në shtator pa shumë rezistencë kryeqytetin Sana, me pretendimin për të vënë të gjithë Jemenin nën “putrat” e tyre.Fuqizimi i tyre ka shkaktuar indinjatë tek Al Kaeda, e cila i sheh shiitët si heretikë dhe militantët Houthis si leva të Iranit.Përveç rritjes së grupit tjetër militant AQAP dhe Houthis, Jemeni i varfër me 25 milionë banorë, po përballet edhe me një tjetër lëvizje separatiste në jug. Paqëndrueshmëria e lartë dhe në rritje e këtij shteti, ka alarmuar Arabinë Saudite si dhe shtetet e tjera të Gjirit arab.Ato kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Jemenin në rast të kapjes së shtetit prej këtyre grupeve terroriste.

Kerry: Heqja e sanksioneve varet nga zgjedhjet e presidentit Putin

17/12/2014
Heqja e shpejtë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë varet nga presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi sot shefi amerikan i diplomacisë, John Kerry.

“Sanksionet mund të hiqen brenda disa javësh ose ditësh, në funksion të zgjedhjeve të presidentit Putin”, -deklaroi Kerry ndërkohë që Rusia po bie në një krizë të rëndë monetare, të shkaktuar nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe sanksionet ekonomike të perëndimorëve për të ndëshkuar sjelljen e presidentit rus në çështjen ukrainase.“Ne nuk duam që populli të vuajë, ky nuk është qëllimi ynë”, -vazhdoi Kerry duke theksuar se rusët janë pengje të zgjedhjeve të bëra nga qeveria e tyre.Sipas ushtrisë ukrainase, deri në 10 mijë ushtarë rusë gjenden aktualisht në lindjen rebele të Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të ri që po respektohet nga të gjithë. Konflikti në lindje të Ukrainës ka bërë 4 600 të vdekur që prej mesit të prillit, sipas bilancit të fundit të OKB-së.

Obama dënon ashpër sulmin terrorist në Pakistan

17/12/2014
Presidenti amerikan, Barack Obama, dënoi sot një sulm të tmerrshëm dhe të shëmtuar pas hyrjes të një komandoje me talebanë në një shkollë në Peshauar, në veriperëndim të Pakistanit, ku u vranë 141 persona.

“Duke shënjestruar nxënësit dhe mësuesit në këtë sulm të shëmtuar, terroristët edhe një herë tjetër treguan shthurjen e tyre”, deklaroi Obama në një komunikatë, duke theksuar angazhimin e SHBA-së në krah të qeverisë pakistaneze për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin si dhe për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon.“SHBA-ja dënon me gjithë forcë sulmin e tmerrshëm që nodhi sot kundër shkollës publike të ushtrisë së Peshauarës në Pakistan. Shqetësimet tona dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të afërmve të tyre”, vazhdoi presidenti amerikan.Talebanët pakistanezë zhvilluan sot një nga sulmet e tyre më të përgjakshme duke shënjestruar një shkollë të frekuentuar nga fëmijët e ushtarëve dhe duke vrarë të paktën 141 persona ku rreth 100 ishin fëmijë.Ushtria në fund të mesditës i dha fund kësaj tragjedie pas shtatë orë luftimesh kundër gjashtë talebanëve të dërguar nga Lëvizja Talebanë e Pakistanit për t’u hakmarrë kundër ofensivës ushtarake të zhvilluar që prej korrikut nga ushtria pakistaneze në vendet ku strehoheshin luftëtarë talebanë.

Obama: ISIS-in do ta shkatërrojmë

16/12/2014
Presidenti amerikan, Barack Obama ka shfrytëzuar një vizitë të pushimeve sezonale në një bazë ushtarake amerikane të hënën për të lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj militantëve të Shtetit Islamik, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk do t’i lë vend grupit dhe do ta shkatërrojë atë përfundimisht. 

Obama foli para qindra ushtarakëve në Fort Dix ku falenderoi ushtrinë amerikane për veprimet e saj nëpër botë. ‘Koalicioni i drejtuar nga SHBA në Siri dhe Irak ka pasur sukses kundër grupit të Shtetit Islamik, por do t’i duhet ende kohë për t’u përballur me pushtimet territoriale që ekstremistët në Irak kanë kryer gjatë verës’- raportojnë mediat.


Pengmarrja në Australi, Kryeministri Abbott paguan ‘haraç’ për viktimat


16/12/2014
Kryeministri i vendit Tony Abbott paguan haraç për dy pengjet që vdiqën në pengmarrjen që ndodhi në një kafene në Sidnej, në “Martin Place”. 

Në një konferencë për shtyp, ai i përshkroi viktimat si “njerëz të mirë”, të cilët ishin “që u bënë pre e fantazisë së sëmurë të një individi tepër të traumatizuar”.Dy pengjet vdiqën dje, pasi komandot e policisë hynë me forcë në kafenenë në sheshin “Martin Place” ku mbaheshin edhe dhjetra të tjerë peng. Viktimat qenë një 34-vjeçar, menaxher i kafenesë, i quajtur Tori Johnson dhe tjetri, një 38-vjeçare, avokate në Sidnej, Katrina Dawson.Në vendin ku ndodhi pengmarrja dhe vdekja e dy viktimave, qytetarët nisën të lënë mesazhe ngushëllimi dhe lule në kujtim të tyre.Ndërkohë, një hetim ka nisur mbi operacionin policor që i dha fund pengmarrjes si dhe motivet e pengmarrësit Man Haron Monis – një refugjat iranian, ekstremist i njohur – dhe mënyrën sesi ai dispononte armë.Kryeministri Abbott tha Monis nuk kishte qenë më parë në ndonjë listë terroristësh, ç’ka përbën tani një element që do të përfshihet në diskutimet për të parë përtej kësaj ngjarjeje.

Danimarka sfidon Rusinë dhe Kanadanë për Polin e Veriut 


16/12/2014
Danimarka ka paraqitur një kërkesë në OKB, duke argumentuar se zona përreth Polin të Veriut është e lidhur me platformën kontinentale të Grenlandës, një territor autonom danez. 

Ministri i Jashtëm, Martin Lidegaard tha se ishte një “moment historik dhe i rëndësishëm” për Danimarkë. Kanadaja dhe Rusia kanë pohuar tashmë sovranitetin e tyre mbi territorin Arktik të pasur me energji. Vendet e Arktikut kanë rënë dakord që një panel i OKB-së do të zgjidh mosmarrëveshjet, fokusi i të cilave është Lomonosov Ridge, një varg nënujor që ndan Arktikun në dy pjesë. Një raport i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të vitit 2008 ka vlerësuar se më shumë se 22 përqind e burimeve të pazbuluara dhe të rikuperueshme ndodhen në Arktik, por Poli i Veriut ka pak gjasa të ketë naftë ose gaz nën ujërat e thella. Në 2008-ën, Danimarka, së bashku me Rusinë, Norvegjinë, Kanadanë dhe SHBA-në thanë se mosmarrëveshja territoriale duhet të zgjidhet në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ‘Ligjin e Detit’.Paneli i përbërë nga 21 anëtarë do të hetojë pretendimet konkurruese për Polin e Veriut dhe duhet të vendosë nëse provat shkencore janë të vlefshme. Nëse pretendimet mbivendosen, atëherë shtetet duhet të negociojnë.Martin Lidegaard, ministri i Jashtëm i Danimarkës tha se provat e mbledhura nga viti 2002 mbështesin pretendimet e Danimarkës për një sipërfaqe rreth 895 mijë kilometra katrorë, afërisht 20 herë sa madhësia e Danimarkës. 


Erdogan kundër BE-së: Të shikojë punët e veta 

16/12/2014
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u është përgjigjur kritikave të Bashkimit Europian mbi bastisjen e fundit të bërë nga autoritetet turke në disa media vendase të njohura si mbështetëse të klerikut, Fethulah Gulen. 

Në deklaratën e lëshuar pas ngjarjes, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Han shprehën se çdo lëvizje e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE varet nga “respektimi i plotë i sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut”. Bastisjet dhe arrestimet, thuhet aty, janë të papajtueshme me lirinë e shtypit, një prej parimeve themelore të demokracisë. Të paktën 24 vetë u prangosën gjatë mësymjes së policisë ndaj gazetës më të shitur në vend, “Zaman”, dhe një stacioni televiziv, për të cilët thuhet të kenë lidhje të ngushta me klerikun e mërguar prej vitesh në Amerikë. Dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, sot Gulen akuzohet se po përpiqet të krijojë një shtet paralel brenda Turqisë. Vetë përkrahësit e ndaluar të liderit shpirtëror të lëvizjes “Hizmet” përballen me akuzat se kanë tentuar të marrin në dorë kontrollin e shtetit. Operacioni u urdhërua nga vetë Erdogani, që pak ditë më parë u zotua të mposhtte “rrjetin e tradhtisë, duke e detyruar - siç tha, - që të paguajë”. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të muajit gusht ndan bindjen se kleriku Gulen është orkestruesi i hetimeve për korrupsion të një viti më parë kundër personave të rëndësishën në rrethin e tij të ngushtë. Tri ministra dhanë atëherë dorëheqjen. Por, edhe pse pas kësaj të gjitha akuzat u rrëzuan, armiqësia e Erdoganit për Gulenin mbeti e njëjtë, edhe pse kleriku mohon të ketë pasur gisht në organizimin e hetimit për mitmarrje. 


SHBA, mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës policore e racizmit 

15/12/2014
Dhjetëra mijëra qytetarë amerikanë dolën në rrugë për tu shprehur kundër pranisë së dhunës policore dhe racizmit në këtë vend.

Qëllimi i protestave të organizuara nën sloganin "Dita e Rezistencës Kombëtare" në New York, Kentucky, Kaliforni, Boston, Massachusetts, Misuri, Illinois, Colorado dhe Washington, ngritja e zërit ndaj vrasjes së qytetarëve me ngjyrë Michael Brown, Eric Garner, Akai Gurley dhe Tamir Rajs, të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë.Protesta e organizuar në New York me moton "Miliona shëtisin", tuboi rreth 25.000 njerëz e cila, në krahasim me ate të Bostonit ku policia arrestoi 23 njerëz, përfundoi pa incidente.Eric Garner (43), babai i gjashtë fëmijëve, vdiq gjatë arrestimit të dhunshme më 17 korrik në New York, me pretendimin se ishte përfshirë në shitjen e paligjshme të cigareve.Gjithashtu, më 9 gusht policia e Fergusonit, gjatë arrestimit, shtiu me armë drejt një personi të paarmatosur me ngjyrë me emrin Michael Brown. Pas kësaj ngjarjeje shpërthyen protesta në të gjithë vendin të cilat zgjatën gati dy javë.Vlen që të përmendim se forcat e sigurisë të Shteteve të Bashkuara në këtë vend çdo vit vrasin prej 400 deri 500 persona. Sipas agjencisë hetuese federale (FBI) në vitin e fundit gjatë kryerjes së detyrës humbën jetën 76 policë.

Australi, merren peng 40 persona në kafene,dyshohet sulm terrorist. Sidenj në alarm për terrorizëm

15/12/2014
Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në një kafene në Sidnei të Australisë. 

Mësohet se personi i armatosur dhe ende i paidentifikuar, ka marrë peng klientët dhe stafin e kafenesë duke shkaktuar kështu panik në radhët e qytetarëve dhe autoriteteve australiane.Sipas mediave ndërkombëtare mendohet se në lokal po mbahen peng rreth 40 persona. Policia australiane ka rrethuar lokalin dhe ka nisur negociatat me autorin, falë të cilave është bërë i mundur edhe lirimi i 3 prej pengjeve, pas rreth 6 orësh.Ajo çka është edhe më shqetësuese për autoritetet austrialiane është se dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist. Kjo pasi në një nga dritaret e lokalit është shfaqur një flamur i zi islamik me disa mbishkrime në të.Vetë kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka hedhur dyshimet mbi një fakt të tillë duke u shprehur se sulmi mund të jetë i motivuar politikisht.Ndërkohë tensioni vazhdon të mbetet i lartë, ndërsa policia australiane e ndodhur në vendngjarje, vijon operacionin me qëllim shpëtimin e pengjeve dhe lënien e tyre të lirë.



Turqi, bastisen selitë mediatike pranë rivalit të Erdogan, Gulen

15/12/2014
Policia turke ka bastisur një stacion televiziv dhe një gazetë, të cilat njihen si burime mediatike pranë klerikut musliman që jeton në Amerikë, Fethullah Gulen, duke arrestuar disa persona, bëjnë të ditur raportimet e mediave turke, vetëm dy ditë pasi Presidenti Tayyip Erdogan sinjalizoi për një fushatë të re kundër mbështetësve të Gulenit. 

Policia nisi operacionet kërkimore në disa adresa në Stamboll dhe provincat përreth Turqisë, duke ndaluar disa persona, përfshi një ekzekutiv të lartë të një kanali televiziv pranë Gulenit, raporton rrjeti televiziv shtetëror TRT Haber.Gulen, dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, tashmë është rivali i tij më i madh, edhe pse jeton në arrati të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportimet e medias bëjnë të ditur se mandatarrestet janë lëshuar për 32 persona.Bastisjet vijnë një vit pasi shpërthimit të hetimeve për korrupsion që shënjestronin rrethin e ngushtë të Erdoganit, atëherë kryeministër, sipas të cilit përbënin një komplot për ta rrëzuar atë nga pushteti, komplot i orkestruar nga një “strukturë paralele” e mbështetësve të Gulenit, por ky i fundit mohon këtë akuzë.Hetimi, i cili u bë publik pas bastisjeve të policisë më 17 dhjetor të vitit të kaluar, çoi në dorëheqjet e 3 ministrave dhe detyroi Erdoganin të pastronte aparatin shtetëror, duke riemëruar mijëra policë dhe qindra gjykatës e prokurorë.

Hamas, paradë ushtarake në Gaza: Do të shkatërrojmë Izraelin 

15/12/2014
Duke u angazhuar se do të shkatërrojë Izraelin, Hamas ka zhvilluar një paradë të rreth 2000 luftëtarëve të armatosur dhe raketave të montuara në kamionë përmes Gazas, për të shënuar kështu 27-vjetorin e formimit të saj me një shfaqje - ndoshta më të madhen - që tregon forcën e saj që prej fundit të luftës së Gazës, gjatë verës. 

Një armëpushim në gusht i dha fund 50 ditëve luftim me Izraelin, në të cilën sipas zyrtarëve kanë vdekur mbi 2100 palestinezë, shumica e të cilëve civilë. Izraeli shënoi gjatë kësaj kohe 67 të vdekur mes ushtarëve dhe 6 civilë.Në paradë, një lider i lartë i Hamasit rikonfimoi premtimin bazë që prej themelimit të tyre, për të shkatërruar Izraelin.Gjatë viteve të fundit, disa liderë të Hamasit kanë thënë se do të pranonin një shtet palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në vitin luftën e vitit 1967, në këmbim të paqes afatgjatë prej tyre, por do të vazhdojnë të refuzojnë ekzistencën e armikut të tyre kryesor. 

Drejtori i CIA-s John Brennan merr në mbrojtje agjencinë, pas raportit 

12/12/2014
Drejtori i Agjencisë Qëndrore të Zbulimit, John Brennan, mori në mbrojtje agjencinë nga akuzat e ngritura në raportin e Senatit se CIA ka përdorur teknika çnjerëzore për marrjen në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm.

Në një fjalim të rrallë publik në selinë e agjencisë, Brennan tha se programi i paraburgimit dha informacione të vlefshme në kapjen e udhëheqësve të lartë të al-Kaidës. Por ai pranoi se në disa raste ndaj personave në paraburgim u përdorën metoda të paligjshme, madje tronditëse. Fjalimi i Brennan vjen një ditë pasi disa anëtarë demokratë të komisionit të Senatit për Zbulimin e kritikuan atë për reagimin e agjencisë ndaj raportit. Ata thanë se përgjigja e CIA-s është në kundërshtim me një shqyrtim të brendshëm të bërë nga ish drejtori i saj Leon E. Panetta, që ata thonë se është shumë më kritik ndaj metodave të marrjes në pyetje dhe paraburgimit.Brennan theksoi ndërkaq se në shumë gjëra CIA veproi drejt, në një kohë kur përgjigjet nuk ishin të thjeshta.


Zvicër, ndalen testimet e vaksinës së Ebolas 

12/12/2014
Prova klinike e një vaksine kundër Ebolas në Zvicër është ndërprerë, pasi disa pacientë u ankuan për dhimbje si në gjymtyrët e sipërme, ashtu dhe në ato të poshtme. 

Testimi është ndalur një javë më herët nga sa ishte parashikuar në të 59 vullnetarët e ofruar për ta provuar si “masë paraprake”, bëri të ditur Spitali Universitar i Gjenevës.Vaksina, e cila po testohej, është zhvilluar nga kompania “NewLink”, ndërsa është blerë së fundi nga “Merck”. Aktualisht, ende nuk ka ndonjë vaksinë të licencuar për përdorim në luftën për t’u mbrojtur nga Ebola.Dy vaksina janë duke u testuar aktualisht në qenie njerëzore, në disa vende. Efektet anësore të shfaqura në testimin në Gjenevë u provuan nga 4 vullnetarë.Spitali tha se testimet e sigurta te njerëzit do të rifillojnë më 5 janar, me 15 vullnetarë të tjerë, pas kontrolleve që nisën për të hetuar nëse simptomat e dhimbjeve në të gjithë gjymtyrët ishin “jo negative dhe të përkohshme”.“Ata janë të gjithë shumë mirë dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipi mjekësor që udhëheq këtë studim”, tha spitali. 4 prova të tjera të një tjetër vaksine kundër Ebolas, të zhvilluar nga “GlaxoSmithKline”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike, në Shtetet e Bashkuara, janë duke u kryer.


Mbi 5 mijë të vrarë brenda një muaji nga xhihadistët 

12/12/2014
Më shumë se 5 mijë njerëz janë vrarë nga xhihadistët vetëm gjatë një muaji, sipas një studimi të kryer nga “BBC World Service” dhe raporteve të shoqërisë civile. 

Shumica e sulmeve është kryer nga militantët e ISIS me një rritje të ndjeshme të sulmeve gjatë muajit nëntor në Irak dhe në Siri. Më shumë se 2 mijë viktima janë civilë të pafajshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga BBC-ja, 5042 njerëz u vranë në 664 sulme xhihadiste në 14 shtete të ndryshme, një mesatare ditore prej 168 viktima ose 7 të vrarë në vetëm një orë. Rreth 80% e vrasjeve kanë ndodhur në 4 shtete, në Irak, Nigeri, Siri dhe Afganistan. Iraku është vendi më i rrezikuar për jetën, me 1770 të vdekur në 233 sulme. Ndërsa sulmet janë shtuar edhe në Nigeri nga Boko Haram, ku vetëm gjatë muajit nëntor janë vrarë 786 njerëz, pothuajse të gjithë civilë. Militantët e Boko Haram arritën t’i merrnin jetën 120 personave në një sulm të vetëm kur sulmuan një xhami në qytetin verior, Kano. Ndërkohë në Afrikën Lindore al-Shabab i ka marrë jetën 266 personave në Somali dhe në Kenia. Afganistani pësoi pothuajse të njëjtin numër viktimash si në Nigeri, por këto duket se sulmet janë në rënie. Ndërsa në Siri gjatë muajit nëntor janë vrarë 693 persona. 


Programi bërthamor i Iranit, javën e ardhshme rinisin bisedimet 

12/12/2014
Irani do të rifillojë javën e ardhshme bisedimet me fuqitë e mëdha botërore në Gjenevë për arritjen e një marrëveshje mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit. 

Bisedimet e nivelit të lartë do të rifillojnë të mërkurën më 17 dhjetor, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, e cila ka cituar zëvendësministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi. Pavarësisht përparimeve të bëra, dy palët nuk kanë arritur ende në një marrëveshje përfundimtare, ndërsa kanë rënë dakord për të zgjatur bisedimet deri në 1 korrik të 2015-ës.Marrëveshja mund të krijojë besim të mjaftueshëm për të riintegruar Iranin në ekonominë globale dhe për bashkëpunim të mjaftueshëm politik në lidhje me krizat në Lindjen e Mesme. Irani ka pretenduar gjithmonë se aktiviteti i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.Gjashtë fuqitë botërore, 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje paraprake në muajin mars, ndërsa do të synohet një marrëveshje përfundimtare në korrik.Dy palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshjeje, kjo për shkak të disa çështjeve bazë si kapaciteti i pasurimit të uraniumit dhe periudha e heqjes së sanksioneve.Marrëveshja përfundimtare ka si faktor përcaktues ritmin e heqjes së sanksioneve nëse Teherani pajtohet me kufizimin e ndjeshëm të sasisë së uraniumit që mund të pasurojë. 

Kerry dhe Netanyahu takohen në Romë për Lindjen e Mesme

11/12/2014
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të shkojë të dielën në Romë në kuadër të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kushtuar Izraelit, Cisjordanisë, Jerusalemit dhe Lindjes së Mesme, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit. 

Kerry dhe Netanyahu janë takuar për herë të fundit në mes të muajit nëntor në Amman.Sekretari amerikan i Shtetit është nismëtar i rifillimit të procesit të paqes izraelo-palestineze në korrik të vitit 2013 dhe në prill të 2014. Pavarësisht dështimit, ai nuk ka braktisur kurrë idenë për një rifillim të dialogut të drejtpërdrejtë mes dy palëve.Takimi Kerry-Netanyahu në Romë do të zhvillohet në një klimë tensionesh mes Izraelit dhe palestinezëve.

Athinë, bombë para një banke 

11/12/2014
Ekspertët e eksplozivit në policinë e Athinës kanë shpërthyer në distancë një bombë artizanale të vendosur përpara selisë së filialit të Eurobank, në lagjen Chalandri të kryeqytetit. 

Prania e bombës ishte sinjalizuar përmes një telefonate anonime të bërë në redaksinë e një gazete të përditshme, ku saktësohej se ishte vendosur në shenjë solidariteti për Nikos Romanos. Ky i fundit është një i ri i burgosur për pjesëmarrje në grupe anarkiste dhe që prej 31 ditësh ndodhet në një grevë urie pasi i është ndaluar të ndjekë leksionet në universitet.


Humb jetën ministri palestinez, u godit nga ushtarët izraelitë 

11/12/2014
Një ministër palestinez ka ndërruar jetë, pak pasi është goditur nga ushtarët izraelitë gjatë një proteste të së mërkurës në Bregun Perëndimor të pushtuar. 

Lajmin e bën të ditur një fotograf i agjencisë “Reuters”, dëshmitar i incidentit dhe burime të shëndetësisë palestineze.  Ziad Abu Ein, ministër pa portofol rreth të 50-ave, është larguar me ambulancë nga vendngjarja, në fshatin Turmusiya, por raportohet të ketë ndërruar jetë gjatë rrugës, në qytetin palestinez të Ramallahut.Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, përmes një deklarate, e quajti vdekjen e Abu Ein “një akt barbar, për të cilin as nuk mund të heshtim dhe as nuk mund ta pranojmë”. Duke shpallur tri ditë zie kombëtare, Abbas tha se do të merrte “hapat e nevojshëm” pas një hetimi të plotë.Ushtria izraelite ka nisur hetimet mbi këtë incident, tha një zëdhënëse izraelite, e cila nuk dha detaje të mëtejshme mbi të.Rreth 100 aktivistë të huaj dhe palestinezë të Komitetit për Rezistencë ndaj Vendbanimeve dhe Murit, organizatë protestuese qeveritare që kryesohej nga Abu Ein, ishin në vendngjarje për të mbjellë pemë dhe protestuan pranë një blloku banimi izraelit, kur u ndalën në një pikë kontrolli, thanë dëshmitarë.Një grup prej 15 ushtarësh izraelitë përdorën gazin lotsjellës ndaj tyre dhe nisën përlesheshin me ta.Abu Ein është goditur me grusht në qafë, pas një përplasjeje me dy prej ushtarëve, e menjëherë u largua me ambulancë nga vendngjarja, deklaroi fotografi i “Reuters”.Tensionet bilaterale janë përshkallëzuar gjatë javëve të fundit për shkak të vrasjes së 10 izraelitëve dhe një vizitori të huaj nga sulmet e palestinezëve. Më shumë se dhjetë palestinezë janë vrarë gjatë kësaj periudhe, shumica e të cilëve janë akuzuar si nxitës të sulmeve. 

Kongresi amerikan miraton sanksione ndaj Venezuelës 

11/12/2014
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj, i cili do të vendosë sanksione mbi zyrtarët e Venezuelës që vërtetohen se kanë shkelur të drejtat e protestuesve. 

Votimi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe gjatë kësaj jave pritet të marrë edhe miratimin e Senatit. Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro reagoi menjëherë, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara po synojnë të sfidojnë Venezuelën me sanksione dhe kërcënime. “Kush është Senati amerikan për të vendosur sanksione ndaj atdheut të Bolivar?”, është shprehur Maduro, duke iu referuar liderit të pavarësisë së Venezuelës në shekullin e 19-të.  Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara për vite dhe BBC shkruan se vendosja e këtyre sanksioneve mund të përkeqësoi më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.Më shumë se 40 njerëz u vranë në protestat e dhunshme të nisura më 4 shkurt në Venezuelë.Kombet e Bashkuara kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke i bërë thirrje qeverisë që njerëzit të mos penalizoheshin për ushtrimin e të drejtave të tyre për tubime paqësore dhe të lirisë së shprehjes. Qeveria venezueliane tha se udhëheqësit e opozitës kishin nxitur protestuesit për të kryer një grusht shteti kundër presidentit Maduro. Në kulmin e protestave, në muajin shkurt, lideri i opozitës, Leopoldo Lopez u arrestua dhe akuzohet për nxitje të dhunës. 

Itali, nismat e forta të Renzi-t, 4 ndryshime në Kodin Penal 

10/12/2014
Kryeministri italian në një mesazh drejtuar publikut bën të njohur 4 ndryshime të forta në Kodin Penal kundër korrupsionit dhe vjedhjeve. 

Mateo Renzi tha se koha ka ndryshuar. “Kush vjedh, kush korrupton do të përndiqet deri ditën e fundit dhe deri në qindarkën e fundit”.   Ja dhe 4 ndryshimet e forta që Renzi u shpreh se do të paraqiten ditën e enjte në Këshillin e Ministrave: “E para, do të ngrihet dënimi minimal i korrupsion nga 4 në 6 vjet, që do të thotë se nëse t’i ke vjedhur, mund të bësh marrëveshje, por pak burg do ta bësh. Nuk mund të mendohet që nëpërmjet marrëveshjeve, njëri të qëndrojë gjithmonë jashtë burgut. E dyta. do të jetë shumë më e thjeshtë të procedohet në konfiskimin e atij që ka vjedhur. Kush është dënuar për korrupsion me dënim të formës së prerë, do të shoh konfiskimin e pronave të tij. Ekzaktësisht siç ndodh sot për krime më të rënda. Pika e tretë, atë që ke vjedhur do ta kthesh. Pra nuk do të japësh një pjesë nëpërmjet marrëveshjes, ku ke vjedhur 10 milionë dhe kthen 1 milion e asgjë nuk ndodh. Nëse provohet korrupsioni, do të kthesh deri në qindarkën e fundit. E katërta dhe pika e fundit, parashkrimi. Zgjatet periudha për të shkruar në parashkrim të dënimit, lidhur me dënimet me korrupsionin”. 

SHBA, vijojnë protestat kundër diskriminimit dhe dhunës policore

10/12/2014
Vijojnë  protestat në Shtetet e Bashkuara kundër vendimeve të jurisë për të mos ngritur akuza ndaj policëve të bardhë lidhur me vdekjen e disa afrikano-amerikanëve të paarmatosur. 

Protestuesit në Nju Jork bllokuan rrugët para pallatit të sportit Barclays Center, ku po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes ekipit Cavaliers të qytetit Cleveland dhe Nets të Brooklinit. Demonstruesit brohorisnin “Nuk marr dot frymë” – fraza tashmë e mirënjohur që u bën jehonë fjalëve të fundit të 43-vjeçarit Eric Garner. Ai vdiq në korrik kur një polic i bardhë, që po përpiqej t’i vinte prangat, e shtrëngoi fort në fyt, duke i shkaktuar vdekjen. Në solidaritet me protestuesit edhe lojtarët e basketbollit kishin veshur bluza me frazën e famshme. Demonstratat zhvillohen gjithashtu në protestë ndaj vrasjes së adoleshentit të paarmatosur Michael Brown në Ferguson të Mizurit.


Raporti për CIA-n, McCain: Turp kombëtar për Amerikën 

10/12/2014
Sipas senatorit John McCain, raporti i fundit për torturat e CIA-s është një “turp kombëtar për Amerikën”.

“E kam thënë edhe më herët, kjo nuk u përket armiqve tanë, kjo na përket neve. Kjo ka të bëjë me atë që ne kemi qenë, me atë që jemi dhe me atë që ne synojmë të jemi”, shprehet McCain.McCain, i torturuar gjatë Luftës së Vietnamit, ka kundërshtuar fuqishëm edhe më parë përdorimin e “teknikave të marrjes në pyetje”, të tilla si torturat me ujë kundër të dyshuarve për terrorizëm. Raporti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, me detaje të metodave dhe torturave të ushtruara nga CIA ndër vite, u publikua gjatë ditës së martë. Sipas raportit CIA, ka përdorur taktika “brutale” të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm në vitet pas sulmeve të 11 shtatorit. Përmbledhja e Komisionit të Shërbimeve Sekrete në Senatin amerikan thotë gjithashtu se, CIA keqinformoi amerikanët mbi efikasitetin e zgjerimit të procesit të marrjes në pyetje.

Shtetet perëndimore rrisin pranimin e refugjatëve sirianë 

10/12/2014
Agjencia e Refugjatëve në OKB ka thënë se vendet perëndimore kanë premtuar se do të rrisin numrin e refugjatëve sirianë të cilët do t’i pranojnë në shtetet e tyre, ku pritet që në këto shtete të vendosen deri në 100 mijë sirianë. 

Njoftimi është bërë gjatë ditës së martë nga UNHCR në një takim me vendet anëtare në Gjenevë. Shumica e refugjatëve sirianë, rreth 3 milionë, janë vendosur në Liban, Turqi dhe në Jordani, ndërsa vetëm 62 mijë janë vendosur në vendet perëndimore. Angazhimi i këtyre shteteve për të pranuar më shumë refugjatë erdhi në fund të një konference, gjatë së cilës organizatat e ndihmës, të tilla si “Oxfam” dhe Save the Children, i bënë thirrje vendeve të pasura të pranojnë të paktën 5% ose 180 mijë refugjatë, të cilët janë më të rrezikuarit në Siri. Teksa përshëndetën këtë iniciativë të vendeve perëndimore, përfaqësues të UNHCR u shprehën se kishin shpresuar që numri të ishte edhe më i lartë, duke pasur parasysh vuajtjet që po kalon populli sirian nga sëmundjet dhe traumat e luftës.SHBA, Britania e Madhe dhe shtetet e pasura të Gjirit nuk kanë dhënë shifra konkrete të numrit të refugjatëve që do të pranojnë. SHBA dhe Britania e Madhe janë shprehur se do të vazhdojnë të mbështesin shtetet fqinje të Sirisë, të cilat janë duke mbajtur edhe barrën më të madhe të krizës së refugjatëve. Por Libani dhe Jordania prej muajsh janë shprehur se nuk kanë mundësi të pranojnë më shumë refugjatë. Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit e OKB-së ka rikthyer një program ushqimor për refugjatët sirianë, i cili ishte pezulluar më 1 dhjetor. Ndihmat ushqimore për rreth 1.7 milionë sirianë në Jordani, Turqi dhe në Egjipt u ndalua për shkak të mungesës së financimit. Por zyrtarë nga Programi Botëror i Ushqimit thanë se kanë siguruar rreth 80 milionë dollarë përmes një fushate në internet për mbledhjen e fondeve. 


Gjermani, propozim kontrovers për emigrantët nga aleatët e Merkelit 

09/12/2014
Qeveria e drejtuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka distancuar veten këtë të hënë nga një propozim tepër qesharak të konservatorëve të Bavarisë, të cilët kërkojnë që familjet e emigrantëve duhen detyruar të flasin gjermanisht në shtëpitë e tyre, nëse do të duan të qëndrojnë në Gjermani. 

Propozimi i ardhur nga Unioni Kristian-Social (CSU), apo partia “motër” e kristiandemokratëve të Merkelit (CDU), duke nxitur irritimin e shumë njerëzve sapo e morën vesh përgjatë fundjavës, ndërkohë që gazetat e konsiderojnë atë si diskriminues dhe me një ide për karikatura humoristike.CSU-ja duket se e ka tërhequr mbrapsht propozimin e saj fillestar, sipas raportimeve në media, të cilat citonin një draft të modifikuar të kësaj politike, që thoshte se emigrantët “duhen motivuar të flasin gjermanisht në jetën e tyre të përditshme”.Propozimi u bë si një përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të emigracionit në Gjermani, vendi me ekonominë më të madhe në Europë, shumica e të cilëve vijnë nga shtetet anëtare të BE-së të Europës Lindore, por edhe emigrantë që kërkojnë azil të larguar nga lufta në Siri. 

Greqia në prag zgjedhjesh të parakohëshme 

09/12/2014
Greqia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale dy muaj më parë se sa ishte parashikuar. 

Lajmin e bën të ditur zëdhënësja e qeverisë, Sofia Voultepsi e cila ka njoftuar se Kryeministri  Antonis Samaras dhe zv/kryeministri Evangjelos Venizelos pasi kanë informuar Presidentin e Republikës, Karolos Papulias, kanë kërkuar nga kryetari i parlamentit të proçedojë sa më shpejt procesi i zgjedhjeve presidencale. Kështu votimi që do të fillonte në fund të shkurtit do të zhvillohet brenda këtij muaji. Votimi i parë dhe i dyte ku kërkohen 200 nga 300 votat e parlamentit do të bëhet në datat 17 dhe 23 dhjetor dhe i treti, ku kërkohen 180 vota, në datën 29 dhjetor. Kryeministri Samaras në orët e ardhshme do të njoftojë nëpërmjet një fjalimi televiziv emrin e kandidatit që propozon dhe mbështet koalicioni qeveritar dypartiak i konservatorëve dhe socialistëve. Sipas Kushtetutës nëse nuk do të arrihet numri i përcaktuar i votave brenda dhjetë ditësh parlamenti grek shpërndahet dhe shpallen zgjedhje të parakohshme në  30 ditët në vazhdim, rrjedhimisht grekët mund të shkojnë drejt kutive të votimeve në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit. Ky zhvillim i rëndësishëm politik shoqërohet edhe me vendimin e Ministrave të Financave të Eurozonës që kanë rënë dakort të zgjasin edhe dy muaj të tjerë programin grek të ndihmës financiare. 


SHBA, avioni rrëzohet mbi shtëpi, 6 të vdekur 

09/12/2014

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua mbi shtëpinë e tyre në Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Fatkeqësisht edhe 3 personat të cilët gjendeshin në bordin e avionit kanë humbur jetën. Policia raporton se më i vogli nga viktimat ishte një djalë 5 vjeçar, i cili po nisej për në shkollë në ato momente. “Në fillim dëgjova një zhurmë të madhe. Më pas kam parë avionin që ra mbi shtëpi duke u shoqëruar nga një shpërthim i madh”, ka thënë një dëshmitare.Përveçse këtyre, zona është dëmtuar rëndë nga mbetjet e avionit, rënia e të cilit ka kthyer edhe dy shtëpi në të pabanueshme.


Tajfuni Hagupit ‘gjunjëzon’ Filipinet

08/12/2014
Tajfuni më i fortë që goditi Filipinet këtë vit, Hagupit, ka bërë kërdinë në lindje të vendit. 

Me reshje te dendura dhe me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë, tajfuni ka shkulur çatitë e shtëpive, kabllot elektrike dhe pemët.Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur, ndërsa janë evakuuar 1 milion e 200 mijë njerëz. Stuhia që erdhi nga Oqeani Paqësor filloi të godasë fillimisht fshatrat e ishullit Samar.“Shumë shtëpi, sidomos në bregdet, u shkatërruan nga era e fortë”, – bënë të ditur autoritetet vendase.

Avionët izraelitë kryejnë sulme ajrore pranë Damaskut 

08/12/2014
Ushtria siriane ka akuzuar Izraelin se ka kryer dy sulme ajrore mbi territorin sirian. 

Avionët izraelitë bombarduan zonat pranë aeroportin ndërkombëtar në Damasak dhe në qytetin Dimas, ka thënë ushtria siriane me anë të një deklarate në televizionin shtetëror vendas. Ndërkohë në lidhje me këtë akuzë të Sirisë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga pala izraelite. “Pasditen e së dielës, Izraeli ka kryer dy sulme ajrore, duke pasur si shënjestër dy zona të sigurisë në Damask”, thuhej në deklaratën e ushtrisë siriane. Siria i ka cilësuar sulmet e pretenduara si një “agresion të drejtpërdrejtë” për të ndihmuar kundërshtarët e qeverisë siriane. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, i cili monitoron konfliktin sirian, ka thënë se janë dëgjuar rreth 10 shpërthime pranë qytetit të Dimasit, i cili ndodhet pranë kufirit me Libanin dhe se ka pasur edhe 8 sulme ajrore në qytetin e Khan el-Sheeh, në lindje të Damaskut. 


Merkel: Rusia po i ndëshkon vendet me aspirata evropiane

08/12/2014
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore, që synojnë lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për gazetën ‘Die Welt am Sonntag’ të publikuar, zonja Merkel tha se Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë marrë vendime për nënshkrimin e marrëveshjeve të asocimit me BE-në, por “Rusia po krijon probleme për tri vendet”.Në këtë kuadër ajo ka theksuar “konfliktet e ngrira” në rajonet separatiste, siç është Transdnistria në Moldavi, Abhazia dhe Osetia Jugore në Gjeorgji dhe ndërhyrja e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.Kancelarja Angela Merkel, po ashtu, e ka akuzuar Moskën se po përpiqet ta zgjeroj ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke i bërë vendet atje të varura ekonomikisht dhe politikisht nga Rusia.


Parisi shndëron luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit në çështje kombëtare

08/12/2014
Qeveria franceze shprehu sot vullnetin e saj që të shndërrojë luftën kundër racizimit dhe antisemitizmit në një çështje kombëtare, disa ditë pas sulmit në Paris të një çifti për shkak të origjinës së tyre hebreje, që ngjalli indinjatë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, theksoi ndjenjën e shqetësimit që përshkon komunitetin hebre të Francës, më i madhi në Evropë, përballë një patologjie të vërtetë sociale, në rritje të njeshme në vend.Ministri shprehej para disa qindra personave të mbledhur në Kreteil, në periferi të Parisit, për të kritikuar sulmin e gjashtë ditëve më parë në këtë qytet ndaj një çifti hebre, ku vajza e re u dhunua dhe apartamenti u shkatërrua.Sipas hetuesve, “tre agresorët niseshin memendimin se të qenurit hebre do të thotë se je i pasur”. Ata dyshohet se kanë rrahur me grushta në fillim të nëntorit, një 70 vjeçar të besimit hebre në të njëjtin qytet.Veprimi i tyre shkaktoi një emocion të fortë ne vend dhe komuniteti hebre, duke i kërkuar presidentit François Hollande që të dalë para popullit dhe të dënojë të enjten këtë të keqe që po përshkon shoqërinë franceze. 


Kinë, arrestohet dhe përjashtohet nga partia ish-shefi i sigurisë 

06/12/2014
Autoritetet kineze kanë arrestuar ish-shefin e sigurisë Zhou Yongkang, zyrtarin më të lartë kinez që hetohej për korrupsion, si dhe e kanë përjashtuar atë nga partia Komuniste në pushtet, duke e akuzuar atë për një sërë krimesh, nga marrja e ryshfetit deri te nxjerrja e sekreteve shtetërore.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia kineze gjatë mesnatës, byroja politike, organi më i lartë vendimmarrës në parti, njofton se çështja e Zhout është dorëzuar në autoritetet e drejtësisë, duke përgatitur gjithçka për nisjen e gjykimit të tij.Zhou, 71 vjeç, është deri më tani figura më e lartë politike e vënë në qendër të fushatës antikorrupsion të Presidentit Xi Jinping, si dhe rezulton zyrtari më i lartë kinez i përfshirë në një skandal marrjeje ryshfeti, që kur partia Komuniste erdhi në pushtet në vitin 1949.Prokuroria Supreme e Popullit, trupa hetimore më e lartë në Kinë, njoftoi se ka hapur procesin formal të hetimit ndaj tij. Përpara se të dilte në pension, dy vjet më parë, Zhou ka qenë kreu i Aparatit të gjerë të Sigurisë së Brendshme. Shumë prej ndihmësve të tij dhe të afërmve do të përballen gjithashtu me akuza për korrupsion.Më saktësisht, Zhou akuzohet për krime të tilla si “shkelje serioze të disiplinës së partisë”, “pranimin e shumave të mëdha të ryshfetit”, “zbulimin e sekreteve të partisë dhe të shtetit”, si dhe “tradhëti bashkëshortore me disa gra”, si pjesë e transaksioneve të korruptuara. 

Obama zyrtarizon Ashton Carter, si Sekretar të Mbrojtjes 

06/12/2014
Presidenti amerikan Barack Obama e ka bërë tashmë zyrtare kandidaturën e ish-zyrtarit të Pentagonit, Ashton Carter, në postin e Sekretarit të ri të Mbrojtjes. 

Carter ka qenë dikur shef i blerjes së armëve në Pentagon dhe ndihmës/Sekretar i Mbrojtjes nën presidencën e Bill Clintonit.Nominimi i tij në këtë post, duke zëvendësuar kështu Chuck Hagelin në largim që dha dorëheqjen muajin e kaluar, tashmë kërkon miratimin e Senatit amerikan të udhëhequr nga republikanët.Carter zotëron një doktoraturë në Teori Fizike nga Oksfordi.Carter e konsideroi nominimin si një “nder dhe privilegj”, si dhe i premtoi Presidentit Obama këshillat “më të sinqerta” strategjike dhe ushtarake.Hagel dha dorëheqjen pas afro 2 vjetësh në krye të këtij posti, e siç raportohet nën presion për t’u larguar. Pas fjalimit të tij të dorëheqjes në nëntor, Hagel e cilësoi gjithashtu mbajtjen e këtij posti si “privilegjin më të madh” të jetës së tij.Edhe pse mungonte në shpalljen e kandidaturës në Shtëpinë e Bardhë, Hagel bëri një deklaratë ku e konsideronte Carterin “një patriot dhe një lider”, duke shtuar se ai e mbështët “fuqimisht” kandidaturën e tij.Veterani i luftës së Vietnamit dhe ish-senator republikan, 68-vjeçari do të qëndrojë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, deri kur Carter të konfirmohet nga Senati. Nga sa bëhet e ditur, ai është detyruar të largohet për shkak se ishte kritik i ashpër ndaj strategjisë së SHBA-ve kundër Shtetit Islamik dhe kundër regjimit sirian.

Mbreti i Jordanisë: ISIS, Lufta e Tretë Botërore 

06/12/2014
Gjatë një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti i Jordanisë e ka cilësuar luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik si ‘Luftën e Tretë Botërore’. 

Abdullah II beson se për të luftuar ekstremistët e ISIS, bota myslimane duhet të jetë e bashkuar. “Ky është një problem mysliman. Kjo është një luftë mes myslimanëve të mirë dhe të këqij, duhet të mbajmë një qëndrim për të mposhtur ekstremizmin. Ne duhet të ngrihemi dhe të themi se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar”. Mbi trazirat në Lindjen e Mesme, Mbreti Abdullah është shprehur se ai nuk është duke punuar i vetëm në këtë luftë, pasi sipas tij, udhëheqësit arabë në mbarë botën kanë filluar të punojnë së bashku, por për këtë ai nuk ishte i gatshëm të jepte detaje. Mbreti i Jordanisë e ka cilësuar tepër serioz edhe konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës. Ndërkohë, Barack Obama premtoi një rritje të konsiderueshme të ndihmës amerikane për Jordaninë. Ai tha se SHBA do të shtojë ndihmat nga 660 milionë dollarë në 1 miliard dollar në vit. 

Tajfuni, Filipinet në alarm, gjysmë milioni njerëz zhvendosen 

06/12/2014
Gjysmë milioni filipinas janë zhvendosur nga banesat e tyre për t’iu shmangur valës së tajfunit “Hagupit”, që pritet të godasë vendin mbrëmjen e së shtunës. 

Tajfuni, që të premte humbi pak nga fuqia e tij, po shkel në të njëjtat gjurmë si tajfuni “Haiyan” i cili një vit më parë la të vrarë qindra persona dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme në veri-lindje të provincës Samar.Erërt e tajfunit shkojnë në 195 kilometra në orë. Qindra vetë u bllokuan në aeroportet e vendit pas pezullimit të fluturimeve për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.Sipas BBC zhvendosja është më e madhja e kryer ndonjëherë nga Filipinet në kohë paqje. Njerëzit po zhvendosen larg brigjeve dhe në territore më të ngritura në zonat ku pritet të kalojë stuhia. Tajfuni shtrihet në një sipërfaqje prej 600 kilometrash. Presidenti i vendit, Benigno Aquino takoi krerët e emergjencave civile dhe urdhëroi dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave mjekësore në zonat e prekura, por edhe një prezencë më të madhe të policisë dhe ushtrisë për të parandaluar plaçkitjet pas stuhisë. 

Rusi, konfliktet e armatosura në Çeçeni, arrin në 19 numri i viktimave 

05/12/2014
Në Republikën Autonome të Çeçenisë të Federatës Ruse si pasojë e konflikteve mes militantëve dhe forcave të sigurisë, numri i vdekurve arrin në 19.

Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti Anti-Terrorizëm Kombëtar gjatë konflikteve mes militantëve me policinë, militantët morën nën kontroll "Shtëpinë e Gazetarëve" dhe një shkollë. Gjatë konflikteve u vranë 10 forca të policisë dhe 9 militantë, gjithashtu u plagosën edhe 28 forca policie.Presidenti çeçen, Ramzan Kadirov në një njoftim ka theksuar se ka të dhëna që tregojnë se militantët kanë lidhje me Doku Umarov. "Kemi regjistrimin e zërit të vëllait të Doku Umarov. Pasi ka mbledhur shokët i ka dërguar në Grozni për të shkaktuar zhurmë. Ne mendonim se do të kryenin sulmin me datë 12, por ata e realizuan sot".Kadirov thekson se operacioni është kryer, duke pohuar se do të punojnë në mënyrë që të mos ndodhin ngjarje të tilla në rajon. Burimet lokale, bëjnë të ditur se me përfundimin e operacioneve qytetarët i janë rikthyer jetës normale, ndërsa masat e sigurisë janë në vazhdim, duke u kryer kontrolle të identitetit në pikat e hyrje-daljeve.

Përmbytje në Itali, humbin jetën një çift të moshuarish

05/12/2014
Dy persona mbetën të vdekur në rajonin Ciociaria, për shkak të motit të keq dhe shirave të dendur në qendër të Italisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, viktimat janë një çift të moshuarish, 63 dhe 71 vjeç. Makina e tyre u përpi nga uji pasi u bllokua poshtë një mbikalimi të përmbytur.Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pak minuta pasi çifti kishte ndërruar jetë.Qytetet në rajonin qendror, si Sardenja, Lacio dhe Umbria janë goditur nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura. Situata parashikohet të rëndohet edhe në ditët në vazhdim.Gjithashtu edhe Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore do të përfshihen nga një mot i paqëndrueshëm, që mund të shoqërohet edhe me reshje dëbore.Autoritet italiane janë vënë në gatishmëri për t’i paraprirë përmbytjeve të reja.


Abu Dhabi, terrorizëm pas vrasjes së mësueses amerikane? 

05/12/2014
Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar një grua vendase për vrasjen e një mësueseje amerikane në një qendër tregtare në Abu Dhabi.

Policia deklaroi gjithashtu se e dyshuara ishte përpjekur të vendoste një bombë jashtë shtëpisë së një doktori amerikan.Vrasja e mësueses amerikane, e identifikuar nga mediat e Shteteve të Bashkuara si Ibolya Ryan, tronditi mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe.Agresorja, e cila ishte veshur tërësisht me të zeza, u filmua nga kamerat me qark të mbyllur teksa hynte në qendrën tregtare dhe të dilte pas vrasjes sikur të mos kishte bërë asgjë.Koloneli Rashid Borshid, i Departamentit të Hetimeve Kriminale në Abu Dhabi, tha se e dyshuara më pas do të vendoste një bombë në shtëpinë e një doktori amerikan të çatdhesuar, por u ndalua në kohë.Oficeri i lartë tha gjithashtu se po hetohet edhe pista e një sulmi terrorist, por shtoi se për momentin nuk mund të japë një përgjigje konkrete.Pista në fjalë konsiderohet si mjaft e akredituar, duke qenë se muajin e kaluar një grup ushtarësh amerikanë në Abu Dhabi, të veshur civilë, u sulmuan me armë zjarri.37-vjeçarja Ryan ishte nënë e dy binjakëve 11-vejçarë. Sidoqoftë, identiteti i saj nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.Zyrtarë të policisë saktësuan se Ryan ishte therrur me një “objekt të mprehtë” pas një argumenti në tualetin e qendrës tregtare në Reem Island.Pamjet filmike e tregonin të dyshuarën të hynte në tualet dhe rreth 90 minuta më vonë të shfaqej sërish në hollin e qendrës duke shtyrë me forcë një grua që përpiqej ta ndalonte. Në pamje vihet re edhe një vijë gjaku që ajo lë pas.Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një popullsi të madhe shtetasish perëndimorë të çatdhesuar dhe konsiderohet një parajsë e sigurtë në Lindjen e Mesme.

Tajfuni “Hagupit” kërcënon Filipinet 
05/12/2014
Tajfuni “Hagupit” kërcënon seriozisht ishujt Filipine edhe pse aktualisht ai ndodhet mbi Paqësor. 
Erërat e tajfunit arrijnë deri në 250 kilometra në orë dhe parashikohet të arrijë në tokë ditën e shtunë.Dy ishujt e parë që pritet të goditen janë Samara Lindore dhe Tacloban, ku një vit më parë mbetën të vdekur me mijëra persona pas kalimit të tajfunit “Haiyan”. Pavarësisht shkatërrimeve masive që solli kalimi i tajfunit të një viti më parë, ende në këto zona banon një numër i madh banorësh, të cilët jetojnë në banesa të përkohshme dhe aktualisht janë duke u zhvendosur larg bregut të detit.Zyrtarët kanë paralajmërua stuhi me shi të dendur, dhe për pasojë do të ketë përmbytje dhe rrëshqitje masive të tokës.Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur dhe ka pasur radhë të gjata në dyqane dhe në pikat e karburantit për t’u pajisur me furnizimet e nevojshme.Tajfuni “Haiyan”, i njohur si “Yolanda” në Filipine, ishte tajfuni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në tokë. Ai goditi Filipinet qendrore në nëntorin e vitit të kaluar, duke lënë më shumë se 7 mijë të vdekur dhe të humbur.

Suedia, në zgjedhje më 22 mars. Lofven, kryeministër për 3 muaj 

04/12/2014
Kryeministri suedez Stefan Lofven, i qendrës së majtë, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Suedi më 22 mars, pasi qeveria e tij e mbetur në minorancë humbi votimin e projektbuxhetit për vitin 2015, në më pak se 3 muaj pas ardhjes në pushtet. 

Qeveria dështoi të kalonte buxhetin përmes votave në Parlament, kur një demokrat i ekstremit të djathtë në Suedi bashkoi votën e tij me opozitën. Demokratët dolën si ndërmjetës të pushtetit pas zgjedhjeve të shtatorit.Partia në fjalë ka tashmë 49 vende në Parlament dhe, duke bashkuar votat e saj me opozitën e qendrës së djathtë gjatë së mërkurës, nuk miratoi buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm në një votim prej 182 votash kundër dhe 153 pro.Në një konferencë emergjente për shtyp pas këtij votimi, Lofven u tha reporterëve se zgjedhjet e reja do t’u mundësojnë votuesve “të bëjnë një zgjedhje të re përballë këtij peizazhi politik”.Demokratët e Suedisë u bënë partia e tretë më e madhe në vend, me 13 përqind të votave, por ka kërkuar anulimin e ligjeve të emigracionit nga liberalët e Suedisë, gjë të cilën zëdhënësi i partisë Mattias Karlsson e ka dënuar si “një politikë ekstreme emigracioni”.Suedia u ka ofruar qëndrim të përhershëm ndaj të gjithë sirianëve të larguar nga konflikti dhe ka përqindjen më të lartë të aplikimeve të azilantëve për frymë, nga çdo vend tjetër i Bashkimit Europian.


Itali, Renzi votëbesohet. I delegohet e drejta për reformën e punësimit 

04/12/2014
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi fitoi një votëbesim në Senatin italian gjatë së mërkurës, i cili i jep atij pushtetin të hartojë reformat e punësimit me synimin për ta bërë ekonominë “vazhdimisht të ngadalësuar” më kompetitive.

Qeveria e koalicionit të Renzit fitoi me 166 vota pro, përkundrejt 112 kundër në dhomën e lartë të Parlamentit me 315 vende.I ashtuquajturi “projektligj delegues” nuk do të ndryshojë në vetëvete ndonjë ligj mbi punësimin, por i jep qeverisë mandatin e nevojshëm për ta bërë këtë gjë, pa shkuar më pas në Parlament për miratimin përfundimtar të tij.Renzi tha se kërkon ta bëjë më të lehtë për kompanitë e mëdha të shkarkojnë punonjësit, të reduktojnë numrin e kontratave të përkohshme, si dhe të vendosë në dispozicion të të papunëve përfitime të mundshme, edhe pse është ende e paqartë nëse ai do të mund të gjejë parà për të zgjeruar këto përfitime.Ndërkohë, Nichi Vendola, një prej kritikëve më të mëdhenj të këtij akti delegues shkroi në rrjetet sociale se “kanë shpërbërë qytetërimin e të drejtave të punës dhe e kanë quajtur akti i punësimit. Të mendosh se humbja e të drejtave dhe të ardhurave mund të ndihmojnë sistemin ekonomik është një supersticion i pastër”, përfundon ai. 

Kerry: SHBA nuk bashkëpunon me Iranin në luftën kundër IS-it 

04/12/2014
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni dhe Teherani nuk janë duke koordinuar luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak, por çdo aksion ushtarak i Iranit kundër grupit xhihadist do të ishte pozitiv.

Kerry i ka bërë këto komente në Bruksel, pasi Pentagoni ka thënë se ka indikacione që Irani ka kryer sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak.Kerry, i cili nuk ka pranuar të konfirmojë nëse Irani ka kryer sulme në Irak, ka thënë se irakianët janë përgjegjës për të gjitha operacionet tokësore dhe ajrore.Ai po ashtu ka thënë se tani për tani nuk ka plane për të koordinuar aktivitetin ushtarak me Iranin.Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike prejse aktivistët iranianë kanë sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, më 1979, dhe kanë marrë dhjetëra pengje amerikane.

Ukrainë, incident bërthamor në Zaporozhia, asnjë rrezik 

04/12/2014
Autoritetet ukrainase të energjisë kanë bërë të ditur se incidenti i ndodhur në një central bërthamor në Zaporozhia në Juglindje të Ukrainës nuk përbën aspak kërcënim, reagim ky i ardhur edhe pas një vlerësimi të mëvonshëm nga instituti bërthamor francez, IRSN. 

Ministri i Energjisë, Volodymyr Demchyshyn, tha se incidenti ka ndodhur të premten në një prej 6 blloqeve të ndodhura në Zaporozhia, aty ku ndodhet centrali më i madh bërthamor i Europës, incident që është shkaktuar nga një qark i shkurtër në sistemin energjitik të saj. Incidenti nuk ka qenë i lidhur aspak me prodhimin e energjisë, tha ai në një konferencë për shtyp.“Nuk ka asnjë kërcënim. Nuk ka madje as probleme me reaktorët”, tha Demchyshyn, i cili e ka marrë detyrën në qeverinë e re vetëm gjatë së martës. Ai shtoi se pret që centrali të rikthehet në aktivitetin normal më 5 dhjetor.Një shpërthim i fuqishëm dhe rënie zjarri në centralin e Chernobilit, në Ukrainën e vitit 1986 që rezulton edhe aksidenti më i rëndë bërthamor i botës, u shkaktua nga një gabim njerëzor dhe një seri shpërthimesh të tjera çuan re të dendura me pluhur radioaktiv mbi Europën Veriore dhe Perëndimore.Instituti francez për Sigurinë Bërthamore IRSN bëri të ditur se nuk kishte kapur asnjë radioaktivitet të pazakontë në Ukrainë, pas incidentit të së premtes, ndaj dhe ngjarja nuk përbën aspak rrezik për popullsinë e zonës apo mjedisin. 


Egjipti dënon me vdekje edhe 188 persona

03/12/2014
Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar me vdekje 188 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane nën dyshimin se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj një stacioni policor në Kairo në vitin 2013, sulm i cili kishte për pasojë vdekjen e 10 policëve.

Vendimi i gjykatës nuk është i formës së prerë ngase dënimet me vdekje në Egjipt janë çështje që fjalën e fundit për to, e jep Myftiu i madh.Nga numri prej 188 të dënuarve, 144 nga ta janë në paraburgim, derisa pjesa tjetër e të pandehurve,është dënuar në mungesë.Fjala e fundit në lidhje me këtë rast do të jipet më 24 janar.Autoritetet egjiptiane deri më tani kanë dënuar me vdekje qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, dhe atë që nga rrëzimi i presidentit Muhamed Morsi.Asnjë nga të dënuarit, nuk janë ekzekutuar deri më tani.

Ebola, Obama i bën thirrje Kongresit të miratojë ndihmën 

03/12/2014
Presidenti i Shteteve të Bashkuara i ka bërë edhe një herë tjetër thirrje Kongresit për të miratuar një fond prej 6 miliardë dollarë për të luftuar shpërthimin e virusit vdekjeprurës të Ebolaës në Afrikën Perëndimore. 

Deklarata e Presidentit erdhi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, ku ai kishte shkuar për një vizitë dhe ku përgëzoi shkencëtarët për punën e bërë drejt vaksinës kundër Ebolës. Rreth 7 mijë njerëz kanë humbur jetën, kryesisht në Liberi, Sierra Leone dhe në Guine. Shoqata Mjekët Pa Kufi ka kritikuar sërish ashpër reagimin e ndërkombëtarëve, duke e cilësuar atë të ngadaltë. Ndërkohë në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se është më optimiste. Një ditë më parë atë deklaruan se vetëm në 60 ditë janë arritur objektivat kryesore për trajtimin e shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Izraeli në zgjedhje. Shkarkohen 2 ministra, shpërndahet Parlamenti 

03/12/2014
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka pritur gjatë, pas mosmarrëveshje brenda koalicionit të tij që çuan edhe në mosmiratimin e buxhetit për vitin 2015, dhe menjëherë ka shkarkuar dy ministra kyç të kabintetit, atë të Financës dhe të Drejtësisë. 

Sipas raportimeve të fundit, Netanyahu është shprehur se Yair Lapid dhe Tzipi Livni kanë "sulmuar rëndë" qoftë figurën e tij si kryeministër, ashtu edhe qeverinë e koalicionit, ndaj dhe ka njoftuar se do të shpërndajë Parlamentin, duke kërkuar kështu zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.Në synimin e tij, Netanyahu kërkon "të marrë një mandat të qartë nga populli për të udhëhequr Izraelin". Marrëdhëniet brenda koalicionit janë përkeqësuar pas një serie politikash kontroverse me natyrë ekonomike dhe politike.Qeveria e Netanyahut, e cila dominohet nga e djathta dhe që erdhi në pushtet në fillim të vitit të kaluar, është shthurur nga çështje tepër të rëndësishme, përfshi edhe buxhetin e vitit 2015. Ai tha më herët gjatë së hënës se mund të shpallte zgjedhjet e parakohshme, nëse ministrat nuk do të ndalnin sulmin ndaj politikave të qeverisë.Një mandat i ri do t’i jepte Netanyahut më shumë liri veprimi brenda vendit, për të vijuar me politikën e tij të blloqeve të banimit në tokat e pushtuara nga palestinezët, të cilat synohen nga këta të fundit të jenë pjesë e shtetit të tyre të pavarur; por edhe për një projektligj kontrovers e shumë të debatuar për ta deklaruar Izraelin një komb-shtet hebre, gjë që kritikët e konsiderojnë si një ligj diskriminues ndaj minoritetit prej 20 përqind të arabëve në vend.

Pentagoni: Irani ka kryer sulme ajrore ndaj ISIS 

03/12/2014
Irani ka kryer sulme ajrore në lindje të Irakut gjatë ditëve të fundit kundër militantëve të ISIS, ka thënë një zëdhënës i Pentagonit. 

Admirali John Kirby, tha se Shtete e Bashkuara nuk kanë bashkëpunuar me Iranin në luftën kundër Shtetit Islamik, të njëjtën gjë deklaroi edhe një zyrtar i lartë i ushtrisë irakiane, duke mohuar bashkëpunimin.Komentet e admiralit, John Kirby pasuan raportet se avionët irakianë “F4 Phantoms” kanë sulmuar pozicionet e ISIS në provincën irakiane të Diyala. “Ne kemi të dhënë se ata kanë fluturuar mbi hapësirat e Irakut gjatë ditëve të fundit”, ka thënë Kirby, i cili shtoi se avionët amerikanë do të vazhdojnë të fluturojnë mbi Irak, në sajë të marrëveshjes me qeverinë vendase.Gjenerali i Forcave të Armatosura të Iranit, Masoud Jazayeri, i cili mohoi bashkëpunimin me SHBA-në, shtoi se Irani i cilëson Shtetet e Bashkuara si përgjegjëse për situatën e krijuar në Irak.Analistët ushtarakë janë shprehur më parë se Irani ka furnizuar Irakun me avionët Sukhoi Su-25 për të luftuar qeverinë irakiane.Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer me qindra sulme nga ajri kundër ISIS që prej muajt gusht. Shtete e Bashkuara kanë deklaruar më parë se do të ishte e papranueshme që Irani të bashkohej me koalicionin edhe pse në këtë rast armiku është i përbashkët.Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, SHBA-ja dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara. Shtete e Bashkuara shkëputën lidhjet me Teheranin një vit pas pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran, ku u morën peng 52 amerikanë. 

Hong Kong, protestuesit përleshje me policinë, s'pranojnë të tërhiqen 

02/12/2014
Demonstruesit në rrugët e Hong Kongut janë zotuar të vijojnë protestat e tyre pro-demokracisë edhe pasi udhëheqësi i provincës Leung kërcënoi se policia tashmë ‘do të bëjë punën e saj’ ndaj tyre.

Gjatë protestave të një nate më parë policia ka arrestuar 40 persona pasi përdori ujë me presion dhe shkopa gome për shpërndarjen e tyre. Kjo ngjalli frikën për më shumë dhunë pas trazirave të mëparshme në 2 muaj protesta. Mijëra aktivistë bënë që selia qeveritare të mbyllej përkohësisht të hënën, pas një nate përleshjesh me policinë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lirapër kreun e ardhshëm të qytetit në vitin 2017, pa ndërhyrje nga Pekini. Tubimet e tanishme vijnë pasi Kina tha se nuk do të lejojë një komision parlamentar britanik të hyjë në Hong Kong, si pjesë e një hetimi të marrëdhënies së Britanisë së Madhe me kolonitë e saj të mëparshme. 

S’ka para, OKB ndërpret ushqimet për sirianët 

02/12/2014
Me dimrin në derë dhe me luftën që duket se nuk ka fund, sirianët e zhvendosur nga zonat e konfliktit dhe të strehuar në kampet e ngritura në vendet fqinje përgatiten për një tjetër lajm të keq.

Programi Botëror i Ushqimit, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara njoftoi ndërprerjen e ndihmave jetësore për 1.7 milionë refugjatë të luftës dhe shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve.Deri më tani, programi u siguronte kupona për të blerë ushqime dhe veshmbathje sirianëve të vendosur në kampe në Jordani, Liban, Turqi, Irak dhe në Egjipt. Me ndërprerjen e këtyre kuponave, shumë familje rrezikojntë të mbeten pa ushqime bazë.Kreu ekzekutiv i programit tha se vetëm për muajin dhjetor shuma që nëvojitet për të shmangur krizën financiare dhe për të ushqyer refugjatët, kryesisht gra dhe fëmijë është 64 milion dollare.OKB thotë se për ata që janë strehuar në kampe në Liban dhe Jordani pasojat do të jenë të tmerrshme dhe kërkon që komuniteti ndërkombëtar të reagojë sa më shpejt pasi nuk ka më kohë për të humbur.3.2 milion sirianë janë strehuar në vendet fqinje, kryesisht Turqi, Irak, Liban, Jordani dhe Egjipt, ndërkohë që mbi 7 milion të tjerë janë të zhvendosur brenda territorit. Të dyja këto shifra përbëjnë thuajse gjysmën e popullsisë së Sirisë përpara nisjes së konfliktit, 3 vite më parë. 

Kenia, ekzekutohen 34 të krishterë 

02/12/2014
Persona të armatosur kanë vrarë 36 punonjës guroresh në Kenia, në afërsi të qytetit verior Mandera. 

Agresorët e armatosur ndanë myslimanët nga jomyslimanët dhe qëlluan ndaj këtyre të fundit duke i lënë të vdekur. Më herët, një person ishte vrarë në një bar të populluar me jomyslimanë, në një qytezë fqinje. Militantët islamikë të grupit Al Shabab, me bazë në Somali, vranë 28 persona në një sulm që kishte si objektiv popullsinë e krishterë në të njëjtën zonë javën e kaluar. Sulmi ndaj punëtorëve të guroreve ndodhi mëngjesin e së martës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se viktimat u kapën në befasi pas mesnatës, teksa ishin në gjumë në tendat e tyre. Kryqi i Kuq në Kenia deklaroi në llogarinë e tij në Twitter se një grup agjentësh sigurie dhe një ekip i organizatës ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes. një dëshmitar të thoshte se shumica e viktimave ishin qëlluar në kokë, ndërsa katër prej tyre u ishte prerë koka. Një ditë më parë, në orët e mëngjesit të së hënës, persona të armatosur sulmuan një bar në qytetin Uaxhir, duke qëlluar me armë e duke hedhur granata. Nga sulmi 1 person mbeti i vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve, të dy të ndodhur në afërsi të kufirit me Somalinë. Konteja Mandera ndodhet në kufi me Somalinë dhe Etiopinë dhe dominohet nga somalezë që janë kryesisht myslimanë. 

Marrëveshje të rëndësishme Rusi-Turqi 

02/12/2014
Udhëheqësit e Rusisë dhe Turqisë kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh të rëndësishme tregtare dhe në fushën e energjisë në kryeqytetin turk pas mosmarrëveshjeve mbi krizën në Ukrainë dhe situatën e rënduar në Siri. 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha gjatë një konference shtypi në Ankara se Rusia do të ulë çmimin e gazit për Turqinë me 6%, duke filluar që prej vitit të ardhshëm. Gjithashtu, udhëheqësi rus, tha se Rusia do të shtojë sasi e gazit drejt Turqisë me 3 miliardë metër kub. Udhëheqësit e dy shteteve kanë rënë dakord të zgjerojnë ndjeshëm tregtinë e dyanshme nga 33 miliardë dollarë në 100 miliardë dollarë nga 2020.Rusia është furnizuesi kryesor i gazit për Turqinë dhe është vendosur edhe për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Turqi. Firmat turke të ndërtimit janë aktive në Rus, ndërsa me miliona turistë rusë udhëtojnë çdo vit në Turqi.Mbi krizën në Ukrainë dhe situatën e rënduar në Siri, dy shtetet kanë qëndrime krejtësisht të kundërta. Rusia mbështet qeverinë e Bashar al-Assad, ndërsa Turqia forcat opozitare të Sirisë. Edhe për krizën në Ukrainë, Turqia është një kundërshtare e Rusisë, duke mbështetur integritetin territorial të Ukrainës. 

Brukseli, kundër Cameron: Lësho pe për emigrantët

01/12/2014
Britania do të detyrohet t’u paguajë të gjitha benefitet ekonomike dhe sociale emigrantëve të saj. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të lartë të Brukselit, të cilët kanë kundërshtuar propozimet e kryeministrit Cameron. 

Deklarata nga BE, vjen fill pas deklaratave të tij.Kryeministri britanik u shpreh se Anglia do të shkurtonte benefitet për emigrantët në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar ka një numër shumë të lartë emigrantësh, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë. Ndër ta, të shumtë janë ata që nuk kanë leje qëndrimi në këtë vend dhe jetojnë e punojnë ilegalisht në shtetin evropian. Nëse zbatohen propozimet që Cameron tha, familjet shqiptare që jetojnë në këtë vend do të jenë ndër më të prekurat. Ndër të tjera, Cameron u shpreh se do të kthente të gjithë emigrantët nëse për gjashtë muaj nuk do të gjenin një punë apo nuk do të bënin dokumentacionin e rregullt për të punuar në këtë vend. që nga viti 2011, BE ka deklaruar se Britania e Madhe po tregohej shumë diskriminuese me shtetasit e huaj që punojnë në këtë vend. Eurodeputetët thanë se do të ndërmarrin veprime ligjore kundër qeverisë për të ndaluar kufizimet e parashikuara. Deklaratat e qeverisë britanike vijnë pas raportit të Ministrisë së Brendshme, ku thuhet se në Angli janë aktualisht rreth 30 mijë ‘skllevër’. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, viktimat përfshijnë njerëz të trafikuar nga më shumë se 100 vende. Numri më i madh i tyre vijnë nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania. Skllevërit modernë përfshijnë gratë që detyrohen të ushtrojnë prostitucionin, ata që punojnë në të zezë nëpër shtëpi, fusha, fabrika apo edhe anije peshkimi, gjë që ka shtuar mjaft shqetësimin e këtij krimi të fshehtë, i cili po rritet dita-ditës.

Moldavi: Situatë e ndërlikuar pas zgjedhjeve parlamentare

01/12/2014
Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve të përgjithshme në Moldavi tregojnë se po udhëheqin partitë me orientim proevropain.

Megjithatë, duket se asnjë parti e vetme nuk do të jetë në gjendje ta formoj qeverinë, kështu që pritet periudhë e vështirë paszgjedhore.Me 87% të votave të numëruara, tri parti proevropiane, Partia Demokratike Liberale, Partia Demokratike dhe Partia Liberale, kanë së bashku 44% të votave.Partia proruse socialiste ka 21%, ndërsa komunistët e moderuar i kanë 40%.Dalja në zgjedhjet e djeshme parlamentare ishte afërsisht 56%.

Sarkozy merr kreun e partisë, por nuk shmang rivalët 

01/12/2014
Nicolas Sarkozy fitoi zgjedhjet për kreun e partisë konservative UMP gjatë së shtunës, një hap tejet i rëndësishëm drejt synimit për t’u ribërë President i Francës për herë të dytë, por fitorja e tij nuk ishte aq decizive sa duhej për të shmangur rivalët e tij brenda partisë. 

Pasi humbi Presidencën kundrejt socialistit Francois Hollande në vitin 2012, Sarkozy bëri një rikthim të bujshëm në shtator, edhe pse sondazhet e fundit tregojnë se popullariteti i tij mes anëtarëve të UMP-së së goditur nga kriza, është disi i luhatur.Sarkozy fitoi 64,5 përqind të votave, gjë që sipas analistëve është e pamjaftueshme, pasi duheshin të paktën 70 përqind e tyre që të shuhej thuajse çdo zë kundërshtar në partinë e tij, e për t’u bërë kandidati i padiskutueshëm për betejën presidenciale të vitit 2017. Ai fitoi 85% të votave herën e fundit që kishte marrë frerët e partisë UMP, në vitin 2004.Alain Juppe, një “figurë me peshë” e kësaj partie, i cili kishte deklaruar më herët se do të donte të ishte kandidat për Presidencialet 2017, tha pas këtyre zgjedhjeve se nuk do të tërhiqej nga synimet e tij.Francois Fillon, një tjetër rival potencial i Sarkozy brenda partisë UMP, qëndron në të njëjtën vijë. Sarkozy tha se fushata ka qenë “dinjitoze” dhe u duk i rehatshëm në atë që ai e cilësoi si pjesëmarrje rekord, ndërsa në faqen e tij në Facebook është shprehur se rezultati ishte “përgjigja më e mirë ndaj dy viteve grindjesh të brendshme dhe përçarjeje”. 

Zviceranët mbështesin emigracionin 

01/12/2014
Zviceranët  i thanë “jo” propozimit për uljen e emigracionit në nivelin 0,2% të popullsisë. 

Rezultatet e pjesshme të referendumit popullor tregojnë se 70% e votuesve janë shprehur kundër planit të mbështetur tek ideja se ‘vetëm frenimi i valës së të ardhurve nga jashtë kufijve do të reduktojë presionin ndaj burimeve të vendit’.Kundërshtarët e masës argumentojnë se, ajo do të jetë e dëmshme për ekonominë. Rreth një e katërta e 8 milionë banorëve të Zvicrës janë të huaj.Nëse propozimi do të merrte pëlqimin e votuesve zviceranë, atëherë qeverisë do t’i kërkohej tkurrja e emigracionit nga 80.000 vetë në vit që është pragu aktualisht, në vetëm 16.000.Dy referendume të tjera mbahen këtë të diel në Zvicër: Njëri mbi shtrëngimin e Bankës Qendrore që të shtojë rezervat e arit dhe tjetri mbi heqjen e tatim-fitimit ndaj atyre që punojnë jashtë. Sipas projeksioneve të para, as këto dy nisma nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga zgjedhësit zviceranë. 

Luftanije ruse në ngushticën e La Manshit 

29/11/2014
Një grup luftanijesh ruse kanë hyrë në ujërat e kanalit ndarës mes Britanisë dhe Francës, por një zyrtar i NATO-s hodhi poshtë raportimet në mediat ruse se ato shkuan atje për të zhvilluar stërvitje ushtarake. 

Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” citoi burime nga Flota Veriore të thonin se anijet e tyre, të udhëhequra nga anija antinëndetëse “Severomorsk”, kanë kaluar përmes ngushticës së Doverit dhe ndodheshin tashmë në ujëra ndërkombëtarë, në gjirin Seine, në pritje për të pushuar një stuhi detare. Marina ruse nuk ka dhënë asnjë koment mbi këto të dhëna, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes ka refuzuar të flasë mbi raportimin në fjalë.Marina e Francës konfirmoi vendndodhjen e anijeve dhe tha se nuk është diçka e pazakontë të kalojnë anije luftarake ruse në kanalin mes Francës dhe Anglisë. Ndërkohë, Kolonel Jay Janzen, zëdhënës ushtarak i NATO-s, tha se aleanca ishte në dijeni të vendndodhjes së anijeve ruse. Rusia ka përshkallëzuar shfaqjen e forcës së fundi, teksa aleanca ushtarake e NATO-s ka raportuar për më shumë inkursione të avionëve luftarakë rusë dhe bombarduesve me rreze veprimi të gjatë.Manovrat ruse kanë nisur pas tensioneve disamujore në lidhje me Ukrainën, ku Moska ka arritur të aneksojë gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur separatistët e armatosur të kundërshtojnë qeverinë e Kievit.

Franca: 2 vjet negociata, ose do njohim Palestinën 

29/11/2014
Franca ka paralajmëruar se do të njohë shtetin e Palestinës, nëse përpjekja e fundit ndërkombëtare për të tejkaluar grindjet mes izraelitëve dhe palestinezëve do të dështojë, duke propozuar kështu një periudhë 2-vjeçare për t’i dhënë fund konfliktit përmes një rezolute të mbështetur nga OKB. 

Ligjvënësit do të zhvillojnë një votim simbolik parlamentar më 2 dhjetor, nëse qeveria franceze do të duhet të njohë Palestinën si një shtet më vete, lëvizje kjo që është konsideruar nga kryeministri izraelit si “një gabim madhor”.Votimi parlamentar ka rritur presionin vendas politik ndaj qeverisë, për të qenë më aktive në lidhje me këtë çështje. Ndërsa një sondazh popullor tregonte se 63 përqind e francezëve e mbështesin idenë e njohjes së një shteti palestinez.Palestinezët kërkojnë shtetësinë e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës të goditur nga bllokada, por me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, tokë kjo e pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967.Raundi i fundit i përpjekjeve për të arritur një zgjidhje dyshtetërore përfundoi pa sukses në muajin prill. Palestinezët nuk kanë më se ç’të bëjnë, veçse të shkojnë përpara drejt një formimi të njëanshëm të shtetit.


Dita e dytë e Papës në Turqi, takime me krerët fetarë në Stamboll 

29/11/2014
Në ditën e dytë të vizitës së tij treditore në Turqi, Papa Françesku do të ndalet në Stamboll ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit fetarë myslimanë dhe ata ortodoksë për të përcjellë mesazhin e njëjtë të një dite më parë; dialog ndërfetar.

Në axhendën e kreut të kishës katolike është edhe një vizitë në Xhaminë Blu dhe një meshë në katedralen katolike të qytetit. Të premten Papa Françesku përcolli mesazhet e para për më shumë liri fetare. Ati i Shenjtë apeloi për të ndërtuar dialog ndërfetar dhe për të luftuar fanatizmin që ka mbështjellë rajonin. Sa i përket luftrave përtej kufirit të Turqisë në Lindjen e Mesme ai tha se Turqia duhet të krijojë politika për mikpritjen e refugjatëve. “Përveç sigurimit të asistencës është shumë e nevojshme dhe ndihma humanitare. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre tragjedive”, shtoi Papa Françesku.Ati i Shenjtë dënoi “shkeljen e të drejtave themelore” nga ekstremistët, si dhe persekutimin e pakicave të krishtera. Turqia, ndonëse një vend me 99% të popullsisë myslimane e respektoi maksimalisht vizitën e Papa Françeskut. Ndërkaq, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e cilësoi vizitën e përfaqësuesit më të lartë të katolicizmit, si një hap të rëndësishëm për të rritur paqen rajonale, ndërsa sa i përket masave të sigurisë, ato janë në nivele të larta kryesisht në Ankara dhe Stamboll. 


Nigeri, vazhdojnë sulmet kamikaze, reagon presidenti 

29/11/2014
Nigeria vazhdon të jetë e pushtuar nga kaosi dhe nga sulmet e shumta vdekjeprurëse që çdo ditë po i marrin jetën me dhjetra e qindra njerëzve të pafajshëm. 

Një xhami është sulmuar gjatë ditë së premte, ku me dhjetra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa sipas zyrtarëve vendas mbi 400 të tjera janë plagosur. Autoritetet vendase fajësojnë për sulmet militantët e Boko Haram, megjithëse këta të fundit, në asnjë nga sulmet e ditëve të fundit nuk kanë pranuar autorësinë e tyre.Presidenti i Nigerisë reagoi ashpër gjatë së premtes, menjëherë pas sulmi në xhami, duke premtuar se ‘nuk do të lë asnjë gurë pa lëvizur’ deri në gjetjen e autorëve. Goodluck Jonathan i kërkoi vendit për t’u përballur me armikun e përbashkët, duke iu referuar terroristëve të Boko Haram, të cilët kërkojnë të krijojnë Shtetin Islamik.Forcat nigeriane të sigurisë thanë të premten se kishin arritur të  eliminonin një sulm në qytetin verior të Maiduguri, duke çaktivizuar 6 bomba të vendosura pranë një xhamie. Që prej vitin 2009, Boko Haram është kthyer në tmerrin e popullsisë nigeriane, duke vrarë e masakruar më shumë se 2000 njerëz vetëm gjatë vitit të fundit. 

Spanjë, kryeministri përpiqet të vërë nën kontroll korrupsionin

28/11/2014
Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, u shpreh sot se shpreson që shumica e partive të mblidhet për të miratuar një plan kundër korrupsionit, shqetësimi kryesor i spanjollëve që duken gjithnjë e më shumë të largohen nga klasa politike.

Një ditë më parë, një nga të besuarat e tij, ministrjra e Shëndetësisë, Ana Mato, ishte detyruar të dorëhiqej për shkak të një lidhje me një aferë korrupsioni, largimi i parë në qeverinë e tij për një skandal të kësaj nanyre.“Spanjollët duan një marrëveshje”, deklaroi Rajoy gjatë një fjalimi para Kongresit, ku ai doli për të mbrojtur personalisht tre reforma legjislative kundër korrupsionit, ndërkohë që aferat shtohen dhe rrisin mbështetjen e ekstremit të djathtë.Rajoy, erdhi në pushtet në fund të vitit 2011, dhe në më pakë se një vit për legjislativet e parashkikuara në vjeshtë 2015, ende nuk ka fiksuar një datë limit për miratimin e këtyre masave antikorrupsion.Tre reformat e përmendura në të vërtetë janë duke u studiuar nga Parlamenti që prej vitit 2013 pa asnjë përparim, dhe ndonëse ai ka propozuar shumë amendamente të reja, opozita dyshoi sot mbi sinqeritetin e tij.

Meksikë, Presidenti premton reformë në polici 


28/11/2014
Presidenti i Meksisës, Enrique Pena Nieto, pas kritikave të ashpra të marra së fundi, deklaroi këtë të enjte se do të propozojë ndryshime kushtetuese për të thjeshtëzuar strukturën kaotike të policisë së vendit, pas rrëmbimit dhe masakrimit të mundshëm të 43 mësuesve praktikantë. 

Pena Nieto është vënën nën presion të madh nga protestuesit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe brutalitetit të forcave të sigurisë, që kur 43 studentët u rrëmbyen nga policia e korruptuar në qytetin jugperëndimor të Igualas, mbrëmjen e 26 shtatorit.Qeveria tha se policia lokale i kishte dorëzuar studentët drejt një karteli droge, që me shumë gjasa i kanë masakruar për vdekje ato, e më pas u kanë djegur edhe trupat. Në një fjalim të mbajtur përpara një asambleje udhëheqësish politikë, Pena Nieto tha se “Meksika nuk mund të vazhdojë më kështu”.Presidenti tha se do t’i dorëzojë këtë nismë Kongresit për të unifikuar forcat policore të shumë-shtresëzuar në shtetet e Meksikës, si dhe ka urdhëruar një operacion special të sigurisë në jugperëndim, pjesë të tëra të së cilës janë nën kontrollin e karteleve të drogës.Vetëm 2 përqind e krimeve në Meksikë arrijnë të ndëshkohen dhe, pavarësisht disa dënimeve të dhëna nga gjykatat amerikane kundër zyrtarëve të lartë meksikanë, shumë pak prej tyre janë përballur me hetimet në vendin e tyre, e jo më me procese gjyqësore. 

Hollande do të vizitojë Guinenë e prekur nga Ebola 


28/11/2014
Presidenti francez, Francois Hollande do të vizitojë të premten Guinean, duke u bërë udhëheqësi i parë perëndimor që viziton një prej shteteve të prekura nga virusi vdekjeprurës i Ebolas. 

Ai do të japë një mesazh solidariteti në Guine, ku më shumë se 1200 kanë vdekur nga Ebola. Franca ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes, duke hapur disa qendra të kujdesit shëndetësor në Guine.Sipas agjencisë së lajmeve AFP, gjatë vizitës njëditore, Hollande do të vizitojë një qendër të kujdesit shëndetësor dhe do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet mbi Ebolan.  Një javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi si të qëndrueshme situatën aktuale në shtetet e Afrikës Perëndimore.Më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Guine, Sierra Leone dhe Liberi.  


Papa Françesku viziton sot Turqinë 

28/11/2014
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku do të mbërrijë sot në Turqi në një vizitë treditore, ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin Davutoglu dhe presidentin e sektorit për çështjet fetare në Turqi, Mehmet Gormez. 

Zyrtarë të Vatikanit kanë thënë se toleranca fetare dhe luftimet e ekstremistëve do të jenë në axhendën e Papa Françeskut.  Misioni i kreut të Kishës Katolike është delikat, duke pasur parasysh momentin e vështirë që po kalon Turqia, e cila ka strehuar rreth 2 milionë refugjatë nga Siria, ku me mijëra prej tyre janë të krishterë. Papa tha të martën se është gati e pamundur që të ketë një dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, por ai shtoi se “dera nuk duhet të mbyllet”.Vizita në Turqi është e treta që Papa Françesku zhvillon në një komb kryesisht mysliman, pas Jordanisë dhe Shqipërisë, ndërsa është vizita e 6 zyrtare që prej zgjedhjes së tij në krye të Vatikanit.

SHBA, vjojnë protestat e dhunshme në Ferguson, 14 të plagosur, 61 të arrestuar

26/11/2014
Protestuesit e zemëruar i kanë vendosur zjarrin ndërtesave dhe makinave të policisë në Ferguson, Misuri, ku raportohet për 14 të plagosur dhe 61 persona të arrestuar.

Protestat dhe dhuna nisën pas shpalljes së vendimit nga Prokurori i Qarkut St Louis, Rbert McCulloch për të mos ndjekur penalisht oficerin e policisë Darren Wilson, i cili akuzohet për vrasjen e një të riu me ngjyrë para pak kohësh.Turmat e zemëruara dolën në rrugë rreth selisë së policisë së Fergusonit, pasi gjykata vendosi se nuk kishte asnjë shkak të mundshëm për të ngarkuar oficerin Darren Wilson me ndonjë krim për vrasjen e Michael Broëwn 18-vjeçar.Policia ka raportuar se protestuesit qëlluan 150 të shtëna me armë, ndërsa dhjetëra biznese janë rrafshuar në tokë nga zjarrvënësit.Shefi i Policisë St. Louis, Jon Belmar tha se trazirat këtë herë ishin më serioze se ato që shpërthyen menjëherë pas vrasje

SHBA, më shumë trupa në Afganistan 

26/11/2014
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të rrisin numrin e trupave që do të qëndrojnë në Afganistan përgjatë vitit 2015, në mënyrë që të mbushë boshllëkun e lënë në misionin e NATO-s nga vendet e tjera kontribuese.

Shifrat përfundimtare janë ende subjekt i një marrëveshjeje, por me siguri dihet që atje do të mbeten të paktën disa qindra ushtarë më tepër, nga sa ishte planifikuar fillimisht.Bazuar mbi angazhimet e Shteteve të Bashkuara, të përshkruara si “zgjidhje momentale” deri sa kombet e tjera të përmbushin angazhimet e tyre në pjesën e dytë të vitit, apo nëse trupat nuk do ta kenë të nevojshme të qëndrojnë, Uashingtoni do të mbajë rreth 1000 ushtarë të tjerë.Trupat shtesë të SHBA-ve do t’u bashkohen atyre prej 12 mijë forcash të NATO-s, që do të qëndrojnë në Afganistan për të stërvitur, këshilluar dhe asistuar forcat afgane përmes një misioni të ri, të quajtur “Mbështetje e vendosur”.Forcat e koalicionit në Afganistan nuk komentuan mbi shifrat, por thanë se mirëpresin të gjitha angazhimet e trupave të huaja në misionin e ri të udhëhequr nga NATO.

Franca pezullon dërgimin e anijeve luftarake për Rusinë 

26/11/2014
Franca pezulloi pa afat dërgimin anijeve luftarake helikopter-mbajtëse të porositura nga flota detare ushtarake ruse si pjesë e një marrëveshjeje mes dy vendeve të nënshkruar në vitin 2011.

Anija ushtarake “Vladivostok” duhej t’i dorëzohej flotës ruse në muajin tetor, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Moskës dhe Parisit kur president ishte Nicolas Sarkozy. Sipas kësaj kontrate, Rusia porosit dy anije luftarake të fjalës së fundit të teknologjisë me një vlerë prej 1.2 miliard euro.Në muajin shtator, Franca pezulloi dërgimin e anijes së parë pas presionit të aleatëve perëndimore duke justifikuar vendimin e saj para Moskës si “mungesë e kushteve të favorshme për diçka të tillë”.Kur u nënshkrua kontrata marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës ishin të mira, por me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, dhe sidomos me aneksimin e njëanshëm nga ana e Rusisë të Krimesë, gjërat kanë ndryshuar dhe për shumë analistë është rikthyer “Lufta e Ftohtë”.Bashkimi Europian deklaron se dy anijet mund të përdoren nga Rusia për të kërcënuar fqinjët e saj.Dy anijet helikopter-mbajtëse mund të transportojnë në bordin e tyre 16 helikopterë të përmasave luftarake, gjuajtës dhe transportues.

Nigeri, 78 të vdekur në dy sulme vetëvrasëse 

26/11/2014
Dy sulme vetëvrasëse të kryera nga femra i kanë marrë jetën 78 personave në qytetin verior Maiduguri në Nigeri.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se një adoleshente kreu sulmin e parë duke lënë shumë të vdekur, ndërsa njerëzit po tentonin t’i vinin në ndihmë personave të lënduar ndodhi një tjetër sulm vetëvrasës, sërish nga një femër.Deri tani asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer sulmet, por sipas policisë vendase sulmet dyshohet të jenë kryer nga militantët e Boko Haram, të cilët prej kohësh synojnë të krijojnë Shtetin Islamik.Sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 1500 persona në Nigeri.

SHBA, jepet vendimi për oficerin, nisin protestat 

25/11/2014
Oficeri i policisë në Missouri nuk është akuzuar për të shtënat fatale që i morën jetën një adoleshenti të paarmatosur me ngjyrë në muajin gusht, vrasje e cila u shoqërua nga protesta të dhunshme në St Louis. 

Prokurori, McCulloch publikoi vendimin e jurisë, e cila nuk gjeti asnjë provë për të akuzuar oficerin Darren Wilson, i cili më 9 gusht qëlloi për vdekje mbi 18-vjeçarin, Michael Brown. Ndërsa familjarët e 18 vjeçarit të vrarë u shprehën se ishin “thellësisht të zhgënjyer” me konstatimin jurisë. Menjëherë pas publikimit të vendimit me qindra persona kanë nisur të protestojnë në mënyrë të dhunshme në Ferguson. Forcat e policisë bënë të ditur se janë dëgjuar të shtëna, shumë makina të policisë janë dëmtuar, ndërsa njërës prej tyre i është vënë zjarri. Forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.Presidenti Barack Obama i bëri thirrje personave që nuk ishin dakord me vendimin e jurisë që të protestojnë në mënyrë paqësore.Dëshmitarë thanë se Brown i kishte duart e ngritura mbi kokë, në shenjë dorëzimi ndaj oficerit, kur ai u qëllua për vdekje. Policia ka thënë se ka pasur një grindje mes adoleshentit dhe oficerit përpara të shtënave. 

Ukraina, referendum për anëtarësimin në NATO 

25/11/2014
Ukraina do të mbajë një referendum për të vendosur nëse do t’i bashkohet apo jo NATO-s kur të ketë përmbushur kriteret e anëtarësimit. 

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Petro Poroshenko. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentetn e Lituanisë, Poroshenko tha se e ka zgjidhur çështjen e kritereve, por nuk dha detaje. Javën e kaluar, zëdhënësi i Kremlinit kërkoi “100 për qind garanci” nga Perëndimi se Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s. Vetë Aleanca deklaron se: “Nuk ka një listë kriteresh fikse dhe strikte për të ftuar shtete të reja që t’i bashkohen strukturës sonë”. Vendet mund të pranohen në NATO nëse besojnë se do të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në zonën e Atlantikut të Veriut. Analistët deklarojnë se Ukraina, e destabilizuar për shkak të luftimeve, ka pak gjasa të shihet si kandidate e përshtatshme për t’u anëtarësuar. Tre vende nga ish-blloku sovietik iu bashkuan NATO-s në vitin 1999, duke përfshirë Lituaninë dhe shtete të tjera baltike. 


Erdogan: Gratë s’mund të jenë të barabarta me burrat 

25/11/2014
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u rikthehet deklaratave të tij kontradiktore, këtë herë mbi një komentim mbi barazinë gjinore, që sipas tij “është kundër natyrës”. 

Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë të grave në Stamboll, Erdogan tha se “femrat nuk mund të bëjnë të njëjtat punë si meshkujt pasi disa prej këtyre punëve bien ndesh me “natyrën e delikate të femrave”.“Femrat dhe meshkujt nuk mund të jenë të barabartë. Feministët nuk e kuptojnë rëndësinë e të qenurit nënë në Islam. S’mund të trajtosh në të njëjtën mënyrë në një ambient pune një grua shtatzënë dhe një burrë. Femrat nuk mund të bëjnë të njëjtën punë si meshkujt për shkak të natyrës delikate”, deklaroi Erdogan.Deklarata të tilla të Erdogan, megjithëse ngjallin zemërimin e liberalëve janë bërë thuajse të zakonshme. Më herët ai u ka kërkuar femrave turke që të lindin nga 3 fëmijë, dënoi abortin, madje edhe lindjen me operacion.Për turqit më sekularë politikat qeverisëse të Erdogan, si gjatë kohës kur drejtoi vendin si Kryeministër, edhe tani që është President, po e cojnë vendin në një drejtim të rrezikshëm fetar. 

Portugali, gjykatësi lë në burg ish-kryeministrin 

25/11/2014
Gjykatësi ka lënë në burg ish-kryeministrin e Portugalisë, Jose Socrates, i cili u arrestua ditën e premte teksa po kthehej nga Parisi. Socrates, 57 vjeç, udhëhoqi qeverinë e qendrës së majtë nga viti 2005 deri në 2011. 

Ai u arrestua të premten në aeroportin e Lisbonës dhe mbi të rëndojnë akuzat paraprake të korrupsionit dhe mashtrimit tatimor. Së bashku me të po hetohen edhe shoferi i tij dhe një avokat. Ish-kryeministri i Portugalisë ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa avokati i tij, u tha gazetarëve të hënën se do të apelojë vendimin. Zhvillimet e fundit vijnë vetëm pak ditë pasi ministri i Brendshëm i Portugalisë, Miguel Macedo dha dorëheqjen si pasojë e një tjetër hetimi për korrupsion në këmbim të lejeve të qëndrimit për emigrantët.

Programi për sigurimet shëndetësore, padi ndaj administratës Obama

22/11/2014
Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë paraqitur një padi gjyqësore ndaj administratës Obama në lidhje me planin e sigurimeve shëndetësore të njohur si Obamacare, duke u shprehur se administrata ka abuzuar me pushtetin e saj ekzekutiv. 

Republikanët e paraqitën sot padinë ndaj Departamentit të Shëndetësisë, Departamentit të Shërbimeve Njerëzore, dhe Departamentit të Thesarit. Padia thotë se administrata Obama po shtyn në mënyrë të paligjshme zbatimin e një parashikimi ligjor që kërkon nga kompanitë me më shumë se 50 punonjës të ofrojnë mbulim më të lartë shëndetësor për ta. Administrata e ka shtyrë dy herë zbatimin e këtij parashikimi ligjor. Padia gjithashtu thotë se ligji për sigurimin shëndetësor do të lejojë një shpërndarje të paligjshme të fondeve duke u dhënë subvencionime kompanive për t’i ndihmuar të paguajnë kostot e sigurimit të punonjësve me të ardhura të ulëta. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner ka thënë prej muajsh se do të padisë presidentin për këtë çështje. Në muajin korrik, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që autorizoi presidentin të përdorë autoritetin e tij ekzekutiv për të ndryshuar pjesë të ligjit për kujdesin shëndetësor. Padia mund të ndikojë edhe planet e Presidentit Obama për reformën e emigracionit. Senati i kontrolluar nga demokratët miratoi një projektligj për reformën e emigracionit, por Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët nuk e votoi. 

Sulme me predha nga territori rus në Ukrainë

22/11/2014
Ushtria e Ukrainës tha se territori i këtij vendi është sulmuar me predha të hedhura nga territori i Rusisë, për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Minskut më 5 shtator. 

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se “gjatë ditës së kaluar, për të parën herë prej nënshkrimit të marrëveshjes në Minsk, të shtënat kundër territorit të Ukrainës kanë rifilluar nga ana e Federatës Ruse”. Ai theksoi se predhat e artilerisë ruse ishin shkrepur kundër një pike kufitare në rajonin lindor Luhansk nga drejtimi i fshatit Manotsky në rajonin rus, Rostov. Moska i ka hedhur poshtë pohimet se është përfhirë në luftime në pjesën lindore të Ukrainës, pavarësisht se separatistëve u jep mbështetje të hapur politike. 

Biden, mbështetje Ukrainës, denoncon Putinin 

22/11/2014
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dënoi si “të papranueshme” sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë vizitës së tij këtë të premte në Kiev, si dhe nxiti Moskën të veprojë në përputhje me marrëveshjen e paqes së 5 shtatorit, duke nxjerrë forcat ushtarake të saj jashtë Ukrainës. 

Duke iu referuar Presidentit rus, Vladimir Putin, në mënyrë retorike, pas bisedimeve të mbajtura me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko, Biden tha: “Bëj çfarë ke rënë dakord të bësh, Putin”.Vizita e nivelit të lartë mes SHBA-ve dhe Kievit vjen në një moment kur kanë ngecur të gjitha përpjekjet për të respektuar sërish marrëveshjen e paqes të nënshkruar nga Ukraina, Rusia dhe separatistët prorusë, që luftojnë në lindje të Ukrainës.Ukraina dhe fuqitë perëndimore akuzojnë Rusinë se ka mbështetur separatistët duke dërguar atje armatime dhe forca ushtarake, një akuzë që Moska e mohon. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se kanë shkelur armëpushimin, ndërsa Ukraina bëri të ditur këtë të premte se territori i saj është gjuajtur me artileri të rëndë nga përtej kufirit, pra nga Rusia, për herë të parë që pasi marrëveshja e armëpushimit kishte hyrë në fuqi. Vizita e Biden në Kiev erdhi në përvjetorin e parë të vendimit qeveritar të ish-Presidentit Viktor Yanukovych, për të braktisur një pakt politik dhe tregtar me BE-në, në favor të rinovimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Ban Ki-moon: Lufta ndaj Ebolas përfundon në 2015 

22/11/2014
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është shprehur se situata e rëndë e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës i Ebolas në Afrikën Perëndimore mund të përfundojë në vitin 2015, nëse bota do të përshpejtojë reagimin e saj. 

Por ai paralajmëroi se edhe pse rastet e reja janë gjithnjë e më të paktat në vendet e Afrikës Perëndimore, situata mbetet shqetësuese dhe duhet bërë kujdes, pasi në Mali janë shënuar 6 viktima gjatë ditëve të fundit.Ban Ki-moon foli gjatë një takimi në Uashington me zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Ai theksoi se numri i punonjësve të shëndetësisë në vendet e Afrikës Perëndimore duhet shtuar, pasi sëmundja nuk mund të quhet e mposhtur edhe nëse mbetet një rast i vetëm.Ndërsa, Anthony Banbury, kreu i misionit të OKB-së që përpiqet të frenojë sëmundjen e rrezikshme, tha se bota është shumë larg nga mposhtja e virusit.Guinea, Sierra Leone dhe Liberi janë goditur më keq nga shpërthimi i Ebolas. Më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur vetëm në këto 3 shtete. 


10 të vdekur nga stuhia e dëborës në SHBA

21/11/2014
Pjesa perëndimore e Nju Jorkut është goditur nga një valë e re e dëborës së madhe, stuhi e cila ka bërë që dëbora të arrijë në 1.5 metra në ditët e fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 10. 

Dëbora ka ngujuar zonat rreth 15 kilometra nga Liqeni Erie dhe Liqeni Ontario, duke përfshirë edhe pjesë të qytetit Buffalo. Kjo ka bërë që të mbyllet autostrada 225 kilometërshe në anën e liqenit, ndërsa lagje të tëra janë mbuluar pothuasje të tërat nga stuhitë e dëborës. Zyrtari i qarkut Erie, Richard Tobe, ka thënë se zonat më të prekuara mund të shohin të njëjtën sasi të borës vetëm katër ditë, që normalisht bie atje në një vit. Në ndërkohë, parashikimet për temperatura të ngrohta dhe shi gjatë fundjavës, kanë ngritur shqetësimet e përmbytjeve katastrofike.


Meksikë, protesta masive për studentët e zhdukur 

21/11/2014

Të afërmit e 43 studentëve të zhdukur në Meksikë, të cilët sipas autoriteteve janë vrarë nga një bandë droge, kanë zhvilluar protesta masive në kryeqytet. 

Marshimet ishin në përgjithësi paqësore, por disa protestues u përleshën me policinë në afërsi të pallatit presidencial. Autokolona me protestues mbërritën në Meksiko Siti të enjten, pas një turi të gjatë në mbarë vendin në mbështetje të protestave. Shumë prej tyre kanë mbetur të pakënaqur nga shpjegimi zyrtar mbi zhdukjen e studentëve dhe vazhdojnë të shpresojnë se ata janë ende gjallë. Protestues të maskuar u përplasën me policinë në afërsi të aeroportit, pak orë para se tre marshimet të nisnin. Francisco Lagro, babai i një 19-vjeçari të zhdukur, udhëtoi me një nga autokolonat drejt kryeqytetit.“U bënë thuajse dy muaj që nuk dimë se ku janë. Ne nuk dimë asgjë dhe jemi shumë të dëshpëruar”, deklaroi ai. “Çfarë po bëjnë, në ç’gjendje janë? A u japin ushqime dhe ujë? A janë të lidhur apo jo? Ne kemi shumë pyetje”, tha ai. Mijëra persona morën pjesë në tre manifestimet të mbajtura në kryeqytet, shumica prej të cilëve u mblodhën në sheshin kryesor Zocalo. Gjithashtu, disa qindra protestues u mblodhën pranë pallatit presidencial, ku policia u përpoq t’i zmbrapste duke përdorur topa uji. Në mediat e huaja nuk raportohet për të plagosur. Në aktet e dhunës pranë aeroportit të Meksiko Sitit, më herët gjatë së enjtes, rreth 200 protestues të maskuar hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj oficerëve të policisë që po përpiqeshin t’i shpërndanin.

Japoni, kryeministri shkrin Parlamentin

21/11/2014
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shkrirë parlamentin, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. 

Zoti Abe po kërkon një mandat të ri për reformat ekonomike dhe po shtyn rritjen e padëshiruar të taksave. Sondazhet e kryera në mediat lokale tregojnë se sa e ulët është mbështetja për kryeministrin dhe se shumë njerëz nuk e kuptojnë përse ai ka thirrur zgjedhje të parakohshme dy vjet përpara afatit. Japonezët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga mesi i dhjetorit. Shkrirja e parlamentit ishte njoftuar më herët në dhomën e ulët nga kryetari Bunmei Ibuki. Legjislatura japoneze, e njohur ndryshe si “Kuvendi Kombëtar”, përfshin Dhomën e lartë të Këshilltarëve dhe atë të ulët të Përfaqësuesve. Kryeministri Abe pritet të mbajë një konferencë për shtyp më vonë gjatë së premtes. Ai deklaroi të enjten se do ta përdorë fushatën elektorale për të sqaruar strategjinë e rritjes ekonomike të qeverisë së tij, raportoi transmetuesi kombëtar NHK. Ndërsa agjencia e lajmeve “Kyodo” njoftoi në edicionin e djeshëm se rreth 63 për qind e banorëve nuk i kuptojnë arsyet e vendimit të zotit Abe për të shkuar në zgjedhje. Një sondazh i kryer veçmas nga gazeta “Asahi Shimbun” zbuloi se vetëm 39 për qind e votuesve mbështesin zotin Abe. Megjithatë, pavarësisht rënies së popullaritetit, zoti Abe dhe Partia e tij Liberal Demokrate pritet të fitojnë zgjedhjet për shkak të pozitës së dobët të opozitës. Abe ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse koalicioni i tij, që gëzon shumicën në dhomën e ulët, nuk arrin të fitojë një mazhorancë të thjeshtë.

Obama lëshon urdhër ekzekutiv për imigracionin 

21/11/2014 
Rreth 5 milionë imigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  mund t’i shpëtojnë deportimit, pasi Presidenti Obama njoftoi për ndryshime rrënjësore në politikat amerikane të imigracionit. 

Presidenti i Barack Obama shpalosi planin e tij, duke anashkaluar Kongresin. Urdhri ekzekutiv për imigracionin revoltoi republikanët, të cilët u shprehën se veprimi është përtej autoritetit të presidentit dhe do të cënojë ndjeshëm marrëdhëniet me të.Në fjalën e tij Obama tha se ajo që ai po propozon nuk ofron amnisti masive dhe nuk lejon deportime në masë.Këta imigrantë duhet të kalojnë kontrollin e biografisë për të vërtetuar se nuk kanë pasur probleme me ligjin dhe të jenë të gatshëm të paguajnë taksa.Senati amerikane e aprovoi ne 2013-ten paketën e reformave në emigracion, por Dhoma e Përfaqësuesve nuk e dha dritën jeshile. Republikanët kërkojnë bashkëpunim, siç tha kryetari i Dhomës se Ulet, John Boehner, do të luftojnë dhëmb për dhëmb me presidentin nëse vazhdon të ndjekë rrugën e nisur. Për kritikët, reforma do të kishte kosto shumë të lartë, edhe pse mjaft ekspertë besojnë se ajo do ta zgjeronte ekonominë amerikane. resioni i presidentit për reforma në politikat e imigracionit filloi vitin e kaluar menjëherë pas kapërcimit të frikës për një krizë të re financiare dhe rihapjes së qeverisë.

Franca identifikon shtetasin e dytë në videon e ISIS

20/11/2014
Franca ka identifikuar shtetasin e dytë francez në videon, e cila tregon ekzekutimet me heqje koke të disa ushtarëve sirianë dhe të një punëtori amerikan të ndihmës nga militantët e Shtetit Islamik (IS). 

Sipas autoriteteve franceze, bëhet fjalë për Mickael Dos Santos, 22 vjeç, i cili është i konvertuar në fenë Islame, vjen nga një lagje e Parisit. Militanti tjetër francez në po të njëjtën video është identifikuar si Maxime Hauchard. Videoja është shfaqur në fundjavë dhe tregon kokën e prerë të punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig, dhe të dhjetëra ushtarëve sirianë. Rreth 1.000 xhihadistë francezë besohet se luftojnë në Siri dhe Irak.

Kinë, i sëmuri mendor vret me thikë 7 persona 

20/11/2014
Një burrë i armatosur me një thikë ka vrarë 7 persona në një spital të Beidaihe të Kinës. 

Sipas CCTV, 27-vjeçari mendohet se vuante nga sëmundje mendore dhe pasi është arrestuar nuk ka dhënë asnjë motiv për veprimin e tij.Mes viktimave është edhe një nga pjesëtarët e stafit spitalor. Vrasjet e shumëfishta me thikë në Kinë janë bërë të zakonshme. Në shtator një burrë vrau 4 fëmijë të cilët ishin duke shkuar në shkollë, në rajonin Guangxi Zhuang. Po atë muaj u vranë 3 fëmijë të tjerë dhe u plagosën 6 persona në një shkollë në Hubei.


Stuhi dëbore në SHBA, 5 viktima në Bufalo

20/11/2014
Të paktën pesë persona kanë vdekur në Bufalo të Shteteve të Bashkuara, për shkak të stuhisë së dëborës që përfshiu mëngjesin e djeshëm qytetin. 

Shumë zona në jug të qytetit, në shtetin e Nju Jorkut, që ndodhen pranë ujëvarave të Niagarës, janë mbuluar thuajse nga 2 metra dëborë në më pak se 24 orë. Sipas mediave amerikane, tre persona humbën jetën nga atake kardiake teksa pastronin dëborën, një tjetër pas një aksidenti rrugor, ndërsa i pesti është gjetur i vdekur në automjetin e tij të mbuluar komplet nga dëbora. Rreth 50 për qind e Shteteve të Bashkuara është mbuluar tashmë nga shtresa e bardhë, ndërkohë që një valë tjetër i ftohti pritet në orët e ardhshme në Miduest dhe në veri-lindje të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Kombëtar. Në disa zona trashësia e dëborës ka kaluar brenda pak orësh nivelin prej 1 metër e gjysmë, ndërsa temperatura gjatë natës ka qenë minus 7 gradë. Temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Florida, ku ka arritur në -6 gradë, si dhe në Hauai, ku në Mauna Kea dhe në Ishullin e Madh kanë arritur në 0 gradë. Meteorologët kanë paralajmëruar se vala e ajrit të ftohtë do të vazhdojë deri ditën e enjte, të paktën në Miduest dhe në veri-lindje, ndërkohë që në jug temperaturat do të jenë të qëndrueshme. 
Rusia: Ukraina të mbetet jashtë NATO-s

20/11/2014
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moskës i duhen garanci në 100 për qind që Perëndimi nuk do të shqyrtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. 

“Do të na pëlqente të dëgjonim që NATO do të ndalë avancimin drejt kufijve rusë dhe se nuk do të tentojë të prishë ekuilibrin. Por, për fat të keq, këto fjalë nuk po i dëgjojmë dhe kjo na bën nervozë”, ka deklaruar Dmitry Peskov. Nga Kievi, ministri i Jashtëm ukrainas është përgjigjur duke thënë se, Ukraina nuk ka ndërmend t’i japë garanci askujt dhe se lidhur me anëtarësimin në NATO do të vendosë vetë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke raportuar në Parlament ka deklaruar se homologu i tij amerikan John Kerry ka pranuar hapur se diplomatët amerikanë po u bëjnë presion qeverive të huaja për t’i influencuar në lidhje me çështjen e Ukrainës. Deklaratat e zyrtarëve rusë vijnë një ditë pasi vetë presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të nënshtrojnë Moskën, por që sipas tij nuk kanë për t’ia arritur kurë. 

OKB kërkon nga Irani, që të ndal abuzimet dhe torturat ndaj njerëzve

19/11/2014
Një komision i Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. 

Rezoluta thotë se në Iran, përdoret në një "frekuencë alarmuese të lartë" dënimi me vdekje. 78 vende anëtare të OKB-së, kanë votuar pro rezolutës, 35 kanë votuar kundër dhe 69 kanë abstenuar. Draft rezoluta, kërkon nga Irani që të ndal abuzimet dhe torturat. Rezoluta vijon pas një raporti të një hetuesi të posaçëm të OKB-së, për të drejtat e njeriut, të cilin Irani kurrë nuk i ka lejuar që të vizitojë vendin. Përfaqësues të Iranit, kanë kundërshtuar rezolutën, duke thënë se rezoluta nuk përfshinë ‘zhvillimet pozitive’, që kanë ndodhur nga ardhja a Presidentit Hassan Rohani. "Në kohën kur shumë pjesë të rajonit tonë janë në flakë të ekstremizmit, kjo rezolutë është kundërproduktive’, është shprehur një diplomat. Rezoluta tani do të shkojë në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së.


Zgjedhje të parakohshme në Japoni

19/11/2014
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka njoftuar për zgjedhje të parakohshme dhe ka pezulluar planet për rritjen e një takse, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbështetjen politike dhe në përgjigje të recesionit. 

Gjatë një konference shtypi, Kryeministri Abe njoftoi se do të shpërndajë parlamentin dhe do të zhvillojë zgjedhje muajin e ardhshëm, dy vjet para afatit të rregullt. Nuk është njoftuar një datë për zgjedhjet, por media japoneze raporton se ka gjasa që të zhvillohen nga mesi i dhjetorit. Abe tha gjithashtu se do të shtyjë për 18 muaj rritjen e taksës së konsumit. Masat merren pasi të dhënat tregojnë se ekonomia japoneze ka rënë në recesion. 

NATO: Prani shqetësuese ushtarake në Ukrainë 

19/11/2014
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, denoncoi këtë të martë atë që ai e quajti një prani serioze ushtarake të forcave ruse, si brenda Ukrainës, ashtu edhe në krahun rus të kufirit, duke nxitur Moskën të tërheqë mbrapsht trupat e saj. 

Stoltenberg tha se NATO ka parë lëvizshmëri të trupave, pajisjeve, tankeve dhe artilerisë së rëndë, por edhe të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore, në shkelje të plotë të marrëveshjes së armëpushimit.Rusia mohon të ketë dërguar armë apo trupa në mbështetje të separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, që prej nisjes së rebelimit me rrëzimin e Presidentit ukrainas të mbështetur nga Kremlini përmes protestave masive në shkurt. Një armëpushim u arrit më 5 shtator, por luftimet kanë ardhur gjithnjë e në rritje ditëve të fundit.Stoltenberg u tha reporterëve se, teksa kishte mbërritur për një takim me ministrat e Mbrojtjes së BE-së, kishte marrë informacione për një prani masive të trupave brenda Ukrainës.


Putin: SHBA nuk do ta nënshtrojnë kurrë Rusinë 

19/11/2014

Shtetet e Bashkuara duan të “nënshtrojnë” Moskën, por nuk do ia arrijnë kurrë të kenë sukses. 

Kështu është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin gjatë ditws sw djeshme.Fjalimi i ashpër i Putinit reflekton përkeqësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, të cilët janë në përplasje të ashpër prej krizës së Ukrainës, teksa Perëndimi akuzon Rusinë për dërgimin e armatimeve dhe trupave ushtarakë në mbështetje të rebelimit të separatistëve.Gjatë takimit, Putin nxiste vazhdimisht firmat ruse, përfshi ato në agrikulturë dhe në sektorët e Mbrojtjes, të rrisnin shitjet e tyre në tregjet vendase pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi mbi situatën në Ukrainë. Putin ngriti një sërë pyetjesh gjatë eventit, mbi gjithçka. Nga shitjet e matësve të glukozës në gjak e deri te problemet e strehimit, ndërkohë që lideri rus theksoi edhe njëherë vendosmërinë për të përmirësuar ekonominë e vendit të tij, që po vuan nën ndikimin e sanksioneve.

Greqi, dy tërmete trondisin Athinën 

18/11/2014
Dy tërmete me fuqi 5.1 balle te shkalles Rihter jane regjistruar me nje interval te shkurter kohor midis tyre ne prefekturen e Athinës dhe janë ndjerë në zonat e Viotisë, Evias dhe Fthiotidës. 

Tërmetet binjake, siç janë quajtur nga sizmiologet grekë, kanë pasur epiqender 81 kilometër ne veri te kryeqytetit grek, ne nje thellesi prej 21 kilometra sipas te dhenave qe jep Instituti Gjeodinamik i Observatorit te  Athinës. Lekundja e pare eshte regjistruar ne oren 1.06 minuta te nates dhe e dyta 3 minuta me vone.Me pas jane regjistruar edhe disa lekundje te tjera me te vogla me fuqi mbi 3.5 balle te shkalles Rihter. Termetet jane ndjere edhe ne zonen e Peloponesit dhe te Thessalise ne Greqine qendrore.Deri ne oret e para te mengjesit të së martës nuk eshte raportuar per deme ne njerez dhe ne materiale, nderkohe forcat e zjarrfikesve jane ne gjendje gadishmerie.Vleresimet e sizmologeve greke kane qene te dyzuara pasi disa prej tyre kane deklaruar se lekundjet sizmike jane regjistruar si pasoje e levizjes se pllakes tektonike te Atalantis duke perjashtuar termete te tjera me te fuqishme ne oret e ardhshme. Ndersa disa te tjere qe percaktojne epiqendren e termetit me larg se pllaka tektonike ne fjale, paralajmerojne banoret te jene te kujdesshem, sepse behet fjale per zona qe klasifikohen si sizmogjene.


Papa Françesku, në SHBA në shtator 2015 

18/11/2014
Papa Françesku ka bërë të ditura planet e tij për të vizituar Shtetet e Bashkuara në shtatorin e vitit të ardhshëm, në atë që konsiderohet Udhëtimi i tij i parë në SHBA që prej emërimit në krye të katolikëve të të gjithë botës. 

Papa Françesku deklaroi se do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të katolikëve mbi martesën në Filadelfia. Ai pritet gjithashtu të flasë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, si dhe të takohet me Presidentin Barack Obama në Uashington.Njoftimi pritej me padurim të madh, pas muajsh të tërë spekulimesh, dhe u bë gjatë një konference ndërfetare mbi vlerat familjare, në Vatikan.Duke folur nga Vatikani, në një takim ndërfetar me të pranishëm protestantë, muslimanë dhe hebrej, Papa tha se do të udhëtojë drejt Filadelfias për “Takimin Botëror të Familjeve”, një takim i sponsorizuar nga Kisha Katolike Romane, e që zhvillohet çdo 3 vjet.Papa Françesku do të bëhet i katërti Papë që viziton Shtetet e Bashkuara, në një vizitë që zyrtarët katolikë bëjnë të ditur se mund të mbledhë mbi 1 milion banorë.Papa ka marrë ftesa nga Presidenti Obama, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, si dhe nga Kongresi, por edhe letra nga më shumë se 10 mijë fëmijë shkollash në Filadelfia, duke e inkurajuar atë ta ndërmarrë këtë udhëtim.

Turqia po forcon lidhjet me Francën

18/11/2014
Turqia është përballur me kritika nga shumë aleatë perëndimorë, por ka një vend, me të cilin po i forcon lidhjet, dhe ai është Franca. 

Deri së fundmi, dy shtetet kishin një marrëdhënie të ftohtë, por tani po gjejnë një emërues të përbashkët për Sirinë. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka pasur qëndrime që kanë rënë ndesh me shumë prej atyre të aleatëve të saj perëndimorë, mbi Sirinë dhe luftën kundër Shtetit Islamik.Megjithatë, muajin e kaluar, Presidenti francez Hollande priti homologun e tij turk, Erdogan në Paris dhe shprehu qartë se të dy kishin pikëpamje të ngjashme, lidhur me strategjinë që duhet ndjekur me Damaskun. 


Terror në Jeruzalem, Sulmohet me sëpata dhe thika sinagoga 

18/11/2014
Një grup personash të armatosur me pistoleta, sëpata dhe thika sulmuan një sinagogë në Jeruzalemin Perëndimor duke lenë të paktën vrarë katër izraelitë të vrarë dhe duke plagosur disa të tjerë përpara se të qëlloheshin për vdekje nga forcat e sigurisë. 

Sulmi ndodhi në sinagogën Har Nof. Katër persona kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme, në vendin e ngjarjes dhe të paktën tetë të tjerë janë shoqëruar në spital, ku raportohet se pesë prej tyre në gjendje të rëndë.Pas masakrës në sinagogë ka patur një shkëmbim të shkurtër zjarri mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë, ku dy prej agresorëve mbeten të vrarë, ndërkohë që policia dhe ushtria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë që besohet se ka marrë pjesë në sulm. Tensionet janë përshkallëzuar javët e fundit pas plagosjes së rëndë të një rabini në pjesën lindore të qytetit, ndërkohë që Maruan Barghouti, udhëheqësi i Tanzimit, krahut të armatosur të al-Fatah, partisë së Mahmud Abas dhe i dënuar me pesë burgime të përjetëshme nga Izraeli thërriti Intifadën e tretë, pas asaj të 1987 dhe të 2000.Nëntë izraelitë dhe 12 palestinezë janë vrarë vetëm javët e fundit nga shpërthimi i valës së dhunës. 

Moti i keq në Itali, Sërish viktima dhe 180 familje të izoluara në Voltri

17/11/2014
Moti i keq që prej ditësh ka mbërthyer veriun e Italisë, fatkeqësisht dy ditët e fundit ka shënuar edhe tre viktima të tjera. 

Rrëshqitjet e dherave kanë mbuluar një banesë në Lombardi brenda së cilës ndodhej një  16-vjeçare me gjyshin e saj 70-vjeç, duke shkaktuar vdekjen e të dyve. Ndërkohë një 21-vjeçare është mbytur në makinën e saj  e cila kishte përfunduar në lumë.Brenda 1 jave, në Itali kanë humbur jetën 8 persona për shkak të reshjeve të dendura dhe rrëshqitjeve të dherave të cilat kanë shembur disa banesa dhe rrezikojnë disa të tjera.Ndërkohë në Voltri të Xhenovës 180 familje janë të izoluara nga niveli i lartë i ujit.Lidhur me situatën e rëndë, kryeministri italian, Matteo Renzi ka akuzuar qeveritë rajonale që nuk kanë realizuar politika parapërgatitje që të viheshin në funksion të fatkeqësive natyrore të shkaktuar nga moti i keq i këtyre ditëve.

Putin: Krimea si Kosova

17/11/2014
Presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të besojë se populli i Krimesë ka po aq të drejtë shkëputjeje sa edhe Kosova. 

Kreu i Kremlinit ka folur për televizionin publik gjerman, ARD për ngjashmëritë mes dy rasteve. “Nuk besoj në asnjë mënyrë se e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur edhe në Krime. Madje në Kosovë ka qenë vetëm Parlamenti që e ka shpallur pavarësinë. Në Krimea e ka shpallur parlamenti dhe ka pasur referendum të popullit. Rezultati ka qenë në favor me shumicë absolute”, ka thënë Putin. Në Samitin e G20 presidenti rus ka hasur kritikat e të gjithë liderëve të tjerë, për shkak të aneksimit të disa pjesëve të Ukrainës. 


Rumani, Klaus Lohannis fiton zgjedhjet me 54 për qind të votave

17/11/2014
Kandidati i së djathtës, Klaus Iohannis, fiton zgjedhjet në Rumani me më shumë se 54 për qind të votave, duke sjellë një përmbysje të ashpër për kryeministrin socialdemokrat, Victor Ponta, sipas rezultateve të pjeshme të publikuara sot. 

Iohannis, 55 vjeç, kryetar bashkie i Sibiut (qendër) dhe që vjen nga minoriteti gjerman, është shpallur fitues në shumë deparatamente të konsideruara si bastione të majta, sipas rezultateve që dalin nga numërimi i 96 për qind të kutive të votimit. Niveli i pjesëmarrjes u ngrit në 64 për qind, një rekord për këtë vend ku përtesa e votuesve e shkaktuar nga varfëria dhe korrupsioni nuk ka pushur së rrituri që prej viteve 1990. Mobilizimi ka qenë veçanërisht i lartë tek të rinjtë, banorët e qyteteve të mëdha dhe të atyre që jetojnë jashtë vendit, që bënë të ndryshojë bilancin në favor të Iohannis-it. Ponta, 42 vjeç, që kishte fituar raundin e parë dhe shihej si fitues i raundit të dytë me 8 pikë më shumë se sa kundërshtari i tij, e përjashtoi dorëheqjen pas humbjes së tij, duke garantuar se “do të vazhdojë të bëjë detyrën për vendin”. Dje në mbrëmje, me mijëra persona dolën në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Rumunët në diasporë, të penguar që të shprehin vullnetin për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qendrave të votimit. Por pas shpalljes së rezultateve këto manifestime u shndërruan në festime. Në Bukuresht, gati 20 mijë persona i ofruan një pritje prej triumfuesi Iohannis-it që vajti t’i përshëndesë.

Obama konfirmon vdekjen e Kassing 

17/11/2014
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka konfirmuar vdekjen e amerikanit Abdul-Rahman Kassig mbahej peng nga militantët e ISIS që nga viti i kaluar.

ISIS publikoi gjatë së dielës një video online, në të cilën shfaqej një xhihadist i maskuar me një kokë të prerë në dorë, për të cilët thotë se i përket punonjësit social, Kassig.Presidenti Obama i shprehu ngushëllimet e tij familjes së Kassig, i cili njihej edhe si Peter. “Sot ne ofrojmë lutjet tona dhe ngushëllime për prindërit dhe familjen e Abdul-Rahman Kassig. Atë e morën nga ne përmes një akti të së keqes së pastër nga një grup terrorist që bota me të drejtë e lidh me çnjerëzoren”, tha Obama, menjëherë pasi u kthye në SHBA nga Australia, ku mori pjesë në samitin e G20-ës.  Ndërsa gjatë orëve të pasdites së të dielës, “New York Times”, duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë amerikane, transmetoi se qeveria është gjithnjë e më e bindur në autenticitetin e videos.

Irak, ushtria merr kontrollin e Baiji-t 

15/11/2014
Ushtria irakiane ka rimarrë kontrollin e qytetit Baiji, e konsideruar një pikë strategjike në konfliktin me ISIS në rajonet veriore të vendit. 

Qyteti ndodhet në afërsi të rafinerisë më të madhe të naftës së vendit dhe shtrihet në rrugën kryesore që lidh Mosulin dhe Tikritin, që të dy të kontrolluar nga ISIS.Marrja e kontrollit në këtë pjesë të Irakut pas më shumë se dy javësh luftime të ashpra me xhihadistët, konsiderohet si përparimi më i madh i forcave të sigurisë qeveritare.Baiji është qyteti më i madh i rimarrë nën kontroll nga autoritetet irakiane. Lajmi i marrjes së qytetit u njoftua nga autoritetet vendore dhe nga zyrtarë të qeverisë qendrore në Bagdad, që shtojnë se ushtria po zhvendoset ngadalë drejt rafinerisë së naftës.Marrja e Baiji-t dobëson të ardhurat financiare të ekstremistëve që shfrytëzuan rafinerinë e qytetit për të siguruar të ardhura nga shitja e naftës. Por jo vetëm kaq, humbja e qytetit nga ISIS ka lënë të izoluar militantët që kontrollojnë Tikritin e rrethuar nga forcat ushtarake dhe milicitë pro-qeveritare. 

Ligji i punës, protesta në Itali 

15/11/2014
Italia është përfshirë nga protestat e organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile që kundërshtojnë një projektligj të qeverisë Renzi sa i përket punësimit. 

Protesta u zhvilluan në 20 qytete në mbarë vendin. Në Milano studentë, organizata joqeveritare, aktivistë të shoqërisë civile, sindikata dhe qytetarë u bashkuan kundër projektligjit që njihet si “Jobs Act”.Protesta masive ka patur edhe në Romë, ku 15 mijë studentë paralizuan për orë me radhë qytetin. Po ashtu edhe në Napoli e Torino mijëra protestues dolën në rrugë dhe sheshe për të kundërshtuar ligjin.Policia ndërhyu duke shpërndarë manifestuesit në Milano, ndërkohë që në Padova ka patur përleshje të forta mes manifestuesve dhe forcave të sigurisë, ku dhjetra policë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe dhjetra protestues janë arrestuar.Sindikatat dhe shoqëria civile e konsideron ligjin si të padrejtë dhe që rrit ndjeshëm barrën fiskale për punonjësit. Projektligji prej kohësh ka qenë objekt bisedimesh mes forcave politike italiane. Së fundmi një marrëveshje mes PD-së së Kryeministrit Mario Renzi dhe “Forca Italia” të Berluskonit siguron votat e nevojshme në parlamentin italian për kalimin e tij. Ligji hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. 

Europa Veriore bashkohet kundër Rusisë

15/11/2014
Në mesin e shtimit të tensioneve ushtarake, vendet e Europës Veriore janë zotuar të forcojnë bashkëpunimin kundër Moskës. 

Me këtë qëllim u takuan për bisedime, në kryeqytetin norvegjez Oslo, ministrat e Mbrojtjes së 8 shteteve nordike e baltike, si dhe ai britanik, të bindur se një bashkim i forcave do të shërbejë si kundërpeshë ndaj rritjes së ndjeshme të aktivitetit ushtarak rus në rajon.Ministrat ranë dakord të përmirësohet ndarja e informacioneve të inteligjencës dhe të zgjerohen stërvitjet ndërkufitare të Forcave Ajrore mbi territoret nordike.Takimi erdhi pas akuzave të reja të NATO-s, se Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Ukrainë, pas një piku të manovrave provokuese ushtarake të Moskës në qiejt e kontinentit të vjetër, si dhe deklaratave të saj se do të dërgojë avionë bombardues në misione patrullimi deri në Gjirin e Meksikës.Sipas ministres norvegjeze të Mbrojtjes, Inger Eriksen, të gjithë homologët e pranishëm në konferencë ishin të një mendjeje, se veprimet ruse në Ukrainë janë totalisht të papranueshme e përbëjnë shkelje të parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar.Ministri britanik, Michael Fallon, i çoi edhe më tej kritikat, me deklaratën se Moska i shpërfill rregullisht ligjet e aviacionit ndërkombëtar dhe se ka dërguar avionë patrullues deri në Portugali e Irlandë.NATO ka regjistruar mbi 100 raste të tillë, që janë tri herë më shumë se në 2013-n dhe të mos harrojmë se viti nuk ka mbaruar akoma, tha Fallon, në një konferencë për shtyp pas takimit. 

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, alarm për cunam 

15/11/2014
Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka goditur pjesën lindore të Indonezisë. 

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam. Qendra për Paralajmërimin e Cunameve në Paqësore njoftoi se në zonat deri në 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit ekziston mundësia që valët të arrijnë deri në 1 metër. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ishullin Maluku, sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera, të cilat kanë arritur deri në 6.2 ballë.Në vitin 2004, Indonezia është goditur nga një tërmet 9.1 ballë, i cili shkaktoi një cunam masiv. Rreth 170,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.


Ebola, muajin e ardhshëm testimi i vaksinës 

14/11/2014
Muajin e ardhshëm në Afrikën Perëndimore nis testimi i vaksinës kundër sëmundjes vdekjeprurëse të Ebolës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte identifikuar dy vaksina si "premtuese" dhe shpresonte që rezultatet e para të testimit për to do të ishin në dispozicion në nëntor apo dhjetor.Organizata Mjeket Pa Kufij, e cila është kthyer në lidere të luftës ndaj epidemisë, njoftoi se tre nga qendrat e saj do të zhvillojnë tre projekte të veçanta hulumtimi. Një prej tyre i referohet përdorimit të gjakut të marrë nga persona të shëruar nga Ebola për trajtimin e të sëmurëve në kryeqytetin e Guinesë, Konakri. Dy medikamente të tjera anti-virale do të testohen njëri po në këtë shtet, ndërsa tjetri në një zonë të pakonfirmuar. Epidemia e virusit të Ebolës mendohet të ketë prekur mbi 14 mijë persona, thuajse të gjithë nga vendet e Afrikës Perëndimore. Bilanci i viktimave të virusit vdekjeprurës është ngjitur në 5.160. E ndërsa testet e para të anti-virusit do të nisin muajin e ardhshëm, rezultatet fillestare pritet të jenë gati në shkurt të vitit të ardhshëm. Rreth 400 persona do të marrin pjesë në testet e para, të cilat do të përhapen më pas në qendra të tjera trajtimi nëse rezultatet paraprake do të jenë premtuese. 


Britani, masa të reja kundër terrorizmit 

14/11/2014
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë të ditur se xhihadistët britanikë që luftojnë jashtë vendit, nuk do të lejohen të kthehen në Britani në bazë disa masave të veçanta. 

Këto masa janë në qendër të një projekt-ligji të planifikuar kundër terrorizmit, i cili do të publikohet këtë muaj. Ekspertët kanë vënë në pikëpyetje masat, të cilat vihen në diskutim nëse janë të ligjshme ose jo, ndërsa laburistët thanë se duhet bërë më shumë për të ndaluar radikalizimin. Plani për të krijuar disa masa të përkohshme parandalimi erdhi pas bisedimeve të koalicionit, pas shpalljes së propozimeve të reja kundër terrorizmit nga David Cameron.Sipas kompetencave të veçanta, qytetarët britanikë, të cilët dyshohen se kanë luftuar përkrah militantëve të ISIS, do të ndalohen të hyjnë në vend. Çdo të dyshuari do t’i pezullohet pasaporta dhe emri do t’i shtohet në “listën e ndalimit të fluturimit”, kjo do t’i ndalojë ata të kthehen në Britani. Zyrtarë qeveritarë kanë thënë për BBC se kompetencat janë hartuar për të ndaluar të dyshuarit të rikthehen në Britani. “Ne nuk po synojmë heqjen e shtetësisë, por po vendosim kushte për udhëtimet e tyre. Kjo do të ndikojë së tepërmi në udhëtimin e shtetasve britanikë drejt vendeve në konflikt në Lindjen e Mesme. Këto plane janë pjesë e projekt-ligjit kundër terrorizmit”.


Meksikë, prindërit e studentëve të zhdukur në protestë 

14/11/2014
Prindërit e 43 studentëve meksikanë, të cilët u zhdukën 7 javë më parë kanë filluar një turne me autobus në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj trajtimit të çështjes nga ana e qeverisë. 

Me qindra përkrahës i janë bashkuar autokolonës së demonstruesve në jug-perëndim të shtetit Guerrero. Zemërimi i prindërve, por edhe i opinionit të gjerë po vjen gjithnjë e në rritje, edhe kjo nismë vjen pas një javë të mbushur me protesta të dhunshme. Studentët u zhdukën pas përleshjeve me policinë më 26 shtator në qytetin e Igualas. Protesta e ditës së enjte nisi në Ayotzinapa, ku ndodhet edhe universiteti ku studionin 43 të rinjtë e zhdukur. Prindërit mbanin në duar fotot e fëmijëve të tyre, ndërsa të tjerë kërkonin të bëhej më shumë nga ana e qeverisë për të shpejtuar kërkimet. Një autokolonë e autobusëve është nisur për në veri të Meksikës, në kufi me SHBA-në, ndërsa një tjetër është planifikuar të udhëtojë nëpër jugun e vendit. Sipas organizatorëve, është planifikuar që autokolona të bashkohet javën e ardhshme në Mexico City.

Hagel: Intensifikim të luftës ndaj ISIS 

14/11/2014
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka bërë të ditur të enjten se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik do të intensifikohen në të ardhmen, pasi forcat tokësore irakiane janë përmirësuar ndjeshëm dhe janë bërë më efektivë. 

Duke mbrojtur strategjinë e SHBA-ve gjatë një raportimi në Dhomën e Përfaqësuesve, Hagel tha se “me forcimin e forcave irakiane, ritmi dhe intensiteti i fushatës ajrore të koalicionit tonë do të përshpejtohen së bashku”.Reagimi i Hagel vjen në të njëjtën ditë, kur lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, bëri thirrje për sulme në Arabinë Saudite, duke thënë se kalifati i tij duhej zgjeruar anembanë botës arabe, si dhe bëri thirrje për “vullkanet e xhihadit” në fjalimin që presupozohet të jetë bërë prej tij.Baghdadi tha gjithashtu se fushata ushtarake e udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit të tij në Siri dhe Irak po dështonte. Fjalimi i tij nuk mund të konfirmohet ende në mënyrë të pavarur, por ai ka përfunduar tashmë në faqet e internetit të xhihadistëve.Fjalimi nuk ka një datë se kur është bërë, por përmbante edhe referenca ndaj 7 nëntorit, kur SHBA-të njoftuan se Presidenti Barack Obama miratoi dërgimin e 1500 trupave të tjerë amerikanë në Irak.

Obama kërkon rishikimin e strategjisë për Sirinë

13/11/2014
Presidenti amerikan, Barack Obama i ka kërkuar ekipit të tij të Sigurisë Kombëtare që të rishikojë strategjinë për Sirinë, pasi është e qartë se ISIS nuk mund të mundet pa u mbështetur një qeveri tranzicionale në Siri dhe pa u larguar nga pushteti Bashar Al Assad. 

Lajmi për CNN konfirmohet nga diplomatët amerikanë. Rishikimi i strategjisë për Sirinë, shihet si një përpjekje për luftën kundër ISIS'it në Siri dhe në Irak, ndërkaq largimi i Assadit nga pushteti, mbetet sërish opsioni kryesor. 


Juncker mohon të ketë inkurajuar shmangien e taksave 

13/11/2014
I gjendur në pozicion të vështirë, kreu i ri i Komisionit Europian Jean Claude Juncker është detyruar të mohojë akuzat se ka inkurajuar shmangien e taksave në kohën kur shërbente si kryeministër i Luksemburgut. 

Në të shkuarën time nuk ka asgjë që të tregojë se kam përkrahur evazionin fiskal, deklaroi Juncker, që frerët e ekzekutivit të BE-së i mori zyrtarisht në fillim të nëntorit.59-vjeçari është vënë nën një presion prej pretendimeve, se gjatë 18 viteve të tij në krye të qeverisë së Luksemburgut, gati 340 kompani globale kanë përfituar marrëveshje, që i kanë ndihmuar të shmangin taksat.Komisioni ka nisur një hetim mbi këtë çështje. Presidenti i KE-së u përball vetëm pak ditë pas marrjes së postit me një raport të gazetarëve investigativë, ku thuhej se kompani si “Ikea” kishin rënë në ujdi me ekzekutivin e tij për të shpëtuar miliona euro taksa, që duhej të paguanin në vende të tjera.Kryeministri në largim Xavier Bettel pat thënë se të gjitha marrëveshjet e firmosura i përmbaheshin rregullave ndërkombëtare të tatimit.Vetë Juncker nuk bëri asokohe asnjë koment mbi këtë temë, por në një deklaratë të papritur për shtyp përsëriti sot të njëjtin mesazh në mbrojtje të praktikave të taksave në vendin e tij, duke këmbëngulur se çdo veprim i kryer ka qenë në përputhje të plotë me legjislacionin e brendshëm dhe ligjin ndërkombëtar. 

Tensione mes Azerbaixhanit dhe Armenisë 

13/11/2014
Ministria e Mbrojtjes në Azerbaixhan ka deklaruar se trupat e saj kanë qëlluar dhe rrëzuar një helikopter ushtarak armen, që kishte shkelur hapësirën e tyre ajrore. 

Tre anëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vrarë nga goditja, raportojnë mediat lokale që citojnë autoritetet qeveritare. Helikopteri po fluturonte në territorin e diskutueshëm Nagorno Karabakh, një enklavë në perëndim të Azerbaixhanit që kontrollohet nga banorë me etni armene. Baku zyrtar deklaroi se helikopteri i tipit “Mi-24” u qëllua në afërsi të vijës së frontit që ndan trupat azere nga ato armene. Edhe krerët e separatistëve në Nagorno konfirmuan sulmin, duke thënë se ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor. Tensionet në rajon datojnë dekada më parë. Një luftë shpërtheu në vitin 1988 gjatë perëndimit të sundimit sovietik në Azerbaixhan, me separatistët armenë që zhvilluan një luftë të përgjakshme ndaj ushtrisë së këtij vendi. Në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi në vitin 1994, Nagorno dhe 7 rajone të tjera u lanë nën kontrollin e armenëve etnikë. Incidenti i së mërkurës ishte i pari i këtij lloji që nga nënshkrimi i marrëveshjes. 

Ukrainë, ushtria përgatitet për kundërpërgjigje 

13/11/2014
Forcat qeveritare ukrainase janë dislokuar në përgatitje të një ofensive të re prej separatistëve prorusë në rajonet lindore, bëri të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak, gjatë së mërkurës. 

Ai tha gjatë një takimi qeveritar se rebelët kanë marrë përforcime, pavarësisht armëpushimit të arritur më 5 shtator, i cili është shkelur vazhdimisht.Një zëdhënës i ushtrisë tha se rebelët kishin shtuar praninë e forcave të tyre, përfshi përreth qytetit port të Mariupolit, në juglindje, kontrolli i të cilit do të hapte rrugën drejt territoreve në jug të Ukrainës.Kievi tha se autokolona tankesh dhe kamionësh me trupa ushtarakë kanë kaluar kufirin në lindje të Ukrainës nga Rusia, duke nisur nga e enjtja e kaluar, ndërsa zyrtarë të OSBE-së, në rolin e vëzhguesve të sigurisë, kanë pikasur lëvizjen e këtyre kamionëve të armatosur rëndë.Rusia ka mohuar vazhdimisht mbështetjen ushtarake ndaj rebelëve në konfliktin në fjalë, gjatë të cilit kanë humbur jetët më shumë se 4 mijë njerëz, që prej mesit të muajit prill.


NATO e shqetësuar nga hyrja e armëve ruse në Ukrainë

12/11/2014
Komandanti ushtarak i NATO-s shprehu sot shqetësim lidhur me intensifikimin e dërgesave me armë dhe furnizime ushtarake për separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, ndërkohë që vëzhgues evropianë në rajon njoftuan se kishin parë një autokolonë tjetër pa marka shtetërore pranë Donetskut. 

Në komentet për gazetarët në bazën e NATO-s pranë Napolit, Gjenerali amerikan Philip Breedlove tha se ishte i shqetësuar për intensifikimin e dërgesave të automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të tjera ushtarake drejt Ukrainës lindore, duke shtuar se gjatë ditëve të fundit ka pasur një lëvizje më të madhe, siç njofton agjencia e lajmeve Reuters. Komandanti i NATO-s tha se të paktën 250-300 trupa ruse ndodhen në Ukrainën lindore për të ndihmuar separatistët. Moska ka mohuar vazhdimisht të jetë e përfshirë ushtarakisht në Ukrainë dhe i ka përshkruar trupat ruse që luftojnë përkrah separatistëve si vullnetarë. 


Merkel: Jo sanksione të tjera Rusisë

12/11/2014 
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur këtë të martë se nuk ekzistojnë plane aktualisht për të përshkallëzuar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, prej Ukrainës, por theksoi se ishte e pakënaqur, që marrëveshja për armëpushim është shkelur dhe se rebelët prorusë implementuan planet e tyre për zgjedhje.

 Kancelarja tha se do të flasë me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe me atë rus, Vladimir Putin, si dhe ritheksoi synimet e saj për të zgjeruar ndalimin e udhëtimeve në Bashkimin Europian edhe për zyrtarët e rinj separatistë, të sapozgjedhur në Ukrainën lindore.“Përveç kësaj, sanksione të mëtejshme ekonomike nuk janë duke u planifikuar për momentin. Kjo pasi ne jemi fokusuar te situata humanitare dhe te stina e dimrit, por edhe te mënyra se si mund të arrijmë deri në një armëpushim të vërtetë”, tha ajo.

Rusia do të ndërtojë reaktorë të rinj bërthamorë në Iran 

12/11/2014
Rusia ka bërë publik planet e saj për të ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë në Iran. 

Sipas agjencisë ruse të lajme “Ria-Novosti”, do të ndërtohen 8 reaktorë të rinj “për përdorimin paqësor të energjisë atomike”. Njoftimi erdhi në një kohë kur negociatat e Iranit me fuqitë perëndimore mbi aktivitetet e tij bërthamore janë drejt përfundimit. Gjithashtu, ky njoftim erdhi vetëm një ditë pas paralajmërimeve të Izraelit që qeveria e Iranit nuk mund të besohet dhe deklaratave nga Uashingtoni se Irani nuk do të lejohet të jetë një shtet me armë bërthamore. Rusia ka thënë se marrëveshja e saj me Iranin përfshin një plan për të dërguar në Rusi karburantin bërthamor për ripërpunim dhe ruajtje. Irani dhe Rusia janë nën sanksione nga ana e Perëndimit dhe njoftimi i fundit tregon se Moska nuk ka në plan të ngadalësojë bashkëpunimin e saj bërthamor me Iranin. 

ISIS, SHBA dislokon 50 trupa në Anbar 

12/11/2014
50 trupa amerikane janë dislokuar në një bazë ajrore në provincën e trazuar irakiane të Anbarit, për të ndihmuar luftën kundër Shtetit Islamik. 

Nga sa pohohet në Pentagon, ushtarët do të kontrollojnë objektet e zonës e do të përgatisin mbështetjen për forcat irakiane. Edhe pse bëhet fjalë për një numër të vogël trupash, zhvendosja në vetvete përbën të parën herë, që Amerika dërgon ushtarë në këtë zonë, pas fillimit të ofensivës ajrore kundër ISIS-it në muajin gusht.Zyrtarisht, forcat amerikane janë larguar nga Iraku në 2011-n, por shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte në këtë vend një personel ushtarak prej 1.500 personash, të cilët do të kenë rol këshillues.Anbari është aktualisht pothuajse i gjithi nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik, ndërsa më parë ka qenë një fortesë e al-Kaedës në Irak dhe vatër e rezistencës gjatë viteve të konfliktit, që pasoi pushtimin e 2003-shit.Edhe pse mposhtja e ektremistëve në fushën e betejës konsiderohet si mënyra më e mirë për të gëzuar admirimin dhe përkrahjen e popullatës, zyrtarët amerikanë janë të mendimit se partnerët e tyre në koalicionin anti-ISIS duhet t’i kundërvihen me forcë kësaj ideologjie dhe të ofrojnë një botëkuptim alternativ.

Nigeri, sulm kamikaz në një shkollë, me dhjetëra të vdekur 

11/11/2014
Të paktën 46 studentë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi kamikaz në një shkollë në qytetin Potiskum në Nigeri, kanë bërë të ditur autoritetet vendase.

Personi, i cili kreu sulmi, arriti të futej në një shkolle djemsh, pasi ishte veshur si student. Policia tha se sulmi dyshohet të jetë kryer nga militantët e Boko Haram.Autoritetet vendase urdhëruan menjëherë mbylljen e të gjitha shkollave publike në Potiskum. Guvernatori i shtetit Yobe, Ibrahim Gaidam, kritikoi qeverinë për mosveprim ndaj militantëve të Boko Haram dhe kërkoi të mërren masa urgjente për të ndaluar dhunën gjithnjë e në rritje.Gjatë kryengritjes së ashpër 5 vjeçare, militantët e grupit terrorist kanë pasur nën shënjestër shkollat, duke kryer vrasje dhe rrëmbime të shumta në ambientet e tyre. Synimi i tyre është të ndalojnë vajzat të shkojnë në shkolla, ndërsa djemtë duhet të marrin vetëm mësime në lidhje me fenë.Më 17 tetor, qeveria nigeriane pohoi se ka arritur një armëpushim me Boko Haram, por dy javë më vonë udhëheqësi i grupit, Abubakar Shekau, mohoi këto pretendime. “Ne nuk kemi arritur armëpushim me askënd, ne nuk negociojmë me askënd. Kjo është një gënjeshtër”, tha në një video-mesazh, Shekau.

Bisedimet Iran-Perëndim, ende pa rezultat 

11/11/2014
Irani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë përfunduar bisedimet dyditore të nivelit të lartë mbi programin bërthamor të Teheranit gjatë së hënës, por pa dhënë asnjë shenjë të menjëhershme nëse i kanë ngushtuar diferencimet e tyre përpara afatit përfundimtar të 24 nëntorit për një marrëveshje.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, tha se bisedimet mes ministrit të Jashtëm iranian, Javad Zarif, Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe të dërguarës së BE-së, Catherine Ashton, kanë qenë “të vështira, të drejtpërdrejta dhe serioze”.Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se ata po “vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje për një problematikë tepër sfiduese”.Kerry u largua nga Omani mbrëmjen e së hënës për një takim pune aziatiko-paqësor në Pekin. Diplomatët nga Irani dhe vendet e “P5+1” (5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë dhe Gjermania) priten të rinisin bisedimet në Muscat gjatë së martës, përpara takimit të fundit që do ta zhvillojnë në Vjenë javën e ardhshme, për të synuar një marrëveshje përpara 24 nëntorit.  


Nju Jork, mjeku shërohet nga Ebola 

11/11/2014

Një mjek amerikan, i cili ishte i pari person i diagnostikuar me Ebola në Nju Jork, ka lënë spitalin ditën e martë, pasi është shëruar.

Në një deklaratë të zyrtarëve të shëndetësisë thuhej se Craig Spencer është shëruar plotësisht dhe nuk ka më asnjë shenjë të virusit. Ai ka punuar për “Medecins Sans Frontieres” (MSF), në Guinea dhe rezultoi pozitiv me Ebola më 23 tetor, pasi u kthye nga vendi i Afrikës Perëndimore.Doktor Spencer është njëri prej disa amerikanëve të shëruar nga virusi, pasi u trajtua në njësi të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Më 8 tetor në Dallas ndërroi jetë Thomas Eric Duncan, i cili ishte personi i parë i infektuar me këtë virus në SHBA. Dy infermiere që trajtuan Duncan u infektuan dhe tashmë janë duke u kuruar në spital.Shkalla e vdekshmërisë në Afrikën Perëndimore është rritur ndjeshëm, ku deri tani mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën.


Cameron: S’duam një tjetër Luftë të Ftohtë me Rusinë

11/11/2014
Kryeministri britanik, David Cameron, bëri të ditur gjatë së hënës se Britania nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë me Rusinë, por la të kuptohej se ai është gati të mbështesë sanksione më të ashpra kundër Moskës, nëse ajo vazhdon ta destabilizojë Ukrainën.

Duke iu adresuar një audience në Londër në banketin e kryebashkiakëve, një event tradicionalisht i dominuar nga krizat e politikës së jashtme aktuale, Cameron tha se veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim të madh ndaj pjesës tjetër të Europës, ndaj dhe nuk është vonë për të shmangur një Luftë të Ftohtë të re.Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, paralajmëroi javën e kaluar se tensionet Lindje-Perëndim mbi krizën në Ukrainë po kërcënojnë ta shtyjnë botën drejt një Lufte të re të Ftohtë.“Ky nuk është një rezultat që ne e dëshirojmë dhe as nuk e konsiderojmë të paevitueshëm”, tha Cameron. “Do ta bëj të qartë këtë edhe në takimin me Presidentin Putin në Brisbane, këtë fundjavë”.Cameron dhe Putin do të marrin pjesë në takimin e liderëve të G20-s në Australi, që do të mbahet më 15-16 nëntor. Lideri britanik foli pas ngjarjeve të fundjavës, gjatë së cilave u shënuan bombardimet më të rënda në Donjeck të Ukrainës, të kryera nga rebelë dhe forca qeveritare, si dhe dërgmin e trupave ruse dhe tankeve për të përforcuar separatistët.


Presidenti rus, Putin: Rusia dhe Kina garantojnë paqen në botë 

10/11/2014
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lavdëruar marrëdhëniet Rusi-Kinë, në kohën kur lidhjet e vendit të tij me Perëndimin janë prishur keq, për shkak të krizës në Ukrainë.

Duke takuar në Pekin presidentin e Kinës, Xi Jinping, për të dhjetën herë në më pak se dy vjet, Putin ka thënë se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës “është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, dhe për ta bërë botën më të qëndrueshme”.Xi, në anën tjetër, ka thënë se Pekini e ka kultivuar me kujdes pemën e marrëdhënieve Rusi-Kinë dhe se tani është koha për të mbledhur frutat.Putin do të qëndrojë në Pekin për një samit të vendeve të Azi-Paqësorit, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor. 


Lufta kundër ISIS,Obama:Strategjia s’ka dështuar hyjmë në ‘fazë të re’ 

10/11/2014
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendimi i tij për të dyfishuar numrin e këshilltarëve ushtarakë amerikanë në Irak, paraqet një fazë të re të fushatës kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) dhe “nuk është një tregues se strategjia e tij në rajon ka dështuar”.

Obama, në një intervistë për CBS, ka thënë se faza e parë ka përfshirë formimin e Qeverisë irakiane, e cila është gjithëpërfshirëse dhe e besueshme.Ai ka thënë se dërgimi i 1,500 trupave shtesë në Irak po ashtu tregon zhvendosjen nga një strategji mbrojtëse në një ofensive.Vendimi për këtë është bërë publik të premten..Vendimi për të dërguar më shumë trupa amerikane në Irak vjen pesë muaj pasi Shteti Islamik ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territoreve në veri të Irakut.Grupi militant ka pushtuar territore edhe në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr sulmet ajrore kundër caqeve militante.Vendimi i Obamës për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku më 2012 është kritikuar fuqishëm nga disa Republikanë, të cilët kanë thënë se ky veprim do ta lërë vendin në grindje dhe kaos.


Ukrainë, bombardime intensive në Donjeck 

10/11/2014
Situata në Ukrainë sa vjen e përkeqësohet, teksa përgjatë natës duke zbardhur e diela janë raportuar bombardime intensive me artileri të rëndë në qytetin e Donjeckut.

Luftimet vijnë një ditë pasi vëzhguesit ndërkombëtarë panë një numër të konsiderueshëm mjetesh ushtarake “pa shenja identifikuese” në zonat e kontrolluara prej rebelëve. Ukraina ngriti alarmin se rebelët po merrnin përforcime në mjete ushtarake nga Rusia.Moska e ka mohuar një gjë të tillë, edhe pse në të kaluarën kishte deklaruar se ushtarë rusë që po largoheshin nga Ukraina kishin qenë duke luftuar mes rebelëve. Më shumë se 4 mijë njerëz kanë mbetur viktima që prej nisjes së konfliktit në prill, pasi separatistët prorusë pushtuan dhe morën nën kontroll rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.Një armëpushim i brishtë u arrit më 5 shtator, edhe pse me qindra persona janë vrarë që prej atëherë.Ndërkohë, bombardimet e fundit në Donjeck kanë nisur thuajse prej 4 ditësh, menjëherë pas zgjedhjeve të mbajtura në zonat e rebelëve, por kjo fushatë e fundit ka qenë ekstremisht intensive. Pavarësisht shkallës së gjerë, ende nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Oman, nis takimi tripalësh për Iranin 

10/11/2014
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka nisur bisedimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe të dërguarën e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, në Oman, me synimin për të avancuar përpjekjet për dhënien fund të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Teheranit, bëri të ditur një dëshmitar.

Diskutimet, që synojnë të kufizojnë pasurimin sensitiv të uraniumit të Iranit, në këmbim të heqjes gradualisht të sanksioneve, janë duke u zhvilluar plot 2 javë nga afati i skadimit të 24 nëntorit, të vendosur nga vet palët, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Edhe media zyrtare iraniane ka raportuar gjithashtu nisjen e bisedimeve në Muskat.Perëndimi dyshon se Irani ka zhvilluar nën heshtje përpjekjet për të ndërtuar armë bërthamore, por Republika Islamike ka mohuar gjithmonë këtë akuzë, duke thënë se programi i tyre është tërësisht për arsye paqësore.Një zyrtar amerikan tha se bisedimet tripalëshe do të përbëjnë një “takim të rëndësishëm” me fokusin te pasja e një progresi në mënyrë që të përmbushet gjithçka brenda afatit përfundimtar.


Cameron arrin marrëveshje për pagesën në buxhetin Evropian

08/11/2014
Evropianët i dhanë sot Britanisë së Madhe mundësinë që të ndryshojë pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015 pagesën e zgjeruar me 2,1 miliardë euro në buxhetin evropian për vitin 2014, por pa fshehur zemërimin e tyre përballë shantazheve të ushtruara nga David Cameron.

“Është një sukses real”, përgëzoi ministri britanik i Financave, George Osborne, duke komentuar marrëveshjen e negociuar me homologët e tij evropianë në Bruksel. “Ne morrëm të drejtën të paguajmë me dy këste duke filluar nga mesi i dytë i vitit të ardhshëm dhe nëse konstatohen gabime në përllogaritje, paratë do të na rimbursohen”, shpjegoi ai. “Marrëveshja kënaq të gjithë, dhe nuk godet asnjë”, komentuan delegacionet e tjera duke shprehur një farë irritimi përballë brohoritjeve për fitore të britanikëve. “Londra thjesht arriti të spostojë pagimin më 1 shtator 2015, dhe të mund ta paguajnë pas zgjedhjeve të majit”, shpjegoi një nga negociatorët për median.

Ebola, bien rastet e prekjes në Liberi

08/11/2014
Liberia ka përjetuar një reduktim domethënës sa i takon numrit të rasteve të reja me Ebola, ka deklaruar organizata mjekësore e bamirësisë, Mjekët Pa Kufij. 

Organizata thotë se një nga qendrat e saj të mjekimit në Liberi nuk ka raste të reja për momentin, por paralajmëron se Ebola është në rritje në Guine dhe Sierra Leone. Mjekët Pa Kufij, që ka në stafin e saj mijëra anëtarë të shpërndarë në mbarë Afrikën Perëndimore, konsiderohet si autoriteti më mirë i informuar sa i takon virusit të Ebolës. Rreth 5 mijë persona nga 14 mijë raste të regjistruara në tërësi janë vrarë nga virusi vdekjeprurës. Nga tre vendet e Afrikës Perëndimore, Liberia ka qenë vendi me më shumë vdekje të regjistruara në këto 11 muaj. Por fundjavën e kaluar Ministria e Shëndetësisë deklaroi se dy të tretat e 696 shtretërve në qendrat mjekësore ishin liruar. Qeveria e Liberisë ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, duke publikuar mënyrat më të mira të kujdesit shëndetësor dhe duke instaluar stacione për larjen e duarve në ndërtesa të shumta në të gjithë vendin.

Meksikë, anëtarët e bandës pranojnë vrasjen e studentëve 

08/11/2014
Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Jezusi Murillo ka thënë se persona të dyshuar si anëtarë të bandës Guerreros Unidos kanë pranuar se kanë vrarë më shumë se 40 studentë, të cilët janë zhdukur prej 6 javësh. 

Murillo tha se 3 anëtarë të bandës, të arrestuar gjatë ditëve të fundit, pretendojnë se studentët i janë dorëzuar atyre nga policia. Ata kanë thënë se disa prej studentëve janë asfiksuar, ndërsa të tjerët janë ekzekutuar me armë.Autoritetet akuzojnë kryebashkiakun e qytetit Iguala se urdhëroi policinë të përballej me studentët ditën e zhdukjes së tyre më 26 shtator. Kryeprokurori i Meksikës tha se Jose Luis Abarca urdhëroi operacionin policor për të ndaluar studentët, të cilët kishin ndërprerë një aktivitet të organizuar nga bashkëshortja e tij.Studentët ishin zhdukur që nga përleshjet e 26 shtatorit me policinë. Ata kishin udhëtuar për në Iguala për të protestuar për më shumë fonde për kolegjin e tyre, por teksa ata po largoheshin, policia hapi zjarr në drejtim të autobusëve. Gjashtë persona, 3 prej tyre studentë, u vranë. Ndërsa 43 të tjerë u shpallën të zhdukur në ditët në vijim.


Obama “zgjedh” Loretta Lynch si Prokurore të Përgjithshme 

08/11/2014
Presidenti amerikan, Barack Obama ka propozuar Loretta Lynch në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, i cili mbahej nga Erik Holder. 

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Nëse Senati do të konfirmojë propozimin e bërë nga Presidenti, atëherë Lynch do të jetë e para femër afrikano-amerikane në krye të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Holder, i cili dha dorëheqjen nga posti gjashtë javë më parë, ishte i pari afrikano-amerikan që shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm. Sipas Shtëpisë së Bardhë kandidatura e Loretta Lynch do të prezantohet zyrtarisht gjatë ditës së shtunë. Loretta Lynch, aktualisht shërben si Prokurore e Brooklyn. Ajo është një prokurore me shumë popullaritet, e cila është në mandatin e dytë të saj si prokurore federale në qarkun lindor të Nju Jorkut, e emëruar nga Presidenti Obama në vitin 2010, dhe që ka shërbyer në të njëjtin post edhe gjatë viteve 1999-2001 nën Presidencën e Bill Clintonit. Lynch ka shërbyer gjithashtu në ekipin hetues dhe që arriti të dënonte oficerët e policisë së Nju Jork Sitit, për shkak se kishin shkelur të drejtat civile ndaj Abner Louima, një emigrant nga Haiti, të cilin policia e kishte keqtrajtuar.


Obama i ka dërguar letër sekrete liderit suprem të Iranit

07/11/2014
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar një letër sekrete liderit suprem të Iranit, Aytatollah Ali Lhamenei muajin e kaluar. 

Në këtë letër, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, është shkruar për "interesat e përbashkëta mes dy vendeve" si dhe për të luftuar ISIS. Letra është dërguar në mes të tetorit dhe thuhet se dy vendet, janë pajtuar që të kenë një bashkëpunim në luftimin e ISIS dhe në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Në letrën të cilën e disponon Wall Street Journal, bëhet me dije se bashkëpunimi kundër ISIS është i kushtëzuar me arritjen e nje marrëveshje diplomatike në lidhje me programin bërthamor. Mësohet se kjo është hera e 4 që Obama i ka dërguar letër liderit të Iranit, pasi konsiderohet si një vend që mund të ndikojë në luftën kundër ISIS. 
Xhihadistët e huaj në Siri dhe Irak 

07/11/2014
Xhihadistët janë duke përdorur rrugët ujore për të arritur në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur Interpoli.

Organi i policisë ndërkombëtare ka thënë se shumë prej personave që përpiqen t’i bashkohen grupeve xhihadiste në Irak dhe në Siri kanë përdorur tragetet turistike për të mbërritur në këto vende. Shefi i Interpolit, Ronald Noble kërkoi të kryen kontrolle të imtësishme jo vetëm te udhëtarët në aeroporte, por edhe tek ata që përdorin linjat e lundrimin, përpara se kjo të kthehet në një problem tejet serioz. Kohët e fundit autoritetet turke kanë deportuar me qindra persona të huaj, të cilët janë ndaluar në aeroporte dhe stacionet e autobusëve, ku kanë pasur si synim të kalojnë në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me militantët e ISIS.    Drejtori i Interpolit Kundërterrorizmit, Pierre St Hilaire foli për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, duke thënë se bllokimi i rrugëve tokësore dhe ajrore ka bërë që këta persona të përpiqen të gjejnë mundësi alternative për të shkuar në Lindjen e Mesme. Në një raport të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara vlerësohet se më shumë se 15 mijë xhihadistë të huaj i janë bashkuar Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Siri dhe Irak. 

Hollande: Largohem nëse dështoj për papunësinë 

07/11/2014
Presidenti francez, Francois Hollande është shprehur se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2017 nëse do të dështojë për të ulur papunësinë. 

Në një intervistë televizive, Hollande pranoi se ai kishte bërë gabime që prej marrjes së detyrës në vitin 2012, por u zotua se deri në fund të mandatit do të reformojë ekonominë. BBC shkruan se intervista është para gjerësisht si një përpjekje e Presidentit francez për të ringjallur popullaritetin e tij, i cili sipas anketave të fundit ka rënë ndjeshëm, ndërsa mbështetja ndaj ekstremit të djathtë, Frontit Kombëtar të udhëhequr nga Marine Le Pen, ka shënuar rritje. Aktualisht papunësia në Francë është 11 për qind.  Duke iu referuar premtimeve të dështuara, siç është papunësia, ai ka thënë se do të bëjë ta pamundurën në pjesën e mbetur të mandatit. Ai premtoi gjithashtu se duke filluar nga viti i ardhshëm nuk do të ketë taksa shtesë për askënd. Presidenti francez është përballur në programin televiziv me pyetje nga një panel gazetarësh dhe nga publiku. Sipas BBC Hollande thuajse gjatë gjithë intervistës dukej i tensionuar dhe kulmi i tensionit tek ai arriti në momentin kur një prej anëtarëve të publikut e kritikoi gjuhën e përdorur, të cilën ai e cilësoi tepër zyrtare dhe i kërkoi Presidentit ‘të flasë frëngjisht’. 

Protestat anti-krizë djegin Brukselin 

07/11/2014
Policia belge ka përdorur gaz lotësjellës dhe pompa uji ndaj protestuesve të dhunshëm që kanë manifestuar këtë të enjte kundër masave ekonomike anti-krizë në qendër të Brukselit. 
Automjeteve të ndryshme iu vu flaka nga manifestuesit në fund të marshimit, të cilët hodhën edhe gurë e shashka ndaj forcave të rendit.Qeveria e re e Belgjikës ka në plan të rrisë moshën e pensionit, të ngrijë rrogat dhe të bëjë shkurtime në sektorin publik, në mënyrë që t’u afrohet objektivave të BE-së. Sindikatat tregtare kanë planifikuar një seri grevash në shenjë proteste ndaj këtyre masave. Marshimi i së enjtes ishte ndër më të mëdhenjtë i mbajtur nga klasa punëtore në Belgjikë që prej Luftës II Botërore. Si pasojë e akteve të dhunës të paktën 14 persona mbetën të plagosur, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”. Punonjës të uzinave të shkrirjes së çelikut, të porteve dhe arsimit ishin mes 100 mijë protestuesve që parakaluan në kryeqytetin belg. Qeveria e qendrës së djathtë e udhëhequr nga kryeministri Charles Michel ka nisur tashmë bisedimet me krerët e sindikatave, që kundërshtojnë masat e forta anti-krizë, që synojnë mbajtjen e defiçitit buxhetor në nivele të ulëta.

Itali, Gilon: Irani më i rrezikshëm nga ISIS-i

06/11/2014
Irani përbën një rrezik më të madh strategjik për Izraelin dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme sesa xhihadistët e ISIS-it, deklaroi për ANSA-n ambasadori izraelit në Itali, Naor Gilon, i pranishëm në konferencën e organizuar në Romë nga fondacioni ”Magna Carta” me temë ”Destabiliteti në Lindjen e Mesme”. ”

Kërcënimi real është fuqizimi i energjisë bërthamore të Iranit. Kjo jo vetëm se Irani mbështet armiq prej një kohe të gjatë të Izraelit, si Hezbollahu dhe Hamasi, por edhe pse kapaciteti bërthamor i Iranit do të përhapte një garë riarmatimi në të gjithë rajonin dhe lufta do të zhvillohej më pas mes fuqive bërthamore”, thekson Gilon. ”Kjo është arsyeja që Irani mbetet rreziku kryesor për ne. Në vendin e dytë janë xhihadistët dhe në të tretin ekstremistët sunitë, të cilët ia kanë arritur të krijojnë zona të pakontrolluara në Siri dhe Irak, shtuar këtu edhe terrorizmin e Hamasit”, shton ambasadori izraelit në Itali, Naor Gilon.


Bruksel, KE: Më në fund ekonomia greke po rimëkëmbet

06/11/2014
Në një pikë kthese pritet të jetë viti 2014 për Greqinë, sipas parashikimeve ekonomike të Komisionit Europian për periudhën 2014-15, që u publikua dje në Bruksel për të gjitha vendet anëtare të BE-së. 

Në raportin për Greqinë, që titullohet “Ekonomia më në fund po rimëkëmbet”, KE nënvizon se pas gjashtë vitesh recesioni, 2014-ta pritet të jetë një pikë kthese për Greqinë. Siç vihet në dukje, rimëkëmbja e shumëdëshiruar do të ketë si forcë lëvizëse konsumin privat dhe eksportet, por shtohet se dimensioni i rezultateve pozitive do të varet nga zbatimi i politikave në investime. Sipas KE-së, në tremujorin e parë të 2014-ës, ritmi i zhvillimit ekonomik në Greqi ishte i dobët, në raport me atë që pritej, mirëpo në tremujorin e dytë zhvillimi u forcua dhe vlerësohet se do të forcohet akoma më tepër tremujorin e tretë të këtij viti. Ndërkaq, KE-ja vë në dukje se kushtet e shtrënguara në dhënien e kredive, por edhe absorbimi i ulët i fondeve nga BE-ja dhe Banka Europiane e Investimeve vazhdojnë ende të jenë pengesë për rimëkëmbjen e investimeve. Gjithësesi, vihet në dukje se do të rritet konsumi privat, ndërsa eksportet do të kenë performancë pozitive, falë turizmit dhe marinës tregtare.  KE-ja thekson se zhvillimi në Greqi mund të dëshmohet më pak dinamik, nëse pasiguria lidhur me zbatimin e politikave do të ketë impakt negativ në besimin e investitorëve apo nëse zhvillimet gjeopolitike gjithashtu do të kenë impakt negativ më të madh në rajon. 


Pakistan, vrasje për blasfemi, 43 të arrestuar 

06/11/2014
Policia pakistaneze ka arrestuar të paktën 43 të dyshuar në lidhje me aktin makabër të një dite më parë, kur një çift i krishterë u dogj nga turma në mes të qytetit, pasi u akuzua për përdhosje të Kuranit. 

Raportimet mediatike sugjerojnë se fillimisht çifti u rrah për vdekje nga qindra banorë dhe më pas trupat u dogjën në një furrë tullash, në provincën Punxhab. Kryeministri Nawaz Sharif e cilësoi aktin si “një krim të papranueshëm”. Policia thotë se të dyshuarit do të shfaqen së shpejti para gjykatës në qytetin Lahore.Akuzat për blasfemi përdoren shpesh herë në Pakistan për larje hesapesh personale, apo për të eleminuar anëtarët e pakicave. Rreth 200 vetë në Lahore, kryesisht nga komuniteti i krishter dhe nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, protestuan gjatë ditës kundër vrasjeve. Ligji i blasfemisë në Pakistan, siç njihet ndryshe sharja e Zotit, përmban mundësinë e lartë të dënimit me vdekje për këdo që fyen Islamin. Që prej viteve ’90, një numër i madh të krishterësh janë shpallur fajtorë për përdhosje të Kuranit. Ndërsa shumica e tyre janë dënuar me vdekje, shumë dënime të tjera janë hedhur poshtë për shkak të mungesës së provave. 












2 comments:

  1. Emri im është znj. QUEEN OWEN, C.E.O nga "STREHIMI I HUAJA TË QASJES" Një huadhënës kredie i cili i jep mundësi jetës së rastit dhe një normë interesi prej 2%. A keni nevojë për një hua urgjentisht për të paguar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua për të rritur biznesin tuaj? e kredisë së huasë për garantimin e huasë. Mos shikoni më shumë sepse ne jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës! ne u japim kredi kompanive, subjekteve private dhe personave të besuar me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm dhe një periudhë mospagimi prej gjashtë muajsh para fillimit të ripagimit të normës mujore të kredisë. (Queenowen9@gmail.com)

    A keni nevojë për një hua emergjente për normë të lirë?
    A jeni në borxh?
    A keni një kredi të keqe?
    A jeni refuzuar nga bankat apo huadhënësit e huasë?
    A keni nevojë për një hua për të filluar biznesin tuaj?
    A keni nevojë për një hua për jetë?
    A keni nevojë për një hua për strehim / investim?
    na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: (queenowen9@gmail.com)

    Të fala
    Znj. QUEEN OWEN

    ReplyDelete
  2. Emri im është znj. QUEEN OWEN, C.E.O nga "STREHIMI I HUAJA TË QASJES" Një huadhënës kredie i cili i jep mundësi jetës së rastit dhe një normë interesi prej 2%. A keni nevojë për një hua urgjentisht për të paguar borxhet tuaja apo keni nevojë për një hua për të rritur biznesin tuaj? e kredisë së huasë për garantimin e huasë. Mos shikoni më shumë sepse ne jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës! ne u japim kredi kompanive, subjekteve private dhe personave të besuar me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm dhe një periudhë mospagimi prej gjashtë muajsh para fillimit të ripagimit të normës mujore të kredisë. (Queenowen9@gmail.com)

    A keni nevojë për një hua emergjente për normë të lirë?
    A jeni në borxh?
    A keni një kredi të keqe?
    A jeni refuzuar nga bankat apo huadhënësit e huasë?
    A keni nevojë për një hua për të filluar biznesin tuaj?
    A keni nevojë për një hua për jetë?
    A keni nevojë për një hua për strehim / investim?
    na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: (queenowen9@gmail.com)

    Të fala
    Znj. QUEEN OWEN

    ReplyDelete