12 October 2013

Struktura e policise se shtetit


Lëvizjet në policinë e Shtetit përvec krerëve të policisë në 12 qarqe po përqëndrohen edhe në sektore kyc të struktures policore. Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër Haki Çako ka preferuar që prezantimi i tij të bëhet larg kureshtjes së medias, por fakt mbetet që ai është zyrtarisht numri i një i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës.
Një tjetër lëvizje që ka prekur sektoret e policisë se Gjirokastres është Saimir Boshnjaku i cili është shkarkuar si zv drejtor për rendin dhe sigurinë publike në këtë qytet dhe është emëruar specialist në po këtë drejtori. Drejtori i ri i policisë së shtetit Artan Didi ka nisur lëvizje kyce të efektive të policisë në të gjithë vendin. Drejtoritë e policsë së qarqeve do te marrin funksione parësore për parandalimin dhe zbulimin e krimeve te hapura ,si dhe policimin në komunitet. Në strukturen aktuale drejtorët e policive funskionojnë me dy zv drejtore, përkatesisht një për rendin dhe një per hetimin e krimeve . Ndërkohë në strukturën e re do të vendoset struktura e shefit te policisë së qarkut në varësi të tij do të jënë të gjithe strukturat e policisë së qarkut që përfshijnë me tepër krimet. Në këtë mënyrë nuk do të ketë më zv drejtor për rendin dhe sigurinë publike përvec Tiranës. Në të 11 qarqet e vendit të gjithë zv drejtorët e Rendit dhe sigurisë janë shkarkuar nga detyra dhe janë emëruar specialistë në drejtorinë ku punojnë aktualisht. Lëvizje të tjera priten në sektore të ndryshëm në radhët e policsë seë shtetit.

No comments:

Post a Comment