23 February 2015

Nisin negociatat per bashkite



Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur negociatat për kandidatët e tyre të përbashkët për zgjedhjet e 21 qershorit. Mësohet se kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit Meta kanë kontaktuar ditët e fundit dhe kanë folur konkretisht për 61 bashkitë e hartës së re zgjedhore. Takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa mësohet se shumë nga bashkitë janë përcaktuar në takimin e djeshëm. Mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me kandidatët e saj të mbështetur nga PS në 25-30 % të bashkive të vendit.
Ndër këto bashki ka dhe nga ato që konsiderohen si kategori e parë, si bashkia e Fier, Berat, Lezhë, Pogradec, Pukë etj. Ndërsa Partia Socaliste ka kërkuar të ketë kandidatët e saj në bashkinë e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korcës dhe Gjirokastrës. Ende e papërcaktuar mbetet nga cila parti e koalicionit do të ketë kandidatë për bashkinë e Shkodrës dhe Vlorës. Duket se zgjedhjet për pushtetin vendor të 21 Qershorit do t'i shtojnë mazhorancës qeverisëse edhe një aleat nga e djathta. Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta, kanë vendosur që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet të ketë kandidatët e saj të mbështetur nga maxhoranca në tri bashki, në Rrogozhinë, Konispol dhe Patos. Pas përfshirjes së kësaj partie të koalicionit të djathtë në diskutimin dhe votimin e hartës së re territoriale, duke pranuar amendamentin e saj në minutëtn e fundit, zgjedhjet vendore do të vulosin bashkëpunimin e maxhorancës me PDIU-në të paktën gjatë këtij mandati. Koalicioni qeverisës, edhe sipas marrëveshjes gjatë diskutimit të hartës së re territorale, ka lënë dy zona të pastra për minoritetin grek, bashkinë e Finiqit dhe Dropullit dhe bashkinë e Pustecit për minoritetin etnik maqedonas në qarkun e Korcës. Por pritet që edhe një aleat i maxhorancës aktulae, Partia Kristiandemokarte, të kërkojë bashkinë e Pukës për kandidatin e saj të mbështetur nga maxhoranca. Nëse PKD nuk i jepet zonë e lirë në Pukë, mësohet se kjo parti mund të dalë përballë koalicionit të majtë dhe të djathtë më kandidatin e saj në këtë bashki. Duket se 30 partotë e tjera të koalicionit të majtë që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit 2013, nuk do të përfaqësohen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale dhe gara e tyre do të bëhet vetëm për këshilltarët. Pas mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill 2013 mes tyre dhe Partisë Socialiste Skënder Gjinushi, Paskal Milo të cilët janë në politikë që në 1991, do të rishohin pozicionet e tyre në këtë koalicion në ditëtë e ardhshme.

1 comment:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete