11 February 2014

Tavo thirrje qeverise

                                                                             

Deputeti i Gjirokastres i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka përsëritur ne Permet shqetësimin për çështjen e toponimeve, duke i bërë apel institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për zgjidhjen e saj.“Gjithkush nga ne është në dijeni të këtij ngërçi, ku mijëra qytetarë shqiptarë në Greqi nuk mund jo vetëm të kalojnë kufirin për të parë të afërmit e tyre, por nuk mund të kryejnë asnjë transanksion ligjor derisa shteti grek nuk njeh toponimet me emërtesat e vendit tonë. Kjo situatë është e pafalshme në radhë të parë për ne politikanët që po i lëmë qytetarët tanë të vuajnë, sot, në vitin 2014”, ka deklaruar Tavo.
Ai ka theksuar faktin se emërtesat e toponimeve sugjerohen nga komisionet përkatëse të OKB-së dhe rezolutat e Parlamentit Europian, ndërkohë që Tavo i ka bërë thirrje qeverisë të zgjidhë përfundimisht dhe sa më shpejt këtë problem.Problemi i toponimeve në pasaporta është shfaqur në Tetor të vitit 2012 dhe nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht disa tratatitave që kanë rezultuar të pasuksesshme.Nga pala greke është lënë 4 herë afat kohor per zgjidhjen e ketij ngerci. Afati i fundit ka skaduar në 30 janar, datë kur ka rifilluar kthimi i emigrantëve që kanë probleme me toponimet. Nga ana tjeter shihet edhe nje tjeter ultimatum nga pala helene pasi nuk po u rinovon dokumentat emigranteve duke i kercenuar se do ti kthejne ne shqiperi nese nuk ndreqin problemet ne pasaportat e femijeve qe kane te bejne me toponimet.

No comments:

Post a Comment