18 October 2013

Kostoja e jeteses


Konsumatorët e qytetit të Gjirokastres janë të shqetësuar rreth punësimit dhe kostos në rënie të jetesës së tyre. Të pyetur nga kamera e Tv Channel 7 ata shprehen se të ardhurat financiare minimale që ata posedojnë për një muaj janë te pa mjaftueshme për të përballuar të gjitha shpenzimet familjare.Shak për këtë behet edhe papunesia e madhe që mbizoteron në vend, e cila ka ulur besimin e konsumatorëve për një ekonomi të qëndrueshme.
Ne dileme per jetesën jane edhe ata emigrantë të rikëthyer ne vendin e tyre, të cilët po përballen me papunësinë dhe cmimet e larta.Banka e Shqipërisë në raportin e saj  tregon  rënien e besimit tek ekonomia konsumatore. Treguesi i besimit të konsumatorëve ra me 0.9% ne tremujorin e tretë të vitit 2013, kjo sepse pësoi rritje 2 mujorët e mëparshëm. Duke vlersuar se konsumatorët janë optimistë me vlerën + 2.6 % për gjëndjen e përgjithshme financiare dhe + 3.5 % për situatën e përgjithshme ekonomike, ata shprehen pesimistë në nivelin -7.3% rreth situatës së tyre për blerje të mëdha.Kësaj situate i shtohet edhe niveli i papunesisë, ajo arrin në vlerën +5.3 %, karahasuar me 3 mujorin e parë me vlerë +21.2 % dhe me vlerën 21.2 % gjatë vitit 2012.

No comments:

Post a Comment