21 October 2013

Aksioni "siguria rrugore" dhe emerimet e reja ne polici

Nis në Gjirokastër operacioni për rritjen e sigurisë rrugore..
Operacioni në fjalë nisi në Gjirokastër që prej ditës së djeshme i shtrirë në të gjithë territorin e rrethit Gjirokastër. Informacione nga drejtoria e policisë së gjirokastrës bëjnë me dije se në këtë operacion janë përfshirë forcat e policisë te Seksionit të Qarkullimit Rrugor si dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Rezultatet e deri tanishme të këtij operacioni flasin për sekuestrimin e 5 automjete të cilat nuk ishin të pajisuar me dokumentacionin përkatës, ndjekjen  penalisht të 2 shtetasve nga Gjirokastra, përkatësisht shtetasin A.K 20 vjec dhe shtetasin A.Zh 45 vjec  për drejtim automjeti pa pasur patentë dhe janë vendosur 58 masa
administrative për shkelje të ndryshme të Kodit rrugor. Zëdhënësi i Policinë së  Gjirokastërës  Gentian Mullai bën të ditur se makinat e sekuestruara janë transportuar në pikën e bllokimit në Dragot të rrethit Tepelenë.Në drejtorinë e policisë së qarkut te gjirokastrës operacione të tilla janë të vazhdueshme dhe kryesisht kanë pasur si qëllim mbledhjen e masave administrative apo sic njihen ndryshe gjobat e papaguara,vendosjen e ripit të sigurimit,vxhamat e errët etj. Këto aksione kanë patur si gjithmonë objektivin e rritjes së sigurisë rrugore, kjo dhe për shkak te numrit të lartë të aksidenteve që mbart vendi ynë, të denja për një bilanc lufte. Aksioni në fjalë sipas policisë do të vijojë edhe në ditet në vijim.





  Emërimet e reja në strukturën e Policisë Gjirokastër



Zbardhet sot struktura e re e emërimeve të reja në Policinë e Qarkut Gjirokastër.
Burime nga Policia Gjirokastër bën të ditur se zëvendës drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar Idajet Hoxha duke nxjerrë në lirim Nikolin Kolën. Gjithashtu nga informacionet e marra nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bëhet me dije se del në lirim ish shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër Xhemil Biraci dhe vendoset në krye të detyrës si shef i ri i Komisariatit Alfred Cepe.Në rolin e Zv.Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Agron Celi.Përsa i përket emërimeve në Seksionin e Qarkullimit rrugor te njejtat burime konifmojne se  shef i njesise se qarkullimit rrugor eshte emeruar Flamur Abazi, Emerimet e reja kane prekur edhe sektori i trafiiqeve te pligjshme ku shef i sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshëm është emërauar Gentian Berberi duke nxjerrë në lirim ish shefin Hektor Qeleposhi.Arben Nikolla përcaktohet shef i ri i personelit në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, duke nxjerrë në lirim ish shefin e personelit Nikolin Thana.Policia e shtetit eshte aktualisht institucioni qe po preket rrenjesisht nga ndryshime thelbesore jo vetem ne kupolen kryesore te saj por ne ngjithe njesite e saj,kryesisht ato operacionale.

No comments:

Post a Comment