16 October 2013

Tragjedi ne familje


Krimi ne familje godet serisht ne vendin tone e kesaj here ne jug te vendit . Ishte ora 16:00 e se martes ku ne lagjen "18 Shtatori" ne Gjirokaster Nexhmedin Mustafaraj 57 vjec ka vrare me arme zjarri gruan e tij Zenebije Mustafaraj 49 vjece duke e qelluar ne koke, dhe me pas eshte vetevrare me plumb ne zemer.Deshmitare kryesore e kesaj ngjarjeje eshte vajza 26-vjeçare e çiftit, e cila gjendej ne dhomen tjeter te baneses ne momentin kur ndodhi krimi.
Vajza e ciftit Mustafaraj pasi ka degjuar krisma nuk ka mundur dot te nderhyje ne vendin e krimit dhe ka njoftuar menjehere Policine e Qarkut Gjirokaster. Edhe pse ende nuk eshte e qarte ngjarja mendohet se debati mes ciftit ka nisur per motive te dobeta per te perfunduar ne tragjedi.Nga policia e gjirokastes mesohet se vajza e ciftit,  së bashku me xhaxhain që ka mbritur menjëherë pasi banon në pallatin përballë tyre ,kanë bërë të mundur hapjen e derës  ku kanë gjetur pothuaj pa shenja jete të dy bashkëshortët. Në vendngjarje ka mbritur ambulanca e cila ka transportuar për në spitalin rajonal te gjirokastres ciftin Mustafarai, te cilet nuk kane mundur dot të shpëtojnë pasi kanë humbur jetën pa mbritur në spital. Grupi hetimor i mbritur ne vendngjarje nga veprimet paraprake konstatoi se shtetasi Nexhmi Mustafaraj ka qëlluar me pistolete të cilën e mbante pa leje, poshtë nofullave bashkëshorten e tij  dhe më pas  ka qëlluar në zemër edhe veten.Patrullat e Pergjithshme te Komisariatit te Policise Gjirokaster, nje grup i FNSH-se dhe Specialistet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane nisur menjehere hetimet rreth vrasjes per tw zbuluar motivet qe e shtyne bashkeshortin te vriste gruan e tij, pasi vajza eshte e traumatizuar nen kujdesin e mjekeve dhe nuk mund te japi deshmi. Nexhmedin Mustafaraj njihet ne gjirokaster si pjestar i grupit polifonik kurora labe nje grup i cili ka marre pjese ne shume evenimente artistike dhe eshte nderuar me disa cmimeve.

No comments:

Post a Comment