14 May 2014

Telemjekesia edhe ne Gjirokaster

                                                                                 

Qendra e Telemjekësisë në Shqipëri ka celur zyrtarisht edhe filialn e saj në Gjirokastër ku përe herë të parë mjekët dhe infermierët u bënë pjesë e një telekonference me spitalet e Vlorës dhe Korcës.Edhe pse ka nisur mire qe ne hapat e para erdhen dhe problemet duke bere te pamundur ndjekjen e fjales se ambasadorit amerikan apo edhe te ministrite te shendetesise te cilet gjendeshin ne vlore . Telekonsultat një zhvillim teknologjik që ka sjellë progres të rëndësishëm në përkujdesjen ndaj pacientëve në të gjithë vendet me mjekësi moderne janë tasgmë pjesë e një programi të posatshëm finacim I USAID të quajtur Telemjekësia. Rrjeti I programit të integruar të Telemjekësisë dhe shëndetit në Shqipëri përbëhet nga Qendra spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe tetë qendrave rajonale në rrethet kryesore të vednit.
Spitali Rajonal I Gjirokastrës insitucioni më I rëndësishëm I shëndeëtit në Jug të vendit ka testuar sot për herë të parë mjediset e reja dhe sallën e telekonferencave mjekësore. Në lidhje online me spitalin e Gjirokastrës ku gjendej për për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit znj. Claire Maron zv drejtore e USAID në Shqipëri, gjendeshin spitalet e Korcës dhe Vlorës.Kreu i spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër Armand Mamani tha se ky investim teknologjik do ti shërbejë qindra pacientëve të cilët do të mund të bëhen pjesë e konsultimeve online me spitalet  e vendit dhe ato europiane.Ndërkaq zv drejtoresha e USAID theksoi se kjo risi ka synuar ti vijë në ndihmë pacientëve në disa skaje të vendit si dhe të rrisë kapacitetet profesionale në ato spitale ku mundësitë kanë qenë të kufizuara.“ Telekonsultat do të jenë të mundura mes 14 qendrave shqiptare dhe të huaja. Mjekët do të kenë mundësi të trajtojnë onlinë diagnozat dhe të konsultojnë format e trajtimit. Ky format ka mundësuar gjithashtu një librari virtuale që do të rrisë njohuritë e mjekëvedhe infermierëve dhe stafit të përfshirë në kurim. Sistemi I cili sigurisht do të përthithet pas trajnimesh të shumta që stafet mjekësore I kanë pranuar me dëshirë do të përfshijë gjithashtu diagnostikimin online të vetë pacientëve cka është forma më e lartë e funksionimit të sistemit. Telemjekësia shkurton disatanca, rrit kapacitete dhe vetë stanmdartet e mjekësisë.”

No comments:

Post a Comment