Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin për shtimin e numrit të të
prekurve nga virozat e stinës. Sipas autoriteteve të shëndetit publik,
janë rreth 15 000 rastet me viroza gripale, që regjistrohen në javë në
të gjithë Shqipërinë. Specialistët thonë se jemi në mesin e sezonit të
virozave, i cili pritet të ketë shtim të rasteve në pjesën e dytë të
shkurtit dhe fillimin e marsit. Mjekët bëjnë apel që kujdes i veçantë të
bëhet me fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sipas ISHP-së,
në vend qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B, por pavarësisht
kësaj, rastet e të prekurve janë më pak në numër në krahasim me të
njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
No comments:
Post a Comment