22 October 2013

Furtunë në DAR ne Gjirokastër.

Drejtoria arsimore në Gjirokastër prej gati 10 ditësh është duke u inspektuar nga një grup inspektimi nga MASH . Inspektimi ka nisur nga drjtuesit e këtij institucioni dhe deri tani ka vetëm një plan –projekt për gjëndjen në këtë institucion nga ku thuhet se janë evidentuar  shkelje të rënda ,kryesisht tek punonjës qe diplomimi I tyre nuk përputhej me profilin e punës në të cilën punonin. Burime jo zyrtare nga ky institucion konfirmojnë faktin se drejtori I DAR Z Arjan Pano prej disa ditësh ka depozituar dorëheqjen e tij nga kjo detyrë.
Gjithashtu mësohet se aktualisht grupi I inspektimit është duke parë nga afër procesin mësimor në kopshte e shkolla në qytetin e Gjirokastrës për të parë  cilesinë e mësimdhënies. Zyrtarisht nga ky inspektim nuk ka një raport paraprak por ajo cka konfirmojnë burime jo zyrtare është fakti se DAR ne Gjirokastër  pritet një furtunë  e vërtet shkarkimesh. Nga ana tjetër vetëm një ditë më parë vet minstria e arsimit znj Lindita Nikolla konifrmoi shkarkimin e 59 punonjësve ne arsim mes tyre 12 drejtorë të drejtorive arsimore ne vend , duke deklaruar gjithashtu se drejtoritë arsimore ne vend apo arsimi parauniversitar është kthyer ne cerdhe militantësh partiakë.

No comments:

Post a Comment