Kulture


Nuk flini dot nga vapa? 6 këshilla për të pushuar pa kondicioner

29/06/2015

I nxehti ka ardhur tashmë dhe mënyra më e përdorur për freski është kondicioneri. 

Megjithatë ekspertët këmbëngulin që klimatizuesi duhet përdorur në mënyrë të përgjegjshme. Madje, mund të bëjmë dhe pa të. Ja gjashtë këshilla si të flini pa kondicioner.
-Mbi të gjitha është e nevojshme të krijosh ajër të kondicionuar: Mjafton një ventilator dhe akull. Vendosni një vasketë me akull para tij. Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.
-Mund të përdorni një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.
-Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.
-Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.
-Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.
-Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën.

Sot, Dita ndërkombëtare e Tokës. “Google” ndryshon pamje 

22/04/2015
22 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Tokës, ose siç njihet ndryshe Dita e Apelit për të gjitha problemet që shqetësojnë Tokën, duke filluar nga ndotja, braktisja, erozioni e deri tek keqpërdorimi. 

 Motori i njohur i kërkimit, “Google”, në respekt të kësaj dite, ka ndryshuar dizajnin e tij, duke vendosur midis shkronjave simbolin e Tokës dhe elementë të saj.Dita Ndërkombëtare e Tokës u propozua në vitin 1962 nga ai që tashmë konsiderohet themeluesi i saj, Gaylord Nelson, propozim që mori edhe miratimin e Presidentit të atëhershëm të SHBA



Shitet në ankand diamanti “perfekt”

22/04/2015

Diamanti “perfekt” prej 100 karatësh është shitur për më shumë se 22 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork. 

Sipas Sotheby’s, ky është diamanti më i bardhë dhe më i kthjellët që është shitur ndonjëherë në ankand.Oferta për të ka qenë 22,09 milionë dollarë.“Ky diamant prej 100.2 karatësh është perfeksioni vetë”, thotë Gary Schuler, kreu i Sotheby’s në Nju Jork.



Modeli i flokëve “Wob”, trendi për pranverë-verë 2015


02/04/2015 
Prerja e flokëve, që do të jetë  në modë gjatë sezonit pranverë-verë 2015, quhet wob dhe konsiston në pasjen e flokëve jo shumë të gjatë, deri diku tek qafa, e njëkohësisht, jo të drejtë, por pak me onde.

Ndërrimi i stinëve ka bërë që femrat të afrohen drejt këtij modeli, i cili përveçse seksi, është edhe më i rehatshëm.Modeli i flokëve preferohet të jetë i shkurtër dhe i ç’rregullt, por jo shumë i shkurtër.Ndër yjet që kanë “përqafuar” menjëherë këtë model të ri flokësh janë Beyonce, Ema Stone, Taylor Sëift, Lily Collins, Kare Mara, Nicole Richie, Sienna Miller etj.















Diamanti i rrallë 78 karatësh “Zonja e Fatit”, në ankand për 7.5 mln dollarë

25/03/2015
Një diamant vërtet i rrallë pothuaj 78 karatësh pritet të sigurojë deri në 7,5 milionë dollarë kur të dalë në shitje në ankand në fillim të prillit.

Guri i çmuar është një prej më të rrallëve në botë sipas shefes së departamentit të bizhuterive të shtëpisë së ankandeve “Sotheby”, Terri Çu.Terri Çu: “Diamantet e verdhë janë të rrallë, dhe deri më tani janë parë vetëm diamantë 20 dhe 30 karatësh. Duke qenë se ky është mbi 77 karat, është një prej më të rrallëve në botë”.Diamanti është pagëzuar me emrin “Zonja e Fatit”, për shkak të numrit të karatëve. 7 konsiderohet si një numër fatsjellës sipas kulturës kineze, por edhe për faktin që shqiptimi i tij në dialektin mandarin ngjason me fjalën “sëbashku”.Edhe ngjyra e verdhë e gurit të çmuar gjithashtu konsiderohet fatsjellëse sepse simbolizon fisnikërinë dhe pasurinë. Diamanti i rrallë shoqërohet me një palë vathë diamante që gjithashtu pritet të shiten për 7 milionë dollarë dhe një varëse me po të njejtën vlerë.

Ar atje ku s’ta pret mendja 

25/03/2015
Kur bëhet fjalë për ar dhe minerale të tjera të kushtueshme shumëkujt mendja me të drejtë mund t’i shkojë tek Afrika e Jugut, vendi më i pasur në botë me këto minerale dhe prodhuesi numër një në shumë prej tyre. 

Megjithatë ari gjendet kudo në natyrë, edhe atje ku s'i ka shkuar mendja askujt më parë. Një grup shkencëtarësh amerikanë publikuan në takimin e radhës së ACS (American Chemical Society) në Denver punën e tyre kërkimore disavjeçare.Në këtë studim thuhet se gjurmë të arit dhe të mineraleve të rralla gjenden në feçen njerëzore.“Ari që gjetëm ishte në nivelet minimale, por domethënëse. Ishim të interesuar edhe në mbledhjen e mineraleve të tjera të rralla dhe me vlerë, sidomos të atyre që përdoren në teknologji si vanadium dhe bakër, që të dy të përdorur masivisht në prodhimin e telefonave dhe kompjuterave”, thotë Jathleen Smith nga “Geological Suervey” i Shteteve të Bashkuara.Smith shtoi se aktualisht ka nisur puna për gjetjen e një mënyrë për përfitimin e arit dhe metaleve të tjera të rralla nga jashtëqitjet njerëzore, që sipas saj do të reduktonte koston dhe varësinë e Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre mineraleve.Sipas të dhënave në SHBA çdo vit hidhet në natyrë një sasi prej 7 milion ton feçe, gjysma e të cilës shpërndahet nëpër plantacione bujqësore dhe pyje për qëllime bujqësore dhe pjesa tjetër digjet.Një tjetër studim thotë se nga feçet e 1 milion personave mund të nxirret ar dhe metale të rralla që mund të kapin vlerën e 13 milion dollarëve. 


Lini duhanin menjëherë dhe përfitoni në 20 minuta 

24/03/2015
Çdo moment është ai i duhuri për të hequr dorë nga duhanpirja. 

Pse? Sepse në vetëm 20 minuta do të përfitoni të mirat e heqjes dorë nga ky ves. Në një studim të shërbimeve shëndetësore britanike u analizuan treguesit shëndetësorë për më shumë se 120 mijë persona ndër vite, duhanpirës dhe persona që kanë lënë duhanin dhe më pas hartuan një raport të detajuar me të mirat që përfitohen nga lënia e duhanit.
Nëse heq dorë nga duhani tani:
Pas 20 minutash presioni i gjaku dhe rrahjet e zemrës do të ulen dhe do të rikthehen në nivelet normale. Kjo ul menjëherë rrezikun e një sulmi në zemër dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.
Pas tetë orësh: Niveli i nikotinës dhe monoksidit të karbonit në gjak përgjysmohet. Në doza të mëdha, monoksidi i karbonit shkakton vdekjen, por në doza të vogla, sa ato që thithen nga një cigare shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe rrit rrahjet e zemrës. Brenda këtij afati niveli i oksigjenit prek parametrat normalë duke furnizuar lëkurën dhe flokët e thatë.
Pas 24 orësh: Monoksidi i karbonit ‘zhduket’ nga organizmi dhe mushkëritë nisin të vetpastrohen dhe të rikthejnë në funksion mekanizmat mbrojtës ndaj ‘papastërtive’ që thithen së bashku me ajrin.
 Në 48 orë: Organizmi pastrohet prej nikotinës dhe përmirësohet ndjeshëm shqisa e aromës dhe shijes. Efekt anësor në këtë periudhë mund të jetë një dhimbje e lehtë koke, që mund të lehtësohet akoma më shumë po të mendosh se në portofol do nisin të rëndojnë paratë që shpenzonit për cigaret.
Në 3 ditë: Frymëmarrja do të lehtësohet akoma më shumë. Në këtë fazë mund të keni probleme me përqendrimin, probleme që kompensohen me energjinë e fituar në nivele më të larta.
Në 12 javë: 60 përqind e atyre që kanë lënë duhanin pohojnë se në këtë periudhë kishin probleme me vetkontrollin dhe se dëshira për të ndezur një cigare ishte më e fortë se zakonisht. Mos u dorëzoni! Qarkullimi i gjakut dhe lëngjeve në organizëm në këtë fazë është përmirësuar akoma më shumë që reflektohet në një freski më të madhe të lëkurës.
Nga 3 deri në 9 muaj: Mushkëritë përmirësohen me 10 përqind. Në këtë fazë nis rigjenerimi i qelizave të dëmtuara nga duhanpirja. Nuk do të ndjeni më shqetësimet e kraharorit të shkaktuara nga duhani. 70 përqind e personave që kanë lënë duhanin thonë se në këtë periudhë kanë patur një rritje të fortë të oreksit. Nëse shqetësoheni se mund të fitoni kilogram të tepërta, atëherë duhet të bëni kujdes me ushqimin që përzgjidhni.
Në 1 vit: rreziku për të pësuar një sulm në zemër bie me 50 përqind të mundësive në krahasim me një duhanpirës. Ulet gjithashtu edhe mundësia e mpiksjes së gjakut në tru për shkak të mungesës së oksigjenit. Brenda pesë vitesh pasi e keni lënë duhanin, rreziku për t’u goditur nga një mpiksje rikthehet në nivelet normale, njësoj sikur të mos kishit pirë duhan kurrë.
Në 10 vjet: rreziku për t’u prekur nga kanceri në mushkëri ulet me 50 përqind në krahasim me atë të një duhanpirësi. Qelizat parakancerogjene në gjakun tuaj janë zëvendësuar të gjitha nga qeliza të reja të shëndetshme.
Në 15 vjet: rreziku për të pësuar një sulm në zemër ulet në nivelet e një personi që nuk ka pirë kurrë duhan dhe lëkura rigjeneron plotësisht dëmtimet e shkaktuara nga duhanpirja.


Streha sekrete e nazistëve 

24/03/2015
Në ditët e fundit të Rajhut të Tretë, kur në Perëndim ndodheshin trupat anglo-amerikane dhe në Lindje Ushtria e Kuqe, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të Hitlerit kuptuan se arratisja ishte mënyra e vetme për të mos u fundosur së bashku me regjimin. 

Në shërbim të këtij misioni ishte ndërtuar një plan i mirëmenduar ku dhjetra kriminelë lufte mundën të arratiseshin përmes Spanjës me anije drejt Amerikës Latine, kryesisht Brazilit dhe Argjentinës. Një pjesë e madhe rindërtuan jetën e tyre me identitete të tjera, ndërsa të tjerë u strehuan për vite me radhë në xhungël. Ka disa histori që flasin për zbarkimin e anijeve të nazistëve, madje disa këmbënglin se mes tyre ka qenë edhe vetë Hitleri në momentin e zbritjes në Patagonia, në Jug të Argjentinës. Së bashku me nazistët në bord me këto anije besohet se ka zbarkuar në Amerikën Latine edhe një pjesë e madhe e arit dhe e sendeve të tjera me vlerë të grabitura përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Në disa raporte të shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe britanike thuhet se nazistët e arratisur mund të kenë gjetur strehë në xhunglën argjentinase. Disa ekspedita kërkimore ranë në gjurmë të tyre, por asnjëherë nuk u gjetën të dhëna të mjaftueshme për ta provuar këtë. Aq shumë është folur e përfolur për zbarkimin e nazistëve në Argjentinë sa një pjesë e tyre janë shndërruar në gojëdhëna. Por ku ka zë s’është pa gjë. Një grup studiuesish publikuan fundjavën që kaloi një raport nga një ekspeditë e tyre në “Parque Teyu Cuare”. Ata ranë në gjurmët e një shtegu që i udhëhoqi drejt një vendbanimi të ndërtuar mes pyllit të dendur. Nuk bëhej fjalë për një ndërtim të lashtë, por as të ditëve tona pasi aty u pa që prej kohësh nuk ishte vënë dorë njeriu. Pyetjet që munduan studiuesit ishin se kujt i shërbenin këto ndërtesa në mes të xhunglës? Kush dhe për çfarë i ndërtoi ato? Daniel Schavelzon nga Universiteti i Buenos Aires, që udhëhoqi studimin thotë se kudo gjen shenja që në ndërtimin e të paktën tre objekteve të zbuluara kanë dorë nazistët. Mes këtyre shenjave është gjetja e një sasie të madhe monedhash gjermane të emëtuara që nga viti 1938 deri në vitin 1944. U gjetën gjithashtu disa punime porcelani me mbishkrimin “Made in Germany” (Prodhuar në Gjermani), por më domethënësja është gjetja e simbolit nazist; kryqi i thyer (swastika). “Ne nuk mund të shpjegojmë ndryshe se përse dikush do të ndërtonte një strukturë të tillë, me kaq mund në një zonë që në ato vite ka qenë plotësisht e izoluar, larg komunitetit vendor dhe për më tepër me materiale që nuk janë karakteristikë e zonës”, deklaroi Schavelzon për gazetën argjentinase Clarin. Zbulimi është me një rëndësi të veçantë pasi përforcon teoritë që deri më tani pohonin se nazistët janë strehuar për vite me radhë në xhunglën e Argjentinës. Por edhe pse ishin teori, thellësia e xhunglës në të cilën janë gjetur këto gjurmë, tejkalon edhe imagjinatën më të shfrenuar. Argjentina në ato vite drejtohej nga Juan Domingo Peron dhe ishte një parajsë për nazistët. Ky i fundit ishte simpatizant i ideologjisë së Hitlerit dhe ofroi për disa vite strehë për oficerët nazistë, përfshirë këtu edhe Adolf Eichmann, i njohur si ‘ideatori i Holokaustit’. Eichmann u arrestua në vitin 1960 në Buenos Aires dhe u ekstradua në Izrael ku u ekzekutua. 


Ata që mbajnë syze optike janë më inteligjentë dhe më profesionistë

19/03/2015
Sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin Mjekësor në Mainz Gjermani, është konstatuar se personat të cilët mbajnë syze optike janë më inteligjentë se pjesa tjetër.

Studiuesit e këtij universiteti u bazuan në shikimin e popullatës dhe zbuluan se 53 % e të diplomuarve nëpër kolegjet gjermane vuanin nga miopia (pamundësia për të dalluar qartë objektet që janë larg). Krahasimisht, vetëm 24% e atyre që kishin lënë kolegjin vuanin nga i njëjti problem me sytë.Sipas një tjetër studimi, citon Anabel, ata që mbajnë syze, jo vetëm që duken më të zgjuar, por edhe më profesionistë.


“Tent City”, burgu më i keq amerikan 

19/03/2015

Si të mos mjaftonte rrethimi me tela nga të katërta anët dhe jetesës nën izolim, të burgosurit e “Tent City” në Shtetet e Bashkuara përballen edhe me natyrën. 

Burgu i ngritur me tenda si shtojcë e burgut të Kontesë Maricopia ndodhet në shkretëtirën e Arizonës, ku temperaturat në Dimër zbresin disa gradë nën zero dhe në verë ngjiten shpesh mbi 40 gradë celcius.Pikërisht ky fakt, por edhe mungesa e një sërë shërbimesh ekstra, duke filluar që nga sheqeri tek baza ushqimore bëjnë që “Tent City” të klasifikohet i pari në listën e burgjeve më të këqija në tokën amerikane.Në këtë kamp të përshtatur si burg për shkak të mbipopullimit të burgut në Maricopia, strehohen të dënuarit, burra dhe gra për krime seksuale.


Steve Jobs refuzoi ndihmën e Tim Cook 

14/03/2015
Në ditët e vështira të Steve Jobs, Tim Cook doli vullnetar duke i ofruar ish-shefit të tij pjesë nga mëlçia e vet për të fituar betejën me sëmundjen. 

Gazetari Brent Schlender pritet të hedhë në treg së shpejti librin e tij “Becoming Steve Jobs” (Si të bëhesh Steve Jobs), pjesë të të cilit kanë nisur të qarkullojnë në internet. Schlender ka intervistuar disa herë Steve Jobs dhe është një njohës i mirë i historikut të Apple. Në libër ai flet për marrëdhënien mes Steve Jobs dhe Tim Cook. Cook vizitonte thuajse çdo ditë Jobs në shtëpinë e tij, kur ky i fundit ishte mposhtur nga sëmundja dhe ndodhej në pritje të një transplanti të mëlçisë. Pikërisht në një nga këto ditë ai i ka kërkuar Jobs që ta lejonte për ta ndihmuar duke i ofruar një pjesë të mëlçisë së vet, por Jobs ka refuzuar. Libri trajton edhe historikun e Apple, që nga lindja, ngritja, ditët e vështira e deri tek rikthimi në majë falë risive të Steve Jobs. 


Vrima e zezë gjigante

14/03/2015

Universi është një vend i pafund dhe numrat na ndihmojnë për të përshkruar se shpesh herë, gjërat atje janë aq shumë të mëdhaja dhe aq shumë të vështira për tu kuptuar nga mendja njerëzore.

Për shembull, astronomët së fundmi kanë zbuluar një vrimë të zezë në një cep shumë të largët të universit. Kjo vrimë e zezë nuk është thjesht e madhe, është jashtezakonisht e madhe dhe pothuasje aq shumë e ndritshme.Ky objekt, rreth 12.8 bilion vjet larg nesh, është 420 trilion herë më i ndritshëm dhe 12 bilion herë më masiv se dielli.‘Pavarësisht madhësisë, një vrimë e zezë operon mbi të njëjtat parime përmes të gjithë hapësirës dhe kohës, për aq sa di njerëzimi.Kur një yll i madh, harxhon energjinë e tij bërthamore, nuk mundet më të vetëpërmbahet dhe graviteti i tij shkakton edhe shkatërrimin. Kur një yll është mjaftueshëm i madh, disa herë më i madh se dielli, formon një rajon të hapësirës kaq të dendur sa që as edhe drita nuk mund të shpëtoje nga e ashtuquajtura eventi horizont’.Vrima e zezë e zbuluar së fundmi, e quajtur SDSS J010013.02 është e vecantë për disa arsye, jo më pak e rëndësishme nga të cilat është edhe madhësia. Megjithatë, duke përfshirë këtu edhe moshën e tij, madhësia është akoma edhe më e pazakontë. Për shkak të largësisë prej 12.8 bilion vitesh dritë, drita që vjen nga ky objekt është 12.8 bilion vjet e vjetër.Kjo e vendos në një fazë shumë të hershme të universit, më pak se 1 bilion vjet pas Big Bang. Është 6 herë me i madh dhe më i shndritshëm se cdo vrimë tjetër e zezë e zbuluar nga ajo periudhë.Ju mund të pyesni veten se nga vjen e gjithë ajo dritë. Kjo është një vrimë e zezë në fund të fundit dhe ne po flasim për ndricimin e saj. Kjo mund të duket kontradiktore, por astronomët nuk e dalluan dritën duke ardhur nga vrima e zezë. J010013.02 mund të quhet më mirë një quasar, një rajon jashtëzakonisht i ndricuar i hapësirës i shkaktuar nga disku shtesë që ndricon përreth vrimës së zezë supermasive. Teksa materia rrotullohet në një vrimë të zezë, ajo nxehet dhe emëton radiacion elektromagnetik. Në këtë rast, astronomët në Kinë e dalluan atë aq të dukshme sa një dritë pothuasje infrared, përmes një teleskopi të vogël dhe më pas morën edhe ndihmën e astronomëve në SHBA dhe Kili për t’i hedhur një sy më mirë. Kjo është më shumë se një gjë e cuditshme e universit. Ekzistenca e këtij objekti mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët mendojnë mbi kushtet në universin e hershëm. Kjo vrimë e zezë mund të ketë akumuluar një mas të jashtezakonshme në një periudhe të shkurter për tu bërë kaq e stërmadhe. Disa kërkues madje spekulojnë se kushtet në universin e hershëm mund të kenë ndihmuar formimin e një vrime të zezë kaq të madhe sa kjo nga një re e madhe gazi më shumë se sa një yll. Astronomët janë duke planifikuar një seri të ardhshme observimesh të quasar-it. Megjithëse është ekstremisht i ndritshëm, distanca e jashtëzakonshme do ta bëjë sfiduese për të parë se cfarë tjetër ka në atë zonë. Një aspekt tjetër pozitiv i vendndodhjes së quasar-it është fakti se mund të përdoret për të ndricuar cdo gjë që mund të ekzistojë mes quarar-it dhe Tokës, duke lejuar në këtë mënyrë zbulimin e objekteve të reja dhe fenomeneve të tjera.


Madrid, gjenden eshtrat e Miguel de Cervantes? 

12/03/2015
Studiuesit, të cilët prej muajsh kanë zhvilluar verifikime mbi disa eshtra të zbuluara, të dyshuara si të “babait” të Don Kishotit, Miguel de Cervantes, janë të bindur se kanë gjetur pikërisht gjurmë të eshtrave të shkrimtarit dhe bashkëshortes së tij, Catalina de Salazar.  

Eshtrat u zbuluan në kishën e murgeshave të Trinitetit, në Madrid. Bashkia e Madridit, që financon punët për hetimin e tyre, ka bërë thirrje për të mos u nxituar, sepse fragmentet e eshtrave të rikuperuara “janë në gjendje shumë të keqe”. Bashkia bën të ditur se për momentin “nuk mund të garantohet nëse bëhet fjalë për eshtrat e Cervantesit dhe bashkëshortes së tij”. Eshtrat e pretenduara të autorit të madh spanjoll janë gjetur së bashku me disa mbetje organike të disa fëmijëve dhe të rriturve në një prej varreve. E megjithatë, vendi i zbulimit nuk korrespondon me atë në të cilin autori i “Don Kishotit” u varros në vitin 1616, por me vendin në të cilin eshtrat e tij u transferuan gjatë vitit 1673, kur nisën punimet për reformimin e kishës, e cila ndodhej në periferinë e “de las Letras” në Madrid. “E sigurt është se nuk do të gjejmë Cervantesin me emrin e tij të shkruar mbi arkivol”, ka thënë ironikisht mjeku i mjekësisë ligjore, Francisco Etxebarria, i cili udhëheq ekipin e studiuesve. Detajet e këtij zbulimi do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp nga Bashkia e Madridit, por ende e paprogramuar me datë të saktë. Institucioni ka promovuar dhe financuar kërkimet e eshtrave të Cervantesit, për të cilin do të festohet 400-vjetori i ndarjes nga jeta, pikërisht në prill të vitit 2016. Cervantes u shpëtua nga murgeshat, pasi rrezikonte të burgosej me 5 vjet në Algjeri. 


Pranverë pa taka? 

12/03/2015

Ka ardhur koha për të ndryshuar garderobën. Por çfarë do veshim këtë pranverë? Revistat e modës na vijnë në ndihmë. 

Për fat të mirë, një pjesë e mirë e veshjeve të pranverës së shkuar do të na hyjnë në punë, por ja cilat janë dhe trendet e modës për pranverë 2015.
Kudo Boho - Groposini fundet e shkurtra dhe kanotjeret për diçka më romantike dhe sigurisht më të rehatshme. Luku i ri “Boho 2015”, vjen më me finesë nga stilistë si Vera Jang, e cila sugjeron fustane të gjatë që fshijnë tokën; Drajs Van Noten, që sjell kreativitet me pëlhurë të stampuar; dhe Tommy Hilfiger, që i ka veshur modelet e tij me stil bohemian.
E bardha e nuseve - E bardha është shumë në modë këtë vit. Pasarelat e 2015-s janë të mbushura me një larmishmëri veshjesh të bardha, duke filluar që nga fundet e shkurtra, luku i erës viktoriane e deri te veshjet moderne. Varet vetëm si do e vishni dhe ku. Stilistë si Luis Vuiton, Erdem dhe Givenchy, i japin një jetë të re ngjyrës së bardhë në koleksionet e tyre.
Freski lulesh - Lule në pranverë? Po, fatmirësisht stiliste si Shanel, Marni dhe Miu Miu, kanë sugjeruar lule moderne për vajzat dhe gratë moderne. Lule të mëdha, të theksuara, të cilat nxjerrin në pah feminilitetin.
Bluzat e shkurtra - S’mund të ndalim së veshuri bluzat e shkurtra dhe... s’do të ndalim as këtë pranverë. Por ndryshe nga stilet e 2013-2014-s, këtë vit bluzat e shkurtra do të jenë në të gjitha format e mundshme: elegante, të ngjitura pas trupit, të mbyllura, të bollshme. Bluza të shkurtra për të tërë!
Të tejdushkme, të tejdukshme dhe sërish të tejdukshme - Le ta themi: teksturat e tejdukshme nuk ikin kurrë nga moda dhe, për fat të mirë, jo vetëm që i bëjnë të duken më seksi bluzat dhe fustanet, por na japin ndjesinë sikur s’kemi veshur gjë, e cila është ndjesi e lezetshme. Por sigurisht, stilistet nuk do të ishin të tillë, nëse nuk do i përzienin pak gjërat, ndaj Ports 1961 dhe Roberto Kavali janë në krye me veshje të guximshme, transparente, shumë feministe në pasarelat e 2015-s.
RIP takat! - Rrofshin të sheshtat! Rrofshin atletet! Koleksionet e pranverë/verë 2015 na tregojnë se takat, siç e kuptoni vetë, janë krejtësisht jashtë sezoni. Tashmë është koha e të sheshtave dhe e rehatisë.
Xhinsi i rimodeluar - Shumë “cool” dhe moderne, xhinsi vjen këtë pranverë shumë në modë. Stilistet i janë futur punës dhe kanë nxjerrë ide shumë fantastike, në pantallona shkëlqyese, në fustane asimetrike dhe veshje shumë të rehatshme. Xhinsi është në kulm sërish!
Këmishat Polo - I mbani mend bluzat polo, që çdokush vishte në vitet ’90? Ok, janë rikthyer në modë dhe është e sigurt se do ndjeheni të veshur në mënyrë shumë të rehatshme.
Lëkura - Si lulet, apo këmishat polo, lëkura gjithashtu është “on the top”. Stilistë të shumtë na kanë bërë të kuptojmë se asnjë nga ne nuk ka mjaftueshëm veshje lëkure në dollap. Ata sugjerojnë pantallona të shkurtra, fustane, rripa të gjerë dhe xhaketa interesante. Të dashurojmë lëkurë! 


Ndërron jetë krijuesi i “The Simpsons”

11/03/2015
Është ndarë nga jeta në moshën 59 vjecare krijuesi i kartonëve të animuar “the Simpsons, Sam Saimon.

Saimon ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë në shtyllën kurrizore. Krijuesi i familjes së famshme të kartonave Simpson, një serial jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur, ka fituar 7 çmime Emmi si shkrimtar, drejtor dhe si producent ekzekutiv për një kohë të gjatë në televizionin American. Pas diagnostikimit të sëmundjes kancer, Sam deklaroi se dëshironte të dhuronte për bamirësi të gjithe pasurine e tij.Ai ishte i njohur për donacionet e tij në çështje të ndryshme sociale, mes të cilave edhe për kujdesin e kafshëve.“Një njeri i madh, unë i detyrohem atij gjithshka”, ka shkruar ne rrjetet sociale shoku i tij Al Jean.

Cili është sekreti pas magjisë së ndryshimit të ngjyrës së kameleonit?

11/03/2015

Njerëzit gjithmonë janë magjepsur nga ndryshimi i ngjyrës së kameleonëve për të trembur rivalët apo për të bërë konfuzë grabitqarët.

Shkencëtarët thanë se ata kishin zbuluar mekanizmin e këtij fenomeni, dhe se rezultatet e investigimit të tyre i kishin lënë ata të shtangur.Në vend që të përdornin pigmented për të ndryshuar ngjyrën, nanokristalet që ndodhen në lëkurën e këtyre lizardëve ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës.“Ne jemi të surprizuar,” tha Michel Milinkonvitch për AFP, një biolog i Universitetit të Gjenevës.“Mendohej që ata ndryshonin ngjyrën e tyre nëpërmjet pigmentee. Ndërsa mekanizmi i vërtetë është krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me një proçes fizik,” shtoi ai.Ndryshimi i ngjyrës është më së shumti një proçes që ndodh tek kameleonët meshkuj.Ata e përdorin për t’u bërë më të shkëlqyeshëm për të tërhequr partneret e tyre, për të trembur ‘armiqtë’ dhe për të konfuzuar grabitqarët.Kameleoni i llojit ‘pantera’ i marrë në studim, mund ta ndryshojë ngjyrën e lëkurës nga jeshile në të verdhë ose portokalli, ndërsa nuancat blu kthehen në të bardha.Në pjesën më të madhe të kafshëve ngjyrë-ndryshues, pigmenti melaninë alternon shkëlqimin duke u shpërndarë ose duke u përqëndruar   brenda qelizave të quajtura melanofore, që ndryshon intensitetin e ngjyrës por jo ngjyrës.Ky është proçesi që për një kohë të gjatë është menduar si shkaktar i ndryshimit të ngjyrës së kameleonit, tha skuadra e studimit. Por doli se kjo teori ishte false.Analizat e lëkurës zbuluan se ndryshimi vjen si pasojë e nano-objekteve të quajtura kristalet fotonikeqë gjenden në shtresat qelizore të koduara iridofore, të cilat shtrihen nën qelizat e pigmentit të kameleonit.  Qelizat irodofore ndodhen edhe tek zvarranikët apo tek amfibët si bretkosa, duke i bërë ata të ndryshojnë shpesh ngjyrën mes jeshiles dhe blusë.Megjithatë, tek kameleonët, nano-kristalet e ndodhura brenda qelizave iridofore, ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës, thanë studiuesit në një deklaratë të tyre për AFP.“Kur kameleoni është i qetë, kristalet janë të organizuar në një rrjet të dendur dhe reflektojnë ngjyrën blu. Në të kundërt, kur ngacmohen, reflektohen ngjyra e verdhë ose e kuqe”.Ekipi përdori mikroskop optik për të zbuluar fenomenimin e ngjyrës, para dhe pas ngacmimit të kameleonit.Ata zbuluan gjithashtu se kameleoni ka një shtresë të dytë, më të thellë me qeliza iridofore.Këto qeliza përmbajnë kristale më të mëdha, që pasqyrojnë gjatësi vale infra të kuqe nga rrezet e forta të diellit.“Organizimi i qelizave iridofore në dy shtresa të mbivendosura përbën një risi evolucionare,” tha ekipi.“Kjo i lejon kameleonët të zhvendosen me shpejtësi, dhe të kamuflohen në një mënyrë spektakolare”.Ky studim u publikua në të përditshme Nature Communications.


Avioni i parë me energji diellore fluturon rreth tokës 

10/03/2015
Avioni i parë me energji diellore është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekje për të fluturuar rreth botës duke përdorur vetëm energji diellore.

Avioni pritet të arrijë në destinacionin e parë Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi.Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik, nënkuptojnë se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.Themeluesit e impulseve diellore në këtë avion dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase.


Gjendet thesari i Aleksandrit të Madh, 2300 vjetë më parë 

10/03/2015

Studiuesit e shpellave në Izrael, e kanë zbuluar një grumbull të monedhave dhe stolive të çmuara nga koha e Aleksandrit të Madh, të cilat arkeologët besojnë që janë fshehur nga refugjatët në kohë të luftërave antike.

Thesari i vjetër 2300 vjetë është i pari i këtij lloji që është gjetur nga periudha e këtij pushtuesi të njohur, njofton Eitan Klein nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve.Muajin e kaluar, notarët në bregdetin lindor të Izraelit, zbuluan diçka edhe me më shumë vlerë, rreth 2 mijë monedha ari nga shekulli i 11-të për të cilën arkeologët shpresojnë se do të zbulojë më shumë të dhëna rreth sundimit të myslimanëve gjatë asaj kohe.Hulumtuesit e gjetën thesarin e fundit në një të çarë të ngushtë në shpellën me stalaktite në rajonin e Galileos. Thesari përfshinte dy monedha të argjendta që janë prodhuar gjatë sundimit të Aleksandrit si dhe kishte edhe disa pjesë të stolive të çmuara që përfshinë unaza, byzylykë dhe vathë.‘Gjërat e çmueshme mund të jenë fshehur aty nga banorët vendor që janë larguar nga aty gjatë kohës së trazirave që u nxitën nga vdekja e Aleksandrit të Madh’, deklaron Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit përmes një komunikate.Aleksandri i Madh, e udhëhoqi një fushatë ushtarake të suksesshme deri në Lindje të Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Ai vdiq në Babiloni, apo Iraku i ditëve të sotme në vitin 323 para erës së re.


Pak aktivitet fizik na mban vdekjen larg 

03/03/2015
Që aktiviteti fizik mban larg sëmundjet dhe vonon sa më shumë vdekjen, kjo dihet tashmë, por një grup studiuesish amerikanë u përpoqën ta sjellin me shifra këtë. 

Studiuesit e “John Hopkins University” në Shtetet e Bashkuara analizuan një numër rekord prej 58 mijë personash në Detroit për një dekadë. Ata vunë re se personat që nuk ushtronin ose ushtronin fare pak aktivitet fizik kishin një përqindje të lartë vdekshmërie brenda një dekade në krahasim me personat që ushtronin rregullisht fizikun e tyre, edhe pse në mënyrë modeste, dhe pavarësisht historikut të trashëgimisë.“Që aktivitetet fizike ulin riskun e vdekjes kjo nuk është diçka e re, por ajo që synuam ne në studimin tonë ishte të përcaktonim në shifra të përafërta rrezikun që kanosej me kalimin e viteve”, thotë udhëheqësi i studimit, Haitham Ahmed.Në bazë të studimit dhe vëzhgimit të 58 mijë personave, u arrit në përfundimin se një 45-vjeçar me një aktivitet fizik të ulët ka 38 përqind mundësi që të vdesë brenda dekadës, ndërsa një 45-vjeçar me një aktivitet fizik edhe modest, ka 2 përqind mundësi që të vdesë në po të njëjtën periudhë. 


Bill Gates, njeriu më i pasur 

03/03/2015

Për të dytin vit radhazi, Bill Gates shpallet njeriu më i pasur në planet nga revista “Forbes”.  

Themeluesi i “Microsoft”, ashtu si edhe një vit më parë, la pas sipërmarrësin meksikan, Carlos Slim, ndërsa investitori amerikan, Warren Buffet rifitoi vendin e tretë duke zbritur një pozicion më poshtë Amancio Ortega-n, themeluesin e markës së modës “Zara”. Pasuria e Gates u rrit me ‘vetëm’ 3 miliard dollarë brenda këtij viti dhe shkoi në një total prej 79 miliard dollarë. Kjo është e 16-ta herë që Bill Gates vlerësohet si njeriu më i pasur në botë në 21 vitet e fundit prej kësaj reviste.Sipas “Forbes” ka edhe një rritje rekord të numrit të miliarderëve, që tani ka prekur 1826 të tillë.
10 personat më të pasur sipas Forbes:
1. Bill Gates 79.2 miliard dollarë
2. Carlos Slim Helu 77.1 miliard dollarë
3. Warren Buffett 72.7miliard dollarë
4. Amancio Ortega 64.5miliard dollarë
5. Larry Ellison 54.3 miliard dollarë
6. Charles Koch 42.9 miliard dollarë
7. David Koch 42.9 miliard dollarë
8. Christy Walton 41.7 miliard dollarë
9. Jim Walton 40.6 miliard dollarë
10. Liliane Bettencourt 40.1 miliard dollarë 


Astronomët: Më 20 mars 'errësohet' Evropa, eklipsi më i madh në 16 vite 

26/02/2015
Rreth 90% e territorit të Evropës do të errësohet si pasojë e një eklipsi që do të ndodhë në datë 20 mars të këtij viti. 

Astronomët kanë lajmëruar se më datë 20 mars Hëna do të zërë Diellin. Hëna do të lëvizë në trajektoren e saj dhe do të shkaktojë hije në Tokë duke zënë dritën e Diellit. Eklipsi do të ndodhë që në mëngjes dhe do të fillojë në orën 07:41 dhe do të zgjasë 2 minuta e 47 sekonda. Sipas astronomëve eklipsi i datës 20 mars do të jetë eklipsi që do të sjellë errësimin më të madh të parë në 16 vitet e fundit. Po ashtu astronomët thonë se ky do të jetë eklipsi i fundit që do të mbulojë Evropën deri në eklipsin e radhës që do të ndodhë në 12 gusht të 2026.


Java e modës në Londër, sfilata e frymëzuar nga sinjalistika rrugore

26/02/2015
Hindmarch në javën e modës në Londër, ndoshta nuk do të kënë kurrë mundësi të shohin në këtë formë apo stil shenjat e qarkullimit rrugor.

E njohur për humorin britanik të shfaqur në  markën e saj, Anja u frymëzua nga sinjalistika rrugore, duke vendosur të gjithë morinë e shenjave në bluza, funde, e pantollona, por edhe në aksesorë si çanta dhe mantele.“Kur jeni duke ngarë makinën, duke dëgjuar muzikën e preferuar në një rrugë pa trafik dhe të drejtë  është si të thuash një moment shumë i këndshëm. Kështu që në këto momente unë mora të gjithë grafikën e rrugës, duke e shndërruar në diçka vërtetë të bukur miksuar me pak humor . Nuk e di , por më erdhi shumë e natyrshme  edhe pak e rastësishme”- shprehet Hindmarch.Anja ka veshur emra të njohur si Keira Najtlli, Scarlett Johansson, Sienna Miller dhe Reese Witherspoon. Por sërish, stilistja ka në plan të zgjerojë gamën e produkteve të markës së saj.“Ky është sezoni i parë që ne kemi lançuar veshjet me thurje dhe ato të leshta. Pra kemi nisur të hedhim në treg produkte të reja, gjë e cila është vërtetë emocionuese, pasi shumë nga grafikat që në përdorim në çanta dhe aksesorë të tjerë janë gjithmonë si të thuash të riciklueshme, pasi me pak kreativitet mund t’i përdorim ndryshe në modele të reja,” thotë ajo.Kurse sa u përket meshkujve, të paraqitur në sfilatë si punëtorë ndërtimi,  Anja thotë se ajo gjithmonë ka qenë e obsesionuar për koret e meshkujve. Shfaqja u prit shumë mirë dhe duartorkitjet dominuan sallën dhe ngjyrat e sfilatës. Hindmarch, prodhimet e së cilës janë shitur në nëntë vende, është vetëm projektuese e aksesorëve në Londër Fashion Week me një shfaqje catwalk. Java tjetër e modës do të ndalet në Milano, ku Versace, Roberto Cavalli dhe Bottega Veneta do të paraqesin kolesionet e tyre vjeshtë dimër 2015.


Kthehet në Londër libri i rrallë i Shekspir-it me 36 drama

24/02/2015
Libri i rrallë i Shekspir-it “First Folio” është kthyer në shtëpinë e tij pasi u gjet vitin e kaluar në bibliotekën e një province franceze.

Libri, i cili përmban 36 drama dhe një nga veprat më të vlefshme të literaturës angleze, u zbulua në shtator të 2014 në  Saint-Omer, provincë në veri të Francës. Vetëm 230 kopje të librit u  botuan për herë të parë  shtatë vjet pas vdekjes së autorit dhe ky libër besohet të jetë një nga ata.“First Folio” u zbulua rastësisht nga biblotekari dhe historiani Remy Cordonnier, i cili po kryente disa kërkime për një ekspozitë historike, të cilën kishte planifikuar ta mbante në qytetin e vogël francez Saint-Omer dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu.Libri ishte mbështjellë me kujdes dhe ndodhej i  mbyllur në një kuti për udhëtimin e tij drejt  Londrës, ku edhe do të  shfaqet për mediat, hitorianët dhe akademikët përpara se të eskpozohet në  Institutin Francez më 26 shkurt. Më pas “First Folio” do të kthehet përfundimisht në  bibliotekën franceze ku edhe u gjet.“Ky libër mbart një vlerë të madhe për shkak të historisë së tij, pasi duket se është zgjuar nga një letargji 2 shekullore. Ka pasur shumë kërkesa në dy javët e fundit dhe ne po përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbrojmë sa më shumë të mundemi, ndaj dhe e kemi mbështjellë me kujdes të madh,” thotë Cordonnier.Libri do të shihet edhe nga ekpertët e shtëpisë së ankandeve për të parë gjendjen e tij, kurse publiku i gjerë do të ketë mundësi ta shohë nga afër gjatë muajve të verës, nga qershori në gusht, para se të kthehet në francë. “First folio” përfshin vepra të njohura të Shakespeare-it, si  “Hamleti” apo  “Romeo dhe Zhulieta”, por i mungojnë 30 faqe përfshirë kopertinën  me portretin e shkrimtarit mbi të. Në mungesë të dorëshkrimeve origjinale të Shakespeare-it, studiuesit mbështeten në ndryshime delikate dhe në detaje të vogla mes kopieve eksiztuese të Folios për të arritur në përfundime rreth veprave të dramaturgut.


Vendet më të rrezikshme për turistet 

24/02/2015
Udhëtimi në vende ekzotike dhe të largëta është një eksperiencë e bukur, por për femrat mund të jetë edhe e rrezikshme, sidomos kur udhëtojnë vetëm. 

Ngacmimet në rrugë apo taksistë të bezdisshëm mund ta kthejnë një udhëtim të bukur në një udhëtim të rrezikshëm.Krime të tmerrshme ndaj femrave po bëhen të zakonshme në vende si India, Turqia apo Maroku. Julie Kreutzer, bashkëpronare e faqes së internetit International Women's Travel Center, ka shkruar gjerë e gjatë për këtë çështje dhe ka thënë: “Jam e habitur sesa i rrezikshëm është udhëtimi i femrave në vende të caktuara. Ka vende shumë armiqësore dhe të pasigurta për një femër.”

‘Daily Mail’ ka publikuar 10 vendet më të rrezikshme për femrat që udhëtojnë vetëm:
1- India
2- Brazili
3- Turqia
4- Tajlanda
5- Egjipti
6- Kolumbia
7- Afrika e Jugut
8- Maroku
9- Meksika
10- Kenia


Ja cilat janë gabimet që nuk duhen bërë nga punëkërkuesit 

20/02/2015
Edhe punë kërkuesi më profesionist mund të gabojë gjatë kërkimeve për një punë të re. 

Por në një treg konkurues një gabim i vogël mund t’ju kushtojë profesionin që ju gjithmonë keni ëndërruar. Duke mësuar se si të kërkoni për një punë potenciale, kërkimi ka për të qënë më produktiv dhe do të sjellë rezultate pozitive.Ja cilët janë 10 gabimet që ju duhet t’i shmangni në qoftëse jeni duke kërkuar për një punë të re:
Përgjigjja ndaj mundësive për punë online. Në përgjithësi pozicionet e punës që ofrohen online prodhojnë një vlerë të ulët dhe shumë prej punë kërkuesve zhgënjehen prej tyre. Ekspertët sugjerojnë që mos të kalohet më shumë se 5% e kohës suaj të vyer për të klikuar në pozicionet e punëve online. Në një studim të kryer në vitin 2014 rezultoi se 60% e vendeve të punës fitohen nga referencat dhe shumë pak prej tyre online.Dërgimi i CV-së pa u kërkuar një e tillë. Në të shumtën e rasteve CV-ja që ju dërgoni konsiderohet thjesht si diçka pa vlerë. Këshilluesi i karrierës dhe kërkuesi i pozicioneve të punës Rick Gillis bie dakort se një CV e dërguar mund të refuzohet që në momentin e parë nëse ajo nuk është e përshtatur në mënyrën e duhur dhe e shenjëstruar për një pozicion pune të caktuar të lirë. Nëse ju dërgoni CV jo të plota, ka shumë mundësi që mos të merrni kurrë një përgjigje ndaj mos harxhoni kohën tuaj kot, atë mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka më productive.Kërkimi vetëm për një vend punë të lirë. Më shumë se 40% e pozicioneve të punës janë krijuar për aplikuesin gjatë intervistës. Kjo do të thotë që pozicioni që ka fituar ky punë kërkues nuk ka ekzistuar më parë por është krijuar në momentin që është shfaqur kandidati perfekt. Çelsi është të zhvendosni fokusin tuaj nga vendet e lira me mundësitë që ju keni.
Ofrimi në punë të ndryshme. Është e vërtetë që ju duhet të jeni i hapur ndaj mundësive të ndryshme por kjo nuk do të thotë që ju të dilni jasht profesionit tuaj. Duhet ti vini vetes qëllim të gjeni mundësinë e duhur dhe jo të provoni çdo gjë që ju shfaqet para. Gjatë një interviste jini të qartë për pozicionin e punës që jeni duke kërkuar dhe mos u fokusoni në gjëra të tjerë që mund t’ju shkaktojë humbje të përqëndrimit.
Të qënit i paplanifikuar në kërkimin tuaj. Gjetja e një pune apo ndryshimi i asaj aktuales duhet të ndodhë gradualisht. Ekspertët sugjerojnë një metodologji planifikimi efikase. Është e rëndësishme që të përcaktohet një kohë gjatë ditës kur ju do të merreni me kërkimin e një pune të re. Ju gjithashtu duhet të kufizoni numrin e aplikimeve brenda një ditë pasi nëqoftëse thirreni për një takim të drejtpërdrejte nuk do të keni mundësi të shkoni tek të gjithë.
Kërkimi i punës nga vetë ju. Këshilluesit apo miqtë tuaj mund t’ju sugjeojnë opsione dhe strategji të ndryshme për të gjetur një punë por puna më e rëndësishme ju mbetet juve. Gjithsesi bëni mirë ti vini veshin këshillimeve të ekspertëve dhe negociatorëve.
Lejoni të tjerët të kontrollojnë kërkimin tuaj. Gjithmonë duhet të pranoni ndihmën që ju jepet. Sigurohuni që të punoni me një grup të vogël profesionistësh që i keni zgjedhur vete ju në bazë të vlerave të ata kanë. Ata mund të kryejnë një rol të rëndësishëm në kërkimin tuaj, por gjithmonë nëse ndihma e tyre mbahet nën kontroll. Për shembull mos lejoni këshilluesit tuaj të formulojnë rezymenë pa lejen tuaj dhe bëjini atyre të ditur që duhet të kërkojnë gjithmonë aprovimin tuaj para se të veprojnë.
Përgatitja jo e duhur për intervistën. Sipas ekspertëve të gjithë intervistuesit fokusohen në artikulimin e vlerës suaj, formulimin e pyetjeve inteligjente, negociatat etj. Para se të paraqiteni në një intervistë më parë siguroheni që të keni marrë gjithë informacionin e duhur mbi kompaninë ku jeni thirrur. Në këtë mënyrë do të shmangni pyetjet e panejvoshme gjatë saj dhe do të jeni më brenda cështjes. Mos kini frikë të flisni gjatë intervistës po më mirë është të dëgjoni.
Mos njohja e vlerës suaj në treg. Si fillim ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për vlerën dhe aftësitë tuaja përpara se t’ja prezantoni ato dikujt tjetër. Bëni mirë ti ndani aftësitë tuaja në ato teknike, shprehëse, negociatore dhe në eksperiencë. Kështu cdo cilësi e juaj do të vlerësohet për atë që është.
Mungesa e pyetjeve për pozicionin. Kjo përbën një nga gabimet më të mëdhenj. Nëqoftëse keni qënë me fat dhe keni kaluar fazat e para të intervistimit mos mendoni se e fituat punën. Ju duhet të pyesni për çdo paqartësi që keni mbi pozicionin që ju jeni duke kërkuar kështu do të jeni në dijeni të gjithçkaje që ju duhet.


Dora e mashkullit tregon sjelljen e tij ndaj femrave 

20/02/2015
Nëse kërkoni të dini si do të sillet një mashkull me ju, mjafton të shikoni me vëmendje dorën e tij. 

Nëse gishti i tij i unazës është më i gjatë se treguesi, atëherë keni të bëni me një mashkull të sjellshëm dhe të kujdesshëm. Nëse gishti i unazës me atë tregues kanë gjatësi të barabartë, atëherë mashkulli është i vrazhdë dhe kokëfortë. Ky përfundim është nxjerrë nga kërkuesit shkencorë të Universitetit McGill të Kanadasë.Studime të mëparshme kanë treguar se gishti i unazës preket nga hormone që në mitër. Kur gishti i unazës është i shkurtër, kjo do të thotë që është prekur nga hormone mashkullore. Kjo ndikon në mënyrën e sjelljes së meshkujve ndaj femrave kur rriten.Studimi i Universitetit McGill është publikuar në revistën ‘Personality and Individual Differences’.


Ceres, planeti misterioz 

19/02/2015
Shkencëtarët dhe astronomët besojnë se sistemi ynë diellor fsheh të paktën edhe një planet tjetër në atë që njihet si brezi i asteoridëve, në zonën më periferike të tij.

Njëri prej tyre është edhe Ceres, një planet me përmasa të vogla që fillimisht besohej se ishte një asteroid, por sot pjesa më e madhe e komunitetit të shkencëtarëve e përfshijnë në grupin e planeteve xhuxhë, së bashku me Plutonin.Imazhet nga ky planet janë të pakta dhe akoma më të pakta njohuritë për orbitën apo sipërfaqjen e tij.Së fundmi sonda hapësinore e NASA-s, “Dawn”, që është duke iu afruar Ceresit, solli në Tokë imazhet më të pastra prej andej.Imazhet e sjella jo vetëm që nuk e shuan, por e shtuan kureshtjen dhe misterin që mbulon këtë planet.“Prisnim që të mbeteshim të habitur, por jo kaq!”, thotë udhëheqësi i studimit, Chris Russell.Për ta krateret janë misterioze, por akoma më shumë disa pikë të shndritshme që dallohen në një distancë më të afërt. NASA shpreson që të grumbullojë më shumë të dhëna për Ceresin pas datës 6 mars, atëherë kur “Daën” parashikohet të vendoset në orbitën e këtij planeti. 


Një “yll alien” ka kaluar pranë Sistemit Diellor 

19/02/2015
Një yll “alien” ka kaluar pranë sistemit tonë diellor, vetëm 70 mijë vite më parë, kanë bërë të ditur astronomët. 

Asnjë yll tjetër nuk na është afruar kaq pranë deri më sot, thonë ata. Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë thënë se “ylli alien” kishte kaluar 5 herë më pranë sesa ylli më i afërt i njohur deri më sot “Proxima Centauri”.Objekti, një “xhuxh” i kuq i njohur si ylli “Scholz”, kaloi përgjatë perimetrit të jashtëm të sistemit tonë diellor, një rajon i njohur ndryshe si “Oort Cloud”.Ylli “Scholz” nuk ishte i vetëm, por i shoqëruar gjatë udhëtimit të tij nga një objekt i njohur si “xhuxhi kaf”. Këto yje në thelb konsiderohen si objekte të dështuara, të cilave u mungon masa e nevojshme për t’u bashkuar me njëri-tjetrin në një bërthamë.Gjetjet janë publikuar në një publikim të shkencëtarëve të astrofizikës. Vëzhgimet e trajektoreve të këtij ylli sugjerojnë se 70 mijë vjet më parë ky infiltrim kozmik kaloi rreth 0.8 vite-dritë larg Diellit, ndërkohë që “Proxima Centauri” është 4.2 vite-dritë larg tij.

Sandalet e Hirushes 

11/02/2015
Pasioni i stilistëve nuk njeh kufij. Shpesh ata dizajnojnë veshje dhe aksesorë të tjerë që shkojnë përtej imagjinatës. 

Këtë herë, stilisti francez Jerome Rousseau ka vendosur t’i japë jetë modelit të sandaleve të Hirushes, personazhi i përrallave të Disney, që humbet një prej tyre në një mbrëmje në pallatin mbretëror. “Shkëndija në mesnatë është një element i mrekullueshëm i përrallës së Hirushes, i jep tension dhe intensitet historisë. Pikërisht nga ky moment u frymëzova unë kur bëra këto dizajnime dhe rezultati është sandale me ngjyrë blu dhe taka të larta”, ka shpjeguar Rousseau.  Sandalet do të jenë në shitje në dyqanet më luksoze të Nju Jorkut, Londrës, Parisit, Milanos, Moskës, Tokios dhe Dubait. 


Zemra e Tokës 

11/02/2015
Në pamundësi për të patur teknologjinë për të gërrmuar, bërthama e Tokës për njeriun është një mister dhe e tillë ka për të mbetur edhe për shumë kohë. 

Por së fundmi, një grup shkencëtarësh amerikanë dhe kinezë pretendojnë se kanë provat e mjaftueshme për të deklaruar se vetë bërthama fsheh një tjetër bërthama më të vogël dhe me përbërje të ndryshme. Sipas tyre, ajo që teoria më e përhapur sot quan bërthamë të Tokës, mbështjell në vetvete një tjetër bërthama, që studiuesit e quajnë “Zemra e Tokës”. Kjo strukturë përbëhet nga kristale hekuri të ndryshme nga ato të që ndodhen në pjesën e sipërme të bërthamës.Zbulimi i publikuar në revistën “Nature Geoscience” bazohet në studimin udhëtimit të valëve të gjeneruara nga aktivitetet sizmike dhe se si ndryshojnë ato teksa kalojnë në pjesë të ndryshme të planetit tonë.“Këto valë përplasen, 'kërcejnë' dhe rikthehen sërish nga njëra anë e Tokës në tjetrën. Kjo e dhënë sugjeron se bërthama e planetit tonë, që ka përmasa afërsisht sa Hëna, është e përbërë nga dy pjesë”, thotë profesori Xiaodon Song, nga Universiteti i Ilinoisit në SHBA.Sipas studimit, rrugëtimi i valëve sizmike sugjeron gjithashtu se kristalet në bërthamën e vogël të Tokës janë të orientuara në drejtimin lindje-perëndim, nëse si këndvështrim përdoret Poli i Veriut, ndërsa kristalet e bërthamës mbështjellëse janë të orientuara veri-jug, parë nga e njëjta pikë.Bërthama e Tokës ndodhet në një thellësi prej 5 mijë kilometrash. 


Shën Valentini, ja domethënia e trëndafilave të kuq

10/02/2015
Trëndafilat e kuq luajnë një rol shumë domethënës në jetën dashurore të njerëzve. 

Është një dhuratë bazë dhe ditën e Shën Valentinit nuk ka një mënyrë më të mirë se sa një buqetë me trëndafila të kuq për të shprehur ndjenjat.Çdo vit ‘Dita e Trëndafilit’ shënon fillimin e festimit të ditës së Shën Valentinit në të gjithë botën. Aroma e trëndafilave krijon atmosferë në këtë ditë kur njerëzit dhurojnë trëndafila për të bërë propozime ose për të shprehur dashurinë e tyre ndaj partnerëve.Në shekullin e 18, gjuha e trëndafilave ishte një mjet komunikimi ndërmjet të dashuruarve që ishin të detyruar ta mbanin dashurinë e tyre sekret.Trëndafilat e kuq të shndrintshëm interpretohen si shprehje themelore e dashurisë së qëndrueshme e romantike. E kuqja e shndritshme shpreh emocionet në mënyrë perfekte. Trëndafilat rozë janë simbol klasik i elegancës, trëndafilat e bardhë janë për martesat ose për fillimet e reja, ndërsa trëndafilat e verdhë janë simbol tradicional i miqësisë.


“Liza në Botën e Çudirave” mbush 150 vjeç

10/02/2015

Ndërkohë që libri aq i dashur për fëmijë i periudhës viktoriane në Britani mbush 150 vjeç, një ekspozitë në Teksas rikthehet pas në histori për të na treguar ‘aventurat e Lizës në Botën e Çudirave’.

Libri i Lewis Carroll tërhoqi pas vetes shumë fëmijë kur u publikua në vitin 1865, dhe meqë u bë tejet popullor u përshtat dhe në teatër.Ndërsa në ditët tona, ai libër është bërë edhe pjesë e industrisë së filmit.Ekspozita në Harry Ransom Center, përmban më shumë se 200 materiale, përfshi këtu edhe publikime, letra e vizatime të rralla.Ekspozita tregon nëpërmjet fotove, se si u rrit popullariteti i Lizës.Një nga organizatoret e ekspozitës tha se pjesa më e madhe e fëmijëve janë njohur me Lizën nëpër filma, apo shfaqje teatri dhe shumë pak prej tyre kanë rënë në kontakt me veprën origjinale.


Bamirësi Mark Zuckerberg 

09/02/2015
 Mark Zuckerberg nuk është vetëm një djalosh që preferon ta kalojë kohën në rrjetet sociale. 

Ai është shumë më tepër se aq. Shefi ekzekutiv i Facebook tregoi se është edhe shumë i ndjeshëm, kur ditën e premte, bashkë me bashkëshorten e tij, dr. Priscilla Chan, dhuroi 75 milionë dollarë bamirësi për Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos. Zuckerberg u shpreh se ky donacion do të ofrojë një akses më të lehtë në shëndetësi për njerëzit që jetojnë në Gjirin e qytetit, Bay Area. “Priscilla dhe unë mendojmë se kushdo meriton të ketë akses në një shërbim shëndetësor cilësor. Gjiri i San Franciskos është shtëpia jonë, ne punojmë këtu, jetojmë këtu dhe duam të investojmë në përpjekjet që mund të bëjnë ndryshimin tek jeta e qytetarëve”, tha Zuckerberg. Donacioni, që është më i madhi i marrë ndonjëherë nga spitali që nga hapja e tij në vitin 1994, do t’i mundësojë institucionit që të shtojë dy dhoma për traumat, tre salla operacioni dhe dyfishimin e përmasave të dhomës së urgjencës.“Ky grant është një copëz jetike për të kompletuar qendrën e re të traumës dhe të kujdesit akut. Ai do të financojë pajisjen me teknologji të ndërtesës së re dhe do të ndihmojë në konvertimin e godinës ekzistuese të spitalit në një qendër ambulatore kujdesi”, thuhet në një komunikatë. 


Delja qe kujton se eshte qen 

07/02/2015
Nje dele qe mendon se eshte qen. Pet, 10-muajshe eshte rritur mes qenve ne malesite e Skocise.

Kur ajo lindi, pronari i saj vendosi te shkepuse nga tufa e deleve per shkak te permasave te vogla dhe frikes se nuk do te mbijetonte me delet e tjera. Ne ate kohe qingj, Pet u prit krahehapur nga qente e Mairi McKenzie. 51-vjecari skocez thote se qe ne fillim ato u lidhen shume bashke, flinin e flene akoma bashke. Pervec ndarjes se te njejtes cati, Pet ndan edhe te njejta teka me qente. Ajo imiton levizjet e tyre duke kujtuar se eshte qen.

Ana e errët e Hënës 

07/02/2015
Të gjithë e dimë se si duket Hëna nga Toka, por çfarë fsheh ajo në anën tjetër të saj, në atë që quhet ndryshe edhe si “Ana e Errët”, të cilën nuk e shohim asnjëherë? 

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA publikoi një video shpjeguese se si duket Toka nga ana tjetër e Hënës, dhe për më tepër, si duket sipërfaqja e errët e satelitit tonë të vetëm natyror. Realizimi i videos është bërë me ndihmën e “Lunar Reconnaissance Orbiter”, i cili që në 2009 rrotullohet rreth Hënës duke sjellë na sjellë imazhe dhe filmime të cilat NASA i përdori për të sjellë këtë ilustrim kompjuterik. Nga ajo që shihet, në anën e errët të Hënës vihet re një prezencë më e madhe e kratereve të krijuara nga kometat që janë përplasur në sipërfaqjen e satelitit, që në këtë rast luan edhe një ‘rol mbrojtës’ për Tokën. 



Mongoli, mumja 200 vjeçare që besohet se është gjallë

06/02/2015
Shkencëtarët në Mongoli po ekzaminojnë trupin 200 vjeçar të një murgu. 

Disa besimtarë budistë besojnë se trupi vazhdon të jetë akoma gjallë sepse është në një ekstazë të thellë meditative.Trupi i ruajtur i murgut, i ulur këmbëkryq, u zbulua javën që shkoi, i mbuluar nga një lëkurë lope, në rrethin e quajtur Songino Khairkhan të kryeqytetit të Mongolisë, Ulan Bator.Sipas raporteve, mumja është dërgyuar në Qendrën Kombëtare të Ekspertizës në Ulan Bator, për studime të mëtejshme.Gankhüügiin Pürevbat, themeluesi i Institutit të Artit Budist në Mongoli tha për faqen online të lajmeve ‘Siberian Times’ : “Pozicioni në të cilin është ulur murgu, këmbëkryq, me dorën e majtë të hapur dhe dorën e djathë që simbolizon lutjen, tregon se murgu nuk ka vdekur, por është në një ekstazë të thellë meditimi”.Murgu mendohet të ketë vdekur në shekullin e 19. Identiteti i tij mbetet i panjohur.


10 personat më të pasur në 2015-ën Bill Gates i pari, Zuckerberg i shtati 

06/02/2015

Në listën e 10 personave më të pasur në botë janë 6 amerikanë, 1 meksikan dhe 3 evropianë.

Në krye të listës është Bill Gates me një pasuri personale prej 85 miliardë dollarë. Pas tij renditen 75-vjeçari meksikan maniati i telekomunikacionit Carlos Slim me 83 miliardë dollarë dhe 86-vjeçarja Warren Buffett me 76 miliardë dollarë.Pas tyre vjen me 30 miliardë diferencë nga padroni i Microsoft, vjen spanjolli Amancio Ortega i ZARA.I pesti renditet Larry Ellison themelues i Oracle. I gjashti renditet Presidenti i perandorisë së luksit “Louis Vuitton Moet Hennessy”, Bernard Arnault.Ndërsa themeluesi “Facebook”, Mark Zuckerberg renditet i shtati me 44 miliardë dollarë dhe me një rritje prej 42 % krahasuar me vitin e kaluar.Në vendin e tetë dhe të nëntë rënditen vëllezërit David dhe Charles Koch të Industrive Koch.Në vendin e 10-të të personave më të pasur në botë ndodhet Dieter Schwarz, drejtuesi i “Schwarz Group”.


Çelësi i rinisë së përjetshme 

04/02/2015
Shkencëtarët besojnë se kanë hedhur një hap gjigant në gjetjen e një kure për rininë e përjetshme. Në vitin 2009, Elizabeth Blacburn dhe Jack W Szostak fituan çmimin Nobel për zbulimin e telomereve njerëzore. 

Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakjen. Sot pretendohet se është zbuluar një teknikë, që duke përdorur një formë të modifikuar të ARN-së (Acidi ribonukleik) dhe duke ndërhyrë tek telomeret, rinon qelizat e plakura. “Kemi zbuluar një mënyrë për të zgjatur telomeret me 1 mijë nukleodite (ARN përmban vetëm një varg nukleoditesh). Kjo metodë kthen pas akrepat e orës për qelizat dhe në vite njerëzore përkthehet në shumë, shumë vite”, thotë Helen Blau nga “Stanford University”. Testet e para janë kryet tek minjtë ku është vënë re që qelizat e minjve me telomere më të zgjatura janë më të reja se qelizat e minjëve ku nuk është kryer kjo ndërhyrje me ARN të modifikuar. Shkencëtarët shprehen optimistë se në një të ardhme e njëjta metodë mund të vlejë edhe për njerëzit, për të kuruar sëmundjet që lindin për shkak të moshës, por edhe një grup sëmundjesh të tjera që lidhen me telomeret. 

Zbulohet sistemi ‘i lashtë’ diellor 

04/02/2015
Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një sistem diellor thuajse identik me sistemin tonë, por disa miliard vite më të plakur. 

Kepler 444 është ylli më i përafërt me diellin tonë dhe rreth tij orbitojnë pesë planete shkëmbore në përmasat e Mërkurit, Tokës dhe Afërditës që në një të shkuar jo fort të largët mund të kenë patur jetë. Planetet orbitojnë në një distancë të afërt me diellin e tyre, e cila për shkencëtarët tregon vjetërsinë e këtij sistemi që është 11.2 miliard vjeç. Kjo e bën këtë sistem më të vjetrin të njohur ndonjëherë në univers, duke menduar që vetë sistemi ynë ka mbi supe 4.6 miliard vite. Zbulimi i shkencëtarëve u botua në revistën shkencore “The Astrophysical Journal”.   


Lente kontakti me Hello Kitty 

02/02/2015
Japonia, e famshme për macet Hello Kitty, përveç aksesorëve të shumtë me dizajnin e tyre, si çanta, bluza, mjete didaktike, e te tjerë, tashmë ka nxjerrë në treg edhe lentet e kontaktit. 

‘Hello Kitty Princess Lens’, janë lente kontakti pak më të mëdha se normalet, me një diametër prej 19 milimetër.Deri më tani fabrika ka prodhua dy lloje të ndryshme lentesh. Njëra palë ka në sfond fytyrën e Hello Kitty dhe pjesa e irisit është e zbuluar.Modeli tjetër e ka të gjithë sipërfaqen e lentes të vizatuar. Përveç hundës së maces aty gjendet edhe zemrat, e lulet, të cilat janë detaje shtesë të produktit.‘Hello Kitty Princess Lens’, janë të disponueshme në ngjyrat, blu, e zezë, kafe dhe jeshile, por nuk mungojnë as lentet me ngjyrë të kuqe, violë e çokollatë.Klientët duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e tyre. Në lentet me ngjyrë të errët, dizajnët e maces nuk vihen re.

Sondazhet e shpallin “American Sniper” fitues të Oscarit 

26/01/2015
Nëse do të kishin votuar amerikanët për çmimin “Oscar”, filmi “American Sniper” i regjisorit Clint Eastwood, do ta fitonte çmimin e Filmit më të mirë.

Në një sondazh të organizuar nga Reutersi dhe Ipsos Oscars, amerikanët kanë votuar për filmin që portretizon snajperin më vdekjeprurës të ushtrisë amerikane.Filmi në të cilin shkëlqen aktori Bradley Cooper në rolin e Chris Kyle, ka fituar 22 për qind të votave si filmi që duhet të fitojë çmimin kryesor “Oscar”.Në vendin e dytë është pozicionuar filmi biografik “Selma” për Martin Luther King Jr, që ka siguruar tetë për qind të votave.Në vendin e tretë me katër për qind është pozicionuar filmi “Boyhood” ndërsa 48 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të sigurt se cili film duhet të fitojë.Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 22 shkurt. 

10 minuta përtypje çamçakëzi largojnë 100 milionë baktere 

26/01/2015
Një studim i Universitetit të Groningenit në Holandë ka dalë në përfundimin se çamçakëzi mund të largojë 100 milionë baktere nga goja në vetëm 10 minuta përtypje.

 Studimi i publikuar në gazetën ‘Plos One’ tregon se çamçakëzi është shumë efektiv sidomos në 30 sekondat e para sepse më pas e humb aftësinë për të thithur bakteret.Por, studiuesit holandezë kanë saktësuar se vetëm çamçakëzi pa sheqer pastron gojën nga bakteret, pasi ai me sheqer i ushqen ato.


Sinjal transmetimi nga 5.5 miliard vite dritë distancë 

22/01/2015
Shkencëtarët pretendojnë se kanë kapur një sinjal transmetimi të një jetë aliene nga një distancë prej 5.5 miliard vite dritë larg.

Sinjalli u kap nga radioteleskopi CSIRO Parkes në Australi dhe zgjati me milisekonda. Ky është rasti i parë që kapen të tilla sinjale nga hapësira, që prej vitit 2007 kur edhe u ndërtua për herë të parë teknologjia nevojshme.Sipas shkencëtarëve, në momentin e transmetimit burimi ka çliruar një energji të barabartë me atë që çlirohet nga Dielli në një ditë. Megjithatë, një pjesë e shkencëtarëve shprehen më skeptikë. Ata thonë se më shumë se sa një sinjall i dërguar nga një jetë aliene, ajo që është kapur është energjia e çliruar nga shpërbërja e një ylli neutronesh nga i cili më pas është formuar një vrimë e zezë.


Meshari i Gjon Buzukut në dritën e hulumtimeve të reja 

20/01/2015
Meshari i Gjon Buzukut hap një faqe të re një historinë e letërsisë shqiptare. Me të fillon historia e librit të botuar, [të njohur deri sot] në gjuhën shqipe. 

Andaj është e natyrshme që ky libër të tërheqë vazhdimisht vëmendjen e studiuesve dhe çdoherë t'i provokojë ata të masin forcat intelektuale që të kontribuojnë për zgjidhjen e shumë çështjeve të pazgjidhura, që dalin prej tij. Është e natyrshme, që si i tillë, ta nxisë çdo studiues të merret me të, por jo çdonjëri ka fatin të shënojë kthesë të rëndësishme në studimet buzukiane. Kur nga perspektiva e sotme i hedhim një vështrim studimeve buzukiane, nuk ka si të mos befasohemi me këmbënguljen e studiuesve për t’i ndriçuar çështjet e pazbërthyera që nxit ky libër.Gjuha popullore filloi të përdoret me kohë në kishat nacionale, jo vetëm në shërbimet kishtare dhe ceremonitë e ndryshme, por edhe në takime me besimtarët si dhe në komunikimin e klerit dhe të rendeve kishtare. Kjo gjë është dëshmuar dhe argumentuar jo vetëm me dokumentet arkivore, por edhe me ruajtjen e teksteve të shumta, disa nga të cilat janë më të hershme se shek. XIV. Kështu që nga periudhat më të hershme, u zhvillua një letërsi [krijimtari] kishtare në gjuhë të ndryshme popullore, e cila si pjesë përbërëse e nevojës së përhapjes së besimit të krishterë, më parë u dëshmua te popujt, gjuha e të cilëve largohej më shumë nga latinishtja, pastaj edhe te popujt romanë dhe në letërsinë e tyre kombëtare.Sipas dëshmive të ruajtura në dorëshkrimet e shumta, kjo letërsi kishtare ka qenë e përfaqësuar në disa forma: në krijime mësimore për klerin si p.sh. manualë, doracakë me karakter të ndryshëm, breviarë, leksionarë, libra lutjesh e lavdesh, mesharë, psalterë, ungjij, si dhe libra të mësimit fetar për të gjithë besimtarët, të njohura si katekizma, tekste të thjeshta letrare, rrëfime për shenjtorët, krijime letrare siç ishin himnet, lutjet, lavdet, tekstet e ndryshme skenike që kanë shërbyer për nevojat e përhapjes dhe ruajtjes së besimit të krishterë.


“Burrneshat” shqiptare garojnë për “Ariun e artë” në Gjermani 

20/01/2015
“Burrneshat”, një film shqiptar i xhiruar nga një staf i zgjeruar dhe profesional kineastësh shqiptarë dhe europianë sapo ka hyrë në konkurrencën zyrtare të Berlinales.

Tradita ekzotike e ruajtur në disa zona të thella të Veriut të Shqipërisë, që lidhet me sakrificën e disa grave që kthehen në burra për të ruajtur trashëgiminë familjare, është bërë herë pas here temë studimi dhe romanesh. Kësaj kureshtjeje nuk i kanë shpëtuar edhe kienastët italianë, të cilët këtë herë kanë qenë gati të bashkëpunojnë me dy shtëpi filmike shqiptare për të bërë skenarin dhe regjinë e filmit “Burrneshat”. Filmi me skenar të autorëve italianë Laura Bispuri e Francesca Manieri dhe regji tё Laura Bispurit, i mbёshtetur mbi romanin e Elvira Dones “Hana”, ёshtё pёrzgjedhur nё garёn zyrtare tё Festivalit Ndёrkombёtar tё Berlinit qё zhvillohet nё datat 5-15 shkurt 2015. Premiera e tij botёrore do tё jetё nё datёn 12 shkurt nё kuadrin e kёtij festivali. Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në Festivalin e madh Berlinale dhe është filmi i parë i mbështetur nga ERAFILM (Kosovë) me producente Sabina Kodrën. Filmi i financuar edhe nga QKK -ja e Kosovёs vjen si bashkëpunim i dy shtëpive filmike shqiptare, ku përfshihet edhe ERAFILM (Shqipёri) me producentё Sabina Kodrën dhe Robert Budinën. Filmi është realizuar si rezulat i një bashkëpunimi të gjerë, ku protagonistë janë, jo vetëm autorët italianë, por edhe teknologjia italiane, zvicerane e gjermane e filmit. Për realizimin e filmit kanë ndihmuar: Vivo Film (Itali) me producentё Gregorio Paonessa dhe Marta Donzelli; Colorado Film Producion me producent Alessandro Usai; Bord Cadre Film (Zvicёr) me producent Dan Ëechsler; Match Factory (Gjermani) me producentё Michael Ëeber e Viola Fügen. Ky film vjen si bashkёprodhim i RSI (Radio Televizionit Zviceran) në bashkёpunim me Rai Cinema (Radio Televizionin Italian). Të tjerë financues janë MIBACT (Ministria e Kulturёs nё Itali); QKK Kosovë; Euroimages; Media Programe (Komuniteti Europian). Filmi është realizur edhe me një pjesëmarrje shumë të zgjeruar të aktorëve nga Europa, Shqipëria e Kosova. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tri herё si aktorja mё e mirё dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare. Në rolet tjera janë aktorët shqiptarë si Flonja Kodheli, e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express”, si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota”, pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”, etj. Ky film ka një kastë aktorësh të njohur kosovarë si Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Në film marrin pjesё edhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs, Drenica dhe Dajana Selimaj. Ky film është i mbështetur më gjerë edhe televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian). Të gjitha këto bashkëpunime dëshmojnë një produksion shumë cilësor përsa i përket fotografisë dhe cilësisë së imazheve, por edhe nivelit të prezantimit të këtij filmi.

Masonët dhe orgjina legjendare e tyre

14/01/2015
Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile.

 Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset, masonët origjinalë, në fakt, ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurthet e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike. Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm, sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Ëashington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës, kishin qenë anëtarë, ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta. Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin, dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë, shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”. Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri, edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jomasonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole malonike. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte. Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile. Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset, masonët origjinalë, në fakt, ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurthet e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike. Kur Lafayette, tashmë i plakur, bëri turneun e tij në SHBA në vitet 1824-25 anëtarët e “zanatit” (siç quhet masoneria) e pritën në mënyrë të spikatur masonin duke e ftuar të qëndronte në lozhën lokale. Ai udhëtim shërbeu për të rritur anëtarësimin në masoneri, i cili ishte rritur nga 16 mijë anëtarë në vitin 1800, në 80 mijë anëtarë, në vitin 1822.


Muzika lehtëson dhimbjen e pas operacionit te fëmijët 

13/01/2015
Dëgjimi i këngëve të preferuara lehtëson dhimbjen e pas operacionit te fëmijët. 

Sipas një studimi të Spitalit të Fëmijëve të Cikagos, pacientët e vegjël që dëgjojnë muzikë pas një operacioni të vështirë, kanë më pak dhimbje. Drejtuesi i studimit, Dr Santhanam Suresh tha: “Terapia audio duhet të merret parasysh nga spitalet si një strategji për zvogëlimin e dhimbjeve pas operacionit te fëmijët.”Studimi thotë se është shumë e rëndësishme të merren në konsideratë  edhe rrugë të tjera përveç medikamenteve për lehtësimin e dhimbjes, pasi ilaçet shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje te të vegjëlit.


Golden Globes, filmi ‘Boyhood’ triumfon pas 12 vite xhirimesh 

12/01/2015
U desh shumë kohë të realizohej, por filmi ‘Boyhood’ më në fund triumfoi në Golden Globes ditën e dielë në Los Angeles. 

Filmi që është xhiruar pjesë-pjesë përgjatë 12 viteve mori çmimin si filmi më i mirë, regjisori më i mirë dhe aktorja më e mirë joprotagoniste. Filmi ‘The Theory of Everything’ mori 2 çmime, me aktorin Eddie Redmayne i cili u shpall aktori më i mirë dhe kompozitori Johann Johannson i cili mori çmimin e kolonës zanore më të mirë.Në kategorinë aktorja më e mirë, Julianne Moore mundi Reese Witherspoon, Jennifer Aniston dhe Rosamund Pike.

Filmi më i mirë dramë: Boyhood
Filmi më i mirë muzikal ose komedi: The Grand Budapest Hotel
Regjisori më i mirë: Richard Linklater (Boyhood)
Aktori më i mirë (dramë): Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktori më i mirë (muzikal ose komedi): Michael Keaton (Birdman)
Aktorja më e mirë (dramë): Julianne Moore (Still Alice)
Aktorja më e mirë (muzikal ose komedi): Amy Adams (Big Eyes)
Aktori më i mirë joprotagonist: JK Simmons (Whiplash)
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Patricia Arquette (Boyhood)
Skenari më i mirë: Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris dhe Armando Bo (Birdman)
Filmi më i mirë i huaj: Leviathan (Rusi)
Filmi më i mirë i animuar: How to Train Your Dragon 2














Moschino prezanton koleksionin për meshkujt dimër-verë 2015

12/01/2015
Djema, bëhuni gati për dimrin e acartë. Dizenjatori i Moschinos, Jeremy Scott, ka sjellë një stuhi të vërtet dimërore në koleksionin për meshkuj në Londër, teksa prezantoi linjën e tij më të fundit dimër-verë 2015.

Modelët meshkuj, toples, kanë sfiluar përpara dhjetëra të ftuarve duke prezantuar koleksionin dhe modën më të fundit për ta, çizmet me pellush, kapele të mëdha, rroba të trasha dhe me ngjyra si dhe aksesorë të ndryshëm.Printime kafshësh, ngjyra të larmishme e të ndezura edhe për meshkuj apo edhe punime me stof skocez dominuan sfilatën, edhe pse disa modele u prezantuan edhe për femrat nga modelet e Victoria Secret, Hailey Baldwin dhe Jourdan Dunn, të veshura me të brendshme dhe me pallto e çanta.Ngjyrat që pushtuan pasarelën ishin e kuqja e ndezur, portokallia, argjendi, nuancat e ngjyrës blu dhe ngjyrat neon.Si gjithnjë, përzgjedhja e Jeremy Scott ka lënë gojë hapur të gjithë pjesëmarrësit, pasi edhe këtë herë duket se Moschino nuk e ka marrë shumë seriozisht sezonin sa i përket meshkujve.Punimet luksoze prej leshi, xhinse me lara apo veshjet me motiv tarzan, janë vetëm fillimi është shprehur dizenjatori, duke lënë të nënkuptohet se në fakt vera e këtij viti do të jetë e mbytur nga koloret, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.


Doni një burrë ideal? Kërkojeni në Slloveni!

10/01/2015
Nëse e kërkoni bashkëshortin e ëndrrave, kërkojeni në Slloveni! Rezultatet e studimit të Organizatës botërore të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit kanë treguar që sllovenët mesatarisht shpenzojnë 114 minuta në ditë duke kryer punët e shtëpisë.

 Më pak kohë për punë shtëpiake shpenzojnë meshkujt në Indi, vetëm 19 minuta.Ekspertët si arsye kryesore theksojnë dallimet kulturologjike, ndërkaq as evropianët nga disa shtete më të zhvilluara nuk janë aq të zellshëm. Në të vërtetë, italianët kalojnë më pak se një orë duke u ndihmuar bashkëshorteve të tyre, hungarezët pak më shumë, ndërkaq turqit 21 minuta.Pas sllovenëve, meshkujt më të zellshëm janë danezët, pastaj estonët, ndërkaq francezët janë në vendin e katërt me 98 minuta të shpenzuar në kryerjen e punëve të shtëpisë.Ekspertët shtojnë që ndarja e punëve në shtëpi është e lidhur drejtpërdrejt me fuqinë ekonomike – dallimin në paga midis meshkujve dhe femrave. Pikërisht nga këto arsye në shoqëritë ku dallimi është më i madh, femrat që kanë paga më të vogla do të marrin mbi vete obligimet rreth familjes. Ky dallim është më i vogël në shtetet skandinave.

Pastrojeni, ushqejeni dhe forcojeni lëkurën

26/12/2014
Rrushi i bardhë është bërë hit në kozmetikë, duke qenë se përbërësit kryesorë të tij janë të krijuar për kujdes të veçantë edhe ndaj lëkurës.

Të çmuara janë vitaminat e tij (A, B, C, E), mineralet (natrium, fosfor, kalcium, magnez), acidet e pangopura yndyrore dhe acidet e pemëve, e në veçanti polifenolet, të cilat e mbrojnë lëkurën nga plakja. Rrushi e pastron, e dezinfekton lëkurën dhe ngushton poret, ndërsa polifenolet i eliminojnë radikalet e lira.Prandaj, pastrojeni, ushqejeni dhe forcojeni lëkurën me rrush, ose të fermentuar ose (në kuadër të këshillave tona) preparateve për ushqim. Që ta bëni vetë maskën ushqyese ju nevojitet rrush i bardhë. Tretni vezët dhe shtoni tri lugë qumësht të freskët, lëng nga gjysmë limoni dhe 7-10 kokrra të shtrydhura mirë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 30 minuta, pastaj lajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë një herë në javë dhe do të vëreni që rrudhat e vogla rreth syve do të zhduken.
Tonik nga rrushi
Për freskimin e tenit më i miri është lëngu i freskët nga rrushi i bardhë. Qëroni 100 gramë rrush, përzieni në aparatin për lëng. Ky tonik vitaminoz njëkohësisht pastron dhe forcon lëkurën. Lëkurën lageni sa më shumë me këtë lëng dhe pas dhjetë minutash pastrojeni me ujë të vakët.
Piling për lëkurë të butë
Që lëkura juaj të jetë e pastër dhe e butë, pavarësisht tipit, duhet që rregullisht t’i largoni qelizat e vdekura. Pilingu nga rrushi e pastron lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin. Shtrydhni 5-7 kokrra dhe përziejini me një lugë grurë të grirë. Preparatin vendoseni në fytyrë të njomë me lëvizje rrethore, dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.
Mposhtni puçrrat
Nëse keni lëkurë të papastër ose puçrra, shtrydhni 5-7 kokrra të rrushit të bardhë dhe përziejini me një lugë tërshërë të grirë. Preparatin vendoseni në fytyrë dhe lajeni me ujë të vakët pas 15 minutash.

Rrushi ngushton poret dhe freskon tenin
Nëse poret në fytyrën tuaj janë hapur dukshëm ose nëse lëkura juaj duket e lodhshme, fërkojeni fytyrën me rrush të freskët të shtrydhur ose bëni lëng të cilin do ta vendosni në fytyrë. Në të dyja rastet përbërësve ushqyes u nevojiten 20 minuta që të depërtojnë në lëkurë, të ngushtojnë poret dhe ta freskojnë lwkurwn. Lajeni fytyrën me ujë të vakët pas çdo kure.

Si të kombinoni varëset me dekoltenë e fustanit

18/12/2014
Bizhuteritë janë askesorët më të pëlqyer nga femrat, sidomos varëset. 

Ato janë shumë të thjeshta kur mund kur bëhet fjalë për t’i matur në jetën e përditshme por kur vijmë tek fustanet është pak vështirë për t’i përshtatur. Ja disa mënyra, sesi të kombinoni varëset me fustanet në bazë të dekoltesë që ka fustani juaj.





























Rose Wilder Lane, Gazetarja amerikane që bëri për vete Zogun e Xhemil Dinon

18/12/2014
Jam një mesogrua, e klasës së mesme, nga Perëndimi i Mesëm, e kolme, me ca fije të thinjura e shije të thjeshta. Më pëlqejnë kokoshkat me gjalpë, kikirikët me kripë dhe përsheshi me qumësht. 

Po jam një kuzhiniere e mrekullueshme kur gatuaj për të tjerët. Më pëlqen shumë t’i shoh të tjerët kur hanë gatimet e mia. I dua malet dhe detin, përveç oqeanit Atlantik, që është një oqean i mërzitshëm. E dua Çajkovskin, Epsteinin dhe primitivët italianë. Më pëlqen arkitektura arabe dhe mënyra e jetesës së muslimanëve.” Rose Wilder Lane e përshkruante veten me këto fjali në një shkrim të botuar më 1935 në “Saturday Evening Post”. Asokohe, ajo e njihte tashmë Shqipërinë dhe kish marrë prej saj gjithë ç’mund të merrte një grua, emocionet e joshjeve, të dhëna për artikujt e saj, kish mësuar si jetohej në një vend në këmbët e Ballkanit, i ngërthyer mes Lindjes e Perëndimit, e, mbi të gjitha, i pushtuar nga të katra anët prej kaosit.Marrëdhënia e saj me Shqipërinë e shqiptarët vjen në librin “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët”. Botimi i “UET-Press”, është mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve, dhe sjell për lexuesit historinë e gazetares, shkrimtares e liberales amerikane, Rose Wilder Lane. Studiuesja Eleni Laperi ka rindërtuar udhëtimin e Lane në Shqipëri dhe e risjell atë nga kujtimet e shqiptarëve që e njohën nga afër. Sot nuk gjendet askush që ta mbajë mend këtë grua. Në kufijtë e “harresës” Eleni Laperi ka mundur të takojë një burrë nga Tirana që e kujtonte shumë mirë këtë grua që jetoi për dy vite në Tiranë. Hamit Shehri ishte i vetmi dëshmitar i gjallë që arriti t’i përcillte kujtimet e tij për Lane.Gruaja e re nga Mensfilldi i Misurit, trupvogël, me flokë të shkurtër, energjike, e çlirë e plot ide, i la përshtypje të thellë e joshi jo vetëm një prej krerëve të Thethit, si Lulash Gjok Çuni, po edhe një ministër, që ëndërronte të bëhej mbret, si Ahmet Zogu, edhe një diplomat të ardhshëm, si Xhemil Dino.Po Lane nuk mund t’i pranonte propozimet e tyre. Ajo kishte lënë shtëpinë e prindërve për të zbuluar lirinë, kish dalë nga shtëpia për të punuar dhe për të siguruar pavarësinë financiare. Ajo nuk mund të kthehej prapa, të jetonte nën hijen e një burri. Aq më pak, të bëhej një ditë “gruaja e dytë” e një beu.

Hoteli ku ‘fluturojnë’ peshqit 

11/12/2014
Imagjinoni për një moment që në dritaren e shtëpisë tuaj të mos fluturonin zogj, por peshq, delfinë dhe peshkaqenë. 

Kjo është ajo që ofron panorama e një zgjimi në një hotel luksoz në Ishullin Pemba në brigjet e Tanzanisë.Hoteli ka një dhomë të ndërtuar nën ujë, ndërsa pjesën tjetër, minibarin, kuzhinë dhe hollin e ka mbi sipërfaqjen e oqeanit.Rreth 7 metër nën ujë dhoma e hotelit jepet për 1500 dollarë nata dhe nuk këshillohet për personat që vuajnë nga frika e ambienteve të mbyllura (klaustrofobia). 


Studimi i Oxford-it: 10 punët që të çojnë deri në psikopati 

11/12/2014
Në një studim të fundit nga Universiteti i Oxford-it, renditen profesionet që si pasojë e stresit të tepërt kanë arritur të shkaktojnë edhe pasoja psikologjike tek njerëzit. 

Sipas hartuesit Kevin Dutton, “ne jemi të gjithë të çmendur”, dhe klasifikimi tregon në vendin e parë të jesh shef ekzekutiv në ndonjë kompani je i predispozuar për të pasur probleme mendore më shumë sesa të tjerët, më pas pozicioni i shefit ndiqet nga avokatët dhe ata me një përqindje të kosiderueshme të çrregullimit, duke ia lënë vendin e tretë personave që punojnë në media. Renditja vazhdon me tregtarët, kirurgët, gazetarët, policët, klerikët fetarë dhe në fund janë nëpunësit.Por nga ana tjetër, infermierë, estetistë dhe terapistë janë profesionet që nuk rrezikohen nga çrregullimet mendore.Përgjithësisht fjala “psikopat” zgjon imazhet e njerëzve të çmendur, por sipas studiuesve të Oxford-it, psikopatët e profesioneve janë njerëz me “çrregullime të personalitetit” që karakterizohen nga mënyra të çuditshme të shprehjes së emocioneve, mungesë ndjeshmërie, egocentrik dhe me karakter sipërfaqësor.Ndërsa pyetjes që lind natyrshëm, pse kategorizohen kështu profesionet që deri diku kanë rëndësi të madhe? Përgjigja është se pushteti i tepërt që merret në duar, të jep vetëkënaqësi të madhe që herë-herë nuk kontrollohet siç duhet dhe automatikisht të shkakton çrregullime mendore.

Mumja 2500-vjeçare 

10/12/2014
Shkencëtarët e Muzeut Field në Çikago hapën një sarkofag 2500-vjeçar për të analizuar mumjen e varrosur brenda tij. 

Në bazë të rezultatit të analizave, personi i mumifikuar ka qenë një 14-vjeçar pasardhës i një përfaqësuesi të lartë fetar në Egjiptin e Lashtë.Mumja është pagëzuar me emrin Minirmis dhe shkencëtarët tashmë janë angazhuar në ruajtjen e saj në gjendjen sa më të mirë për t’u ekspozuar në “Mumjet; imazhet e pasjetës” që do të hapet shtatorin e vitit të ardhshëm në Los Anxheles.Mumifikimi ishte një proces i shenjtë në Egjiptin e Lashtë ku nderoheshin vetëm faraonët dhe përfaqësues të klerit fetar.

Liqeni i madh marsian 

10/12/2014
Miliarda vite më parë krateri me diametër 154 kilometra në sipërfaqjen e Marsit, aty ku ndodhet sot roboti “Curiosity” i NASA-s  mbulohej nga një liqen. 

Në këtë përfundim kanë mbërritur shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë. Sipas tyre, 3.5 miliard vite më parë krateri ishte një liqen i madh.Ky përfundim doli pas analizave të shkëmbinjëve sedimentarë të kryera nga “Curiosity” në terrenin e Marsit dhe të dërguar më pas në qendrën shkencore të NASA-s në Tokë.Gjurmët e ekzistencës së ujit përforcohen gjithnjë e më shumë me afrimin drejt qendrës, ku sot ndodhet një mal, i quajtur Mali i Mprehtë nga NASA. “Gjetja e këtyre të dhënave ishte një surprizë e madhe. Gjeologjia sedimentare është baza për të kuptuar dhe studiuar një terren”, thotë John Grotzinger, udhëheqësi i studimit. Teoritë për ekzistencën e ujit në Mars miliarda vite më parë nuk janë të reja, por sipas Grotzinger, kjo është një provë e mirëfilltë që vërtetojnë këto teori. 

Vdes njeriu më i shëndoshë në botë 

08/12/2014
Në kulmin e vet peshonte 450 kilogram dhe u regjistrua në rekorde si burri më i shëndoshë në botë. 

Keith Martin ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare nga polmoniti dhe vetëm pak ditë para se t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut, që sipas mjekëve do të ishte 100 përqind e suksesshme.


Shija e tiranisë 

08/12/2014
Thonë se ushqimi na përcakton humorin, mënyrën se si shohim botën dhe të tjerët që na rrethojnë, pra jemi ajo që hamë.

 Por çfarë hanin disa prej diktatorëve më të mëdhenj të historisë, dhe cilët ishin tekat e tyre. Këto i ka zbardhur në një libdër Victoria Clark dhe Melisa Scot. Me titullin “Darkat e diktatorëve; një shije tiranës”, dy autoret sjellin me fakte disa nga tekat më të çuditëshme, që nga Hitleri, Mao Ce Dong, Stalini e të tjerë.
Hitleri. Njihej si një vegjetarian. Në tryezën e tij nuk shtrohej asnjëherë mishi, e për më tepër eksperimentohej me kombinimet e frutave dhe perimeve aq shumë sa shpesh të ftuarit e tij mishngrënës e kishin të pamundur ta mbaronin pjatën. Si udhëheqës i një regjimit që bëri gjithë botën armiq, siguria ishte maksimale edhe në kuzhinë. Për këtë ishin të punësuar 15 vajza të reja, me organizëm të fortë dhe të shëndetshëm. Detyra e tyre ishte të provonin ushqimin jo vetëm për shijen, por edhe për helmimin. Nëse ato i mbijetonin për 45 minuta, atëherë pjata shërbehej në tavolinën e diktatorit.
Stalini. I pëlqenin pikniket dhe drekat e organizuara në natyrë. Në dreka të tilla harxhonte plot 6 orë dhe zakonisht orari ishte 11 e paradites me 5 të pasdites. Kishte pasion pijen dhe frika se mos ‘ofendohej’ bënte që të gjithë të ftuarit në piknik të pinin aq shumë sa besohet se disa kanë gjetur vdekjen nga toksikimi.
Mao Ce Dong. Ish-udhëheqësi kinez pëlqente mishin e skuqur dhe në një letër dërguar një mikut të tij gjatë viteve të luftës pranonte që ishte një ‘grykës’ i madh. “Unë ha shumë, dhe nxjerr shumë”, shkruan ai. Gjatë një vizite në Moskë mbeti i zhgënjyer pasi i kishin caktuar një banjo të papërdorshme për të.
Nicolae Ceausescu. Harrojeni Hitlerin, Stalinin e të tjerë. Kur vjen puna tek ushqimi, diktatori rumun ishte më paranojaku. I pëlqente në përgjithësi ushqimi, por më parë sigurohej që ai të mos ishte i helmuar. Për këtë kishte punësuar një kimist që e shoqëronte në çdo vizitë ndërkombëtare me një mini-laborator me vete ku kryente analizat e çdo pjate që shërbehej në tavolinë.
Josif Broz Tito. Diktatori i ish-Jugosllavisë shquhej për pasionin e tij të madh për lëngun e frutave dhe gjithmonë në vizitat jashtë shtetit e pinte me një kallam që e mbante përherë me vete, duke shmangur prekjen e gotës me buzë, nga frika se mos e helmonin.
Benito Musolini. Udhëheqësi i Italisë fashiste pëlqente ushqimet e skuqura dhe të thata, madje konsumonte aq shumë sa gjatë një vizite të një mjeku nazist gjerman u diagnostikua kaps.
Saddam Hussein. E përbashkëta e të gjithë dikatorëve është se ata vlerësonin ‘provuesit e ushqimit’ që ishin filtri i mbrojtjes së tyre nga helmimi, por edhe i testimit të shijes. Diktatori irakian nuk bënte përjashtim nga ky rregull. Për këtë ai kishte të ngarkuar një repart të tërë njerëzish besnikë, por vetëm të tij, jo të djalit Uday. Ky i fundit vrau një provues ushqimi të të atit pasi nuk i pëlqeu ajo që u shërbye në tavolinë. Megjithatë, kimistët, shërbëtorët apo provuesit e ushqimit nuk i shpëtuan nga vdekja. Sot të gjitha ata nuk jetojnë më, madje disa prej tyre kanë vdekur edhe në mënyra të dhunshme. 


Testi fizik që tregon jetëgjatësinë 

05/12/2014
Thjeshtë të ulesh me këmbët e kryeqëzuara dhe më pas të përpiqesh të ngrihesh sërish pa u ndihmuar nga duart e gjunjtë dhe pa humbur ekuilibrin mund të të tregojë jetëgjatësinë.

 Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh të Universitetit Gama Filho në Rio de Janeiro të Brazilit. Udhëheqësi i kërkimit, Claudio Gil Araujo thotë se fillimisht testi përdorej për të matur fleksibilitetin e atletëve, por sot ai e përdor gjatë vizitave të pacientëve të tij.Në studim morën pjesë 2002 persona nga mosha 50 deri në 80 vjeç që u vlerësuan me një sistem pikësh nga njëshi deri tek dhjeta. Sipas rezultateve, ata që morën më pak se tre pikë kishin më shumë mundësi që në 6 vitet e ardhshme të ndërronin jetë, në krahasim me ata që siguruan më shumë se tetë pikë.Matja e pikëve ishte e thjeshtë. Pacienti e nis testimin me 10 pikë më pas gjatë ngritjes sa herë përdoreshin duart, aq pikë hiqeshin dhe për çdo humbje ekuilibri zbritej një gjysmë pike.Sipas studiuesve brazilianë testi verfikon gjendjen e muskujve të çdo individi dhe është i thjeshtë për t’u aplikuar. Këshilla e tij për të gjithë ata që nuk marrin rezultatin e kënaqshëm grupi i studiuesve këshillon më shumë aktivitet fizik.  


Atmosfera e Krishtlindjeve 

05/12/2014
Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërthyer shumë qytete nëpër botë. Ceremonia me fishekzjarre që i hap rrugën kësaj atmosfere është kthyer në një ritual kryesisht në Perëndim. 

Ndriçimi i pemës së vitit të ri në Rockfeller mblodhi mijëra njerëz dhe këngëtarja që performoi këtë vit ishte Mariah Carey. Pema gjigande prej 85 metrash u ndriçua nga rreth 45 mijë drita. Ndërkaq, me Krishtlindjet që afrojnë, njerëzit i janë drejtuar qendrave tregtare për të blerë gjithçka është e nevojshme, që nga zbukurimet për familjet e tyre e deri tek dhuratat për njerëzit e afërt.Por as kartolinat nuk kanë munguar edhe këtë vit edhe pse teknologjia duket se dominon komunikimin. Secila prej qendrave tregtare më të mëdha ka një babagjysh, i cili si çdo vit pret fëmijët me listën e tyre të dëshirave.Duket se festat e fundit  si çdo herë ndiqen nga i njëjti ritual,  me ndryshimin se njerëzit reflektojnë se po lënë pas edhe një tjetër vit!

Luani fiton betejën me krokodilin 

04/12/2014
Ishte një betejë shumë e ashpër, por në fund “Mbreti i xhunglës” doli fitues ndaj krokodilit dhe arriti të mbronte ushqimin e tij. 

Përballja ndodhi në lumin Samburu të Kenias pasi krokodili u përpoq të vidhte një kafshatë nga elefanti i ngordhur që shërbente si drekë për luanin.Luani iu sul menjëherë krokodilit duke e kafshuar në këmbë dhe duke e detyruar të gjejë strehë në thellësinë e ujit.Pamjet janë marrë nga fotografi 50-vjeçar Hung Ta.















Dietë mesdhetare për të qendruar të rinj

04/12/2014
Avantazhet e dietës mesdhetare janë të njohura tashmë prej vitesh falë studimeve të ndryshme, por një i fundit në Shtetet e Bashkuara i njeh meritën edhe për ngadalësimin e plakjes. 

Sipas këtij studimi, një miksim ushqimesh vegjetariane, vaji ulliri, peshku dhe frutash të freskëta ‘ndalojnë’ kodin tonë gjenetik që të shfaqë vitet në sipërfaqje.Në studimin e publikuar edhe në “British Medical Journal” morën pjesë 5 mijë infermiere që respektonin ndër vite një dietë të tillë. Nga hulumtimi 10-vjeçar u vu re se qelizat e tyre shfaqnin shenja më të vogla plakjeje në krahasim me personat që nuk i ishin nënshtruar një diete të tillë.Më parë kësaj diete i janë njohur efektet pozitive në organizëm edhe për një sërë problematikash të tjera si obeziteti, sëmundjet e zemrës, por edhe si antistres për shkak të sasisë së madhe të vitaminave që përmbajnë. 

Pas armëve, Kalashnikov prezantohet me veshje!

03/12/2014
Shitje e veshjeve dhe e thikave ose krijimi i një logoje të re. 

Prodhuesi rus i armëve ”Kalashnikov”, goditur nga sanksionet amerikane kundër Rusisë, kërkon një epokë të dytë duke parashikuar tregjet e reja. I bërë i famshëm nga armët AK-47, kompania ”Kalashnikov” prezantoi sot në Moskë logon e re me objektiv promovimin në mënyrë efikase të prodhimeve të saj. Ajo njoftoi gjithashtu hedhjen në treg të veshjeve për qitësit sportivë dhe gjuetarët nën markën ”Kalashnikov”. Prodhimi i aksesorëve, veçanërisht i thikave ”Kalashnikov” bën pjesë gjithashtu mes projekteve të shoqërisë. Logoja në kuq e zi, me ngjyrat e flamurit të Uraleve, ku ndodhen uzinat kryesore të kompanisë ”Kalashnikov”, përfaqëson një gërmë të madhe “K” që ngjan nga forma me fishekët AK-47.


Mona Lisa, portret i nënës së Da Vinçit? 

02/12/2014
Pikërisht atëherë kur mund të mendohej se ishte shteruar çdo teori mbi modelen e Leonardo Da Vinçit për pikturën e famshme të tij, Mona Lisa, historiani dhe romancieri italian, Angelo Paradico, hedh dorashkën e një tjetër sfide. 

Paradico i ka kaluar 20 vitet e fundit duke jetuar e punuar në Hong Kong, ku nuk ka reshtur së kërkuari lidhjet mes vendit të tij dhe Kinës. Fryt i studimeve të zgjatura e të hollësishme është edhe pretendimi i çuditshëm i tij, se Mona Lisa e buzëqeshjes së trishtë mund të jetë në fakt nëna e piktorit, një skllave sipas tij me origjinë kineze.Të tilla pohime përbëjnë boshtin e librit të fundit të historianit, të titulluar “Leonardo da Vinci: Një dijetar kinez i humbur në Italinë e rilindjes”.Jam i sigurt se nëna e Leonardos ishte nga lindja, - thotë Paratico në një intervistë për “South China Morning Post”,- por që ta bëjmë një lindore kineze duhet të përdorim deduksionin. Një nga klientët e pasur të babait të Leonardos kishte një skllave të quajtur Katerina. Pas 1452-shit, viti i lindjes së piktorit, ajo zhduket nga çdo dokument.I ati i Da Vinçit ishte noter dhe besohet se e ëma quhej Katerina, një fshatare e zonës sipas disa raporteve. Paratico këmbëngul se ajo që solli në jetë gjeniun e madh, ishte një skllave orientale.Sipas historianit, ka disa aspekte të jetës dhe punës së Da Vinçit, që tregojnë lidhjen e fortë me Lindjen. Leonardo ishte vegjetarian; peizazhi prapa krahëve të Mona Lisas është kinez, e madje po ta vesh re me vëmendje - këmbëngul Paratico, - edhe fytyra e saj ka tipare të holla kineze. 

NASA parashikon: I ftohti ekstrem dhe tërmete të mëdha

28/11/2014
Sipas shkencëtarit dhe klimatologut të NASA-së, John Casey, rekord i dëborës dhe të ftohtit në Nju Jork dhe Shtetet e Bashkuara është vetëm fillimi i tridhjetëvjeçarit të ciklit e të ftohtit dhe gjithçka për shkak të reduktimit të energjisë diellore që emetohet në Tokë. 

Sipas tij, përveç të ftohtit të acartë do ketë edhe tërmete të mëdha, ndërsa shpërthimet vullkanike janë të mundshme në disa pjesë të planetit. Për dimrin e herët që përfshiu pothuajse të gjithë kontinentin e Shteteve të Bashkuara, Casey mendon se kjo periudhë do të zgjasë për dekada të tëra. Ky ish-inxhinier dhe konsulent në NASA ka botuar librin e tij provokues të quajtur “Dimër i zymtë: Dielli do të hedh të ftohtin që do të zgjasë 30 vjet”, në të cilën paralajmërohet ndryshime radikale në klimën globale.Toka po ftohet me shpejtësi të madhe, thotë ai. Nëse udhëheqësit e botës nuk reagojnë shumë shpejt na presin ditë të errëta dhe të ftohta. “Nëse ju shikoni në kurbën e temperaturës globale për 100 vitet e fundit, ju do të shihni se vjen një rënie të mprehtë që ndodhi pas 2007. Ishte rënie e mprehtë e temperaturës globale gjatë 100 viteve të fundit.


Një takim i parë, si nëpër filma 

28/11/2014
Takimi i parë, një ngjarje që krijon emocione, por edhe frikë për jo pak njerëz, të cilët druajnë se nuk do të marrin pëlqimin reciprok. 

Me gjithë çiltërsinë që mbart, frika është një ndienjë e cila mund edhe ta thyejë një marrëdhënie të re.Megjithëse ka shumë ide të shkëlqyera se çfarë mund të bëjë një çift në takimin e tyre të parë, si duhet të jetë ai, si duhet të përgatitemi për të thyer akullin e për të sjellë dy njerëz më afër njëri-tjetrit, edhe kinematografia na vjen në ndihmë.Në jetë ka trajnerë, konsulentë financiarë, këshillues karriere; të gjithë të gatshëm për të të ofruar shërbimet e tyre, por në filmin “Hitch” - me protagonist Wll Smith - ai është një profesionist që të ndihmon si të biesh në sy, e të kesh një takim të suksesshëm me vajzën e ëndrrave. Ky profesionist të ndihmon deri në hollësitë e takimit për të qenë i përgatitur. Edhe pse një mjeshtër i këtij zanati, kur vjen puna për veten e tij, gjërat nuk janë kaq të lehta.E ndërsa gjithçka përfundon mirë në filmin komedi “Hitch”, situatat nuk janë kaq të thjeshta në romancën “50 takimet e para”, me protagonist yjet e kinemasë Adam Sandler dhe Drew Barrymore. Një djalë i shpenguar, që takohet me dashurinë e jetës së tij, por të nesërmen ajo nuk kujton se çfarë ka ndodhur një ditë më parë, pasi ka probleme me kujtesën. Çdo ditë për të është takim i parë dhe çdo ditë është e re, është njësoj e vështirë dhe romantike në të njëjtën kohë.Janë të shumtë filmat, të cilët vënë në qendër takimin e parë, duke na bërë ta shohim me më shumë seriozitet dhe të kërkojmë mirësjelljen dhe romantikën, ashtu si nëpër filma. 


Në Poloni zbulohen ‘vampirët’ 

27/11/2014
Në shekullin e 17 dhe të 18 kolera bënte kërdinë në vendet e Europës Lindore dhe në mungesë të një shpjegimi shkencor të sëmundjes, shoqëria e atyre viteve fajësonte “të keqen” për përhapjen e epidemive, sidomos ‘vampirët’. 

‘Vampirë’ konsideroheshin në masë personat që vdisnin nga kolera, madje për t’u siguruar që ata nuk do të ngriheshin sërish nga varri për të përhapur sëmundjen praktikoheshin rite speciale varrimi.Kështu trupi i pajetë i një personi të vdekur nga sëmundja lidhej mirë, madje në qafë i vihej një mjet i mprehtë që do t’i priste kokën nëse përpiqej të ringrihej, por ka edhe raste kur mbi gjoks i vendosej një gur i rëndë.Raste të tilla janë të dokumentuara në shkrimet e kohës në pjesën më të madhe të Europës dhe nuk kanë munguar as provat. Të fundit mbërrijnë nga Polonia, ku në një fshat në veri të vendit u zbuluan dy skelete të ‘vampirëve’. Njëri prej tyre në qafë kishte të vendosur një mjet të mprehtë metalik, kurse tjetri një gur të rëndë. Që të dyja këto konsideroheshin masa për të mos lejuar vampirin që të ringrihet apo të kafshojë. 


Londër, flamuri shqiptar i realizuar me flokë njeriu 

26/11/2014
Një galeri arti në Londër i ofron publikut punime me flokë njeriu, ndër të cilat është edhe një flamur shqiptar. 

“Kombet e Bashkuara: Njeriu dhe Hapësira” quhet ekspozita që tregon flamuj të vendeve të ndryshme të botës të krijuara nga flokë njerëzish të ngjitura bashkë.Këto flamuj janë rezultat i punës së artistit kinez që jeton në Amerikë, Wenda Gu.Ekspozita do të hapet më 26 nëntor dhe do të mbyllet më 23 shkurt 2015.












Art në metro 


25/11/2014
Udhëtimi me metro nuk është se ka ndonjë reputacion të mirë dhe këtu ka ndikuar edhe pritja dhe papastërtitë që shoqërojnë një pjesë të madhe të stacioneve të tilla. 

Por ka edhe një anë tjetër të tyre, që nuk është e errët dhe e pistë, por e pastër, ndriçuese e që diku ngjason më shumë me një vepër arti.Më poshtë po rëndisim disa prej stacioneve të metrove më unike në botë.
“Formosa Boulevard”: Gjysmë kaleidoskop, gjysmë metro. Objekti i ndodhur në Tajvan është vepra më e madhe artistike e ndërtuar krejtësisht në xham.

Toledo, Napoli: Për të gjithë ata që kanë patur mundësinë të kalojnë të paktën një herë në këtë stacion, u duket sikur po futen në një botë ëndrrash dhe gjithë kjo falë punës artistike që ka kombinuar ujin dhe dritën.

“Westfriedhof”, Mynih: Përveçse është në listën e stacioneve më të frekuentuar, falë punës rikonstruktuese tashmë ndodhet edhe në atë të veprave artistike. Ofron një ambient çlodhës me kombinim interesant të ndriçimit.

“Komsomolskaya”, Moskë: Më shumë duket si një sallë kërcimi, por ky stacion i ndërtuar me stilin barok është ndërtuar i frymëzuar nga një fjalim i Stalinit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

“Fulton Transit Center”, Nju Jork: I sapo hapur, ky stacion është ndoshta i vetmi në mbarë botën që ofron ndriçim natyral, siguruar falë tavanit të qelqtë.

“Khalid Bin al Waleed”, Dubai: Kur shtetit nuk i mungojnë paratë, produkti është një stacion metroje, që ta quash luksoz është pak.

“London Underground”: Është metroja më e vjetër në botë, por kjo s’do të thotë që s’mund të ketë stacionin me pamjen më futuristike, ndoshta të frymëzuar nga ndonjë film fantashkencë.

“Universidad de Chile”, Kili: Stacioni i ndodhur në kryeqytetin Santiago është shtëpi e një vepre gjigante murale e artistit Mario Toral, që ka mbuluar faqet e murit me pjesëza të historisë jo pak të dhimbshme të vendit të tij.

“T-Centralen”, Stokholm: Nuk këshillohet për ata që vuajnë nga klaustrofobia, por të tjerët sa më poshtë zbresin shkallët e tij, aq më të çuditshëm do ta gjejnë ambientin. 

Telefonat “rëndojnë” 27 kg mbi shpinën tonë 

21/11/2014
Ku e kemi kokën? Sot shpesh e kemi të ulur poshtë, duke kontrolluar postën elektronike, duke shkruajtur mesazhe, duke lundruar në internet apo duke luajtur. 

Tabletët dhe telefonët inteligjentë janë pjesë e pandarë e pjesës më të madhe të shoqërisë moderne. Anët pozitive të tyre janë të shumta, i përdorim për punë, për të qenë të lidhur gjithë kohës me miq e të afërm e të tjera si këto, por nuk janë të pakta as efektet negative.Një studim i fundit tregoi se çdo ditë telefoni inteligjent apo tabletët “i rëndojnë” të paktën 10 kilogram më shumë shpinës tonë dhe kjo peshë mund të rritet deri në 27 kilogram, në varësi të pozicionit që mbahet kur jemi duke i përdorur ato.Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Keneth Hansraj i “Spine Surgery and Rehabilitation Medicine” në Nju Jork, i cili përllogariti “dëmin” që i bëhet shtyllës kurrizore kur mbajmë kokën ulur, nga 15 deri në 60 gradë.Vetë pesha e kokës në pozicion vertikal shkon nga 4.5 deri në 5.5 kilogram mbi shtyllën kurrizore, por e përkulur përpara 15 gradë e më shumë dhe e ndihmuar nga graviteti, atëherë presioni që ushtrohet mbi shtyllën kurrizore shkon deri në 27 kilogram.

Ja cilat janë 10 vendet që konsumojnë më shumë birrë

20/11/2014
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë në botë. 

Por vendet e Evropës qëndrojnë në krye sa i takon sasisë së birrës konsumuar për person, pasi për numër popullsie kinezët konsumojnë vetëm 40 litra për person. Vendi që konsumon më shumë birrë mesatarisht për person në Evropë është pikërisht Çekia. Vendi që ka një popullsi prej 10 milionë banorë konsumon mesatarisht 143 litra birrë në vit për person. Pas saj, vjen Gjermania 110 litra për person. Në festën e birrës këtë vit u konsumua 6.4 milionë litra birrë nga 6.3 milionë vizitorë. Sipas të dhënave të “Euromonitor International”, në vend të tretë qëndron Austria me 108 litra për person të konsumuara në vit. Nga të dhënat e “Euromonitor” bie në sy rritja e konsumit të birrës në vende me shumicë myslimane, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezinë dhe Iranin. Këto vende konsumojnë birrë pa alkool.
10 vendet që konsumojnë më shumë birrë: 
1. Çekia – 143 litra 
2. Gjermania – 110 litra 
3. Austria – 108 litra 
4. Estonia – 104 litra 
5. Polonia – 100 litra 
6. Irlanda – 93 litra 
7. Rumani – 90 litra 
8. Lituania – 89 litra 
9. Kroacia – 82 litra 
10. Belgjika – 81 litra 

Ben Blushi me “Otellon” për çmimin “European Union Prize for Literature”

20/11/2014
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinë në Bruksel, “European Union Prize for Literature”. 

Me anën e një ftesë të komisioneres Androulla Vassiliou, Komisionere e Arsimit, Kulturës, Shumëgjuhësisë dhe Rinisë në Komisionin Evropian, ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro është ftuar të marrë pjesënë ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinë në Bruksel, ku si përfaqësues i vëndit tone është libri “Otello, Arapi i Vlorës” i autorit Ben Blushi.Ceremonia do të zhvillohet në Concert Noble, me prezencën e Komisionerit për Kulturën dhe Edukimin, si dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të presidencës italiane në Bashkimin Evropian. Çmimi Evropian për Letërsinë(EUPL) është një çmim i përvitshëm, i hapur për të gjithë vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe, (Evropa Krijuese). Fituesit e vitit 2014 të cilët janë shpallur që në panairin e librit në Frankfurt të Gjermanisë, me anën e çmimeve si “Autorët më të mirë” apo “Autorët më të rinj në Europë” janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bulgari), Jan Němec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë), Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Lihtenshtejn), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahić (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Uglješa Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar e Britanisë).

E sheh për herë të parë nusen në dasmë, burri kërkon divorc 

19/11/2014
Një burrë i ka kërkuar divorcin gruas së tij menjëherë pasi kjo e fundit ngriti vellon duke i treguar kështu për herë të parë fytyrën atij që do të ishte bashkëshorti i saj i ardhshëm. 

Cifti nga Arabia Saudite që nuk ishte takuar kurrë më parë po bëhej gati për fotot kur dhëndri, pasi e pa nusen, tha: “Ti nuk je si të imagjinoja. Më fal, por dua divorcin.”Sipas mediave lokale, nuses i ka rënë menjëherë të fikët. Në rrjetet sociale reaguan shoqet e saj. Njëra prej tyre shkruan: “Ai i ka shkaktuar një dhimbje mjaft të madhe me sjelljen e tij të papërgjegjshme. Ai duhet të vlerësojë bukurinë e karakterit dhe jo pamjen e jashtme.”Një tjetër shkruan: “Uroj që Allahu t’i japë asaj burrin që meriton dhe që do e vlerësojë për atë që është në të vërtetë.”


Ngrohja globale, rrufetë kërcënojnë tokën 

19/11/2014
Ngrohja globale do të rrisë frekuencën e goditjeve të rrufeve në tokë, pretendon një studim amerikan i publikuar së fundmi. 

Studimi i publikuar në revistën “Science” kreu matjet e shpeshtësive të rrufeve ndër vite në bazë të të dhënave të siguruara nga detektorët e shpërndarë në SHBA.Për çdo gradë rritjeje të temperaturës mesatare vjetore është bërë një përllogaritje e goditjeve të rrufeve dhe në vitin 2100 numri i rrufeve që do të godasin tokën në krahasim me vitin 2000 do të trefishohet.“Çdo rrufeje të 2000 do t’i korrespondojnë 3 rrufe në 2100”, thotë David Romps i Universitetit të Kalifornias.Efektet e rritjes së fenomenit do të ndjehen në rritjen e numrit të zjarreve, por edhe në ndryshimet atmosferike. 


Shkencëtarët gati të rikthejnë në tokë mamuthin 

18/11/2014
Në maj të vitit të kaluar shkencëtarët rusë mbetën të mahnitur nga mbetjet trupore të një mamuthi të ruajtura si mos më mirë në akujt siberianë. 

Trupi i mamuthi femër, që besohet se ka qenë rreth 50 vjeç kur ka vdekur ishte u ruajtur aq mirë sa në të u gjet gjak i ngrirë. Shkencëtarët ndërmorën analizat e nevojshme për të përcaktuar periudhën kur ka jetuar kafsha prehistorike dhe rezultatet treguan që bëhej fjalë për para 40 mijë vitesh.Por jo vetëm kaq, menjëherë studiuesit nisën punën për arkivimin e masave të gjakut për qëllime studimore dhe së fundmi, kompania koreano-jugore, “Sooam”, pasi siguroi ADN-në e mamuthit shpreson që të jetë në gjendje që ta klonojë atë.Shkencëtarët dhe biologët e kësaj kompanie shpresojnë që të gjejnë një qelizë me bërthamë të plotë dhe gene të paprekura për të realizuar ëndrrën e tyre; rikthimin në tokë të mamuthit. Megjithatë shumë shkencëtarë janë kundër idesë. Tori Herridge, një paleontologe e Muzeut të Historisë Natyrore në Londër thotë se ideja për të rikthyer në jetë mamuthin do të ishte një makth për pasardhësit modernë të tyre; elefantët.“Problemi kryesor teknik dhe etik është se për këtë proçdurë kërkohet një që surrogati të jetë një nënë elefant aziatik dhe deri diku pasja sukses ndoshta do të kërkojë shumë elefantë të tillë. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur për mamuthët pa shkuar tek klonimi”, thotë ajo. 

5 mënyra si të falësh mirësi çdo ditë

18/11/2014
Gjestet e mëdha, apo veprime filantropike janë të mrekullueshm por shpesh kërkojnë kohë, planifikim dhe për më tepër para.

Fatmirësisht kërkimet kanë treguar se dhe me veprime të vogla mund të falim por dhe të marrim mirësi.Mirësia është e lidhur me çdo gjë, nga lumturia deri tek të bërit që të ndihesh mirë fizikisht shpjegon David Hamilton, autor i studimit “Ka një shpjegim pse mirësia të bën të ndihesh mirë”. Ja 5 mënyra:
1- Krijoni lidhje personale: Krijoni lidhje personale me njerëzit që ju rrethojnë në punë, në lagjen ku jetoni apo me punonjësit e lokalit ku ju konsumoni kafenë. Dhuroni buzëqeshje, dhe përshëndetje të ngrohta.
2- Bëjani dikujt ditën më të lehtë
3- Shfrytëzo talentin që ke
4- Fal dike

5- Medito

Shampanja franceze me shqiponjën dy krenare

17/11/2014
Shqiponja dy krenare “ulet” mbi shampanjën franceze. 

Kompania e famshme franceze, Millesime, ka ofruar një shampanjë unike për adhuruesit e saj. Shqiponja dy krenare e flamurit shqiptar është ikona e shampanjës, që thuhet se është e përbërë nga rrushi më i mirë francez. Shampanja mund të shijohet nga shishet me dizajn të së ardhmes e që në të gjendet shqiponja dy krenare. “Çdo shishe ka karakterin e veçantë. Xhami i saj është i lakuar dhe shfaq përbërjen e jashtëzakonshme të shampanjës”-thuhej në njoftimin e kompanisë, duke cilesuar se shampanja është kënaqësi e çdo momenti. Këtë shishe e ka dizajnuar Jerome Olivet, i cili është i famshëm për krijimin e objekteve nga xhami. 


Rusia hap “Wikipedia-n” e saj 

17/11/2014
Në vazhdën e një politike informative dhe propagandistike alternative ndaj asaj të Perëndimit, Moska ka vendosur të hapë enciklopedinë e saj elektronike. 

Sipas qeverisë ruse, enciklopedia aktuale nuk ka informacione të bollshme, të detajuara dhe të besueshme mbi rajonet ruse dhe mbi stilin e jetesës në vend. Nisma, e titulluar “Një alternativë ndaj Wikipedia-s”, është ndërmarrë nga Biblioteka Presidenciale që mban emrin e ish-presidentit Boris Yeltsin. Të dhënat e enciklopedisë së re rajonale do të jenë në dispozicion të vizitorëve në faqen e internetit të bibliotekës kombëtare elektronike. 


Si vizatohet një personazh i lezetshëm Disney 

15/11/2014
Keni menduar ndonjëherë pse të gjithë personazhet e Disney-t janë të lezetshëm? 

Kjo ndodh pasi të gjithë ata që i vizatojnë këto personazhe punojnë në bazë të një formule të caktuar. Preston Blair sqaron në librin e tij me titull ‘Advanced Animation’ si bëhet një vizatim klasik në filmat e animuar.

Ja formula:
- Veshët duhet të jenë më të vogla se veshët e një personi të rritur
- Nuk duhet të ketë qafë. Koka është e ngjitur direkt me shpatullat
- Trupi duhet të jetë në formën e një dardhe 
- Koka duhet të jetë e madhe në krahasim me trupin
- Sytë vizatohen poshtë dhe duhet të jenë të mëdhenj e të ndarë me shumë hapësirë nga njëri-tjetri
- Hunda dhe goja duhet të jenë gjithmonë të vogla
- Krahët duhet të jenë të shkurtër dhe kurrë të dobët. Gishta të shkurtër
- Barku i fryrë
- Këmbë të shëndosha dhe të shkurtra

10 qytetet më të pasura në histori

14/11/2014
Kur mendojmë për qytetet e pasura të ditëve moderne, përfytyrojmë ndërtesat e mëdha dhe infrastrukturën e zhvilluar. 

Dallimi i madh në kohë dhe peripecitë e ditëve moderne mund të kenë bërë që ne t’i harrojmë disa nga qytetet e pasura antike, të cilët, sikurse edhe qytetet moderne, kanë qenë qendra kulturore, për shkak të pasurive të mëdha.Më poshtë, mund të kuptoni më shumë për disa nga qytetet më të fuqishme dhe më të pasura që kanë ekzistuar në periudhën antike.
1. Tenoktitlani: I ndërtuar në vitin 1325, ky qytet ka qenë qendër e meksikanëve. Karakteristikë e këtij qyteti, i cili ka qenë i ndërtuar në tokën ku sot gjendet Meksika, ka qenë fakti se i tërë qyteti ka qenë i ndërtuar drejtpërsëdrejti në ujë. Sikur Venediku, edhe ky qytet ka ofruar atraksione të ndryshme, pasi që ka mundur të vizitohet edhe me anije të vogla apo me varka. Qyteti ka pasur një qendër të madhe tregtare të ditëve antike, ku banorët kanë blerë ose shitur gjëra të ndryshme, ndërsa përbrenda qytetit ka pasur shumë tempuj.
2. Zimbabveja e Madhe: Një qytet antik në Zimbabve – Zimbabveja e Madhe – ka qenë kryeqytet i Mbretërisë së Zimbabvesë në Kohën e Gurit. Qyteti ka qenë një qendër e pasur tregtare, pasi që njerëz nga të gjitha anët e botës kanë shkuar për të bërë tregti atje. Burim kryesor i qytetit ka qenë Miniera e Arit, ndërsa në brendësi të tij ka qenë i ndërtuar një pallat mbretëror, i mbrojtur me mure të larta. Qyteti është braktisur në vitin 1450, kur miniera e arit ishte harxhuar, ndonëse, edhe në ditët moderne, mund të gjenden rrënojat e mermerit antik. 
3. Damasku: Damasku është qyteti më i vjetër në botë, i cili është ende i banuar. Fillimisht qyteti ishte bërë i famshëm për tregti, ndërsa më vonë, xhamitë dhe monumentet e tjera fetare kishin bërë që qyteti të merrte një karakter tjetër. Pikërisht në Damask gjendet Xhamia “Umayyad”, ndërsa një pikë tjetër shumë e rëndësishme e qytetit është edhe infrastruktura antike rrugore.
 4. Xi-an: Kryeqyteti i Provincës Shaanxi në Kinë është plot 3100 vjet i vjetër. Ky qytet konsiderohet si njëri ndër katër kryeqytetet më të mëdha antike të Kinës, për shkak të pasurisë dhe pushtetit që ka pasur përgjatë historisë. Qyteti ka qenë i njohur për tregti dhe tempujt e shumtë, andaj edhe ka pasur një rëndësi të madhe për regjionin.
5. Kahokia: Ky qytet ka qenë i ndërtuar në afërsi të lumit Misisipi, aty ku sot ndodhet Shën Luisi në Misuri. Përkundër faktit që shumë pak njerëz kanë dëgjuar për këtë qytet, ai ka pasur një rëndësi të madhe historike. Arkeologët kanë arritur të gjejnë një numër të madh faktesh që dëshmojnë se ky qytet, jo aq i famshëm, në të kaluarën ka qenë qendër e madhe e tregtisë dhe bujqësisë.
6. Pllovdivi: Pllovdivi është një qytet bullgar, që është më shumë se 6000 vjet i vjetër dhe në një periudhë ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e Perandorisë Romake. Shkrimtari i famshëm romak – Lucian-i – e kishte përshkruar Pllovdivin si qytetin më mbresëlënës, gjë të cilën e vërtetojnë edhe rrënojat e qytetit që janë hulumtuar nga arkeologët.
7. Babilonia: Babilonia ka qenë njëri ndër qytetet më të pasura në botën antike dhe një rol të madh në këtë gjë e ka luajtur edhe Lumi Eufrat, i cili ka rrjedhur nëpërmes qytetit, duke i furnizuar banorët me ujë. Për më tepër, Babilonia është e njohur edhe për punimet e shumta në fushën e artit me punime prej arit. Pallati i Mbretit në Babiloni konsiderohet si njëra ndër veprat më të mëdha të artit dhe pallati më i famshëm i ndërtuar ndonjëherë.
8. Athina: Athina është një tjetër qytet i njohur i botës antike, për të cilin thuhet që ka shtruar themelet e civilizimit perëndimor. Besohet që Athina ka qenë e banuar të paktën në 7000 vitet e fundit. Kontributet në fushën e filozofisë, religjionit dhe artit kanë qenë më të famshmet për qytetin e Athinës. Pasuria e Athinës ka ndikuar shumë në lulëzimin e demokracisë bashkë me jetën kulturore, për mijëra vite. 
9. Roma: Siç mund të keni dëgjuar edhe ju, Roma ka qenë një qendër e madhe e pasurisë, artit, kulturës dhe politikës. Për më tepër, ky qytet konsiderohet si vendlindja e civilizimit perëndimor. Koloseumi është vetëm një nga monumentet e shumta, të cilat kanë bërë që Roma të konsiderohet një qytet shumë i pasur antik.
10. Kostandinopoja: I emëruar në bazë të Perandorit Konstandin, ky qytet ka qenë qendër e Perandorisë Bizantine për një mijë vite dhe ka lulëzuar për shekuj të tërë. Teknologjia, arti dhe kultura në këtë qytet kanë qenë të zhvilluara si në asnjë qytet tjetër të asaj kohe. Në shekullin e dymbëdhjetë, në Kostandinopojë kishte filluar të zhvillohej arti mozaik dhe përpunimi i mëndafshit e pambukut. 

Të pavërtetat historike që na janë rrënjosur si fakte

14/11/2014
"Independet" ka listuar një numër shumë të madh gjërash që mund t’i kemi pranuar si fakte, por, që s'janë gjë tjetër veçse mite të pranuara gjerësisht që duhen rrëzuar.Ja disa prej tyre:

Vatrat e gjuhës: Në të vërtetë, nuk ka sektorë të ndryshëm për çdo shije: e athët, e hidhur, e kripur, e ëmbël dhe umami. Shijet ndihen nga gjuha në tërësi.
Peshkaqenët nuk preken nga kanceri: Oh, po, ata mund të vuajnë nga kanceri. Veçanërisht, nga kanceri i lëkurës.
Demat e urrejnë të kuqen: Në fakt, demat janë të verbër ndaj ngjyrave. Ata reagojnë ndaj lëvizjeve të shamisë së luftëtarit të demave, të cilën e perceptojnë si snjë rrezik.
Napoleoni ishte i shkurtër: Kjo është një përrallë. Ai ishte 1 metër e 70 centimetër, pra, mbi gjatësinë mesatare të francezëve të kohës.
Vrimat e zeza: Në fakt ato nuk janë "Vrima" por objekte me densitet të madh, me një tërheqje masive gravitacionale.
Muri i Madh Kinez: Miti është se ai nuk duket nga hapësira. Duhet ta rrëzojmë këtë mit, pasi ai mund të shihet.
Raportimet për persona të zhdukur: Policisë nuk i duhen 24 orë për të pranuar raportin e një personi të zhdukur.
Bananet rriten në pemë: Në fakt, ato rriten në shkurre gjigande, që ngjajnë me pemë. E vëmë me bast se nuk e kishit ditur këtë!
Lakuriqët janë të verbër: Ata jo vetëm që mund të shohin, por përdorin edhe lokalizimin e tingujve. Prandaj, ata janë aq fantastikë!
Salieri e urrente Moxartin: Nuk ka ndodhur si në film. Ata ishin miq kompozitorë me pak rivalitet. Asgjë më tepër.
Ajnshatjni ishte mbetës në matematikë: Jo! Ai thjesht nuk kaloi provimimin e pranimit, por mbetej ekselent në matematikë.

Ne kemi 5 shqisa: Në fakt, ne kemi 20 të tilla, ku përfshihen edhe ekuilibri, dhimbja, lëvizja, uria, etja, etj.

Artistja që transformon modelët në kafshë 

12/11/2014
Në pamje të parë duket sikur po sheh një gjirafë, një fytyrë majmuni dhe një kalë deti, por nëse do të shikoni më me vëmendje do të vini re trupa njerëzish. 

Në fotot e mëposhtme mund të admironi punën e artistes Emma Fay, e cila përdor modelët si kanavacë për të pikturuar. 27-vjeçarja angleze ka tre vite që perfeksionon artin e saj, ndërsa më parë merrej me parukeri.Secila nga punët i merr nga 4-6 orë kohë.

Doni të lini duhanin? Vaji i peshkut mund t’ju ndihmojë 

12/11/2014
Nëse për një kohë të gjatë jeni munduar të hiqni dorë nga duhani, vaji i peshkut është ndihma e duhur. 

Sipas një studimi të botuar në gazetën “Daily Mail” përbërësit e Omega-3 zëvendësojnë dëshirën për nikotinë. Gjithashtu edhe ekspertët e shëndetësisë këshillojnë përdorimin e vajit të peshkut, i cili është pak i kushtueshëm.Sharon Rabinovitz Shenkar, doktor në ‘Universitetin Haifa’ në Izrael, i cili ka kryer kërkimet tha: “Substancat dhe medikamente që përdoren aktualisht për të ndihmuar njerëzit për të reduktuar dhe lënë duhanin nuk janë shumë efektive dhe të shkaktojnë efekte negative, të cilat nuk janë të lehta për t’u përballuar”.Gjetjet e këtij studimi treguan se omega-3, e cila mund të gjendet lehtësisht, është dietë me pothuajse asnjë efekt anësor dhe zvogëlon ndjeshëm pirjen e duhanit. Pirja e duhanit ul nivelet e acideve yndyrore esenciale në tru, veçanërisht ai i omega-3.“Studimet e mëparshme kanë treguar se një çekuilibër në omega-3 është i lidhur edhe me shëndetin mendor, depresionin dhe aftësinë për t’u përballur me presion dhe stresin”, shtoi doktor Sharon Rabinovitz Shenkar.

4 ushqimet që mund të zhduken për shkak të ndryshimeve klimaterike

11/11/2014
Nuk do jetë fundi i botës, por në vitet e ardhshme, mënyra jonë e të ushqyerit mund të ndryshojë.

Efekti Serë, ka një efekt serioz në bujqësi, rrjedhimisht edhe në ushqimet që vëmë në tavolinë. Shumë përbërës, që për vite me radhë kanë mbizotëruar në menynë tonë, mund të bëhen papritur shumë të shtrenjtë. Revista e përmuajshme amerikane “Mother Jones” ka renditur disa ushqime që mund të zhduken nga vaktet tona si pasojë e ndryshimeve klimaterike.
1) Nutella 
Në vendin e parë Nutella. Kompania Ferrero, blen 25% të prodhimit ndërkombëtar të lajthive, pra rreth 180 milion kilogramë në vit. Pothuajse i gjithë furnizimi nga Turqia që prodhon 70% të totalit. Për shkak të kohës së keqe, kulturat e këtij viti kanë pasur humbje. Rezultati: Çmimi është rritur me 60%. Në shkurt një ton kushtonte 5 mijë euro, ndërsa në gusht më shumë se 8 mijë euro. Kompania me qendër në Torino, për momentin nuk do ta ngrejë çmimin. 
2) Kafeja 
Brazili, prodhuesi i parë botëror, ka kaluar një periudhë me kohë të keqe, reshje të shumta me përmbytje dhe sipas agjencisë Volcafe, në 2014-2015 tregu global do të vuajë pasojat. Do të ketë krizë, sepse nuk do të përmbushen kërkesat botërore. Do të ketë 5 milionë thasë më pak. 
3) Drithërat 
Edhe drithërat do të pësojnë një rritje çmimi. Sipas OXFAM, (konfederatë ndërkombëtare e përbërë nga 17 organizata që punojnë në 94 vende në mbarë botën, për të gjetur zgjidhje për varfërinë), në 2030-ën, ndërmarrje të mëdha si Corn Flakes, do të rrisin çmimet, 30% në SHBA, 44% në Angli. Përveç misrit, soja, orizi dhe gruri janë kulturat që do të kenë më shumë pasoja nga ndryshimet klimaterike. 
4) Mishi 
Mishi kthehet në një luks dhe në veçanti mishi i derrit. Me çmimet e drithërave tepër të larta, proshuta mund të bëhet shumë e shtrenjtë. Të parët që japin alarmin, janë shoqatat kombëtare të derrave anglezë, që flasin për një reduktim të fermave. “Mungesa është e pashmangshme”, thonë ato. 


Numerologjia, disiplina që ka intriguar njerëzimin në shekuj 

11/11/2014
Sa prej nesh besojnë në fuqinë e numrave? A është 13-a numër ters? Po 31-shi pse konsiderohet si fatsjellës? 

Që në lashtësi, numerologjia është konsideruar si shkenca e interpretimit të numrave, duke përcaktuar karakteristikat e individit dhe pse jo të ardhmen... Njerëzimi është magjepsur nga disiplina, por babai i numerologjisë pa asnjë diskutim është Pitagora. Në vitin 536 p.e.s. ai studioi të fshehtat dhe fuqinë e numrave në komunitetin Jahudi të Esienëve, prej të cilëve e kishte prejardhjen Jezu Krishti.Duke lexuar dhe kombinuar numrat, Pitagora përcaktonte tendencat e karakterit të njerëzve, si pjesë e brendshme e planit kozmik, që i bindej një rregullsie universale. Sipas shkrimeve të tij, çdo shkronjë e alfabetit ka vlerë numerike dhe krijon një vibracion kozmik.Numrat mund të na japin informacione të ndryshme mbi karakterin, qëllimin e jetës, apo të dhëna për profilin e talenteve tona. Studiuesi i lashtësisë formuloi teorinë mbi magjinë e shifrave, e cila bazohet mbi “Kabala Ebraika”, duke vërtetuar sipas tij që harmonia e jetës gjendet në vazhdimësinë e numrave elementarë.Asgjë nuk është e rastësishme, por i bindet një rregullsie perfekte të paracaktuar që nga krijimi. Në fakt, para një shekulli, kur numerologjia filloi ta lidhë personalitetin e njeriut me të dhënat e datëlindjes, fillon edhe epoka moderne e saj.Luigji i 14, Napoleon Bonaparti, Aleksandri i Madh e deri tek Adolf Hitleri, të gjithë i besonin shumë numerologjisë, e madje kishin ngritur grupe pune, që bënin prej dekadash studime. Por, si mund të llogaritet jetëgjatësia dhe fati nëpërmjet numrave?Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në numër njëshifror, i cili tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë e mira dhe të këqija, apo si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Nëse duam të përcaktojmë përputhshmërinë mes nesh, sërish na ndihmon numerologjia, e cila duke krahasuar numrat e individëve tregon a kombinojmë me partnerin, apo me njerëzit që na rrethojnë.Sot e kësaj dite numrat mbeten ende intrigues. Bota është gjithmonë e më e interesuar për të lexuar, atë që është shkruar mijëra vite më parë. Një gjë është e sigurt, deri sa e ardhmja të na intrigojë për ta njohur, numerologjia do të vazhdojë të praktikohet.

Dorëshkrimi i lashtë: Jezu Krishti ishte i martuar me Maria Magdalenën 

11/11/2014
A ka qenë i martuar Jezu Krishti me Maria Magdalenën dhe nga martesa me të pati edhe dy fëmijë? 

Sigurisht që kjo mund t’iu duket një histori sensacioni, nga ato të cilat gjenden vetëm në faqet e letërsisë “fiction”. Në fakt, romani “bestseller” i autorit Dan Brown, “Kodi i Da Vinçit” pikërisht këtu është mbështetur: një lidhje e fshehtë, që buron nga bashkimi i Jezusit me Marinë, dhe që ka pasur trashëgimtarë.Por, tashmë një libër i ri, i titulluar “Ungjilli i humbur”, tregon dorëshkrimin që flet për martesën e Jezusit me Marinë dhe dy djemtë që patën nga martesa e tyre. Ky dorëshkrim daton në vitin 570 pas Krishtit dhe është i shkruar në gjuhën siriane; një gjuhë e Lindjes së Mesme e përdorur mes shekujve 4-8 dhe që ngjason me gjuhën Aramaike, gjuhë e folur nga Jezusi.I shkruar në një lëkurë të përpunuar e të lëmuar kafshësh, ky dorëshkrim ka qenë në arkivat e Librarisë britanike për rreth 20 vite, vend në të cilin ruhej pasi Muzeu në Londër e kishte blerë atë në vitin 1847 nga një agjent shitjesh. Ky i fundit pohonte se e kishte marrë dorëshkrimin nga Manastiri i Lashtë i St Macariusit në Egjipt.Gjatë 160 viteve të shkuara, dokumenti është studiuar nga shumë dijetarë, por është konsideruar jo interesant. Por kohët e fundit, Simcha Jakobovic, një regjisor filmash izraelito-kanadez, dhe Barrie Wilson, një profesor i studimeve fetare në Toronto, iu rikthyen sërish këtij dokumenti.Pas gjashtë viteve studim, ata janë të bindur se kanë zbuluar edhe një ungjill të pestë të munguar, që i shtohet katër ungjijve të tjerë, i cili tregon historinë e Krishtit, histori e cila thuhet se është shkruar nga evangjelistët Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, në shekullin e I-rë pas Krishtit.Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte padyshim zbulimi më madhor rreth jetës së Jezu Krishtit gjatë 2000 viteve. Jakobovic pretendon se dorëshkrimi, i cili është 29 kapituj i gjatë, është një kopje e krijuar në shekullin e VI dhe që hedh dritë mbi shumë gjëra.Në botë, nëpër shekuj ka pasur zbulime të shumëllojshme për ungjijt “e  rinj”, ku është folur për një marrëdhënie romantike mes Jezusit dhe Maria Magdalenës. Madje, rreth kësaj teme janë shkruar një sërë librash dhe janë prodhuar një sërë filmash. Në vitet ’50 u botua libri “Tundimi i fundit i Krishtit”, i cili tregonte për martesën. Libri u kthye në film me të njëjtin titull nga Martin Scorsese në 1988-n.

5 truket e vjetra të bukurisëqë rikthehen në modë sot 

11/10/2014
Eleganca dhe bukuria femërore e dikurshme kishte mitet e saj, të cilat po kthehen çdo ditë e më shumë.

Në vitet 50’ përdorej shumë “llaku” që sot quhet “sprajt” për onde elegante dhe perfekte, i cili shihet sidomos tek Jackie Kennedy, Audrey Hepburn.Sot përdoret nga Jessica Chastain dhe Rita Ora të cilat preferojnë onde fikse. Truku i dytë i bukurisë femërore që është rikthyer është vetulla e pikturuar me laps. Marilyn Monroe përdorte laps të thjeshtë për të lyer vetullat, por sot ka produkte të ndryshme për një vetull të plotë dhe të trashë.Emrat që kanë rikthyer këtë modë janë Charlotte Casiraghi dhe Cara Delevingne.E treta është peneli por në ngjyra të ndryshme i cili është pordorur shumë sidomos në pasarelën e sezonit Prnverë/Verë 2015. Thonjë kanë marrë pamjen e atyre të mëparshme të cilët janë të shkurtër, tepër estetik, jo katrorë por në formë bajamje.Ndërsa sa i përket ngjyrave, dimri përshtatet me ngjyrën metalike, ndërsa në verë hijet e lehta.Pra, ngjyrat gri, argjend, bezhë, të errëta. Edhe parfumet po kthehen në historinë e tyre, aroma femërore që gjenden në përbërje florale të përshtatura më së miri tek Giorgio Armani, Fendi Furiosa, Narcisi Rodriguez etj.

Zemra e Jezu Krishtit në një rrugë të Rusisë 

10/11/2014
Një gropë në një rrugë të Rusisë është përcaktuar nga banorët lokalë si “zemra e Jezu Krishtit” për shkak të formës së saj dhe ata duan që drejtuesit e zonës ta kthejnë vendin në një vend të shenjtë. 

Mësuesja Elena Tretiakova tha: “Kam jetuar në Petrozavodsk gjithë jetën time dhe kjo gropë nuk ka qenë kurrë këtu. Nuk e di nga doli. Unë them se është shenjë nga Zoti për të shpërndarë mesazhin e dashurisë.”Ndërsa shitësja Lika Cherkasova u shpreh: “I kemi kërkuar autoriteteve që emrin e rrugës ta ndërrojnë dhe ta bëjnë “Autostrada e Parajsës”. Gjithashtu, duam që zemrën ta rrethojnë në mënyrë që njerëzit të luten dhe të gjejnë frymëzim këtu.”Por, një zëdhënës i këshillit të qytetit tha se emri i rrugës nuk do të ndryshojë: “E dimë që banorët duan, por nuk do të ndodhë. Të rrethosh një pjesë të rrugës nuk është praktike dhe do të kushtonte shumë.”

“Çokollata tanke”, pilula magjike që u jepte fuqi nazistëve

08/11/2014
Hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. 

Në etiketën e këtij ilaçi shkruhej se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia”. Sot kjo substancë njihet si metamfetamin. Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge. Por gjendja reale ishte shumë e keqe pasi ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Pilula shkaktonte efekte anësore të tmerrshme, si alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione. Sipas një shkrimi të gazetës D. Avaz, disa nga ushtarët kishin probleme fatale me zemrën, ndërsa disa të tjerë bënin vetëvrasje. 


“Berlini i Vogël”, Modlareuth, fshati që refuzoi të shembë murin e tij 

08/11/2014
Këtë fundjavë Gjermania feston 25-vjetorin e ribashkimit. 

25 vite që kanë zbehur mjaft diferencën e madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, por që nuk kanë mundur ta zhdukin atë. Një shembull i mirëfilltë i kësaj është fshati Modlareuth, që në vitet e Luftës së Ftohtë njihej si ‘fshati në fund të botës’ apo ‘Berlini i vogël’. Sot numëron 50 banorë dhe feston shembjen e murit të tij, një mur 3.3 metër të lartë dhe 700 metra të gjatë, një relike e katër dekadave ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit.Deri më sot kur gjithë Gjermania është e bashkuar prej 25 vitesh, ky komunitet ishtë i ende i ndarë nga muri. Komuniteti vendas pa të arsyeshme ta ruante si kujtim, por edhe për të tërhequr turistë.Çdo vit numërohen 50-60 mijë vizitorë nga të gjitha anët e botës, por sërish të ardhurat e siguruara prej turistëve nuk kanë ndihmuar në mirëqënien e fshatit që ende burim kryesor fitimi ka bujqësinë.Por jo vetëm kaq, muri jo vetëm që nuk ndihmoi në rritjen e mirëqënies, por ishtë një pengesë e madhe që mban të ndarë dy komunitete të vogla që duhet të udhëtonin për disa minuta për të vizituar komshiun që e kishin vetëm 100 metra larg. Perëndimi si pjesë e Bavarisë që ra nën kontrollin e amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore është i zhvilluar, ndërsa lindja e fshatit, pjesë e rajonit Thuringias është më e prapamebtur. Ndasia bëhet akoma më e thellë edhe në anën kulturore. Në dy anët ka thekse të ndryshme të të folurit të gjuhës, një lindor e kupton fare mirë kur ka bashkëbisedues një perëndimor dhe e anasjellta. 


Binjakët të përqafuar në banjën e parë, imitojnë jetën në bark

07/11/2014
Me sy mbyllur dhe të përqafuar si në barkun e nënës. 

Është kjo pamja që dy foshnje të porsalindura të ofrojnë ndërsa bëjnë dushin e parë. Janë momente fantastike të një copëze jete të binjakëve, të cilët imitojnë jetën në barkun e nënës së tyre, duke gjetur ngrohtësi dhe siguri mbështetur tek njeri-tjetri. Mesa duket ata ende nuk e kanë kuptuar se tashmë kanë lindur. Infermierja Sonia Roshela po filmonte binjakët e porsalindur për të treguar një teknikë tjetër të banjës së parë për të porsalindurit, pa e ditur se ajo që do të filmonte do të ngjallte shumë kureshtje dhe emocione. Kur shikon këto foshnja thua, “jeta është kaq e çmueshme dhe e bukur”. Videoja e dy binjakëve ka arritur një rekord shikueshmërie pasi është parë mbi 24 milion herë.


Pamje nga formimi i planeteve 

07/11/2014
Shkencëtarët regjistruan pamjen më të pastër nga procesi i formimit të planeteve përreth një ylli në formim e sipër. 

Pamjet u kapën nga teleskopi “Alma Radio”. Në to shihen disa unaza të zjarrta pluhuri dhe gazi mes të cilave dallohen qartë “njollat e zeza” që janë planete në formim e sipër.Ylli ‘foshnje’ i kapur mendohet se është rreth 1 milion vjet në një distancë prej 450 vitesh dritë nga Toka në yjësinë Taurus.“Alma Radio” (Atacama Large Millimeter/submillimeter Array) është projekt i vënë në punë prej pak muajsh dhe për shkencëtarët rezultatet janë mbresëlënëse.“Është mahnitëse! Kjo është prova që tregon se Alma ka për të qenë një instrument i mrekullueshëm”, thotë astrofizikani Aprajita Verma. 









Ja çfarë humbisni, kur pini duhan

06/11/2014
Ka nisur tashmë në rrjetet sociale fushata amatore kundër pirjes së duhanit

Në fakt më shumë vëmendje në këtë fushatë i kushtohet pjesës ekonomike. Ajo zbulon se çfarë po humbasin duhanpirësit, duke shpenzuar paratë për blerjen e pakove të cigareve. Rrjeti social Twitter është vërshuar me fotografi rreth projektimit të konceptimit të fushatës së re antiduhan. Tani në vend të imazheve të pirjes së duhanit dhe kancerit të mushkërive, në paketa do të ekspozohen fotografi të gjërave që ju humbni për shkak të shpenzimit të parave në blerjen e cigareve. Në paketë janë fotot, për shembull, të këpucëve nën të cilën shkruan se “Këto janë ato që ju mund t’i vishni për 40 pako duhan” ose Tabletë, nën të cilën shkruan se do të mund të jetë e juaja për vetëm 60 pako të Marlboros. Cila është ideja më efektive sipas mendimit tuaj, paralajmërimet se duhani dëmton rëndë shëndetin, apo ajo çfarë humbisni kur shpenzoni për duhan? 


Festivali i Mustaqeve në Indi 

06/11/2014
Fotot e mëposhtme tregojnë disa burra indianë të cilët shpenzojnë vite për të rritur mustaqet e tyre aq shumë sa i takojnë në tokë dhe në këtë mënyrë mund të paraqiten denjësisht në Festivalin e Mustaqeve që mbahet çdo vit pranë lumit Pushkar. 

Konkurrentët u grumbulluan ditën e mërkurë për të marrë pjesë në festivalin që zgjat 5 ditë dhe që tërheq plot 300 mijë persona, mes të cilëve edhe shumë turistë.Festivali i Mustaqeve nis me një garë devesh që pasohet nga muzikë dhe më pas nga gara për mustaqet më të gjata.












Vaksinë kundër kancerit 


04/11/2014
Vaksinat e para kundër kancerit mund të jenë gati brenda 3 viteve. 

Agjencia Italiane e Barnave Mjekësore njofton se eksperimentet në këtë fushë janë në një fazë të avancuar. “Përveç vaksinave tradicionale, si ato që prandalojnë gripin apo sëmundje të tjera infektuese, ka goxha zhvillim për vaksinën parandaluese të kancerit e cila mund të hidhet në treg pas tri viteve”, deklaron Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Italiane, Luca Pani.Ai thotë më tej se përveç vaksinës parandaluese për kancerin po punohet paralelisht edhe për vaksinën kundër Alzheimer-it apo edhe për atë kundër varësisë së shkaktuar nga abuzimi me alkoolin apo lëndët narkotike.Për këto, grupim i studiesve italianë thonë se për të qenë plotësisht funksionale do të duhen edhe 5-10 vite të tjera. Vaksina të tilla do të bëhen vetëm një herë në jetë, por pengesë për shumë personat mund të bëhet çmimi i lartë me të cilin do të dalin në shitje. 


Vajza 6 vjeçare krijon biznesin e saj, me biskota

04/11/2014
Një vajzë e moshës gjashtë vjeçare në Angli ka krijuar një biznes tërësisht të sajin. 

Ajo shet biskota për qentë, të cilat i përgatit në shtëpi. Anya Solomon-James ankohej tek nëna e saj gjithmonë, pasi donte para për të plotësuar dëshirat e saj, si akullore, etj., dhe më në fund e bindi të ëmën që të hapnin një aktivitet ku të shisnin biskota për qentë dhe të fitonin para. Anya çdo të shtunë e ndihmuar nga nëna e saj gatuan biskota, të cilat kanë ngjallur interes të madh, madje krijimet e saj i poston në Facebook. Aktivitetin e saj e ka pagëzuar “Anya’s Dog Treat Factory”, ndërsa klientët po vijnë gjithnjë e në rritje. Prindërit e saj shprehen se, “Nuk e prisnim që aktiviteti i saj të tërhiqte kaq shumë vëmendjen. Mendonim se do të merrte vetëm, 50 pëlqime, por jo më tepër se kaq. Jemi të befasuar, fitimi është i ndjeshëm”.


Shkencëtarët: Ekzistojnë botët paralele

03/11/2014
Imagjinoni një botë ku dinozaurët nuk janë zhdukur, ku rezultatet e luftërave botërore janë krejtësisht ndryshe, dhe ju keni lindur në një vend tjetër. 

Kjo, dhe shumë botë tjera paralele ekzistojnë paralelisht me këtë tonin. Teoria e ekzistencës së universeve paralele nuk është asgjë e re, por disa shkencëtarë argumentojnë se ekzistenca e tyre mund shpjegojë shumë mistere të mekanikës kuantike, raporton Science World Report.Një grup i shkencëtarëve amerikanë thonë se këto botë jo vetëm që ekzistojnë, por edhe ndikojnë te njëra-tjetra.Për herë të parë kjo teori është prezantuar për herë të parë më 1957, por në atë kohë nuk mendohej se këto botë paralele ndikojnë njëra-tjetrën. Teoria e re thotë se disa botë janë të njëjta si e jona, disa ndryshe. 


Dhjetë arsye përse shkenca këshillon martesën 

03/11/2014
Të jesh i martuar në këto kohë konsiderohet si praktikë e dalë mode. 

Të rinjtë e shohin martesën si konservative dhe preferojnë të qëndrojnë zyrtarisht të palidhur me dikë tjetër. Shtetet me pikëpamje tradicionale besojnë se familja është thelbësore për jetën e dikujt. Ka përparësi dhe mangësi nga të qenët i martuar. Përveç shtimit në peshë dhe debateve, ka aspekte pozitive. Sociologët kanë provuar se ata që janë të martuar janë më të lumtur me marrëdhëniet e tyre sesa ata që janë të pamartuar. Për më tepër, fëmijët e lindur nga prindër të martuar janë më të lumtur dhe psikologjikisht më të shëndetshëm.

Jetë më e gjatë:
Përllogaritet se numri i personave që vdesin është dy herë më i madh te çiftet e pamartuara. Ata që kanë kurorëzuar dashurinë përpara ligjit kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, i mbështesin partnerët dhe i ndihmojnë kur kanë nevojë. Njerëzit që ndihen përgjegjës për personin me të cilin janë martuar dhe fëmijët, kanë prirje më të madhe të kujdesen për veten. Nëse dëshironi të jetoni gjatë, martohuni!

Kujdesi për veten: Të dhënat e studimeve tregojnë se femrat dhe meshkujt e martuar janë më të shëndetshëm. Ata që janë çift ndiejnë përgjegjësi për personin me të cilin kanë krijuar një familje dhe janë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Kështu, ata që martohen heqin dorë nga zakonet e këqija dhe fillojnë të kërkojnë të jetojnë më gjatë.

Rrezik më i ulët për SST: Të martuarit kanë një jetë seksuale të rregullt dhe të qëndrueshme. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë vazhdimisht një partner seksual. Kjo ul ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Shëndet më i mire: Për femrat, të qenët e martuar është një përfitim i madh shëndetësor. Jeta e mirë seksuale i jep ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Kjo ndikon te humori dhe shëndeti mendor, të cilat nuk janë më pak të rëndësishme se ai fizik. Kërkimet kanë provuar se beqarët vuajnë më shumë nga lëkundjet e humorit dhe bien në depresion më shpesh.

Problemet shëndetësore zgjidhen: Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt e martuar kanë avantazhe shëndetësore nga martesa. Burrat që mbajnë një unazë zotimi në dorën e majtë, ndihen më mirë mendërisht dhe emocionalisht kur janë të martuar. Ata janë të qetë sepse ndiejnë se dikush po kujdeset për ta, se janë të dashur prej të tjerëve dhe se dikush ua ndjen mungesën. Kjo i bën mirë sistemit kardiovaskular dhe i bën ata më pak të prekshëm nga infarktet, problemet e zemrës dhe sëmundje të tjera.

Financa më të mira: Studimet mbështesin idenë se çiftet e martuara janë në gjendje më të mirë financiare sesa beqarët. Jo vetëm bashkim i financave, por edhe i përpjekjeve për të fituar më shumë, i bën të martuarit të ndihen më të pasur. Ndërgjegjësimi dhe përgjegjësitë i bëjnë partnerët të kërkojnë më shumë nga vetja dhe të marrin rroga më të larta.

Mirë për veset: Martesa, sipas shkencëtarëve, është një obligim që kërkon shumë zotim dhe këtu nuk ka vend për vese rinore. Ata që bashkohen përpara ligjit për të krijuar një familje duan që kjo të jetë sa më e shëndetshme. Për këtë arsye, të martuarit kanë më pak gjasa të pinë alkool apo drogë. Disa madje heqin dorë edhe nga duhani prej gruas dhe fëmijëve.

Më e lehtë të kujdesesh për fëmijët: Shumë persona mund të duan të kenë fëmijë, disa prej tyre edhe pa u lidhur me martesë, por hulumtimet tregojnë se martesa i bën fëmijët më të lumtur dhe prindërit më të qetë. Aftësitë sociale të fëmijëve nga martesat janë më të mira sesa ato të prindërve beqarë që nuk arrijnë të lidhen me të tjerë.

Jetë e përmbushur: Një çift fiton më shumë, kjo do të thotë se stili i jetesës së tyre është më i mirë dhe kërkesat përmbushen më lehtë. Ata gjithashtu e kanë më të thjeshtë të përballojnë udhëtimet, ushqim më të mirë dhe edukim të duhur për fëmijët e tyre.

Shoqëri jetëgjatë: Në një studim të kohëve të fundit, u zbulua se të moshuarit e mbetur vetëm nga vdekja e partnerit/es së tyre apo ata që kishin qenë gjithnjë beqarë, kishin më shumë gjasa të vdisnin më herët ose të vetëvriteshin. Të qenët i martuar do të thotë të jesh i shoqëruar, pra vetmia në këtë rast nuk mund të gërryejë shëndetin siç bën me të vetmuarit.Nëse gjeni personin e duhur për ju, mos u mendoni gjatë, jeta është e shkurtër dhe shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm.


Ecën mbi litar me sytë mbyllur në 183 metra lartësi 

03/11/2014
Nick Wallenda ka arritur të ecë mbi një litar të lidhur në majën e dy ndërtesave shumë të larta në Cikago me sytë e lidhur dhe e ka bërë rrugën vajtje-ardhje. 

35-vjeçari nuk ishte i lidhur me asnjë litar sigurie dhe eci në 183 metra lartësi. Performanca e tij u transmetua drejtpërdrejtë nga Discovery Channel dhe miliona njerëz panë sesi Nick Wallenda kaloi nga kulla Marina City në Leo Burnett Building.Gjyshi i tij, Karl Wallenda, ka vdekur në moshën 73-vjeçare duke realizuar një performancë të ngjashme në vitin 1978 në Porto Riko. Edhe nëna e tij ka ecur mbi litar kur ishte 6-muajshe shtatzënë dhe para performancës së djalit tha: “Jam e shqetësuar pasi ai nuk ka ecur kurrë me sytë e lidhura. Është diçka e re për të.”


Mishi i qenve, më i preferuari në restorantet luksoze në Vietnam

01/11/2014
Qindra qen të sjellë nga vende të ndryshme theren çdo ditë në thertoret e Vietnamit për t'u shpërndarë më pas në restorantet më luksoze të këtij vendi. 

Shumica e qenve sillen në Vietnam nga Tajlanda, ndërsa në këto vendi tregtia e qenve është një biznes shumë fitimprurës. Mishi i qenit preferohen në masë në Vietnam, Kinë, Filipine dhe Kore ndërsa më së shumti përdoret në supë, jani (paçe) dhe hamburger.



“Shuhet” Fadil Kujovska

31/10/2014
Ndahet nga jeta rreth mesnates në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska. 

Mësohet se Kujovska vuante prej 2 vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia ku kishte shkuar për trajtimin e sëmundjes. Interpretimi i fundit i Kujovskës ishte ‘Henri i Gjashtë’.

JETA DHE INTERPRETIMET E AKTORIT FADIL KUJOVSKA
Fadil Kujovska lindi ne Tiranë, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi ne Teatrin e Gjirokastres, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor ne Teatrin Kombetar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Me 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur te Shvejkut ne komedinë e Gjike Kurtiqit ‘Miq te paftuar’, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut ‘Ushtari i mire Shvejk’. Plastika, gjestet dhe mimika, te përpunuara me shije, krijuan gjasa qe ky rol te veteshprehej si duhej ne epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore te aktorit.Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhe Qitapit ne dramën ‘Besa e Madhe’ te M. Markajt. Një vit me pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun e dramën ‘Furrnalta’ te R. Pulahes, me te cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi te dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës, ambiguitetin dhe sensin humoristik. Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij me të goditur, atij të Ser Tobit në komedinë ‘Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë ‘Pas Vdekjes’ të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastiken shprehëse, një të folur prej megalomania qe e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i veçante ka qenë edhe në interpretimin e rolit te Poçarit në dramën ‘Monsetrati’ të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë ‘Karnavalet e Korçës' të S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe ne filma artistikë si dhe në disa filma televizivë, ku veçohet roli i Cukut tek ‘Dy Herë Mat’ (1986), i fotograf Veliut te ‘Historiani’ dhe ‘Kameleoni’ (1989).


Rrathët misteriozë në Jordani 

31/10/2014
12 rrathë misteriozë që mund të shihen vetëm nga ajri dhe të shpërndarë në të gjithtë territorin e Jordanisë kanë tërhequr ndër vite kureshtjen jo e shkencëtarëve. 

Rrethi i parë, i quajtur J1 ëshë zbuluar në vitin 1920. Më pas me kalimin e viteve u zbuluan edhe 11 të tjerët. Disa prej tyre kanë formë të çrregullt, të tjerë kanë një formë gjeometrike perfekte. Teoritë mbi formimin e këtyre rrathëve janë të shumta. Kryesoret janë ato që e lidhin me aktivitetin njerëzor, por nuk mungojnë edhe ato që flasin për një “dorë jashtëtokësore”. Mes atyre që mbështesin dhe i qendrojnë fort teorisë së parë është shkencëtari australian David Kennedy. Ai thotë se duke patur parasysh përbërjen e tokës në Lindjen e Mesme, rrathët janë formuar duke vendosur masa gurësh në mënyrë të çrregullt që më pas kanë zënë vend. “Shumë prej rrathëve janë të çrregullt, por ka prej tyre me një saktësi të madhe gjeometrike”, thotë ai. Kennedy shton se për ndërtimin e disa prej tyre duhet të jetë përdorur një forcë e madhe punëtore, nisur nga madhësia, ndërkohë që sa i përket periudhës kur janë ndërtuar këta rrathë ajo mbetet ende një mister dhe objekt hipotezash. E si për të mos mjaftuar kjo ajo që shton akoma më shumë misterin është zbulimi i dy rrathëve akoma më të mëdhenj pranë Homsit në Siri. Rrathët u kapën nga satelitit Ikonos në 2003-in. Ata janë pranë zhdukjes për shkak të urbanizimit të zonës, por sërish të dukshëm. 

Shtëpia më e vogël në Britani shitet për 275,000 paund

30/10/2014 
Shtëpia më e vogël në Britani është shitur për 275,000 paund.

Kjo shtëpi e veçantë që ka përmasat pesë herë më të vogla së një shtëpi normale është e vendosur në Islington dhe ka një kuzhinë, salon ndjenjeje, dhomë gjumi dhe banjo.E përshkruar si shtëpi unike nga agjentët e shitjeve, ka kaluar pritshmëritë duke u pëlqyer shumë nga njerëzit të cilët kanë dashur ta bëjnë të tyren.
















A ka oqeane të fshehur nëntokë? 

30/10/2014
Njohim më shumë sipërfaqen e Marsit se sa nëntokën tonë. Zbulimi i një guri të ngecur brenda një diamanti ka vënë në pikëpyetje komunitetin e shkencëtarëve për mënyrën e formimit të oqeaneve. 

Teoria kryesore e formimit të tyre është ajo që pretendon se uji në tokë u soll nga kometat. Por shkencëtari Peter Jacobsen i Northwestern University thotë se shkëmbinjtë nëntokësorë të planetit tonë kanë luajtur një rol kryesor.Dilema e tij u shtua me zbulimin e gurit në fjalë, i pasur me silikat magnezi. Jacobson u përpoq të ndërtonte në laborator një gur të tillë, por të gjitha përpjekjet për ta realizuar pa praninëm e ujit dështuan.Pas këtij eksperimenti ai arriti në përfundimin se nëntoka fsheh ujë. Pyetja që shtrohet është sa? Përgjigja ndodhet mijëra metra thellë nën sipërfaqen e Tokës. Brezi i shkëmbinjëve që mund të ndihmojnë në marrjen e një përgjigjje llogaritet në 3 mijë metra. Një distancë e vogël, por njëkohësisht mijëra vite dritë larg për teknologjinë e sotme të njeriut.


Pesë mënyra për të rritur flokët më shpejt 

28/10/2014

Kur flitet për flokët, çdo femër dëshiron që t’i ketë të gjatë dhe të fortë. Por si mund t’i rrisni më shpejt? Më poshtë janë pesë mënyra për të stimuluar rritjen e flokëve tuaj, që nga ushqyerja deri tek “ilaçet” natyrale. 

1. Ushqyerja: Për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të fortë, pa dyshim ata duhen kuruar edhe së brendshmi me një ushqyerje të posaçme. Për t’i rritur më shpejt, mund të konsumoni për shembull vezë: e verdha e vezës është e pasur me biotinë, e cila i bën flokët më të fortë, por edhe të rriten më shpejt. Edhe specat janë aleatë të mirë për flokët tuaj, sepse janë të pasur me vitaminë C, e cila është në gjendje që të forcojë rrënjët e flokut, por edhe çdo fije të tij.Shumë i mirë është edhe salmoni, i cili përmban vitaminë D dhe shumë proteina; avokado është e përsosur për ta aplikuar direkt mbi lëkurën e kokës, për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe të elastinit. Nëse jeni vegjetarianë, dieta juaj duhet të jetë e pasur me bajame. Përveç uljes së kolesterolit, bajamet përmbajnë shumë elemente ushqyese, të nevojshme për rritjen e flokut si vitamina dhe minerale. Frutat e freskëta, sidomos të familjes së agrumeve, janë shumë të rëndësishme.Portokajtë, mandarinat dhe limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, e cila së bashku me hekurin, formon kolagjenin, një komponent i rëndësishëm për flokët e njeriut.
2. Masazhi:Në fakt, ai nënvlerësohet nga shumë njerëz, por në të vërtetë masazhimi i plotë i lëkurës së kokës, kur bëni dush, i oksigjenon më mirë flokët tuaj duke favorizuar rritjen dhe duke ndaluar rënien e tyre. Ndaj, kur të lani flokët, aplikoni mbi ta një maskë ushqyese dhe masazhojeni kokën me majën e gishtave për disa minuta.
3. Shampoja e duhur: Trajtimet e “mrekullueshme” dhe të kushtueshme për të rritur flokët më shpejt, në të vërtetë nuk janë një aleat i mirë për flokët tuaj. Më mirë merrni një shampo forcuese, e cila shmang rënien e flokëve dhe i bën ata më të shëndetshëm dhe më të fortë. Shampoja e duhur është ajo e cila i përshtatet llojit të flokut tuaj, për shembull, për flokë të lyer, të thatë ose të yndyrshëm.
4. “Ilaçet” natyrale: Shpesh, përbërësit natyrorë janë aleatët e vërtetë të bukurisë. Aloe Vera është e duhura për të stimuluar rritjen e flokëve. Ne ju këshillojmë që të përgatisni një përzierje me lëngun e saj me një lugë gjelle vaj ulliri dhe pak mjaltë. Aplikojeni mbi flokë dhe lëreni ashtu për 20 minuta më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë lloj maske, mund ta bëni një herë në javë.
5. Mbrojini flokët: Me mbërritjen e të ftohtit, edhe flokët tuaj kanë nevojë për të qenë të mbrojtur nga temperaturat e ulëta. Për të shmangur ndarjen e fijeve të flokut në dy pjesë dhe rënien gjatë ndërrimit të stinëve, mbrojini ata gjithmonë me një kapuç të butë dhe të ngrohtë dhe mos harroni të përdorni produkte ushqyese që i mbajnë flokët tuaj elastikë.
Kujdes!
Stresi është një ndër shkaktarët kryesorë për mosrritjen, apo edhe rënien e flokëve. Është mirë të informoheni me kohë. Ndaj disa nga veprimet që duhen bërë për të parandaluar këtë rrezik janë: ruajtja e shëndetit, identifikimi në kohë i stresit fizik dhe menaxhimi i stresit emocional.


E gjeni dot njeriun e padukshëm? 

28/10/2014
Nuk bëhet fjalë për ndonjë marifet. Ajo që shihni në foto është reale: artisti kinez Liu Bolin qëndron për orë të tëra përpara sfondeve të ndryshme duke u kthyer në një “njeri të padukshëm”. 

Puna e kamuflazhit që mban firmën e Liu ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e mbarë botës me ekspozita dhe miliona ndjekës në rrjetet sociale. Tani, veprat e tij më të njohura janë mbledhur së bashku edhe në një libër të publikuar në Britani. Kamuflazhin e parë Liu e realizoi në vitin 2005. “Seria e “Fshehjes në Qytet” nisi si shenjë proteste ndaj shkatërrimit të lagjes artistike ku unë punoja”, ka thënë artisti për BBC. “Më pas fillova ta përdorja trupin tim si subjekt zhdukjeje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”, është shprehur ai. Pasi lagjia e tij Suo Jia Cun u shkatërrua për t’i hapur rrugë stadiumeve të Lojrave Olimpike të vitit 2008, Liu protestoi duke u “zhdukur” nëpër rrënoja dhe që prej atëherë arti i tij nuk është ndalur. “Vendosa t’i përdorja veprat e mia si një qëndresë kundër kësaj mizorie. E përdora “Fshehjen në Qytet” si një mënyrë për t’i dhënë zë irritimit tim kundër kësaj masakre të qeverisë”, ka thënë më tej Liu. 


ADN më e hershme e njeriut modern 

24/10/2014
Shkencëtarët kanë kompletuar hartën e plotë të ADN-së se njeriut të sotëm më të hershëm, që ka jetuar në Siberi 45 mijë vite më parë. 

Analizat gjenetike tregojnë se Sapiens dhe Neanderthal u kryqëzuan 50-60 mijë vite më parë dhe “kontributi” gjenetik i këtyre të fundit tek pasardhësit ka qenë më i paktë nga sa besohej deri më tani nga shkencëtarët.Në këtë përfundim ka mbërritur pas analizimit të mbetjeve trupore të zbuluara në Afrikë një grup studiuesish ndërkombëtarë të institutit gjerman “Max Plack”, puna e të cilëve u publikua në revistën “Nature”.Alfredo Coppa, antropolog i “Sapienza” në Romë dhe pjesëmarrës në studim, thotë se bëhet fjalë për një provë tjetër të kryqëzimit të afërt mes Neandertalit me Homo Sapiens. Zbulimi ka ngushtuar edhe harkun kohor kur ka ndodhur ky kryqëzim duke e çuar në 10 mijë vite, pra mes periudhës 60-50 mijë vite më parë. Askush prej antropologëve nuk dyshon tek kryqëzimi i Sapiens me Neandertalin, por debati ishte zhvendosur në periudhën se kur ka ndodhur ky kryqëzim dhe teoritë e studimet e deritanishme sugjeronin një fashë të gjërë kohore, nga 37 mijë deri në 86 mijë vite më parë. 


“Dentistët e trotuareve” të Indisë 

23/10/2015
Në Indi, edhe një person i ulur në trotuar mund të bëhet një shitës perfekt.

 Këtë e dinë mirë pacientët, të cilët kthehen për të vlerësojnë dentistët e rrugëve, pasi këta të fundit kryejnë operacione ndoshta edhe komplekse, por për vetëm pak qindarka. Asnjë poltron të pjerrët për t’u shtrirë, asnjë pajisje elektrike; maksimumi një stol plastik dhe ndonjë palë pincash (piskatore). Por kanë shumë sukses... Në qytetin e Ludhianas për shembull, Surinder Singh, 67 vjeç, pret pacientët e tij prej thuajse 40 vitesh.Nëse je pacient i tij, sekreti është të mbyllësh sytë dhe të shpresosh që gjithçka do të shkojë mirë. Kushtet higjienike në të cilët operojnë dentistët e rrugëve, në shumë qytete të Indisë, janë në limitet e fundit të të njerëzishmes.Gjithsesi, janë të shumtë ata që u drejtohen atyre për një shkulje të thjeshtë apo një zbardhje dhëmbësh. Gjithçka me kosto qindarkash dhe me metoda “mesjetare”.“Doktori i trotuareve” Surinder Singh, vepron nëpër rrugët e Lidhianas, në shtetin e Punjabit. Rreth 40 vjet më parë ka lënë shkollën e mjekësisë dhe ka mësuar artin e stomatologjisë nga i atij i tij.


25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë 

21/10/2014
Ishte 51 vjeç kur vendosi që pas 30 viteve punë si menaxher i tek kompania fluturimeve “Lufthansa” dhe pak para shembjes së Murit të Berlinit, të hiqte dorë nga gjithçka dhe të niste një udhëtim përreth botës me makinë dhe me bashkëshorten e tij të tretë. 

Që prej asaj ditë Gunther Holtorf nuk është ndalur. Në 25 vjet viziton 177 vende të ndryshme të botës, përshkon mbi 900 mijë kilometra me të njëjtën makinë që nga fillimi e deri në fund, ndërkohë që bashkëudhëtaret e tij në këtë aventurë unike kanë ndryshuar.Udhëtimin e nisi nga Afrika me bashkëshorten e tij të tretë Beate. Për 18 muaj me radhë shëtitën Kontinentin e Zi, morën pesë herë malarjen dhe martesa e tyre mori fund.18 muaj udhëtim nuk ishin pak dhe Gunther përfundon në faqet e gazetës “Die Zeit”. Falë famës së marrë pas këtij shkrimi njihet me Christine, një nënë beqare 34 vjeç e cila do të bëhet shoqëruesja e tij në pjesën më të madhe të udhëtimeve. Objektivi i tyre ishte të udhëtonin për 2 vjet, por planet jo gjithmonë zbatohen dhe aventura do të zgjaste shumë më tepër.Makina mbetet e njëjta; një Mercedes 300GD e vitit 1988 e përshtatur modestisht edhe për të gatuar e fjetur. Christine e pagëzoi me emrin “Otto”.Në vitin 1993 në Afrikë Gunther arrin 100 mijë kilometra të përshkuara, ndërsa në 1998 në Amerikan e Jugut kjo shifër dyfishohet. 500 mijë kilometrat do të arrihen në Kazakistan.Në vitin 2003 Christine diagnostikohet me tumor. Sëmundja e detyron të braktisë aventurën dhe në krah të Gunther vihet Martin, djali i Christine që sot është 27 vjeç.Pas vdekjes së Christinë në 2010, Gunther adopton Martin si djalin e tij dhe së bashku udhëtojnë në Lindje; Sri Lanka, Kinë, Koreja e Veriut, Vietnami dhe Kamboxhia. Pjesë e udhëtimit të tij ishte edhe një etapë në Hollywood. Për t’u siguruar që “Otto” të mos e braktiste në mes të rrugës, Gunther mbante gjithmonë me vete 400 pjesë këmbimi, por motori asnjëherë nuk është prekur, është ai origjinali i fabrikës. Tani që udhëtimi ka përfunduar “Otto” u rikthye në shtëpi si pjesë e muzeut të Mercedes në Shtutgart. 

Zbulohen dy letra të reja të Bonapartit

20/10/2014
Në tekste të ndryshme historike, duke iu referuar kohës së Ali Pashë Tepelenës, shpesh autorë të ndryshëm shqiptarë u janë referuar korrespondencave të Napoleon Bonapartit me pashain e Janinës si dhe diplomacisë së këtij pashai. 

Por a është eksploruar gjithçka mbi Shqipërinë në kohën napoleoniane dhe kontributin e tij veçanërisht për veriun shqiptar? Kur u drejtohesh marrëdhënieve të Napoleonit me Shqipërinë dhe shqiptarët, njëherësh të vjen në mendje se një ekspozitë eksploruese në Muzeun Kombëtar do të na jepte mundësinë për të hedhur më shumë dritë dhe me dokumente origjinale rreth kësaj figure. Madje, kjo do të sillte rrjedhimisht dhe atë që kjo marrëdhënie të zinte një kënd të veçantë në stendat e muzeut historik. Padyshim që letra dërguar vëllait të pashait të Shkodrës Karamahmut Pashës është nga më domethënëset… Madje, shumë detaje dhe burime të shkruara na shtyjnë të besojmë se Napoleon Bonaparti ka qenë edhe në Shqipëri. Gjatë "Fushatës se Spanjës", në një çast kur sapo ka hyrë në tokën spanjolle, në fshatin Vergara, në rrugën që të çonte drejt Tolosa-s, Napoleoni kishte shkruar në ditarin e tij: "Rruga, është e keqe. Fshatarët të kallin frikën dhe kanë në kokë një kapuç të çuditshëm. Të gjithë janë të veshur me guna të errëta dhe kanë këpucë si ato të shqiptarëve...". Kjo dëshmi përvijohet dhe nga ajo që shkruan kronisti i Napoleonit, Las Casas kur shkruan në ditët kur perandori ishte internuar në ishullin e Shën Helenës: "Shkova dhe e takova në kopësht ku qëndronte akoma. Vazhdonte të ishte i trishtë, indiferent dhe disi i hutuar. Bertrandit (mareshallit) i tregoi për qëndrimin e tij në Konstantinopojë në vitin 1796, udhëtimin në Athinë dhe kthimin e tij përmes Shqipërisë. Folën shumë për sulltanin Selim i III-të..." 


“Forbes”: Michael Jackson, artisti me më shumë fitime pas vdekjes


17/10/2014
Sipas revistës “Forbes”, mbreti i muzikës pop Michael Jackson është artisti me më shumë të ardhura dhe fitime pas vdekjes. 

Pesë vjet nga vdekja e tij, Jackson ka fituar vetëm vitin e kaluar, 140 milion dollarë, dy herë me shumë se Elvis Presley i cili vdiq në vitin 1977. Ky është viti i dytë me radhë që Jackson shpallet nga “Forbes” si artisti me më shume përfitime financiare pas vdekjes. Edhe për sa ishte gjallë, Michael Jackson ka qenë artisti më i paguar, ndërsa rekordet e shitjeve të albumeve të tij nuk kanë arritur as sot që të thyhen nga ndonjë artist tjetër, megjithatë mbreti i Popit njihej si një person që shpenzonte shuma marramendëse brenda një ditë. 


Profili i femrave që mbajnë mbiemrin e tyre

16/10/2014 
Jo pak vajza qëndrojnë zgjuar natën para dasmës së tyre duke u përpjekur të marrin një vendim nëse duhet të mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë apo atë të bashkëshortit! 

Kjo gjë është edhe më e vështirë nëse martesa vjen pasi femra ka ndërtuar një karrierrë sepse mund të çojë në konfuzion kolegët, klientët apo lexuesit.Por, cili është profili  i grave të cilat zgjedhin të mbajnë mbiemrin e tyre?Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Names: A Journal of onomastics”. Gratë e arsimuara në profesione me të ardhura të larta tentojnë më shumë të mbajnë mbiemrat e tyre të vajzërisë. Gratë në fusha profesionale të tilla si mjekësi, art apo argëtim janë më të prirura për ta bërë këtë.Mosha bën një dallim shumë të madh. Studimi tregoi se gratë, të cilat ishin martuar në moshën 35-39 vjeçare ishin 6,4 herë më shumë të prirura për të mbajtur emrat e tyre sesa ato që ishin martuar në moshën 20-24 vjeçare.Sipas një studimi holandez, gratë që mbajnë mbiemrat e tyre shihen si më ambicioze ndërsa ato që marrin mbiemrin e bashkëshortit gjykohen si më të dashura, emocionale dhe më të varura.


Flanagan fiton çmimin ”The Man Booker Prize” 2014

15/10/2014
Romancieri australian, Richard Flanagan fitoi çmimin prestigjioz ”The Man Booker Prize” për librin “The Narrow Road to the Deep North”, i frymëzuar nga eksperienca e babait të tij si i burgosur në luftën e japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Vepra tregon historinë e Dorrigo Evans, një kirurg i ndaluar në një kamp pune të ushtrisë japoneze në linjën e hekurudhës mes Tajlandës dhe Birmanisë, njohur si ”hekurudha e vdekjes”.“Dy temat e mëdha që prej origjinës së letërsisë janë dashuria dhe lufta. Ky është një roman i mrekullueshëm mbi dashurinë dhe luftën”, deklaroi Anthony Grayling, president i jurisç gjatë dhënies së çmimit në Londër. ”Është libri që Richard Flanagan kishte lindur të për skruar”, theksoi ai. Richard Flanagan, 53 vjeç, është australiani i tretë që fiton çmimin ”The Man Booker Prize”, që përfshin një trofe dhe një shumë prej 50 000 stërlinash (63 000 euro). Flanagan ka studiuar për letërsi në universitetin e Oxford-it, ku hyri me një bursë studimi pas la shkollën në moshën 16-vjeçare. Ai ka shkruar libra historik para se të kalonte në vepra artistike. ”The Man Booker Prize” është një prej çmimeve më prestigjiozë të letërsisë në botë.


Intervistat për punë, 5 këshillat që duhet të ndiqni

14/10/2014
Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune e dinë se një përshkrim i kualifikimeve të rëndësishme do t’i bëjë përshtypje përfaqësuesve të Burimeve Njerëzore. 

Tashmë një dokument i thjeshtë në Word, ku ti liston të gjithë arritjet e tua mund të mos jetë veprimi i duhur për të rënë në sy të tyre. ‘Sot, paraqitja e një rezymeje është po aq e rëndësishme sa dhe përmbajtja e saj, veçanërisht kur aplikoni për pozicione që lidhjen me krijimtarinë. Punëmarrësit duan të krijojnë një ide jo vetëm për aftësitë e personit, por edhe për vëmendjen e tij ndaj detajeve dhe nivelit të kreativitetit.”
Mos ji kurrë “i papunësuar”:
“Të papunësuarit që kërkojnë punë duhet të gjejnë diçka produktive për të bërë, ndërkohë që janë në kërkim të një pune. Për shembull, ata mund të jenë vullnetarë në organizata bamirëse ose jofitimprurëse, ose të kërkojnë të punësohen për projekte të vogla. Disa punëkërkues punojnë si të pavarur, ndërkohë që të tjerët zgjedhin të punojnë në supermarketet e lagjes ose dyqane të vogla. Përveç përfitimeve financiare, këto punë ju mundësojnë krijimin e njohjeve, që mund të jenë të rëndësishme ndërkohë që kërkoni një punë të mirëfilltë. 
Jini të sinqertë: 
Nëse një punëdhënës ju pyet për një punë në të cilën nuk keni pasur një eksperiencë shumë pozitive, gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni ose të t’i shmangeni bisedës. Një intervistues i mirë e dallon menjëherë nëse ata po tregohen të sinqertë për eksperiencat e mëparshme të punës ose për interesin që kanë në punën për të cilën kanë aplikuar. Jam më shumë i gatshëm të punësoj një person që tregohet i sinqertë për një njollë ne CV-në e tij, sesa njërin që përpiqet ta mbulojë. 
Përgatituni për pyetjet e momentit:
Pyetjet standarde për të cilat na kanë thënë të përgatitemi si “Më flit për veten” ose “Cila është dobësia jote më e madhe?” mund të shfaqen gjatë intervistës. Por menaxherët e punësimit po i drejtohen gjithnjë e më shumë pyetjeve të momentit, ndaj së cilave kandidati nuk mund të japë një përgjigje të gatshme. Intervistuesi jep një skenë të caktuar të mundshme dhe pyet të intervistuarin se si do të reagonte ai. Megjithëse punëkërkuesit mund të praktikohen për këto pyetje. Një intervistues i vendosur mund të gjejë një mënyrë tjetër për të mbledhur sa më shumë informacion mbi kandidatin. 
Trego personalitetin tënd: 
Ndërkohë që të bërit shaka ose të sillesh familjar me punëdhënësit e mundshëm mund të mos jetë një ide shumë e mirë. Shfaqja e personalitetit në masën e duhur nuk bën keq. Gjatë intervistave, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të tregosh personalitetin. Krahas arritjeve dhe aftësive të tua, punëmarrësit duan të dinë edhe nëse ju përshtateni me kulturën e kompanisë si dhe me punonjësit ekzistues.


Kryeveprat e Van Gog, Da Vinçit dhe Matisses në Luvrin e Abu Dabit

13/10/2014
Kryeveprat e Leonardo da Vincit, Vincent Van Gogh, Claude Monet, Henri Matisse dhe Andy Wahrol bëjnë pjesë mes 300 veprave që do të jepen përkohësisht nga 13 muze francezë për hapjen e muzeut Luvri i Abu Dabit, njoftoi sot emirati. 

”Komunikata, që publikon dhënien e përkohshme të këtyre veprave të jashtëzakonshme, nuk jep detaje për inaugurimin e muzeut të ndërtuar nga arkitekti, Jean Nouvel, por dhjetori 2015 mbetet objektivi i autoriteteve”, theksuan burime franceze. "Rreth 300 kryevepra që vijnë nga institucionet më të mëdha franceze do të paraqiten përkrah koleksionit të muzeut në vitin e hapjes”, theksoi Emirati. Këto vepra do të kompletojnë koleksionin duke ilustruar aktivitetin universal të muzeut Luvri i Abu Dabit. Mes veprave bëjnë pjesë “La Belle Ferronniere” (Hekurpunuesja e Bukur) e Leonardo da Vinçit, që vjen nga muzeu i Luvrit, ”Autoportrait” (Autoportret’) nga Vincent Van Gog (muzeu i Orseit), “La Nature morte au Magnolia” (Natyra e vdekur në Magnolia) nga Henri Matisse (Qendra Pompidu), “La gare Saint-Lazare” (Stacioni Saint-Lazare) nga Claude Monet (Orsei), një statujë kolosale e mbretit Ramses II (Luvër) dhe një vepër e Andy Warhol 1968 (Big Electric Chair), marrë nga Qendra Pompidu.


11 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Vajzave

11/10/2014
Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave. 

Më 19 dhjetor të vitit 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Rezolutën 66/170, me të cilën ka shpallur 11 tetorin Ditë Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo ditë ka për qëllim të njohë të drejtat e vajzave dhe sfidat me të cilat përballen ato. Tema e këtij viti është “Fuqizimi i vajzave adoleshente: Fundi i ciklit të dhunës”. 



Jo Papa Francesku, por Malala 17 vjec fituese e Nobelit të Paqës

10/10/2014
Sot, në Oslo të Norvegjisë, u shpall sot fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2014. 

Vajza pakistaneze Malala Yousafzai rrembeu cmimin e Nobelit per Paqen duke lene pas, Edward Snowden dhe Papa Françeskun. 17-vjecarja Yousafzai, ka bërë fushatë kundër shfrytëzimit të vajzave nga talibanët, dhe është goditur në kokë me armë zjarri nga grup në vitin 2012. Fituesja merr, 1.1 milion dollarë.Snowden ka ekspozuar mbikëqyrjen masive amerikane në verën e vitit 2013. Papa Françesku, është shpallur kampion për vizitat e tij të shpeshta ndaj të varfërve dhe të pastrehëvve, duke kërkuar zhvillim dhe mbrojtje për ta. 


“Hëna e përgjakur” 

08/10/2014
Orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë mirëpriten “Hënën e përgjakur” ose të quajtur ndryshe eklipsin hënor që përkon me daljen e diellit. 

Kjo pamje e rrallë kozmike në të vërtetë nuk duhet të jetë e mundur, pasi Dielli dhe Hëna janë përkatësisht 180 gradë larg nga njëra-tjetra. Por, është shtresa e atmosferës së Tokës ajo e cila një herë në vit të lejon të depërtosh qiellin me sy të lirë.Eklipsi hënor ka pesë faza dhe do të zhvillohet gjatë një periudhe prej afërsisht tre orësh, por për Tokën ajo do të jetë e dukshme për më pak se dhjetë minuta, por gjithçka në varësi të vendndodhjes.Të cilësuar si njerëzit me fat që do shijojnë këtë pamje janë ata të bregut lindor të Amerikës dhe Australisë, gjithashtu edhe Oqeani Paqësor do të ndriçohet nga “Blood Moon”. Por, ata që do humbin këtë pamje të rrallë do mund të shohin eklipsin total diellor të marsit në vitin e ardhshëm.


“Yahoo Travel”, studim për makiaton më të mirë 
08/10/2014
A e dini se ku pihet makiatoja më e mirë në botë? Shumë prej jush e kanë përgjigjen në majë të gjuhës: në Itali! Gaboheni që të gjithë! 

Tashmë makiaton më të mirë mund ta pini në Kosovë, madje edhe në vendet më të zakonshme të saj, siç mund të jetë një kafene modeste pranë një pike karburanti.Të paktën kështu thotë Jo Piazza, redaktorja e “Yahoo Travel”, faqes prestigjioze online, që udhëton në vendet e botës në kërkim të së veçantës, duke promovuar turizmin.“Mburrja me makiaton më të mirë është një zakon i vjetër kombëtar në Kosovë”, shkruan Piazza në editorialin e saj. “Kudo që të jesh, nuk ka rëndësi se ku, ju do të gjeni një makiato shumë më të mirë se sa ajo italiane”, - i ka rrëfyer një kamarier gazetares, gjatë qëndrimit të saj në një hotel në qytetin e Gjakovës.“Sekreti”, sipas të intervistuarve, qëndron te fakti se italianët thjesht përziejnë qumështin me kafenë. Ndërsa në Kosovë, qumështi zihet dhe në sipërfaqe krijohet një shtresë e shijshme kremoze.Dhe, si për të bërë “avokaten e djallit”, Piazza ka provokuar njerëzit, që kanë bërë guidën për të në Kosovë. “Italianët shpikën makiaton. Çfarë keni ju më shumë se makiatoja italiane?”“Është çështje kreativiteti. E kreativitetit tonë. Makiatoja jonë është thjesht perfekte. Ne kemi shkumën perfekte, të cilën e bëjmë nëpërmjet makinës së ekspresit”, argumentojnë kosovarët.Makinat e ekspresit janë një biznes i madh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato janë kudo. Mund të porosisësh një makiato në çdo zonë të Kosovës: në një pikë karburanti, në një rrugë fshati, por dhe në një zonë urbane.Dhe ato kushtojnë shumë lirë, më pak se një euro për filxhan. Makiato kosovare u lë shije të mirë të gjithëve, madje edhe italianëve që e provojnë... 


Treshja japoneze fiton Nobelin për fizikën 

07/10/2014
Çmimi Nobel për fizikën për vitin 2014 i është dhënë treshes së shkencëtarëve në Japoni dhe SHBA për shpikjen e dritës blu që emeton diodë e që shkurt njihet si LED (light emitting diodes). 

Profesorët Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shiji Nakamura krijuan dritën në fjalë në fillim të viteve ’90. Duke kombinuar dritën blu me ato ekzistuese të kuqe dhe jeshile mundësohet një brez i ri energjie efikase, e fuqishme dhe me kosto të ulët për llampa të bardha. Fituesit u emëruan në një konferencë shtypi në Suedi dhe i shtohen listës prestigjoze prej 196 fizikantësh të njohur që prej vitit 1901. Profesori Nakamura, që për shkak të ndryshimit orar mes Suedisë dhe Japonisë ishte në gjum kur u dha çmimi, u shpreh: “Është e pabesueshme!”. Duke bërë njoftimin, juria e vuri theksin tek dobishmëria e shpikjes, duke shtuar se çmimet Nobel jepen si njohje e zhvillimeve që i sjellin të mira njerëzimit. “Këto shpikje do ta gëzonin pa masë Alfred Nobelin”, deklaroi profesori Olle Inganas, anëtar i komitetit të çmimeve nga Universiteti i Linkopingut. 













Kungulli 630 kilogramësh, rekord i ri i një ekspozite në Kroaci

07/10/2014
Një kungull 630 kilogramësh ka fituar garën e ekspozitës së pestë ndërkombatere në Tovarnik, Kroaci. 

Po nga ky shtet është kultivuesi, i cili në kopshtin e tij ka 50 lloje kungujsh, Tomislav Gjurgjeviç (Tomislav Ðurðeviæ) nga Vishkovci afër Gjakovos. Në peshoren e organizatorëve për deri 500 gilogramë nuk mund të matej kungulli gjigant, prandaj u dërgua të peshohet në kooperatëvin bujqësore, kanë bërë të ditur mediat kroate. Në ekspozitë, vitet e shkuara, kungujt peshonin 200 deri 300 kilogramë, deri vjet kur rekordi ishte 540. Tomislav Gjurgjeviç edhe vjet mbante rekordin me kungullin prej 540 kilogramësh.

Peshku me dhëmbë njeriu 

06/10/2014
Një peshkatar rus ka kapur një peshk me dhëmbë si të njeriut. 

50-vjeçari Aleks Korobov nga Arkhangelsku ka zënë peshkun e çuditshëm në lumin Dvina. “Më bëri përshtypje goja e tij. Kur e hapa, pashë që kishte dhëmbë njeriu. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha peshkatari, i cili menjëherë shkoi t’ia tregonte shokëve peshkun e rrallë që kishte kapur.Një nga miqtë e tij, 60-vjeçari Anton Efimov, tha: “E dimë që Aleksi ka qejf të na tregojë histori të habitshme dhe fillimisht menduam se po i flet pija. Por, kur na e tregoi peshkun dhe e pamë me sytë tanë, u shokuam. Kurrë nuk kishim parë një peshk me dhëmbë njeriu.”Eksperti Gennady Dvorykankin shpjegon: “Mendoj se është një piranja që ushqehet me bimë, jo nga ata që hanë mish që shihen nëpër filma. Nuk ka mundësi të ketë ardhur vetë nga ujërat tropikale në ujërat tona, kështu që mendoj se është hedhur në lumin Dvina nga një pronar peshqish ekzotikë.”


Revista sllovene “Gostinec” promovon imazhin e Shqipërisë

03/10/2014
Shqipëria turistike, dhe jo vetëm, është promovuar gjerësisht nga Revista sllovene “Gostinec” në numrin e saj të radhës shator-tetor. 

Artikulli prej katër faqesh që i kushtohet Shqipërisë është pjesë e rubrikës “Të njohim vendet e tjerë”. Shkrimi titullohet “Albanija” dhe shoqërohet me fotografi të qyteteve si dhe të kulinarisë shqiptare. Artikulli ka një karakter gjithëpërfshirës, i cili trajton historinë e Shqipërisë, duke u ndalur më tej tek kultura shqiptare, mikpritja, nocioni i besës etj. Revista sllovene i ka kushtuar jo pak vëmëndje edhe kulinarisë shqiptare, me ushqimet tradicionale që të ofrojnë qytetet kryesore, të shoqëruara me shpjegime të veçanta dhe me disa fotografi. Botimi i shkrimit për Shqipërinë erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni, Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike dhe Publike në MPJ si dhe me Redaksinë e Revistës “Gostinec”.


Ja cilat janë këpucët “shpëtimtare” të këtij sezoni


02/10/2014 
Lëkure ose kamosh, me aksesorë ose me ngjyra të çelëta, me takë apo të sheshta, kjo nuk ka shumë rëndësi për këpucët që ju duhet të keni në stinën e vjeshtës ose të dimrit.

Ato që ju duhen janë këpucë me qafë deri në kyçi i këmbës. Sipas firmave të njohura Chanel, Chloe, Zara, H&M, Topshop këto lloj këpucësh do jenë shpëtimtare për çdolloj veshjeje që ju do keni gjatë kohës së ftohtë.Me fustane, me xhinse, me kombinime me funde dhe geta, këpucët deri të kyçi i këmbës janë të përshtatshme që ju të keni një veshje të modës dhe me stil.


Sfilatat më të bukura të modës në Paris

29/09/2014
Jemi në atmosferën e sfilatave të modës në botë ku stilistët më në zë kanë bërë paraqitjen e tyre në Nju Jork, Paris e Milano.

Por ja ku ju sjellim shfaqjet më të bukura të të gjitha kohërave të cilat janë mbajtur mend gjatë në kujtesën e fanatikëve të modës në pasaretal e Parisit.











Spiunët më famëkëqinj, Mata Hari

27/09/2014
Mata Hari mund të jetë një nga agjentët e dyfishtë më të famshëm të historisë, por ajo nuk ishte një agjente e mirë. 

“Sekretet” që ajo fitoi nga burimet rivale gjermane dhe franceze ishin zakonisht lajme të vjetra. Aftësitë e saj në të vërtetë, me sa duket, ishin me shumë një bindje personale. Lindur Margaretha Zelle në një familje të pasur holandeze që u gjend në kohë të vështira, ajo u nis si kuti postale për tek të afërmit, përfundimisht u martua me një burrë të ashpër disa vjet më i madh se ajo dhe duroi vite të tërë abuzime. Në momentin që ajo po i qasej të 30-ve, ishte e divorcuar, jetonte në Paris duke e quajtur veten Mata Hari, që do të thotë “syri i agimit” në Malajzisht. Ajo e rizbuloi veten si një balerinë tempulli nga India. Nga 1905-1912, Hari u bë e njohur duke iu kthyer striptizmit në një formë teatrale arti. Megjithatë, për shkak të moshës së saj dhe peshës së rritur, ajo u zhvendos nga balerin ekzotike në Kurtizane. Një nga përkrahësit e saj të pasur francezë e rekrutoi atë t’i futej në shtrat një oficeri gjerman dhe të gjente sekretet e tij, në këmbim të parave. Por oficerit i hipi dyshimi dhe e ushqeu me informata të vjetra. Ndërkohë francezët kapën një mesazh nga Gjermania me emrin e koduar të Harit, i cili i bëri të besojnë se ajo ishte gjithashtu spiune për Gjermaninë. Hari u arrestua dhe u mbajt në një burg francez, ku një publik kurioz ndenjti në radhë nëpër rrugë për të kapur një pamje të saj gjatë gjykimit. Ajo u dënua me vdekje për tradhëti dhe u nxorr nga qelia e saj, me krye të mbajtura lartë duke refuzuar të mbante një maskë. Me të parë një skuadër pushkatimi me 12-burra, ajo u fryu atyre një puthje, para se ta qëllonin. Mata Hari u vra në vitin 1917.

Sushi vdekjeprurës? Shikoni çfarë ka në trupin e kinezit!

27/09/2014
Këto foto tronditëse tregojnë se si trupi i një njeriu u mbush me shirite pasi ka konsumuar sushi.

Bëhet fjalë për një kinez të fiksuar pas sushit, i cili kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme gjatë një banketi. Por pas kësaj ai ka filluar të ketë probleme me lëkurën si dhe ka pasur dhimbje të forta stomaku, prandaj është detyruar të shkojë tek mjeku.Pas vizitës, ka qenë skaneri ai që ka treguar se trupi i kinezit ishte i mbushur me shirita të vegjël, të cilët janë vdekjeprurës nëse rriten brenda trupit të njeriut. Mjekët e Provincës Guangdong në Kinën lindore deklarojnë se ky person ka konsumuar mish peshku të papërpunuar por që ka qenë më herët i kontaminuar nga shiriti. Kujtojmë se shiriti ka aftësi të rritet brenda zorrëve të njerëzve, deri në 15 metra. Fillimisht ky lloj infeksioni nuk kuptohet, por kur lëshon vezë në trupin e njeriut, ato bëhen larva dhe infektojnë pjesët e tjera të trupit. Larvat janë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë vdekjen e njeriut pasi ushqehen me pjesë të organeve të tij Mjekët thonë gjithashtu se konsumi i peshkut të papërpunuara ose të papjekur mund të shkaktojë një numër të madh infeksionesh parazitare.


Aroma e trupit tregon edhe moshën

26/09/2014
Nëse e ke te vështirë qe te marrësh me mend moshën e një personi, do te mjaftonte qe te nuhasni trupin e tij. 

Aroma e trupit ndryshon me kalimin e moshës. Duke shfrytëzuar këtë, mund te arrihet madje edhe ne përcaktimin e moshës. Aroma e njeriut është rrjedhoje e disa faktorëve te ndryshëm dhe ajo përcaktohet prej aktivitetit bakterial, substancave te prodhuara nga gjëndrat dhjamore dhe te djersitjes, nga ushqimi, dhe ajo ndryshon me kalimin e viteve. Një studimi botuar edhe ne revistën PloSOne, tregon se duke u nisur nga aroma e trupit jemi ne gjendje te përcaktojmë edhe moshën e njeriut. Eksperimenti qe e ka vërtetuar këtë është nisur nga këmishët e disa vullnetareve te cilët i kane mbajtur ato te veshura për 5 dite rresht. Një grup tjetër personash është ftuar me pas për te nuhatur këmishët dhe treguar moshën e secilit prej tyre. Përgjigjet kane rezultuar te jene shume te sakta. Nisur nga ideja e njohur se me te moshuarit kane një arome me te rende te trupit, sigurisht qe një gjë e tille nuk ka qene e vështirë. 


Dinosauri me hundë të stërmadhe 

25/09/2014
Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se kanë identifikuar një specie të re dinosauri, me hundë të stërmadhe, sipas karakteristikave të së cilës edhe është quajtur. 

Fosilet e “Rhinorex Condrupus” (ose Mbreti Hundë) janë zbuluar në vitet ’90, por antropologët asnjëherë nuk mundën që t’i bëjnë bashkë këto pjesë për të kuptuar strukturën e kafshës prehistorike dhe fosilet u vendosën në “Brigham Young University” ku u harruan për vite me radhë.Së fundmi një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Karolinës dhe i Muzeut të Paleontologjisë në Brigham mundën të bëjnë bashkë këto pjesë dhe thonë se kanë arritur në përfundimin që bëhet fjalë për një dinosaur të pahasur deri më tani.Ata thonë se struktura sugjeron se ky dinosaur ka patur proporcionin më të zhdrejtë mes hundës dhe pjesës tjetër të trupit në gjithë historinë e tokës…të paktën sa njohim ne. Funksioni i kësaj të stërmadhe mbetet ende mister.“Nuk e kemi idenë se çfarë funksioni kishte kjo hundë dhe po punojmë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe shumë pyetjeve të tjera që rrethojnë me mister këtë kafshë”, thotë Terry Gates, udhëheqës i studimit.Ajo që studiuesit kanë mundur të zbulojnë deri më tani është se “Rhinorex Condrupus” jetonte në terë dhe ishte barngrënës. Vendi ku u gjetën mbetjet fosile të tij, sipas shkencëtarëve, tregojnë se kafsha është tërhequr në ujë me forcë, me shumë gjasa nga një “stërgjysh” i krokodilëve të sotëm. 

Si duhet të mësojë fëmija?

24/09/2014
Prindërit dhe mësuesit i këshillojnë fëmijët të shkojnë në dhomën e tyre dhe të mësojnë, sepse kështu bëhen më të suksesshëm. 

Por, të gjithë harrojnë diçka dhe ajo është mosbërja e pyetjes “si duhet të mësojë?” dhe mosmarrja e asnjë përgjigjeje. Nëse nxënësi nuk ka arritur rezultate të kënaqshme në gjysmëvjetorin e parë, atëherë ai duhet të ndryshojë taktikë dhe të mbajë fjalën e dhënë në përmirësimin e notave. Në procesin e arsimimit nuk ekziston një këshillë e përshtatshme për të gjithë apo këshillë e përgjithshme. Prindërit vazhdimisht i nxisin fëmijët të mësojnë sa më shumë, por nuk u tregojnë mënyrën sesi duhet të mësojnë. Nxënësit ndryshojnë nga njëri-tjetri në mënyrat e të mësuarit, veçoritë karakteristike, zgjuarsia. Prandaj, në vend të dhënies së këshillave, në fillim duhet të bëjmë një analizë të hollësishme të fëmijës, ta njohim atë, nivelin e zgjuarsisë, veçoritë karakteristike dhe stilin e mësimit. Para se fëmija të fillojë mësimin duhet treguar kujdes ndaj mjedisit ku ai mëson. Duhen zgjedhur vende të thjeshta, jo shumë të rënduara, në vend të mjediseve të mbushura me materiale vizive apo zhurmë. Të përzgjidhen vende të ajrosura mirë dhe me temperaturë normale. Tavolina e mësimit duhet të përshtatet me veçoritë biologjike të nxënësit. Karrigia apo kolltuku nuk duhet të jetë shumë i rehatshëm. Të jetë i përshtatshëm për t’u ulur dhe jo për të fjetur. Fëmija duhet të mësojë i ulur në karrige dhe jo shtrirë. Të qëndrojë larg zhurmës, televizorit apo telefonit. Dhoma e mësimit nuk është salloni apo vendi para televizorit. Pra, nxënësi nuk mund të mësojë kur radioja, televizori apo kompjuteri janë ndezur. Dhe ata që thonë “unë mësoj në zhurmë” gënjejnë veten. Mësimet e filluara pa asnjë qëllim nuk do të japin rezultat. Mësimi duhet të fillohet që në drekë dhe të realizohet në trajtë periodash që zgjasin 45-50 minuta, duke marrë parasysh dhe ndryshimet individuale.


Komedia muzikore “Vincent”, 125 vjet pas vdekjes së Van Goghut

24/09/2014
Një komedi muzikore mbi piktorin me vesh të prerë, Vincent van Gogh, do të shfaqet në vitin 2015 në kuadrin e përvjetorit të vdekjes së tij në jug të Francës, 125 vite më parë, njoftuan organizatorët.  

“Premiera do të shfaqet në vjeshtë të 2015-ës”, njoftoi Martine Willekens, zëdhënës i fondacionit ” Van Gogh Europë”, që do të organizojë me këtë rast me dhjetëra evenimente në Holandë, Belgjikë dhe Francë. E quajtur thjesht “Vincent”, kjo komedi muzikore do të krijohet nga Albert Verlinde, një producente holandeze dhe do të përshkruajë jetën dhe punën e piktorit. “Veprat e Vincent van Goghut këtu do të marrin jetë në mënyrë jokonvencionale”, shtoi Willekens, duke refuzuar të japë më shumë detaje mbi këtë projekt. Aktori që do të luajë rolin kryesor ende nuk është zgjedhur. I lindur në Holandë në mars 1853, Vincent van Gogh, u vendos në vitin 1886 në Paris ku u influencua nga impresionizmi. Ai vdiq në Francë më 29 korrik 1990.


Njihuni me vendin ku një filxhan çaj kushton 180 paund

23/09/2014
Ky filxhan çaji kushton plot 180 paund. Përveç se është i një cilësie super të mirë ja disa nga veçantitë e tij.

Është filxhan çaji princërish në Mbretërinë e Bashkuar dhe është në shitje në restorant Royal Kina Club në qendër të Londrës. Çaj, i njohur si “PAO HONH” apo mantel perandorak i kuq, ka gjethe që pjekura për 80 vjet dhe janë tëziera në 95 gradë C. Shërbyer tradicionalisht mysafirëve të ndershëm të Orientit, kjo pije është e shtrenjtë por ia vlen për veçantinë e saj dhe shijen unike. “Është si një shishe shampanjë Dom Perignon,” tha eksperti i çajit Jason Chan, menaxher i marketingut në restorant Baker Street. 


Prejardhja e europianëve? Prej tri fiseve antike... 

19/09/2014
Grupi genetik i Europës moderne është formuar pasi 3 popullsi antike u përzienë përpara 7 mijë vitesh, bën të ditur një raport i revistës “Nature”. 

Gjuetarët me sy bojëqielli dhe zeshkanë u përzien me fermerët me sy kafe dhe lëkurë më të zbehtë, teksa këta të fundit mbërritën në Europë nga Lindja e Afërt.Por, një tjetër popullsi e mistershme, me rrënjë siberiane, ka kontribuar gjithashtu në peizazhin genetik të kontinentit të vjetër.Gjetjet e studimit janë të bazuara në analizimin e genomeve të 9 fiseve europiane antike.Agrikultura e ka origjinën në Lindjen e Afërt, në atë që sot është Siri, Irak apo Izrael, përpara se të zgjerohej në Europë rreth 7500 vite më parë.Prova të shumta tregojnë se kjo mënyrë e re jetese u përhap jo vetëm përmes shkëmbimit të ideve, por edhe prej një vale të gjerë migrimi, që u shumuan me indigjenët europianë, grumbuj gjuetarësh me të cilët u përballën në rrugë e sipër.Por, supozimet mbi origjinën europiane janë bazuar kryesisht në modelet genetike të popujve që jetojnë ende sot. Shkenca e analizimit genomik të ADN-së, nga eshtrat antike, ka vënë përpara testimit disa prej teorive mbizotëruese, duke sjellë edhe disa surpriza.ADN-ja genomike përmban instruksione biokimike për krijimin e një qenieje njerëzore dhe gjendet brenda bërthamave të qelizave tona.Në studimin e fundit, shkencëtarë nga Shkolla Mjekësore e Harvardit kanë studiuar genomet e 7 grupeve të gjuetarëve nga Skandinavia, 1 grupi eshtrat e të cilit u gjetën në një varr në Luksemburg, si dhe një fermeri të hershëm nga Shtutgarti në Gjermani.Gjuetarët erdhën në Europë mijëra vite përpara mbërritjes së agrikulturës, duke u akomoduar mes refugjatëve jugorë gjatë epokës së akullt, e më pas u zgjeruan gjatë një periudhe të quajtur Mesolitik, pasi akujt u shkrinë dhe u tërhoqën nga Europa qendrore dhe veriore.Genet e tyre jetojnë edhe sot mes europianëve modernë, në një shkallë shumë më të gjerë në Verilindje, se sa në Jug.Genomi i fermerëve të hershëm tregon gjurmë tërësisht të ndryshme. Profili genetik i tyre është tepër i përshtatshëm me popujt modern në Sardenjë, duke pasur shumë ndryshime nga gjuetarët indigjenë. Banorët e Sardenjës përfaqësojnë një popullsi të fermerëve të hershëm, të cilët u izoluan në ishullin mesdhetar, e më pas u ndikuan shumë pak nga migrimet e mëvonshme që ndryshuan pjesën tjetër të Europës.


Java e modës në Milano, eventi përmes fotografive

18/09/2014
Dje nisi Java e Modës në Milano. Në këtë event të rëndësishëm që ndiqet në mbarë botën kanë mbizotëruar kapelat dhe trendi me make up të lehtë, sepse veshja dhe ngjyrat shtojnë hijeshinë që reflektohet dukshëm dhe në fytyra. 

Java e modës është një event i industrisë së modës që zgjat rreth një javë dhe që u jep mundësi stilistëve dhe shtëpive të modës të prezantojnë koleksionet e tyre të fundit, ndërsa publiku ka mundësi të njihet me tendencat e fundit. Javët e modës më të rëndësishme janë ato që mbahen në të ashtuquajturat “kryeqytete të modës” Milano, Paris, Londër, Nju Jork dhe Berlin. Që në fillim të viteve 2000, javët e modës u përhapën në disa vende të botës. Disa prej tyre përfaqësojnë prezantime të produkteve specifike. Për shembull, java e modës në Majemi u dedikohet kostumeve të plazhit, ndërsa java e modës që mbahet në Portland, u dedikohet sfilatave ekologjike. Në vitin 1943, në Nju Jork u mbajt për herë të parë java e modës, pikërisht, e cila në atë kohë pati si synim promovimin e modës lokale, në një farë mënyre si për të sfiduar modën franceze, por edhe sepse në atë kohë për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ishte bërë thuajse e pamundur të importoheshin veshmbathje nga Europa. Në përfundim të luftës, iniciativa njujorkeze u përhap me tej edhe në qytete të tjera të modës si Parisi, Londra dhe Milano.
































Gishtat e këmbëve, zbulojnë origjinën tonë!

17/09/2014
Forma e gishtave të këmbëve, zbulon origjinën e paraardhësve tanë.

Ka gjashtë lloje tipash të gishtave të këmbës!Këmbët egjiptiane, romake, keltike, gjermane dhe greke.Shikojini me vëmendje, krahasojini me këmbën dhe gjeni dhe ju prejardhjen tuaj!

Studiuesit: Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet 

12/09/2014
Teksa gjithçka po evolon me hapa galopante në planetin Tokë, as njeriu nuk mund t’i shpëtonte këtij transformimi. 

Një teori e re e ‘Global Brain Institute’ përshkruan sesi do të jetë njeriu i të ardhmes. Si rezultat i avancimit të teknologjisë dhe seleksionimit natyror, studiuesit thonë se jetëgjatësia do të dyfishohet. Si rezultat i kësaj, lindshmëria do të shtyhet dhe gratë do të bëhen nëna kryesisht në moshë të vjetër.Në më pak se katër dekada, këto hulumtime thonë se  inteligjenca artificiale do të jetë ajo që do të kryejë gjithë  punët e detyrat e kësaj bote. Shkencëtari Candel Last shprehet se ky ndryshim është i rëndësishëm, aq sa evolimi nga majmuni të njeriu i ditëve të sotme. Si pasoje e kësaj metamorfoze, organizmat e rinj do të kenë nevojë për më shumë energji dhe kohë për të arritur potencialin e tyre të plotë, dhe kështu do të ndiejnë me pak nevojë për t’u riprodhuar.Gjithashtu sipas ‘Global Brain’, ky sistem njerëzimi do të krijojë jetë shumë më i sofistikuar, i drejtë, sesa qytetërimi ynë aktual.


Rekord shitjesh për librin e Valerie Trierweiler

10/09/2014
Shitje rekord për librin e ish-Zonjës së Parë të Francës, Valerie Trierweiler, “Falemnderit për Momentet”. 

Në vetëm katër ditë janë shitur 145 mijë kopje. Nga kjo shifër e konsiderueshme, 14 mijë prej tyre janë blerë në mënyrë dixhitale. Sipas Institutit “Gfk”, libri tashmë është duke u ribotuar. Është një fillim i mrekullueshëm për librin “Falemnderit për momentet”, që po kthehet në një “best seller”.Libri i ish-Zonjës së Parë të Francës, Valerie Trierweiler, është një “hakmarrje”ndaj Presidentit Hollande, pas lajmit që ai e tradhëtonte me aktoren Julie Gayet. Në libër, ai përshkruhet si një njeri që i përçmon të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara.


Varri gjigand ne Greqi, nën masa të rrepta sigurie... Kush prehet në të?

06/09/2014
Masat e shtuara të sigurisë rreth varrit gjigand të zbuluar në Amfipoli në veri të Selanikut në Greqi, dëshmojnë se bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm. 

Arkeologët janë duke hyrë në thellësi të tij, dhe pohojnë se janë pranë diçkaje të madhe, një varr i pasur, i cili deri më sot duket se nuk është prekur nga hajdutët. Në gërmime marrin pjesë arkeologë nga vende të ndryshme të botës. Një arkitekt francez është shprehur se “është e mahnitshme. Duke parë arkitekturën shkëlqyer, sfinksat që qëndrojnë si roje në hyrje, dhe mozaikët e shkëlqyer, mund të them se është një varr i pasur, për një person të rëndësishëm". Autoritetet lokalë thonë se “me zhvillimet e rrufeshme në këtë zonë, rrethi i Serresit mund të integrohet në monumentet botërore të njerëzimit”. Ndërkaq gërmimet arkeologjike në kodrën Kasta do të vazhdojnë intensivisht, me prioritet në fortifikimin e gjetjeve arkeologjike dhe mbrojtjen e monumentit nga kushtet atmosferike. 


“Miss Asia Pacific 2014” arratiset me kurorën 100 mijë USD

04/09/2014
Një mbretëreshë e bukurisë së Birmanisë, e kurorëzuar “Miss Asia Pacific 2014”, është protagonistja e një çështjeje ndërkombëtare, pasi akuzohet nga organizatorët koreano-jugorë të konkursit se është arratisur me kurorën me vlerë 100 mijë USD, që fitoi në muajin Maj në Seul. 

Në një konferencë shtypi në Rangoon, May Mayat Noe (16 vjeçe) është shprehur e gatshme që të dorëzojë kurorën, por vetëm nëse organizatorët do t’i kërkonin falje vajzës dhe Birmanisë, pasi ajo mohon që është arratisur së bashku me çmimin e fituar. Organizatorët e “Miss Asia Pacific World 2014” kanë akuzuar May Mayat Noe, që kishte gënjyer dhe kishte treguar mungesë respekti, por pa e specifikuar në çfarë mënyre. Vajza ka deklaruar se ka marrë shumë presione nga organizatorët për t’iu nënshtruar kirurgjisë plastike. Ata kishin gënjyer edhe për moshën e saj, duke thënë që ishte mbi 18 vjeç.Sipas BBC, origjina e këtyre mosmarrëveshjeve lidhet edhe me një konflikt mes organizatorëve dhe nënës së vajzës, për menaxhimin e karrierës së modelimit.

Indi, 18-vjeçarja martohet me qen 

04/09/2014
Një vajzë 18-vjeçare indiane është martuar me një qen rrugësh në mënyrë që të heqë fatin e keq. 

Mangli Munda, nga një fshat i humbur i Jharkhandit, u martua me qenin me ceremoni dhe në të ishin të pranishëm të vjetrit e fshatit, ata që e kishin organizuar këtë martesë. Të vjetrit mendojnë se vajza është e pushtuar nga fati i keq dhe nëse do të martohej me një njeri këtë fat do ia përcillte familjes së saj dhe të gjithë komunitetit. Për këtë arsye ata vendosën që vajza të martohej me një qen rrugësh që fatin e saj të keq t’ia kalojë kafshës.“Sigurisht që nuk jam e lumtur. Po martohem me qen pasi të vjetrit mendojnë se kjo gjë do më heqë fatin e keq”, thotë vajza. Kjo nuk është hera e parë që në këtë fshat vajzat martohen me qen. Sipas traditave të fshatit, një martesë e tillë nuk ndikon aspak në të ardhmen e vajzave pasi ato janë të lira të martohen me burra pas largimit të fatit të keq, pa iu futur procedurave të divorcit me qenin.


Berlin, memorial për të gjymtuarit e nazizmit 

03/09/2014
Një monument i qelqtë është hapur për publikun në Berlin, i cili u dedikohet rreth 300 mijë viktimave të nazizmit, të cilët kanë mbetur me çrregullime mendore apo fizike, apo edhe me sëmundje kronike.

Muri i qelqtë ngjyrë blu, rreth 24 metra i gjatë, ndodhet përballë ndërtesës së Filarmonisë së Berlinit, ku qëndronte dikur zyra që strehonte të përfshirët në programin nazist të “eutanazisë”.Ky është monumenti i katërt në kryeqytetin gjerman, i cili u dedikohet viktimave të nazizmit. Në 10 vitet e fundit, memoriale të tilla janë ngritur për viktimat hebreje, romë dhe homoseksualë.Nën programin fillestar të Adolf Hitlerit, nazistët vranë më shumë se 200 mijë persona që nga fillimi i vitit 1940 e deri në Gusht të 1941-shit, duke u fokusuar kryesisht te pacientët e klinikave të shëndetit mendor apo shtëpitë e kujdesit ndaj të moshuarve.Ai njihej si T4, duke marrë emrin e zyrës së “Tiergartenstrasse 4”, nga ku bëhej komandimi i këtij programi, i cili vazhdoi fshehurazi edhe për 4 vite të tjera, duke përdorur dhomat e gazit dhe qendrat e vrasjeve të përdorura në Gjermani dhe Austri.Ky program u konsiderua më pas si një prekursor i Holokaustit, gjatë të cilit mbetën viktima rreth 6 milionë hebrenj. 


Qyteti i femrave u bën ftesë beqarëve 

02/09/2014
Një qytet në Brazil, i populluar vetëm nga femra, u ka bërë një ftesë beqarëve që të hedhin sytë andej. 

Më shumë se 600 femra jetojnë në qytetin Noiva do Cordeir, në juglindje të Brazilit. Dhe shumica e tyre janë mes 20 dhe 35 vjeç. Por kujdes, të gjithë ata që duan të shkojnë në qytet, duhet të jetojnë në një botë femrash. Kjo do të thotë se femrat vendosin për gjithçka, që nga feja e deri tek punët e përditshme. Disa nga gratë në këtë qytet janë të martuara dhe kanë familje, por burrat dhe djemtë mbi 18 vjeç punojnë larg shtëpisë dhe kthehen ndonjëherë në fundjavë. Rosalee Fernandez thotë se qyteti është më i bukur, më i organizuar dhe më në harmoni kur drejtojnë femrat. “Ne ndajmë gjithçka, edhe tokën që punojmë. Mblidhemi bashkë dhe vendosim për gjërat. Së fundmi blemë një televizor gjigand për qendrën komunitare, ku mund të shohim bashkë telenovelat,” tha ajo. “Ka gjithmonë kohë për thashetheme, për të provuar rrobat e njëra- tjetrës, për t’i bërë thonjtë dhe flokët bashkë”.


Shuhet në moshën 88-vjeçare aktorja, 'Artiste e Merituar', Liza Laska

01/09/2014
Shuhet aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska.

 Aktorja u nda jeta sot në moshën 88-vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin. Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, apo "Dimri i Fundit', role që e ngritën Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë. Familja bën me dije se aktorja mbylli sytë sot ndërsa homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm. 

Ja disa prej roleve ne filma
Një ditë e mrekullueshme (2002) 
Vdekja e burrit, (1991) 
Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989) 
Familja ime, (1987) .... Teta Kalina 
Dhe vjen një ditë, (1986)...Nena e Llano Bletes 
Gurët e shtëpisë sime (1985) 
Vendimi, (1984) si nëna 
Dritat e qytezës, (1983) 
Në prag të lirisë, (1981) 
Plumba perandorit, (1980) 
Liri a vdekje, (1979) 
Gunat mbi tela, (1977) 
Lulekuqet mbi mure, (1976)...shërbyese e Strehes Vorfnore 
Dimri i fundit, (1976) 
Shtigje lufte, (1974) 
Brazdat, (1973) 
Malet me blerim mbuluar, (1971) 


Kanabisi shpëton jetën e foshnjës 9 muajshe

01/08/2014
Nëna e një foshnje që ishte nxjerrë nga spitali duke menduar se kishte vetëm pak ditë jetë mendon se kanabisi ka bërë një mrekulli në shërimin e vajzës së saj 19 muajshe.

33- vjeçarja Rachael Garner, tregon se mjekët i thanë që foshnja e saj Nettie Raenetta e cila vuante nga një paralizë cerebrale dhe epilepsia pasi u sëmur me pneumoni kishte vetëm pak ditë jetë. Por në një akt të dëshpëruar për të shpëtuar vajzën e saj Garner e ushqeu foshnjën me vaj kanabisi pasi kishte lexuar në disa artikuj revistash mjekësore ku përshkruhej si kurë që bën efekt. Për habinë e mjekëve Garner, farmaciste në profesion pohon se Nettie është rikthyer në jetë vetëm falë kurës së saj. 33-vjeçarja nënë e katër fëmijëve nga Pensacola, pranë Florida, SHBA shprehet se u shkatërrua kur mjekët i thanë ta merrte vajzën në shtëpi në mënyrë që vogëlushja të “vdiste në paqe”. “Nuk mund ta besoj ata nuk i dhanë asnjë mundësi asaj. Unë e dija që kanabis kishte ndihmuar të tjerët dhe duke bërë hulumtime mendova se do ishte opsioni më i mirë edhe për foshnjën time. Vetëm disa ditë pasi i dhashë vaj kanabisi Nettie iu kthye ngjyra normale në fytyrë dhe dukej sikur u rizgjua.”- tregon nëna e foshnjës. 


Kamerat e sigurisë kapin “fantazmën” e teatrit

31/07/2014
Në një teatër në Britaninë e Madhe, kamerat e sigurisë kanë fiksuar një moment të çuditshëm, që duket si një fantazmë që sillet rrotull në sallë. 

Vetëm pak orë pasi në sallën e teatrit ishte mbajtur një seancë spiritualiste, një nga karriget fillon të lëvizë vetë. Menaxheri i teatrit, Jai Sepple tha se kishte vendosur tu hidhte një sy pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, pasi kishte vënë re se një nga karriget ishte lëvizur gjatë natës. Ndërsa një nga spiritualistët që kishte performuar në këtë teatër disa orë para filmimit, beson se këto pamje tregojnë se në teatër ka një fantazmë që qëndron aty prej kohësh. 


Muzeu i Luvrit u shpall luftë… minjve!

30/07/2014 
Edhe kur një të vetëm shikon, të ngjall neveri. 

Alexandre, student 19-vjeçar, shikon të kalojë një mi, ndërkohë që ishte në piknik mes miqsh në një park të kopshtit ”Tuileries”, pranë Luvrit të njohur, në zemër të Parisit. Turistët enden mes piramidave të Luvrit dhe parqeve të ”Carrusel”-it, me bar, të ndara me bordura, por që ofrojnë një strehë të qetë si për vizitorët ashtu dhe për minjtë, që nuk hezitojnë të shfaqen në mes të ditës. “Kjo nuk ndodh shumë larg nga Sena. Bën ngrohtë. Ata dalin për ushqim, por kur ata vijnë pranë nesh, kjo nuk më shqetëson”, thekson Ken, 22 vjeç. Për disa të mësuar të drekojnë në parqe gjatë orëve të pushimit në punë, ardhja e minjve ishte vetëm si pasojë e neglizhencës së njeriut. “Ka kaq shumë plehra, është shumë pis. Ka bishta cigaresh kudo dhe mbetje të ushqimeve”, thekson Ariane Dalle, e cila punon në këtë lagje dhe shkon rregullisht për piknik. “Problemi është se njerëzit nuk kanë respekt për mjedisin”, shton ajo duke treguar me gisht plehrat që grumbullohen mbi bar pavarësisht pranisë së koshave të shumtë të mbeturinave. Ralf Franckemoelle, 44 vjeç, një gjerman nga Stadtlohn, po shijon me familjen një sanduiç dhe nuk e gjen parkun shumë të ndotur. “Kudo mund të jetë pis”, shprehet ai. “Dhe minj ka kudo”. “Ka gjithë vitin”. ”Por gjatë verës, ka më shumë minj”, nënvizojnë vizitorët në muzeun e Luvrit, një prej më të vizituarve në botë me 9,2 milionë vizitorë. Dy minj për çdo parizian. Luftë kundër tyre “Çdo dy muaj, parqeve të jashtme ju bëhet një dezinfektim, këtë verë ka ndodhur çdo muaj”, konfirmon Elise Guillou, zëdhënëse e muzeut.“Kur shumimi është shumë i madh, si në këtë rast, ndërmarrja informohet menjëherë nga ekipet e muzeut për të reaguar sa më shpejt”, shton ajo. Sipas Frederic Devanlay, nga ndërmarrja e luftës kundër minjve ”Avipur”, ka një rritje të ndjeshme të minjve që prej tetë vjetësh në Paris. ”E pamundur të dish numrin e tyre, por mendohet të ketë të paktën dy minj për çdo parizian”, thekson ai.


Çfarë hanë njerëzit më të fuqishëm të botës

29/07/2014
Nëse mbretëresha e Anglisë ju vjen për darkë, frutat e detit fshijini nga menuja. 

Mbretëresha ka qejf bukën e bardhë me gjalp dhe reçel dhe i preferuari i saj është keku me mjaltë dhe krem. Informacioni ka dalë nga ish- shef i kuzhinës mbretërore Darren McGrady. Shumë informacione të tjera interesante mbi pëlqimet dhe mospëlqimet gastronomike të njerëzve të fuqishëm janë bërë të njohura në një mbledhje të klubit gastronomik më ekskluziv në botë, Le Club des Chefs des Chefs, anëtarët e të cilit gatuajnë rregullisht për kryeministra e kryetarë shtetesh. 
Barak Obama: Jepi Barak Obamës një hotdog dhe do ta bësh të lumtur. Por ama guxo të futësh ndonjë copë rrepë në pjatën e presidentit 52 vjeçar dhe do përballesh me ferrin. Ai e urren këtë perime të kuqe. Madje kur Michelle Obama krijoi një listë produktesh për kopështin e perimeve të Shtëpisë së Bardhë, rrepa u përjashtua. 
George W Bush: Një tjetër president amerikan me huqe në të ngrënë. George W Bush e urren kaq shumë brokolin sa ai kishte urdhëruar përjashtimin e perimes nga Shtëpia e Bardhë dhe Air Force One. Kur u pyet për këtë, republikani 68 vjeçar tha: "Nuk i kam qejf brokolit, s'i kam dashur që kur kam qenë i vogël dhe mamaja më detyronte t'i haja. Tani jam president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendos vetë. Nuk do ha më brokoli." 
Kim Jong –un: Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 31 vjeçari Kim Jong-un vdes për djathë Emmental. E do kaq shumë sa ka dërguar një grup ekspertësh së prodhimit ushqimor në qytetin francez të Besançon për të studiuar në Kolegjin Kombëtar të Bulmetrave me kërkesën që të mësojnë të prodhojnë vetë djathin e famshëm me vrima. 
Nicolas Sarkozy: Brie, camembert, roquefort... lista e djathërave francezë është e njohur dhe e pafund, por ish presidenti pati urdhëruar heqjen e tyre nga menuja e pallatit Elysee. 
Vladimir Putin: Kaq e madhe është paranoja e Vladimir Putin se mos helmohet, sa ka urdhëruar që çdo pjatë të provohet nga të tjerë përpara se t'i jipet atij për të ngrënë. Një nga të preferuarat e Putinit 61 vjeçar është akullorja me pistak. 
Ronald Reagan: Ronald Reagan i donte kaq shumë karamelet prej xhelatine sa ai shërbeu rreth 3.5 ton të tilla në inaugurimin e tij si president i Amerikës në vitin 1981. Ai mbante një kosh me karamele të tilla mbi tryezën e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë gjithë kohës. Ai thoshte: "Mund të kuptosh shumë mbi karakterin e dikujt nëse i zgjedh karamelet në një ngjyrë, apo thjesht fut dorën e mbush grushtin". 
Richard Nixon: Si presidenti i 37-të i SHBA, Richard Nixon ishte njeriu më i fuqishëm në botë në fillim të viteve '70. Dhe mbi çfarë u mbështet karriera e tij e suksesshme? Një mëngjes i përditshëm me gjizë dhe ketchup mbi të. Në fakt, aq shumë e pëlqente djathin ai, sa vakti i fundit që hëngri në Shtëpinë e Bardhë, mendohet të ishte gjizë me ananas. 
Mbretëresha Viktoria: Mbretëresha Viktoria pëlqente gatime të thjeshta, duke shkuar kundër trendit të atëhershëm për kuzhinë të sofistikuar franceze. Ajo pelqente supërat e thjeshta, por pëlqente gjithashtu t'i kalonte poshtë të shoqëruara me një pije ku përziente verë të kuqe dhe uiski. 
Princi Charls: Princi Charls është gjithë teka në të ngrënë, sidomos në mëngjes. Ai pëlqen shumë lëng të freskët portokalli, sallatë frutash dhe tost. Por fiksimi i 65 vjeçarit është mjalti. Ai ka gjithmonë 6 lloje të ndryshëm në tryezë. 
Papa Francisco: Nëse paraardhësi i tij, Papa Benedikt kishte shije të rafinuara e të shtrenjta, Papa Francisco pëlqen më shumë gatime bazike. Para se të vendosej në krye të kishës katolike, ai njihej si partizan i të gatuarit vetë të gjithçkaje. Edhe tani ai këmbëngul në traditën jezuite të të ngrënit ushqime të thjeshta e bazike, por ndonjëherë e trajton veten me pjatën e tij të preferuar bagna cauda– një gatim tipik fshatar i bërë me karrota të pjekura dhe argjinare në lëng të ngrohtë me hudhra dhe vaj ulliri.


La Pascualita, nusja kufomë e Meksikës 

29/07/2014
Ajo ndodhet në Chihuahua në Meksikë. Kjo është një kohë shumë e gjatë për të mbajtur një manekinë në një sallon martesor por historia që mbart manekina me vete është shumë interesante. Sipas gojëdhënave të banorëve të zonës La Pascualita nuk është një manekinë e zakonshme por kufoma e ruajtur në mënyrë të përkryer e vajzës së pronarit të mëparshëm të dyqanit. Për vite, historia e La Pascualita ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve, duke përfshirë personalitete të medias, nga e gjithë Meksika në Chihuahua. Tani, njerëz nga Amerika e Jugut, SHBA dhe Evropë kanë filluar gjithashtu të vizitojnë nusen kufomë. La Pascualita u vendos për herë të parë në dritaren e dyqanit më 25 mars 1930, e veshur me një fustan nusërie pranveror. Efekti ishte i menjëhershëm. Njerëzit nuk mund t’ia ndanin sytë manekines me sy prej qelqi, flokë natyral dhe trupin në tonin e lëkurës. Shumë shpejt ata kuptuan se manekina i ngjante shumë vajzës së pronarit të dyqanit Pascuala Esparza. Ata menduan se në fakt manekina ishte trupi i balsamosur i vajzës së pronarit e cila vdiq nga pickimi i merimangës ‘Vejusha e zezë’ vetëm pak ditë më parë, në ditën e saj të dasmës. Ky zbulim tronditi banorët vendas dhe ata kundërshtuan vendosjen e manekines në vitrinë. Shumë kohë më pas Pascuala ( ish pronari i dyqanit) mohoi zërat që qarkullonin përreth por tashmë ishte tepër vonë pasi njerëzit e kishin krijuar besimin e tyre. 














Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

26/07/2014
“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. 

Nëse vërtetë dëshironi të njihni Tokën e Shqiponjave” duhet të bashkoheni me ta. Shmangni udhëtimet e organizuara, zbuloni me këmbë lagjet e këndshme të Tiranës”. Kështu e nis reportazhin e tij gazetarit, italian Claudio Visani, në një artikull në të përditshmen, “La Repubblica” në lidhje me udhëtimin  e tij në vendin tonë.“Në zonat përreth Kryeqytetit lëvizni me autobus ose me fugona, transporti kryesor ne vend, ndërsa për të mbërritur në jugun e mrekullueshëm, si Vlorë, Sarandë duhet të merrni një makinë. Mos harroni të vizitoni zonat kulturore dhe arkeologjike, si Shkodrën, Butrintin, Beratin Gjirokastrën etj. Nëse doni të “përkëdhelni” veten në Shqipëri gëzoni mikpritjen e këtij populli të ngrohtë, që ju përshëndet në rrugë, në kafe, apo në hotel. Gjithashtu dëgjoni dhe historitë të moshuarve në lidhje me regjimin 50 vjeçar komunist apo konfliktet etnike të shekullit të kaluar.Në këtë vend nuk do të ndiheni kurrë të huaj sepse gati i gjithë populli di të flasë italisht, të cilën e kanë mësuar nga këngët e Celentanos, Pippo Baudo apo më të rinjtë nga filmat e animuar apo këngëtarja Ambra Angiolini- vijon gazetari. “Në qoftë se nuk kërkoni hotele me pesë yje, shumë mirë mund të qëndroni në Vilat e saj që janë më ekonomike dhe ndodhen rreth 500 metra nga qendra, me pak dhoma por të pastra, të rregullt dhe me njerëz shumë mikpritës. Për të ngrënë zgjodhëm një nga restorantet në zonën e ish Bllokut, ku me kënaqësi provuam kuzhinën tipike shqiptare”- vazhdon Visani. Ai pastaj tregon për të gjitha ndërtesat në Kryeqytet, sheshin Skëndërbej etj dhe gjithçka i pa syri.  “Shqipëria është vendi i parë në botë ateist, ku të tria fetë kryesore, ajo myslimane, ortodokse dhe katolike jetojnë në harmoni me njëra tjetrën”. Mos harroni të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm me njerëz akoma më të mrekullueshëm”- përfundon gazetari italian artikullin dhe eksperiencën e tij në vendin tonë. 


“Stuff Nation”: Vizitoni Shqipërinë, do bini shumë shpejt në dashuri me të

26/07/2014
Faqja e internetit e Zelandës së Re, “Stuff Nation”, ka shkruar rreth bukurisë natyrore shqiptare duke e sugjeruar si një vend mjaft të këndshëm për t’u vizituar. 

“Të udhëtosh në Shqipëri për dy javë, shumë shpejt bie në dashuri me këtë vend të bukur. Duke nisur nga jugperëndimi, duhet vënë theksi tek plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të cilat janë të pastra dhe të lira. Teksa ndodheni në këtë pjesë, vizitoni edhe Syrin e Kaltër, ku temperatura e ujit është 10 gradë celcius me pastërti dhe ngjyra të pabesueshme” shkruan më tej faqja Stuff Nation. Në artikull përmendet edhe Tirana dhe e cilëson si një vend që nuk duhet lënë pa vizituar, duke veçuar zonën e ish-bllokut me bare dhe restorante luksoze. Sa i përket pjesës veriore, përmenden Alpet Shqiptare me një pamje panoramike. Gjithashtu, i kushtohet vëmendje edhe Thethit me dhoma të shumta për turistët, ku shërbehet ushqim i shijshëm tradicional shqiptar. “Pasi kanë kaluar vite te tëra pas rënies së komunizmit, Shqipëria e cila ende perceptohet nga shumë persona si një destinacion i pasigurt, po transformohet teksa po bëhen përpjekje për tu kthyer në një vend të qëndrueshëm, pasi vendi po ecën drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Megjithatë ka ende shumë punë për tu bërë derisa kjo të bëhet realitet-shkruhet më tej në artikull. 


Frikë nga helmimi, Putin punëson “shijues profesional” për ushqimet

25/07/2014
Pas rrëzimit të avionit në Ukrainë ku humbën jetën 300 persona dhe për të cilin u fajësua Rusia, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka punësuar një “shijues ushqimi profesional”, personal për të provuar ushqimet e tij para se ky i fundit ti konsumojë. 

Me sa duket Putin i trembet ndonjë tentative të mundshme për ta helmuar. Lajmi doli gjatë një takimi këtë javë në Londër në klubin e “Shefave të shefave”, kuzhinierët më të mirë që përgatisin ushqimet për udhëheqësit e shteteve më të rëndësishme në botë. Gjithashtu u mësua se presidenti Obama nuk duron dot panxharin dhe Princi Philip preferon më tepër birrën se verën në drekat e tij. 


Në Paris edhe hotelin mund ta pagush aq sa do

24/07/2014
Kaloni një natë në hotel në zemër të Parisit dhe mund të paguash aq sa dëshiron. 

Është një veprim që lë gjithçka në ndërgjegjen e bujtësit duke filluar nga pesë hotele luksoze në kryeqytetin francez. Për të përfituar nga kjo ofertë, duke filluar nga tani deri më 10 gusht, mund të prenotoni vetëm në http://www.payezcequevousvoulez.net/ dhe të zgjidhni një datë. ”Është një iniciativë që është bazuar në besimin ndaj klientit”, thotë Aldric Duval, presidenti i Hotel D’Auvergne, iniciatori i kësaj oferte. ”Konsumatori në fakt duhet të paguajë koston siç e sheh të përshtatshme në bazë të shërbimit, mikpritjes dhe komoditetit”, u shpreh Duval. Numri i vendeve në “paguaj atë që dëshiron” është i kufizuar dhe çdo hotel ofron vetëm disa dhoma për një natë.


Del në shitje ishulli ku u firmos Magna Carta

23/07/2014
Katër milionë stërlina nuk janë shumë, nëse mendoni se mund të bleni vendin ku mendohet se është nënshkruar “Magna Carta” në vitin 1215, që konsiderohet si dokumenti i parë që mishëron të drejtat themelore të qytetarit. 

Në fakt, ky ishull i vogël ndodhet në mes të Thames, në Berkshire, ku mbreti i Aglisë i njohur si John Lackland, u dorëzua në revoltë kundër baronëve duke pranuar garancitë që ata kërkuan. Takimi fatal mendohet se ka ndodhur në Moors Runnymede, i cili sot është përballë ishullit dhe përjashtohet se kjo të ishte pjesa e saj gjatë shekullit XIII. Në vitet 800 është ndërtuar një shtëpi, një vilë me pishinë dhe një port privat, që është pjesë e paketës në treg për vetëm 3 950 000 stërlina.


Libri nën hijen e çadrës. Ja cilat janë librat më të dashur në verë 

22/07/2014
Libri gjatë stinës së verës është gjithmonë i pranishëm dhe i dashur tek ata të cilët e duan dhe nuk ndalen së lexuari. 

Leximi është më i lehtë dhe më i këndshëm kur libri vendoset poshtë çadrës sonë të plazhit pasi dhe zhanret që preferohen më tepër janë romanet. Pushimet verore e duan librin të jetë më i lehtë për t`u shfletuar. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, librashitësja Kozeta Gjonçi pranë një prej librarive më të frekuentuar në Tiranë tha se librat që preferohen më tepër të lexohen gjatë pushimeve verore janë ato me histori jetësore apo dashurie. Ndër librat që preferohen më tepër dhe janë blerë janë romanet e Lesley Lokko “Kryekëput mashtrim” dhe “E fshehta e një vere”, romani i Fabio Volo “Rruga për në shtëpi”, Guillaume Musso me romanin “Thirrja e ëmgjëllit”, Nicholas Sparks me romanin bestseller i New York Times “Fati është në yje”, Daria Bignardi me romanin “Akustikë e përkryer”, Anna Premoli “Dshuria e jetës sime”, Gregoire Delacourt “Lista e dëshirave të mia” etj. Edhe librat për fëmijë janë të kërkuar nga grupmosha të ndryshme të fëmijëve të cilët pas përfundimit të shkollës shfletojnë libra jashtëshkollorë.Leximi gjatë pushimeve verore tek fëmijët nuk duhet të fokusohet gjithmonë tek librat shkollorë por tek librat të cilët kanë titujt interesantë, histori të këndshme dhe me humor. Titujt e librave më të dashur për fëmijë gjatë pushimeve verore janë: “Ana me flokë të kuqe”, autori David Walliams “Gjyshja Gango” si dhe kolana të tjera nga autorët për fëmijë.









Njihuni me “bukuroshen e fjetur”, për 59 ditë nuk zgjohet nga gjumi


22/07/2014
Një 23 vjeçare, e cila vuan nga një çrregullim tepër i rrallë neurologjik, siç është sindroma Kleine-Levin, ka fjetur për plot 59 ditë. 

Gjatë kësaj periudhe ajo ka sjellje të çuditshme ndërsa sillet si fëmijë dhe ha shumë. Imaarl Duprey, mund të cilësohet edhe si “Bukuroshja e Fjetur”, fle për gati 59 ditë. Mjekët bëjnë me dije se të gjithë personat të cilët vuajnë nga ky çrregullim, bien në një gjumë të gjatë sa mund të flejë për ditë me radhë. Pacienti ndihet nervoz, sillet në mënyrë fëminore dhe konsumon shumë ushqim. Vajza në fjalë ka arritur edhe të diplomohet në psikologji nga Universiteti Goldsmiths në Londër. 



Peru, ura që ndërtohet çdo vit me fije bari
19/07/2014 
Një mijë fshtarë bashkojnë forcat çdo vit në një traditë 500-vjeçare që konsiston në thurjen e një litari-urë që shërben për të kaluar lumin Apurimak dhe për të lidhur me botën komunitetet e izoluara të maleve të Perusë. 

Ura prej 30 metrash në rajonin Kusko të Perusë ndërtohet me duar nga fshatarët dhe vit për vit ura e vjetër shkatërrohet dhe ndërtohet një e re nga e para. Kjo gjë kërkon punën 3-ditore të 1000 fshatarëve.12 orë në ditë fshatarët thurin fije bari për të krijuar një litar të fortë dhe të trashë. Pas një pune të lodshme, burrat vendosin në pozicion urën dhe në ditën e katërt pushojnë duke festuar.


Fotografi që bëri të putheshin politikanët: Nuk njoh tabu

16/07/2014
Për një kohë të gjatë, piktori italian Amadeo Modigliani pikturonte portretin e së shoqes, pa sytë. 

Në formë ata ishin aty, pjesë e fytyrës, por nuk kishin as ngjyrë e as shprehi.“Do të t’i pikturoj, kur të të njoh shpirtin”, sikurse bëri në një nga punimet e tij të fundit përpara vdekjes. “Meritat e shpirtit” nuk ishin të rëndësishme vetëm për të, e as vetëm për pikturën. Fotografia është një tjetër formë e artit që sipas më të mëdhenjve duhet të përcjellë doemos shpirtin. Me këtë gjë, fotografi me famë ndërkombëtare, Oliviero Toscani, u has që në vitet e para të punës së tij. “Ju lutem, mos më fotografoni. Kështu ju më vidhni shpirtin”, dëgjonte t’i thoshin subjektet në fillimet e tij. Kështu, nisi të mësonte… Deri sa një fotografi “pa shpirt”, sot, Toscani nuk e konsideron. Olivero, bashkë me sigurinë e përvojës e emrit të tij, mbërriti dje pasdite në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të projektit italian “Ditët e fotografisë italiane në Tiranë”, një bashkëpunim ky ndërmjet Institutit Italian të Kulturës dhe EJAlbum, distributor ekskluziv i Album Epoca e Photosì në Shqipëri. Ky është takimi i dytë i këtij lloji, pas atij me Ferdinando Scianna-s, një tjetër emër i suksesshëm i fushës. Më shumë sesa gazetarë e media të interesuara rreth aktivitetit, ishin fotografët. Ky është edhe njëri ndër qëllimet e këtyre takimeve, që përvoja e fotografëve të mëdhenj të shërbejë si mësim për ta. Dhe vërtet, nga Toscani, kishe ç’të mësoje. “Të jeni të sigurt se ato që ju quani fotomedelë sot, janë të zbrazur, e kanë humbur shpirtin nga të fotografuarit. Ju u kushtoni shumë rëndësi fotografive artistike, ato janë krejt bosh. Fotografia s’ka asnjë lidhje me pikturën. Ajo është memoria e njerëzimit, ajo na ka treguar për Aushvicin, na tregon për luftërat, për cunamet. Nëse do të ekzistonte fotografia, Bibla nuk do të perceptohej e as do të kishte ndikim te njerëzit siç ka sot. Një fotografi që nuk shërben për asgjë, është fotografi artistike”. Me të thënë këto, në sallën “Nënë Tereza”, te Instituti Italian i Kulturës, ku zhvillohej aktiviteti, duket se ra heshtja. Fundja të gjithë të pranishmit kanë përvojë vetëm në zhanrin që Toscani i konsideronte “fotografi të boshatisura”, sado që ai për këtë ishte aty, për të evidentuar vlerën e fotografisë sipas tij. Oliviero Toscani, djali i fotoreporterit të parë të “Corriere della Sera”, ka lindur në Milano, në vitin 1942 dhe ka studiuar për fotografi dhe arte grafike në Universitetin e Arteve të Zyrihut nga viti 1961-1965. Siç e pohoi vetë, shkolla nuk ka shkuar fare mirë për të, përjashtime, probleme.. Martesa ka qenë gjithashtu një lëmsh i madh, disa gra, disa fëmijë…. Por, kjo është të jetosh. Po të mos ishte kështu, nuk do të kisha jetuar. Të rinjve sot po u hapim shumë probleme, duke u dhënë mirëqenie. Mos kini frikë që të keni frikë”, vijoi Toscani, ndërsa thuajse shpërfillte interesin e fotografëve kur e pyesnin për fotografitë e tij që kanë thyer tabu. “Unë nuk kam tabu, nuk e di ç’konsideroni ju tabu. Unë fotografoj atë që shoh, atë që më intereson për ta memorizuar në kohë. Është tjetër gjë se si i interpretoni ju puthjet e politikanëve apo se si e shihni përfshirjen e njerëzve të racave të ndryshme në reklama publicitare. Ky është problemi i masës, jo i imi”, ka vijuar Toscani. 


Ndahet nga jeta Tommy Ramone, bateristi i “The Ramones”

12/07/2014
Tommy Ramone, bashkëthemelues i grupit “The Ramones”, ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare. 

Ai ishte i vetmi pjesëtar i grupit që ishte ende gjallë. Lajmi u bë i ditur nga Dave Frey, i cili punon për “Ramones Productions”. Ai ka njoftuar se bashkëshortja e Tommy Ramone e ka telefonuar dhe i ka thënë që Tommy ka vdekur të premten. Tommy Ramone, baterist, e ka bashkëthemeluar grupin në vitin 1974 në Nju Jork së bashku me këngëtarin Joey Ramone, basistin, DeeDee Ramone dhe kitaristin, Johnny Ramone. Të katër pjesëtarët kishin mbiemra të ndryshëm, por për t’iu përshtatur grupit e kanë ndryshuar mbiemrin duke e bërë Ramone. Ky grup ka influencuar një gjeneratë të tërë të këngëtarëve me hitet e tyre, mes të cilave më të njohurat ishin, “I wanna be sedated” dhe “Blitzkrieg Bop”. 


Saimir Strati nis punën për rekordin e 8 Guinness

10/07/2014
Saimir Strati, artisti fierak fituesi i 7 cmimeve Guinness në realizimin e disa portreteve dhe mozaikëve me materiale të ndryshme si, gozhdë, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule etj, ka nisur sot pranë lulishtes kryesore të qytetit punimet për realizimin e një tjetër kryevepre. 

“Kam zgjedhur të realizoj në mozaik “Mollën e Adamit” me material të riciklueshem, pipa plastike. Qëllimi im nuk është thjesht marrja e cmimit Guinness, por përcjellja e një mesazhi të qartë për rëndësinë dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë”,tha Strati. Për realizimin e këtij mozaiku, me sipërfaqen më të madhe në botë, rreth 30 m2, artisti i Guinnessve do të përdori rreth 150 mije pipa plastike, ngjites etj. Strati tregon se kjo është një teknikë e parealizuar më parë në botë dhe është një kategori e re brenda rekordeve Guinness, që do të realizohet brenda 20 ditësh. Ai ka përzgjedhur një simbolikë të veçantë, siç është molla mëkatare e Eves me Adamin, por në një tjetër koncept. Ai thote se vepra do të jetë e ekspozuar në natyrë dhe për realizimin e saj në kohë do t’i duhet të punojë rreth 16 orë në ditë. “Imazhi është një simbol mëkatar siç është molla e kafshuar dhe brenda saj do të jetë i vizatuar i gjithë globi, me bukuritë dhe veçantitë e tij”, thekson Strati. Në vitin 2006, Saimir Strati duke përdorur gozhda industriale, ka rikrijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhde mbi një sipërfaqe 2x4m. Më 26 korrik 2007 filloi ngjitjen e krueseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4x2m, për të krijuar imazhin e një kali. Më 8 gusht 2008 Strati filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87m2. Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madhë me brusha për ngjyrosje. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness i katërt për të dhe Shqipërinë. Suksesi i tij është përsëritur edhe me tre çmime të tjera Guinness.


Saimir Pirgu Shkëlqen në "Rekuiem" për viktimat e luftërave

08/07/2014
Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka shkëlqyer sërish. Ai ka bërë për vete me zërin e tij mijëra njerëz që kanë ndjekur koncertin e Verdit "Rekuiem" për viktimat e luftës. 

Agjencia e lajmeve ANSA, por edhe media të tjera të mëdha italiane i kanë kushtuar rëndësi lajmit të këtij koncerti që synon të përcjellë mesazhe paqeje. Në fund, Pirgu është fotografuar me dirigjentin e R.Muti dhe presidentin italian Giorgio Napolitano. "Riccardo Muti del në skenë, tund baketin në ajër dhe pas tij, një mijë tinguj shpërndahen prej "Rekuiemit" të Verdit. Është e pamundur të kthesh në jetë ata 100 mijë njerëz janë shuar dhe varrosur gjatë Luftës së Madhe(luftërave botërore), megjithatë, ky nuk është një koncert çfarëdo, është koncert kundër luftës e që përkujton fillimin e Luftës së Parë Botërore", shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ajo vëren se në radhën e parë të karrigeve, përveç autoriteteve civile dhe ushtarake, janë ulur presidentët: Italiani Giorgio Napolitano, ai kroat Ivo Josipoviç, dhe përkrah, kryetarja e këshillit federal austriak, Ana Blatnik. Përmes muzikës, forcohen marrëdhëniet dhe rivjen paqja. Luftërat e reja dhe ato që vazhdojnë prej vitesh, duket se po tregojnë se për paqen nuk po flitet mjaftueshëm. Me arritjen e tre kryetarëve të shteteve dhe të autoriteteve austriake, të gjithë janë ngritur në këmbë dhe pasi kanë dëgjuar himnin italian. Për t'i dhuruar emocione audiencës, kanë menduar sopranoja Tatiana Serjan, mexosopranoja Daniela Barcellona, tenori Saimir Pirgu dhe basi Richard Zanellato, si edhe disa orkestra italiane, të Zagrebit, Ljubljanës, muzikantët e Filarmonisë së Berlinit, Orkestra Simfonike e Çikagos, Filarmonia e San Pietërburgut, Filarmonia e Vjenës,etj.


Shqipëria 1903-1908, fotot e rralla të inxhinierit austriak Karl Steinmetz 

07/07/2014
Albanologu Robert Elsie ka përzgjedhur një koleksion nga imazhet e fiksuara që para 110 vjetësh prej eksploruesit dhe udhëpërshkruesit austro-hungarez.

Tre udhëtime të paharrueshme në viset e veriut të Shqiërisë, në fillim të viteve ‘900 do të linin mbresa të thella tek inxhinieri austro-hungarez Karl Steinmetz. Ai vizitoi dhe fotografoi aspekte të veçanta nga jeta e malësorëve të veriut të Shqipërisë në vitet 1903-1908.Albanologu Robert Elsie ka përzgjedhur një koleksion nga imazhet e fiksuara që para 110 vjetësh prej eksploruesit dhe udhëpërshkruesit austro-hungarez, Steinmetz, i cili me profesion ishte inxhinier. Pas një vizite të gjatë në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi disa here në Perandorinë Osmane para se të futej në pjesën më të panjohur dhe të egër të saj, malësia e Shqipërisë së Veriut.  Sipas Elsies, në vapën e gushtit 1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra nëpërmjet maleve të Veriut për në Gjakovë dhe Prizren. Pas vajtjes në Shkup në shtator të atij viti, ai u kthye menjëherë në Shqipëri, me një avullore nga Selaniku për në Shëngjin, për të ndërmarrë një udhëtim të dytë dyjavor në Mirditë dhe në luginën e Drinit. Në gusht 1904 ai u kthye në Shqipëri dhe udhëtoi sërish përmes Malësisë së Madhe, kësaj radhe në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci.Udhëtimi i tretë në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në luginën e Drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës. Udhëtimet e Shtajnmecit janë shënuar në të tre librat e tij botuar në gjermanisht: “Eine Reise durch di Hochländergaue Nordalbaniens” (Udhëtim nëpërmjet Malësisë së Shqipërisë së Veriut), Vjenë 1904; “Ein Vorstoß in die nordalbanischen Alpen” (Depërtim në Bjeshkët e Shqipërisë së Veriut), Vjenë 1905; dhe “Von der Adria zum Schëarzen Drin” (Nga Adriatiku për në Drinin e Zi), Sarajevë 1908. Shtajnmeci së bashku me baronin Franc Nopça dhe me Edit Durhamin konsideroheshin njohësit më të mirë të Shqipërisë së Veriut të asaj kohe.Fakti që Steinmetz e njihte mirë gjuhën shqipe e ndihmoi mjaft të kuptonte thelbin e jetës së shqiptarëve të veriut. Ai fotografon kullat, kostumet dhe portretet e ashpra të malësorëve. Por veç këtyre fotove të veçanta Steinmetz  ka edhe nëj kontribut tjetër në kulturën shqiptare. Ai është gjithashtu edhe autor i një gramatike dhe një fjalori: “Albanische Grammatik: nordalbanische Mundart” (Gramatika e Shqipes: Dialekti i Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1913; dhe “Deutsch-albanesisches Feldëörterbuch” (Fjalori ushtarak gjermanisht-shqip), Sarajevë 1913.Fotografitë që po botojmë sot, janë përzgjedhur nga albanologu Elsie në tre librat e Shtajnmecit, botuar në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të njëzet.Në gusht 1904 ai u kthye në Shqipëri dhe udhëtoi sërish përmes Malësisë së Madhe, kësaj radhe në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci.
















Antonia Young: Virgjineshat e betuara, një rast unikal dhe fantastik 

04/07/2014
Veriu i Shqipërisë është një xhep i rrallë për albanologët dhe antropologët, që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të kontinentit.

Është fakt. Veriu i Shqipërisë dhe malësorët shqiptarë që jetojnë edhe përtej kufijve të vendit, për më shumë se një shekull janë bërë vatër e kërkimeve shkencore të antropologëve dhe albanologëve për kulturën, gjuhën, etnografinë e fenomene të tjera tradicionale. “Kemi të bëjmë me një xhep të rrallë që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të kontinentit. Kemi të bëjnë me ruajtjen e dukurive dhe fenomeneve të rralla të trashëgimisë së këtij populli”, shprehet Antonia Young. Libri i saj “Gratë që u bënë burra.


"Piramida", një kryevepër e Ismail Kadaresë

03/07/2014
Një prej gazetave më të njohura europiane, “Neue Zürcher Zeitung” dhe kritiku i njohur Andreas Breitenstein shkruajnë rreth botimit në gjermanisht të romanit “Piramida” të Kadaresë.

“Në qoftë se nuk ka Zot, atëherë gjithçka është e lejuar”, thuhet te Dostojevski në anticipimin e rivlerësimit të të gjitha vlerave të Niçes. Aty ku morali i krishterë është vjetruar si çelës për jetën e duhur, vlen – matanë së mirës dhe së keqes – vetëm edhe vullneti për pushtet, i cili përmbushet në dallimin e ligjeve të të qenmit, në pohimin e qarkullimit të përjetshëm të jetës dhe vdekjes, krijimit dhe zhdukjes, dëshirës dhe dhembjes. Duhet të mësohesh që ta duash fatin tënd. “Në qoftë se ka një Zot, atëherë atij i lejohet gjithçka”: Kjo fjali mund të vlejë për romanin mjeshtëror “Piramida” të Ismail Kadares. Dhe në qoftë se ky “Zot” është një faraon me emrin Keops, atëherë duket se gjithçka është thënë rreth shtrembërimit të pazakonshëm të vlerave njerëzore, rezultati i çuditshëm i të cilave edhe sot ngrihet mbi platonë e Gizës afër Kajros. Njëmend ndërtimi i varrit më të madh të ngritur ndonjëherë arrin te Kadareja në një simbol të megalomanisë dhe të mizantropisë së një sundimi totalitar, siç e ka përjetuar edhe atdheu i tij Shqipëria nga 1944 deri më 1985 nën diktatorin komunist Enver Hoxha. Prapëseprapë, Kadare ishte shumë afër sekretit të pushtetit, për të dalluar se diktatorët si shtytës janë gjithmonë edhe të shtyrë – sistemi i hibrisit dhe frikës, besnikërisë dhe tradhtisë, mbikëqyrjes dhe ndëshkimit kanoset që të rrëzohet dhe të drejtohet kundër krijuesit. Të shtjellosh pikërisht këtë demonizëm në rastin e ndërtimit të Piramidës së Keopsit, përbën humorin dhe harenë e këtij libri nga viti 1992, të cilin tani e kemi në përkthimin e mirë në gjermanisht nga Joachim Röhm. Romani nis me një bujë, e cila hedh një dritë mbi strategjinë dhe patologjinë, mbi ironinë dhe melankolinë e këtij ndërtimi monumental. Pak kohë pas ngritjes në fron Faraoni i ri kumton se nuk dëshiron që t`i ndërtohet një piramidë, e kjo gjë e vën në dëshpërim të thellë priftërinë më të lartë. Sepse me këtë nuk vihet në pikëpyetje ngritja përfundimtare e mbretit te yjet, por e rrezikon edhe arkitekturën e pushtetit të shtetit, mbi të cilën bazohet bindja pa kushte e popullit. Vërtet Piramida si varr është e rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është përpjekja që zgjat pa mbarim e ndërtimit të saj si mjet për ta shkatërruar atë mirëqenie, e cila të nënshtruarit i bën të ngopur, të lirë dhe të pacipë. Gjatë kishin menduar astrologët dhe magjistarët për të shpikur diçka që “lanë me finjë trupin dhe mendjen dhe me atë rast ishte plotësisht e panevojshme” – “ideja e një varri shumë të madh. Një mbivarr në njëfarë mase”. Kjo i jep pushtetit një formë kristaline dhe njerëzit i bën pluhur. Mirëpo, Faraonit i takon fama e fitores përtej kohës “deri në fund të botës”. Nuk është mrekulli, ngaqë Keopsi në fund nuk mund dhe nuk dëshiron prapseprapë t’i mbyllë sytë para këtij vizioni: “Piramida u ndërtua. Ajo duhej të ishte më e larta prej të gjithave. Dhe më madhështorja.”Si një valë goditëse vendimi e kaplon vendin, që tani e tutje e tërë energjia e tij do të qarkullojë përreth mesit të zbrazët, i cili del nga pakapshmëria e planit dhe nga dyshimi, se a qenkësh i përmbajtshëm shpirti i mobilizimit total i liruar nga shishja. Vërtet Keopsi e mbikëqyr personalisht veprën, por sa më shumë që shpërndahen energjitë e tij, aq më shumë fillon vet të sundojë përbindëshi. Në mënyrë drastike Kadareja e përshkruan sizmografin e manisë dhe të depresionit. Por tashmë modelet dhe kalkulimet përkujdesen për një “gjendje të rrezikshme të mpirjes”. Qindra planifikues lejojnë rrotullimin e mijëra inspektorëve, e këta u urdhërojnë dhjetëra mijëra punëtorëve në gurthyes dhe gjatë transportimit si dhe qindra mijëra skllevërve në kantiere. Njerëzit dhe materialet lëvizin në një vëllim, të cilin bota nuk e ka parë. Kështu vëzhguesit dhe spiunët e huaj të të gjitha prejardhjeve nuk dinë më si të shpëtojnë nga mahnitja, dëfrimi dhe neveritja – një linjë ironike, nganjëherë groteske e tregimit, e cila e përshkon romanin. Natyrisht që nuk mungojnë fërkimet. Pluhuri dhe vapa, zemërimi dhe dëshpërimi brejnë energjitë. Ka aksidente pa numër, rebelime dhe spekulime, mirëpo aparati i fuqishëm i spiunëve të sigurimit shtetëror dhe aparati i vëzhgimit e mbajnë projektin në punë. Me këtë rast instrumenti më i sprovuar i torturimit qëndron aty që periodikisht të zbulohen “komplote”, të ndërmerren “spastrime” arbitrare dhe të inskenohen ekzekutime mizore, ashtu që nga tejet lartë e deri tejet poshtë askush nuk mund të jetë i sigurt për jetën e tij. Edhe vetë ekspertët teknik për mbrojtjen e dhomës mbretërore në brendi nuk janë të mbrojtur nga rreziku, përkundrazi – është e përcaktuar për ata që “dijen sekrete” të tyre ta paguajnë me vdekje.Si një epifani qëndron mbi horizont reja me “pluhur, djersë dhe frikë”, mirëpo me dekadat figura del nga kaosi. Por, Keopsin e kaplon shqetësimi: aa më shumë që ndërtimi i afrohet përkryerjes, aq më plastike i qëndron para syve vdekja e vet dhe me këtë e pakapshmja “formë e të braktisurit”, e cila e pret në brendi. Pavdekshmëria e tij do të jetë shuarja e tij, këto nuk janë mendime hyjnore. Në qoftë se plani i Piramidës kishte qenë tradhtia e tij ndaj popullit, atëherë duket se ka ardhur hakmarrja e tij. Mirëpo, më parë vjen edhe njëherë ora e “hetimit të madh” e të pakuptimtë për shkak të bllokut ominoz numër 92.249.19596.4 të vendosur para shumë vitesh në mes të trupit të Piramidës. Ai mund të jetë i magjepsur. 


Krijohet “Rona Nishliu Award” çmimi për vokalin më të mirë live në Eurovison

02/07/2014
Zëri i Rona Nishliut dhe paraqitja e saj në festivalin e madh evropian “Eurovizion”, ka bërë që Wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”. 

Ky çmim do të jepet për vokalin më të mirë të secilit edicion. Edhe pse çmimi është krijuar para dy vitesh, këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu e ka kuptuar sot, lajm ky që e ka bërë të lumtur. “Shume kendshem! wiwiblogs paskan krijuar qe prej dy vitesh çmimin për ndere te performances sime ne Eurovision '12 Tani e tutje cdo kengetare me performance te fuqishme vokale shperblehet me cmimin Rona Nishliu Aëard for Best live Vocal (Cmimi Rona Nishliu per Performancen me te mire Vokale Live) Falemnderit WIWI - JU DUA”, ka shkruar Rona në llogarinë e saj në facebook. Çmimin “Rona Nishliu Award”, këtë vit e ka fituar Ruth Lorenzo, e cila ishte këngëtarja e vetme nga pesëshja e madhe që ka arritur të radhitet në Top 10-she në Kopenhagë. Kënga e saj "Dancing in the Rain" shfaqi zërin e saj të fuqishëm dhe mënyrën se si ajo interpretoi ato nota të larta. Kishte momente t ë ndryshme kur ne mendonim se zëri i saj do të rrënonte shtëpinë në kuptimin e plotë të fjalës. Me sa duket lexuesit tanë rënë dakord, shkruan Wiwiblogs. Çmimi Rona Nishliu nderon garuesin e Shqipërisë të vitit 2012, e cila përfundoi e pesta në Eurovizion. Rona interpretoi "Suus", siç shkruan Wiwi, me emocion të pakrahasueshëm dhe disi arriti që të qëndroi në një mendje derisa punonte në çdo mënyrë të regjistrit të saj zgjerues. “Rona, ne ju përshëndesim!”, shkruan Wiwi më tutje. Ky çmim është vetëm një nga një dhjetëra çmimet që Wiwiblogs ka nisur si pjesë e 2014 Valentina Monetta Awards. Janë 12 kategori që kanë filluar, nga-veshja më e mirë deri të ajo me e keqja në ESC – identifikon garuesit të cilët lënë përshtypjen më të madh për tifozët e Eurovizionit, pavarësisht nëse ata e fituan garën apo jo. 




1 comment:


  1. Thank you for sharing, if you are interested in furniture products, please refer to the information below

    ghế chân quỳ văn phòng giá rẻ

    ghế chân quỳ giá rẻ



    ReplyDelete