05 January 2015

Kakavia: Nis kthimi i emigranteve

                                                                               
Emigrantët Shqiptarë pas festimit të festave të fundvitit kanë nisur të rikthehen sërisht në vendet e tyre të punës . Burime nga pika kufitare e kakavies bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë lënë Shqipërinë 3830 shtetas shiptarë dhe 678 shtetas të huaj si dhe 847 automjete.
Ndërkohë kanë hyrë në vendin tonë 3258 shtetas shiptarë dhe 284 shtetas të huaj.Ndryshe nga vitet e kaluara në ditët e para të Janarit emigrantet nuk jane ndeshur ne rradhe te gjata ndoshta se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë nxituar të rikthehen sërisht në shtetin Helen pikërisht për të shmangur radhët e pritjes.Vetëm një ditë më parë nepermjt pikes së kalimit kufitar te Kakavijes kane lene pas traun ë doganës me destinacion shtetin grek 6108 shtetas dhe 1536 mjete.  Nderkohe kane hyre ne vendin tone 5631shtetas dhe 742 mjete.

No comments:

Post a Comment