Mbasditen e se martes celi siparin edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar folklorik "Fest-Argjiro 2013". Celebrimi i ketij eventi folklorit filloi disa ore me pare startimit te tij ne sheshin e Cercizit .Kostumet e festivalisteve zbukuruan rruget e kalledremta te pazarit karakteristik e me pas grupet e ansambleve u drejtuan Bashtese te Teqese duke u ngjitur ne skenen e odeonit koncertor, si pjese e parades tradicionale te dites se pare te festivalit.
Ceremonia celi me shperndarjen e bukes te pudrosur me kripe ,me pas me fluturimin ne ajer te dhjete pellumbave qe simbolizojne numrin e grupeve pjesmarrese e me pas me 50 tullumbace.Flamur Bime, kryetari i Bashkise se Gjirokastres tha se kenget e vallet kane qene dhe mbeten ura te medha te lidhjes se popujve dhe moterzimet e tyre refejne sesi kulturat ,trashegimite dhe besimet e popujve jetojne ne te njejtin qiell duke respektuar njeri-tjetrin.”Organizimi i festivalit do te sjelle ne qytetin e gurte krahas artisteve dhe turiste vendas e te huaj “,-vijoi me tej z.Bime ,ndersa nenvizoi se :”Gjirokastra eshte qytet i kultures dhe vlerave historike e “Fest Argjiro 2013” eshte nje rast per ta deshmuar kete”Ne naten e pare u ngjiten ne skene Ansambli “Argjiro” i Gjirokastres ku performuan Grupi Obelisku me “Miresevini miqte tane”,Ermal Kore dhe grupi polifonik i qytetit me kenge per Gjirokastren.Me pas performuan “Jehona e Dukagjinit”Kline ,”Lidhja e Prizrenit” dhe “Jahi Hasani “Cegran nga Gostivari i Maqedonise.320 artiste do te performojne per tri nete nen ritmet tradicionale te muzikes,vlerave te hershme dhe te sotme te folklorit shqiptar
No comments:
Post a Comment