23 September 2013

Sekuestrohen 3 5 kg heroine


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të realizuara nga ana e Policisë Kufitare të Kakavijes për goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike , më datën 23.09.2013, rreth orës 02.10 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije  efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe konkretisht:Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme Heroine do të transportohej për në shtetin Grek
kanë forcuar kontrollet në dalje për në shtetin grek. Rreth orës 02.10  gjatë kontrollit në vijën e dytë për në dalje për Greqi  nga ana e shërbimeve të policisë kufitare  Kakavije , të automjetit tip Benx me targa  greke AA 811 GL , që drejtohej nga shtetasi Eduart Nazari , i datëlindjes 1977  nga Berati  , rezultoi se: Në brendësi të sediljes së pasmë të pasagjerit  u konstatuan në një vend të krijuar posacërisht për të fshehur lendën narkotike 7 pako  të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të llojit Heroinë.Menjëherë policia Kufitare e Kakavijes ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit si dhe të një pasagjeri që udhëtonte me të në ambjentet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije dhe ka njoftuar Grupin Hetimor dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët kanë mbritur menjëherë në Kakavije.Drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku pas një pune të mirfilltë profesionale dhe hetimore të bërë nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së  Qarkut Gjirokastër rezultoi se:Pasagjeri  që udhëtonte në automjetin ku u gjet lënda narkotike nuk ishte i   implikuar në këtë trafik.Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta trafikonte në Athinë .Në lidhje më këtë fakt  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë intesivisht me homologët grekë dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat për zbardhjen e rrjetit të këtij trafiku.Nga ana jonë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  , Eduart Nazari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe automjeti.Materialet në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të  lëndëve Narkotik

No comments:

Post a Comment