14 January 2014

Shembet shtepia e Haderajve

                                                                       

Shtëpia e Hadërajve, monument kulture i kategorisë së parë filloi të shembet përmes një aksioni të forcave zjarrfikëse, policisë dhe ndihmës së bisneseve locale qe do te zgjase dy dite. Si rrjedhojë e gjendjes në të cilën ndodhej, pjesa e mbetur në këmbë nga kjo shtëpi u shemb nga shërbimi i zjarrfikëses, pasi tashmë ajo rrezikonte edhe banesat e tjera të ndodhura përkrah. Mungesa e investimeve shtetërore për mirëmbajtjen e banesave të lagjes muzeale ka bërë që një pjesë e madhe e tyre të jenë në gjendje e keqe apo në rrezik shembje. - Pjesë e fasadës perëndimore të shtëpisë së Hadërajve në Gjirokastër dhe ndarjet e kateve të kësaj shtëpie, monument kulture I kategorisë së dytë, u shemb plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të lagjes “11 janari”.
Kjo shembje rrezikon seriozisht edhe ekzistencën e këtij objekti 250 vjeçar I braktisur prej vitesh nga pronarët pikërisht për këtë arsye, ndërsa duket se është lënë në harresë.Shtëpia e Hadërajve e vendosur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër konsiderohej si një nga kartolinat e qytetit nisur nga stili arkitektonik I saj. Shkon në rreth 20 objekte, pjesa më e madhe monument culture, prej të cilave ka edhe nga ato të kategorisë së parë, numri I objekteve në qytetin e gurtë të cilat janë shembur apo janë drejt degradimit të plotë.

No comments:

Post a Comment