04 October 2014

Gjirokastër, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit

                                                                           

Besimtarët myslimanë në qytetin e Gjirokastërs kanë kremtuar sot Festën e Kurban Bajramit në xhaminë e Pazarit në këtë qytet. Kamera e Tv Channel 7 ndoqi nga afër kremtimin dhe ritualet e kësja feste e cila filloi që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit për të vijuar më pas me ritualin e kurbanit drejtuar zotit.  Besimtarët e qytetit të gurtë përvecëse kanë uruar njeri tjetrin në këtë ditë të begatë për ta, kanë bëri thirrje për më shumë paqe dhe harmoni ndërmjet tyre.
Myftiu I xhamisë së Pazarit Ledion Cikalleshi duke uruar të gjitë besimtarët myslimanë theksoi se kjo ditë synon bashkimin ndërmjet njerëzëve, paqe dhe begati në cdo familje besimtarësh.Kurban Bajrami përbën ditën e dytë më të rëndësishme në kalendarin islamik pas Fiter Bajramit. Dita e sotme është dita kur kurorëzohet Haxhi dhe besimtarët e Islamit bashkohen në nderim dhe respektim ndaj Allahut.Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra. Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur. Besimtarët në emër të besimit të zotit, në emër të dashurisë për njeriun. flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë.

No comments:

Post a Comment