06 October 2014

Dhunohet Babai i Teqese

                                                                                     

5 Persona të maskuar kanë dhunuar gjatë orëve e mesnatës banesën e Shehut të Tyrbes “Baba Hasani” në Gjirokastër, duke grabitur 150 mijë lekë të rinjdhe disa bizhuteri me vlerë. Burime nga policia e lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz i ri, ku personat e  maskuar kanë grabitur banesën e Shehut të Tyrbes duke e dhunuar atë bashkë me të birin me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Personat e dhunur janë dërgura menjëherë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në qytetin e gurtë, ndërkohë sipas kirurgu Roland Karalli shehu i teqes ka marrë plagë të lehta në hundë dhe në trup, ndërsa djali i tij ka pësuar shembje në dorë dhe plagë të shumta në kokë, por po sipas tij dy personat e dhunuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Blutë e qytetit të gurtë po vijojnë hetimet për të indetifikuar autorët e vjedhjes me dhunë në fshatin Shtëpëz i ri, ndërkohë mësohet nga burime të policisë lokale se deri tani janë shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Vjedhjet me dhunë në qarkun e Gjirokastrës po kthehen në një fenomen prezent për banorët e kësaj zone duke rritur pasiguri për jetën e tyre. Jo më larg se 8 ditë më parë në fshatin e Andon Poci familja Cino ku jetojnë dy të moshuar u bë pre e grabitjeve me dhunë nga 2 persona të maskuar njëri prej të cilëve është vënë në pranga. Rastet e vjedhjeve mendohet se janë shumë herë më të shumta nga sa bëhen prezent pasi shpesh herë policia nuk i bën publike.

No comments:

Post a Comment