16 October 2013

KE publikon progres raportin


Komisioni Evropian publikoi  progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2013, ku rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakort që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian.Rekomandimi vjen pasi Komisioni Europian vlerësoi se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian,
vecanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyce në opinionin e Komisionit të vitit 2010".Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtezohet me përmbushjen e detyrimeve vecanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

PESE PRIORITETET e Komisionit Europian për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në. Komisioni Europian publikon 5 prioritetet që Shqipëria duhet ti plotësojë.
1-Administratë profesioniste dhe të depolitizuar
2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3- Lufta kundër korrupsionit
4-Lufta kundër krimit të organizuar
5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë romët.

Brukseli pret që Shqipëria të përqëndrojë përpjekjet e saj të një proces konsultimi gjithpërfshirës duke theksuar bashkëpuninimin, mazhorancë-opozitë.“Shqipëria ka nevojë ti përqëndrojë përpjekjet e saj në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në forcimin e rolit të saj. Është e rëndësishme që bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës të funksionojë mirë për të hedhur bazat solide për reforma të mëtejshme”, citon Progres-Raporti për vitin 2013 i Komisionit Europian për Shqipërinë.Në ndryshim nga viti i kaluar kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë komisioni europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, i propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.Rekomandimi vjen pasi Komisioni vlerëson se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, vecanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyce në opinionin e Komisionit të vitit 2010. Shqipëria – vazhdon më tej vlerësimi i Komisionit – ka marrë hapat e para drejt përmirësimit të efiksasitetit të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohen gjithashtu se “u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Aktualisht vendet kandidate zyrtare për tu bashkuar me BE-në janë Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

No comments:

Post a Comment