09 March 2013

Perkujtohet 16-vjetori i vdekjes se Lefter Millos

Një prej emrave më të shquar të futbollit gjirokastrit dhe atij shqiptar Lefter Millo, është përkujtuar sot me një sërë aktivitetesh në kuadër të 16 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Ka qenë deputeti i Gjirokastrës Spiro Ksera si bashkëkohës dhe bashkëfshatar i tij, ai që u bë promotor i organizimit të aktiviteteve të sotme në Gjirokastër dhe në fshatin e tij të lindjes Dervician, të cilat kulmuan me një takim futbolli në fushën sportive të Dervicianit. Zoti Ksera, ka qenë i shoqëruar nga familjarë, ish futbollistë të ekipit Luftëtari ku u zbulua talenti i Millos dhe më vonë i Partizanit dhe ish përfaqësueses së futbollit në vitet '80-'90, teksa vizituan galerinë e fotove të rrokura në fushën e blertë dhe jashtë saj. Një kolazh fotosh të pa publikuara ndonjëherë më parë, kanë shtangur vizitorët e shumtë që populluan hollin e kinoteatrit të Gjirokastrës. Për zotin Ksera aktiviteti i sotëm përvec përkujtimit të yllit të futbollit shqiptar synon të nxisë më tej, të rinjtë të angazhohen në sportin më të dashur sic është futbolli.

Lefter Millo, lindi në Dervician të Gjirokastrës më 2 gusht 1966. Qysh në moshë të re, u vunë në pah teknikat e tij të larta në futboll, aq sa mjaftoi që në moshën 17 vjecare, të ishte në formacionin bazë të ekipit të Luiftëtarit të Gjirokastrës. Në moshën 20 vjecare angazhohet në ushtri në kryeqytet ku prej asaj periudhe e deri në vitin 1991, do të mbronte ngjyrat e kuqe të ekipit të Partizanit. Prej vitit 1988 e deri më 1996 ishte pjesë e padiskutueshme e përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë me 20 prezenca. Ndërkohë që nga viti 1991 e deri sa ndërroi jetë në 8 mars të 1997, ishte pjesë e skuadrës së Larissas në Greqi. Një aksident tragjik automobilistik në afërsi të Larisas, mëngjesin e 8 marsit 1997, i mori atij jetën në moshën 31 vjecare.
Tritol makinws sw ish shef tw urbanistikws Haxhi Musai. Ngjarja ndodhi nw orwn 01 tw natws nw lagjen nr 1 Sr, Nuk dihet sasia e tritolit policia. Wshtw dwmtuar rwndw makina. Lloji fuoristradw.

No comments:

Post a Comment