17 October 2013

Shpallet ne kerkim ish shefi i SHKB-se


Ish-shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hajredin Berisha është shpallur në kërkim. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Sipas policisë,  Berisha ka marrë një automjet tip “Renault” prodhim i viteve të fundit dhe e ka nxjerrë nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër,
duke e përdorur personalisht, ndërsa automjeti ka qenë i sekuestruar me lëndë narkotike muaj më parë dhe shërbente si provë materiale për llogari të Krimeve të Rënda, Tiranë.“Për shkak të mosplotësimit të kritereve të duhura, pak ditë më parë, Hajredin Berisha është shkarkuar nga detyra e shefit të SHKB-së për Gjirokastrën. Por pas shkarkimit, gjatë orëve të mbrëmjes të datës 12.10.2013, Hajredin Berisha ka futur një furgon civil në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka marrë orenditë e zyrës, kolltukë, etazherë etj që ishin berë dhuratë për zyrën nga bizezmenë të rrethit Gjirokastër.”- thuhet në njoftimin e policisë.Lidhur më këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra edhe dy punonjës policie , konkretisht punonjësi i policisë në hyrje të drejtorisë dhe nënoficeri i informacionit, të cilët kanë lejuar futjen e automjetit tip frugon natën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pa lejen e eprorëve përkatës.

No comments:

Post a Comment