21 January 2015

Ujësjellësi I njohur I Ali Pashës jep alarmin

                                                                         

Ujësjellësi I njohur I Ali Pashës I ndërtuar rreth 200 vjet më parë me urdhër të kreut të Pashallëkut të Janinës për të furnizuar me ujë fshatin Bëncë është mes të paktave vepra inxhinierike të llojit të vet që I ka mbijetuar kohës. Megjithatë dëmtimet , transformimet dhe përshtatjet që ju bënë kësaj vepre ndër vite e kanë shndërruar mjaft strukturën e ndërtimit  duke e future edhe këtë monument në emergjencë.
Përrreth ujësjellësit vihen re ndërhyrje të vogla për të larguar bimësinë që kërcënon muret por sipas specialistëve akuadukti ka nevojë për restaurim tërësor dhe mbrojtje të vazhdueshme. E ndërtuar mbi kanionet e lumit të Bëncës vepra që furnizoi me ujë për vite me rradhë Bëncën dhe Tepelenën vijoi të ishte funksionale edhe gjatë viteve të socializmit për të siguruar vaditjen e tokave të hapura në shpatin e malit.Sot ujësjellësi përfaqëson një prej atraksioneve turistike më të rralla të kësaj zonë megjithatë përpjekja e bashkisë së Tepelenës për ta ofruar këtë destinacion Brenda itinerarit turistik që po ndërton duhet të shkojë sipas kreut të kulturës në këtë bashki krahas mbrojtjes dhe restaurimit.Ndërkaq mitet lokale që lidhen me figurën e Ali Pashës dhe ndërtimet e shumta të periudhës së tij kanë nxitur thesarkërkuesit të  kërcënojnë edhe këtë monument. Përreth akuaduktit dhe në themelet e tij vihen re ndërhyrje, gropa të hapura për kërkim thesaresh dhe dëmtime të shkaktuara me mjete gërmuese. I izoluar larg vëmendjes dhe plotësisht I papromovuar ujësjellësi 200 vjecar I Bëncës gjendet ne emergjencë.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete