30 October 2014

Burg Alikos dhe gruas

                                                                                   

Lihen në burg Sharaf Aliko dhe bashkëshortja e tij, Donika Aliko, të akuzuar për vrasjen e 92 vjeçare Bejaze Aliko. Vendimi është marrë sot ku nga provat e reja të paraqitura nga Prokurori Julian Çafka në Gjykatën e Gjirokastrës lidhur me vrasjen e 92-vjeçares, kanë çuar në arrestimin e çiftit Aliko, deri në sqarimin e ngjarjes.Gjykatësi Pëllumb Veliu pasi mori në konsideratë provat e reja, vendosi masën “arrest me burg” për Sharaf Alikon, 66 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij 92-vjeçare, si dhe për bashkëshorten e tij Donika Aliko.Por avokati mbrojtës Arjan Soti i çifti Aliko i ka cilësuar antiligjore veprimet e prokurorisë dhe të policisë, ndërsa provat si të pamjaftueshme; duke kërkuar kështu lirimin e tyre.
Donika dhe Sharaf Aliko kanë mohuar akuzat ndaj tyre, si dhe përfshirjen në këtë ngjarje, ndërsa janë shprehur se janë spekulime ato që e lidhin këtë ngjarje me çështjen e pronave.Ngjarja u bë publikua dy ditë më parë kur e bija e familjes Aliko, 70-vjeçare që jeton në kryeqytet, kallëzoi në polici të vëllanë Sharif Aliko dhe nusen e tij Donika përkatësisht 66 dhe 59 vjeç me akuzën e vrasjes së të ëmës 92-vjeçare. Ndërsa trupi i ndjerës e cila ndërroi jetë më 10 tetor, është zhvarrosur për t’u bërë ekspertiza.
Prokuroria: Dyshohet vetëvarje, vendimi përfundimtar pas ekspertimeve
Organi i akuzës së Gjirokastrës, nuk dyshon për një vrasje të Bukurie Alikos por në një vetëvarje. Burimet nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe grupi hetimor, kanë bërë të ditur se përfundimet e akt-ekspertimeve që priten të mësohen gjatë dy ditëve të mëpasshme, do të jenë bazë për ngritjen e një akuze konkrete në ngarkim të bashkëshortëve Aliko të cilët ndodhen pas hekurave të qelisë në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.Po të njëjtat burime konfirmojnë se zhvarrimi i trupit të së ndjerës, është kryer një ditë më parë pikërisht me kërkesë të prokurorisë dhe të vajzës së viktimës e cila pretendon se i vëllai i saj Sharafi, ka qenë ekzekutues i nënës së tij i ndihmuar edhe nga e shoqja Donika. Kjo e fundit ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë qenë pjesmarrëse apo egzekutuese në një krim të tillë.Zhvarrimi i plakës 92 vjeçare, është kryer një ditë më parë nën vëzhgimin e ekspertëve të kriminalistikës së mbërritur nga kryeqyteti. Ata pasi kanë marrë trupin për t’iu nënshtruar ekspertimit mjeko-ligjor, kanë fotografuar pjesët e ndryshme të trupit dhe marrë prova që kanë lënë gjurmë në gjymtyrë apo zona të ndryshme të trupit të imtë të 92 vjeçares. Burime të sigurta nga organi i akuzës, shprehen se janë të bindur në masën 90% se bëhet fjalë për një vetëvarje. Një prej ekspertëve të kriminalistikës që ishte pjesë e inspektimit të trupit të së ndjerës, konfirmon se në trup të vetmet shenja që janë gjetur, ishte një unazë gjurme rreth qafës dhe asnjë shenjë tjetër që mund të përdoret si alibi për ushtrimin e dhunës në ngarkim të së moshuarës. Sipas grupit hetimor, plaka kishte instaluar një litar në kokën e krevatit me profil metalik dhe pasi e kishte lidhur rreth e rrotull qafës, është hedhur horizontalisht nga krevati e poshtë në një lartësi gati 70 cm. Laku i litarit ka qenë i shkurtër jo më shumë se 30 cm. Në momentin kur e ndjera e ka parë veten në prag të vdekjes, ka tentuar të shpëtojë por forca e rëndesës së trupit të saj me peshë jo më shumë se 50 kg dhe pamundësia fizike që kishte, krijoi shenja rreth qafës cka ishte tentativat e fundit të saja për t’u rikthyer në jetë. Kjo është ngjarja e skicuar nga grupi i ekspertëve kryeqytetas dhe ata hetimor në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. E gjithë kjo, është mbështetur edhe mbi të dhënat që kanë përcjellë përgjatë seancave pyetësore gjatë ditës së djeshme dhe sot, bashkëshortët Sharaf dhe Donika Aliko.


No comments:

Post a Comment