04 February 2014

Gjendja e kalldremeve te qytetit te gurte te Gjirokastres

                                                                             

Gjendja e kalldremeve te qytetit te gurte te Gjirokastres qe prej vitit 1972 dhe sidomos pas viteve 1990 e deri sot po shkojne drejt nje degradimi te frikshem. Ende nuk mund te thuash se ne kompetencen e kujt institucioni jane kjo pasuri e papeerseritshme e njohur edhe nga Unesko pasi bashkia dhe drejtoria e Monumenteve prej vitesh kane luajtur ping-pong me njera - tjetren dhe askush nuk pranon ti mirembaj apo te investoje ne to.Bexhet Çobani anetar i keshillit bashkiak si perfaqesues i partise demokratike ben me dije se ka propuzuar ne keshill nje fond modest prej
3 milion lekesh per mirembajtjen e tyre por nuk eshte rene dakort.Edhe per ish anetarin e keshillit bashkiak Z Dino Çico mos investimi dhe mos mirembajtja e kalldremeve Gjirokastrite do te thote humbje e nje vlere te paperseritshme per kete qytet.Specialistët të cilët dikur kanë ndërtuar me aq mjeshtëri kalldrëmet shprehen se sot rindërtimi është i vështirë, kjo për faktin se nuk aktivizohen më specialistët e dikurshëm e madje përdoren gurë të cilët janë të ndryshëm me elementin e vërtetë të përdorur më parë ose edhe me keq ne disa zona kalldremi po zevendesohet me beton.

No comments:

Post a Comment