28 March 2013

Holtkemper:Situata e tensionuar


Ambasadorja gjermane në Tiranë Carole Muller-Holtkemper, i ka bërë thirrje klasës politike në vend, të qëndrojë jashtë frymës konfliktuale sidomos në këtë periudhë kur duehn më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare. Sipas saj, realiteti i sotëm politik, dëshmon për një frymë konfliktuale si pasojë e tensioneve në vend. Sipas Holtkemper, ajo cka duhet të krahasuar janë programet zgjedhore dhe përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë duhet më pak konfliktualitet mes politikanëve dhe pa u personalizuar konfliktet. Shpresojmë të jenë të ndershme dhe transparente dhe shpresojmë të fitojë ekipi më i mirë me programin më të mirë-u shpreh Holtkemper.
Ndërsa vetë ambasadorja, ka dhënë opinionin e vet për qëndrimin e partive maxhoritare qeverisëse, për mundësinë që duhet t’u jipet 16 vjecarëve për të votuar. Në këndvështrimin e saj, ambasadorja gjermane u shpreh se një temë e tillë ndoshta ja vlen të mendohet dhe analizohet por në Gjermani vetëm 18 vjecarët kanë të drejtë të votojnë. Cdo shoqëri ka të drejtën e vetë për të gjetur rrugën në këtë drejtim. Nëse në Shqipëri është duke u menduar që të votojnë 16 vjecarët, atëherë ndoshta ka arsye për t’a bërë këtë por duhet mbajtur në konsideratë edhe kuadri ligjor pa pretenduar për të luajtur rolin e ekspertes në këtë drejtim, mendoj se do të ishte një situatë për momentin problematike-u shpreh Holtkeper. Për këtë të fundit, zgjedhjet janë të rëndësishme pasi vendosin të ardhmen e një vendi por duhet të mbetemi me këmbë në tokë. Ambasadorja gjermane, është përgjigjur edhe rreth interesit të gazetarëve për situatën e sigurisë në vend ku për të shteti ligjor është baza për bashkëpunim të sukseshëm mes vendeve  për tërheqjen e investitorëve. Vetëm mbi bazën e ndërtimit të shtetit ligjor mund të ketë përspektivë të vendit. Ndërsa në fund, është shprehur edhe për mosvotimin e tre ligjeve nga parlamenti shqiptar që sipas pozitës qeverisëse, pengojnë integrimin e vendit. Për zonjën Holtkemper, problemi është më kompleks nga ai që synohet që të paraqitet, pasi ajo cfarë kërkohet në thelb, është realizimi i kritereve të Kopenhagenit dhe në kuadër të këtyre kritereve, një pjesë e tyre kanë ngelur pa u realizuar mes të cilave, janë edhe tre ligjet. Nuk dua të ripërsëris frazën se problemi i vërtetë, është krijimi i shtetit ligjor, pasi vetëm me një shtet ligjor, Shqipëria do të ketë mundësi të ketë progres social dhe ekonomik të vendit.


No comments:

Post a Comment