01 September 2014

Më shumë vemendje për shkollat e mesme profesionale

                                                                                     
Është koha e arsimit profesional. Ndryshimet në ligj, kalimi i arsimit profesional nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies sociale dhe rinisë të bën të kuptosh se Shqiperisë i nevojiten të rinjë që zoterojnë një zanat jo me ekonomistë apo juristë. Për këtë arsye shkolla profesionale "Thoma Papano" në Gjirokastër në ditën e parë të regjistrimeve në këtë shkollë shfaqet me optimiste se cdo vit tjetër. Sipas drejtorit të shkollës Profesionale “Thoma Papapano” Thoma Voda krahas degëve egzistuese kjo shkollë synon edhe ngritjen e dy degëve të tjera në shërbim të qytetit të Gjirokastrës si dega e Ndërtim Restaurimit dhe dega e Konfeksion Modelingut për të cilat ndihet nevoja në qytetin e gurtë.
Po sipas tij numri i nxënësve vitit e kaluar ka qenë 174 ndërkohë këtë vit pritet që ky numër të rritet me 20-30 % .Shkolla e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” në Gjiriokastër u jep mundësi nëxënësve të marrin një arsim profesional dhe njëkohësisht jep njohuri dhe aftësi praktike në 4 dega të ndryshme si dega e Shërbimit të mjeteve të Transportit, dega hidraulike, elektroteknike si dhe dega infomatike. Kjo shkollë pas vitit te mbrapshtë 1997 pati një rënie të vazhdueshme të frekuentimit duke u kthyer më tepër në një shkollë meshkujsh kryesisht nga zonat rurale. Vitet e fundit arsimi profesional edhe pse i kushton me shtrenjtë qeverisë se arsimi i përgjithshëm ka marrë vëmendjen e duhur pasi profesionet e nevojshme humbën ndër vite. Ndërkohë një problem mbeten edhe librat për këtë kategori pasi kanë një përmbajtje krejt tjetër nga shkollat e tjera.

No comments:

Post a Comment