02 September 2014

Misteret e tre Burimeve

                                                                        

Enigmat që ofrojnë burimet nënujore në rrethin e Gjirokastrës sic është lidhja e mistershme mes burimit të kthjellët në shpellën e Skotinisë, burimit të Mëmës në parkun e Viroit si dhe syri i Kaltër në rrethin e Sarandës kanë shtuar kërshërinë e disa polumbareve specialist nga Polonia. Prej ditësh ata janë bërë pjesë e zhytjeve në liqenin artificjal të Viroit në vendin e quajtur burimi i Mëmës në qytetin e Gjirokastrës.
Burimi i nëndheshëm ujor i quajtur Mëma ka shërbyer si pikë referimi për zhvillimin e kërkimeve të cilat do të prezantohen me pas në faqe zyrtare të guidave turistike. Sipas drejtuesve të grupit të zhytësve nga Polonia legjendat i lidhin bashkë tre burimet Mëmën në parkun e Viroit, burimi në shpellën e Skotinisë, si dhe Syri i Kaltër. Këtë e mëson nga banorët e zonës të cilët nëse i pyet të tregojnë se për shpellën e Skotinisë ka shumë gojëdhëna, që më së shumti lidhen me mbytjen e një gruaje, trupi i të ciles ka dalë më pas në Virua. Është pikërisht kjo legjendë që shpesh herë ka shtuar kureshtjen e shumë specialistëve. Nuk është hera e parë që te huajt kërkojnë të zgjidhin këtë enigmë. Në vitin 2009 pesë peleologë, tre italianë dhe dy shqiptare kanë hyrë fillimisht në pjesën e parë të shpellës së Skotinisë, pikërisht në vendin ku gjatë viteve të socializmit ishte vendosur platforma e veprës së marrjes së ujit për te ujitur tokat e fushes se Dropullit dhe me pas nëpermjet një kanali ata kanë mundur të dalin në një pjesë të brendshme që, sipas tyre, ishte nje mrekulli e pafundme. Megjithate edhe sot enigma nuk ka marrë zgjidhje.

No comments:

Post a Comment