22 January 2014

Aksident tragjikë në mes të qytetit të Gjirokastrës


Një Aksident tragjikë ka plagosur rëndë një 56 vjecarë gati në zemër të qytetit të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Varosh të këtij qyteti ku 56 vjecari Sokrat Kallojeri nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës duke zbritur me këmbë  për në lagjen "18 shtatori" është përplasur nga një automjetë Nisan me targa greke PII 5562 që drejtohej nga shtetasi Arben Vaja.
Për pasojë 56 vjecari në gjendje të rëndë për jetën është dërguar menjëherë në spitalin rajonal Omer Nishani. Sipas mjekëve të këtij spitali 56 vjecari ka ardhur në gjendje mjaft të rëndë. Mbetet për të parë orët në vijim nëse 56 vjecari do të mund ti mbijetojë aksidentit. Aksidentet në vendin tonë vijojnë të mbeten problemi kryesorë i të plogosurve dhe jetëve që ikin si pasojë e aksidenteve rrugore.

No comments:

Post a Comment