05 October 2013

Gjendja e rrugeve rurale


Ndoshta duket paradoks por është e vërtetë. Janë 115 km rrugë rurale në rrethin e Gjirokastrës, investimi i të fundit i të cilave, daton në vitin 1948, tok me reformën agrare që ndërmori shteti i atëhershëm komunist. Kjo konfirmohet nga vetë kreu i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Skënder Seferi, i cili prej më pak se 1 viti në këtë detyrë, jep alarmin për gjendjen fizike në të cilën ndodhen pjesa më e madhe e rrugëve rurale në rrethin e Gjirokastrës.
Zoti Seferi konfirmon se shteti nuk ka vënë dorë qysh nga investimi kapital prej ndërtimit të tyre, në vitin 1948 e më pas, nëse do të quhen investime, janë ato të pjesshme të cilat as kanë rregulluar por më tepër kanë prishur, bazamentin fizik të rrugëve që lidhin kryesisht zonat dhe komunat malore të Gjirokastrës. Komunat si ajo e Zagorisë, Pogonit në Gjirokastër apo ajo e Frashërit në Përmet si dhe e Lopësit dhe e Kurveleshit në Tepelenë, kanë pjesën më problematike të rrugëve të cilat nuk janë të afta, që të mbajnë ngarkesë dhe peasha të mëdha të mjeteve të transportit rrugor. Ndërmarrja e Rrugëve Rurale në Gjirokastër, varet nga Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës dhe fondi i saj është inegzistent për mirëmbajtjen e rrugëve e cila mbahet me forcën e krahut të atyre pak punonjësve. Në fillim të këtij viti, akset problematike rurale krijuan anomali në bllokimin e mijëra banorëve në zonat e thella të Tepelenës dhe Gjirokastrës si pasojë rrëshqitjes së dherave dhe paqëndrueshmërisë bazale të tokës.

No comments:

Post a Comment