20 November 2013

TRE MUAJ PA NDIHME EKONOMIKE


Prej tre muajsh rreth 300 familje qe trajtohen pranë bashkisë Gjirokastër me ndihmë ekonomike nuk e marrin pagesën që ju takon.Nga bashkia Gjirokastër dhe konkretisht zyra e trajtimit të familjeve me ndihmë ekonomike mësoet se gjatë muajit Nëntor ka mbritur nje fond prej 570 mijë lekë të reja nga ku 300 familjet do të trajtohen vetëm me 50%të vlerës së caktuar.
Problem mbeten trajtimi I personave me aftësi të kufizuar që marrin pension paaftesie.për të cilët tashmë ka mbritur një fond prej 3.9 milionë lekesh. Janë 237 të tillë të cilët do te marrin vetem pagesën e muajit Shtator. Ndersa 91 të verbër dhe 19 paraplegjik do të marrin pagesen e muajit Teor por nuk do të merret pagesa për kujdestarët e tyre pagesa e të cilëve është shtyrë për në vitin 2014. Nga ana tjetër jane edhe 600 invalid pune të cilët prej muajit shtator nuk marrin pagesën e tyre.Me sa duket problem I pagesave për personat me aftësi te kufizaur dhe familjet me ndihmë ekonomike nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda këtij viti nësë qeveria nuk akordon fond shtesë, problematikë është fakti se kjo kategori është një shtresë sociale e cila gjendet në kushtet e mbijetesës dhe këtë pagesë e ka të nevojshme për të mbajtur frymen gjallë.

No comments:

Post a Comment