21 March 2013

Teatri i qytetit ne harese prej vitesh



Teatri i Gjirokastres me nje histori rreth 40-vjecare po gjendet perballe sfidave te mbijeteses. Pervec mungeses se shfaqjeve per publikun dhe veshtiresive per te siguruar fonde ky teater prej 10 vjetesh nuk njeh asnje investim qofte edhe gelqere per muret. Ne nje ambjent ku lageshtia eshte prezent ,xhama te thyer, mungese prozhektoresh behet e veshtire jo vetem per aktoret por edhe per spektatoret te cilet nuk mund te shijojne nje shfaqje mes te ftohtit dhe lageshtires.Aktori dhe regjizori Vasillaq Çuklla beri me dije per tv channel 7 veshtiresite e nje pune qe po kthehet ne nje mision te pamundur.Qyteti i Gjirokastres mund ta quaje si nje dritare te vetme te kultures  teatrin profesionit te qytetit pasi mungojne kinemate dhe cdo argetim tjeter ne kete qytet edhe pse duhet thene se stafit te ketij teatri prej kohesh u mungojne dhe aktoret e rinj.

No comments:

Post a Comment