31 January 2014

zv Ambasadori inspekton investimet amerikane ne Gjirokaster



Nga Gjirokastra ku ishte i pranishëm për të monitoruar një rradhë projektesh që po mbështeten
me fonde të qeverisë amerikane në fushën e drejtësisë dhe policisë kufitare zv.Ambasadori amerikan Henry Jardine nuk bëri komente të drejtpërdrejta rrethsituatës rendit të cënuar apo kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike në këtë rajon por ai tha se qeveria amerikane është duke punuar ngushtë me partnerët qëndrorë dhe lokale për të rritur kapacitetet në disa aspekte të drjetësisë dhe
sigurisë publike.

“Jam mjaft i kënaqur që jam në Gjirokastër . Unë  jam duke takuar dhe do të takoj një numër zyrtarësh lokale gjithashtu shpresoj të kem rastin të takoj  shumë bisnese lokale dhe qytetarë. Jam gjithashtu i kënaqur që fola me prefekten dhe disa yzrtarë të policsë .U përqëndruam në cështjet e trafikimt të qenieve njerëzore, sigurisë së kufinjve dhe  cështje më të gjera  të funksionimit të shtetit ligjor, të reformës administrative. Ne shprehëm  interesin tonë  të fortë për të qenë në mbështetje të këtyre strukturave sa herë që ndihma të jetë e nevojshme.Qeveria amerikane përmes  programeve të ICITAP dhe USAID  po jep  asistencë në fusha të ndryshme të qeverisë shqiptare përfshirë aspekte lokale të qeverisjes .Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë pranë zyrtarëve lokale për të dhënë asistencë përmes ICITAP dhe OPDAP dhe për momentin nuk mund të bëj ndonjë koment tjetër” , ka përfunduar Jardine , zv ambasador i SHBA në Shqipëri.Pritet që z.Jardine të vijojë axhendën e tij 2-ditore në Gjirokastër në takime me përfitues dhe implementues të programeve të mbështetura nga qeveria amerikane.

No comments:

Post a Comment