01 September 2014

Dhuna në familjen Shqiptare nuk ndalet

                                                                                           
Yllka Tafilaj nënë e dy fëmijeve të mitur përpara një jave është rrahur barbarisht nga xhaxhai i bashkëshortit, sot gjendet ende në spitalin e Gjirokastrës me shenja dhune ende të freskëta në fytyrë . Nderkohë frika e saj është shtuar shumefish kur ka mesuar se Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka lënë me detyrim paraqitje dhunuesin e saj .Yllka trembet të kthehet në Tepelenë, trembet për jetën e fëmijeve të saj edhe pse nga gjykata ajo ka një urdhër mbrojtje dhunuesi i saj është i lirë. Drejtoresha e Shërbimit Social në Gjirokastër Albana Allushi bëri me dije se që në momentin e parë Yllkës i është dhënë ndihma e parë edhe me mbeshtetjen e një psikologu
.Dhuna në familje doli si çështje shqetësuese në Shqipëri në vitet ‘90 kur vendi po pësonte një ndryshim domethënës politik dhe shoqëror. Dhuna në familje mund t’ju ndodhë grave pavarësisht moshës, nivelit arsimor, statusit të punësimit, fesë dhe vendit të banimit (urban ose rural). Dhuna në familje mund të ndodhë mes çifteve të martuar ose partnerëve intimë që jetojnë ose që shoqërohen bashkë. Dhuna në familje ndikon jo vetëm te gratë që abuzohen, por gjithashtu ka një ndikim thelbësor tek anëtarët e tjerë të familjes dhe te fëmijët. Fëmijët të cilët rriten duke qenë dëshmitarë të dhunës në familje, shpesh ndikohen seriozisht nga ky krim.Vitet e fundit përmasat e dhunës në familjen shqiptare janë kthyer të frikshme pasi nuk kanë munguar edhe disa viktima në një familje për shkak të një konflikti banal.

No comments:

Post a Comment