28 June 2013

Perfundon maratona e gjyqeve


Përfundon maratona e gjyqeve për Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Marotana e gjatë prej 2-vjetësh e legjitimitetit të zgjedhjes së kryetarit të Këshillit të Qarkut Gjirokastër , ka përfunduar sot në Gjykatën e Apelit. Pas pretendimeve të Prefekturës ,të rrëzuara nga Gjykata,
ishte kandidatai në garën për kreun e Qarkut Shahin Shema, që pretendonte mos legjitimitetin e kreut të Këshillit të Qarkut Sulo Muçobega ,që prej zgjedhjes së tij nga Bashkia Tepelenë.Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Irena Brahimi, pala akuzuese nuk është paraqitur në sallë ,ndërkohë avokati mbrojtes i Sulo Muçobega, z. Thimjo Kondi kërkoi nga trupi Gjykues :
- Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër duke vendosur :
-1 –Rrëzimin e padisë së paditësit Shahin Shema kundër Këshillit të Qarkut Gjirokastër
 2- Pushimin e gjykimit të çështjes kundër Këshillit Bashkiak Tepelenë.
Në fund gjykata pranoi kërkesat e palës mbrojtje duke e mbyllur përfundimisht kalvarin e gjatë të gjyqeve.\Maratona e gjatë e gjyqeve për Kreun e Këshillit të Qarkut nis menjëhere pas zgjedhjeve lokale të 2011 ,kur u zgjodhën krerët e rinj të Bashkive dhe Komunave.  13 seanca gjyqësore, Këshilli i Qarkut i ka zhvilluar me Prefekturën Gjirokastër dhe 7 seanca me kandidatin në garë Shahin Shema.

No comments:

Post a Comment