Fshati Lazarat ne Gjirokastër është kthyer në vendin potencial të hapjes së vendeve të punës me një pagesë të kënaqshme. Ky është shkaku kryesor qe Gjirokastrës cdo ditë I shtohen banorë të rinj. Afër rrugës nacionale banorë të komunitetit Romë të mbritur një pjesë nga Rogozhina kanë krijuar një lagje të re me plastmasë.
Edhe pse preferojnë të qëndrojnë jashtë kamerave një prej fëmijëvë vetëm në klasë të gjashtë shprehet se e ka braktizur shkollën pasi ka ardhur në Gjirokastër për të punuar në Lazarat . Sipas tij nëse arrin të kapësh normën merr edhe 2000 leke te reja ne ditë, Duke qenë I vetmi vend I cili prodhon vende pune në këtë kohë krize banorët e shumtë nga e gjithë Shqipëria falenderojnë zotin që egziston ky vend ,pasi është I vetmi burim jetese .Nuk është e qartë se sa është numri I puntorëve që punojnë në këtë fshat por mendohet se cdo ditë në Lazarat punojne rreth 5 mije persona dhe këta jo vetëm në përpunimin e Hashashit por edhe në sektorë të ndërtimit pasi ky fshat munt të shihet edhe si një kantjer I vertet ndërtimi, në të gjitha shtëpite aktualisht behen punime.Duke u përballur me krizen ekonomike dhe papunësinë në rritje tashmë e gjithë Shqipëria falenderon egzistencen e këtij fshati që prodhon vende pune.
No comments:
Post a Comment