25 September 2014

Mbrojtja e trashegimise kulturore

                                                                      



Gjithmonë dhe më shumë  vëmendja e institucioneve qëndrore  dhe lokale po kthehet drejt monumenteve historike,  kësaj trashëgimie  të vyer që  tërheq  vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj por që tregon edhe identitetin tonë kombëtar i cili duhet ruajtur si thesar i vyer.Ajo që  të bën më shumë përshtypje  është  tërheqja e vëmendjes së  të rinjve drejt kësaj trashëgimie si  një  mundësi më shumë  për të ruajtur  këto vlera.
  Nën siglën " Kalaja  e qytetit tim "  një projekt  që  synon  ndërgjegjësimin e të rinjve jo  vetëm për ruajtjen  e  vlerave të trashëgimisë, por edhe të promocionit të tyre ka mbledhur në një konkurs esesh të rinj  nga qytetet  e Gjirokastrës, Libohovës, Beratit,  Tepelenës  dhe Përmetit. Kalaja  në  katër  nga  këto qytete mbetet  një nga  monumentet qëndrore  që tërheq  vëmendjen  e  shumë vizitorëve. Ndërkohë dy nga kalatë siç është ajo  e Beratit dhe  Tepelenës  janë të banuara, çka  e  bën më emergjente  kujdesin ndaj tyre si në drejtim të restaurimit, ashtu  edhe  në drejtim  të  ruajtjes së  mjedisit.Si  rezultat në përfundim  të këtij  konkursi erdhën  tre elementë të rëndësishëm. Esese kushtuar kalave të katër qyteteve,  një ambient  më  i pastër dhe sigurisht  edhe një fletë palosje kushtuar  këtyre monumenteve e  veçanërisht  asaj  te Tepelenës, kalaja ku dikur eshte pritur  si mik  edhe poeti anglez Lord Bajroni.E vërteta është se ne si komb ende posedojmë një pasuri të jashtëzakonshme të ardhur ndër vite, dhe nëse do të kërkojmë të mbahemi mend edhe ne në brezat që vijnë do të duhet të kontribuojmë në ruajtjen e kësaj pasurie pasi në këtë mënyre ruajmë identitetin tonë.

No comments:

Post a Comment