24 September 2014

Gjirokastra destinacion i sigurt

                                                                         


Gjirokastrën e kanë vizituar këtë sezon turistik  më shumë se 36 mijë turistë të huaj me shtrirje të ndryshme gjeografike si Gjermania, Polonia, Hollanda, Italia si dhe Greqia, ndërkohë cdo ditë numri i tyre sa vjen dhe shtohet. Nje aset i ri infomacioni për këdo që zgjedh Gjirokastrën është edhe zyra e  informacionit turistik në qendër të sheshit të Çercizit. Sipas Drejtorit të Drejtorisë Social- Kulturore z. Kudret Alikaj elemente të rëndësishme historike që tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj për qytetin e Gjirokastrës mbetet kalaja legjendare me Muzeun e armëve,apo shtëpitë karakteristike, pa harruar dhe interesimin e madh për shtëpinë e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Po sipas tij pranë zyrës së informacionit turistikë në gudiat turistikë këtë vit është shtuar edhe një aset tjerët,Muzeu i Luftës së Ftohtë i cili terheq vemendjen si nga vizitorët vendas edhe ata të huaj.Gjirokastra prej 9 vitesh pjesë e Trashëgimisë kulturore Botërore mbetet një ndër destinacionet më atraktive dhe të preferuara për turistët e huaj. Objektiv per kete qytet mbetet zhvillimi i turizmit dimeror pasi rrethi i Gjirokastres ofron mundesi per ta mbajtur vizitorin te pranishem me dite te terae jo vetem per pak ore sic ndodh aktualisht. Mjafton te permendet lugina e Drinos, Antigoneja, antika apo dhe zhvillimi kohet e fundit te sportit te Hipizmit per shkak te terrenit te peshtatshem dhe bukurine e natyres pa haruar kulinarine fantastike me prodhime te zones.Jane keto element qe perforcojne potencialin turistik te zones e cila mund te kthehet ne burim jetese per te gjithe banoret e kesaj zone.Ndërkohë vitet e fundit vihet re një rritje interesi edhe prej vizitorëve vendas të cilët përvec turizmit bregdetarë apo malorë i lënë një vend në axhendën e tyre turistike edhe turizmit kulturorë, pas vendi ynë ofron vlera të shumta historike të cilat ia vlen të vizitohen.

No comments:

Post a Comment