U cel dije panairi i 8-të i Trashëgimisë Kombëtare dhe Artizanatit "Gjirokastra 2014" i cili do të qëndrojë i hapur nga data 26-28 shtatorë ku marrin pjesë 100 artizanë. Panairi është organizuar nga fondacioni "Gjirokastra" në bashkepunim me bashkinë e qytetit dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe USAID. Tema kryesore e këtij panairi është :
"Veshjet tradicionale dhe punësimi i gruas përmes artizanatit dhe turizmit". Për tre ditë Pazari i Gjirokastrës do të prezantohen traditat më të mira shqiptare në artizanat, gatime, prodhimin dhe mirëmbajtjen e kostumeve popullore. Ky panair ka mbledhur artiznaë nga gjitha trevat shqiptare spikasnin punimet e dorës si bizhuteri, punimet në gurë, në dru elemente tradite të kaluar nga brezi në brez edhe për 112 vite me rradhë.Që nga viti 2007 çdo fund shtatori në Gjirokastër organizohet rregullisht Panairi i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit. Panairi është aktiviteti më i rëndësishëm që zhvillohet rregullisht në Shqipëri për artizanatin dhe një eveniment kulturor dhe turistik me rëndësi për Gjirokastrën. Ndërkohë artizanët nga Kosova të cilët marrin pjesë në Panairin e 8 të "Gjirokastra 2014" me produktet e tyre tradicionale u pritën nga kreu i bashkisë së qytetit të gurtë. Bashkiaku Bime falenderoj të gjitha pjesëmarrsit nga Kosova në këët aktivitet 3 ditorë, duke e cilësuar të rëndësishëm kontributin e tyre në promovimin e vlerave tradicionale të vendit. Nga ana tjetër artizantë kosovarë e cilësuan të rëndësishme pjesmarrjen në panairin jo vetëm për të promovuar punimet e tyre tradicionale por edhe për tu njohur më shumë me qytetit e gurtë që sipas tyre përmban vlera të larta historike dhe kombëtare.
No comments:
Post a Comment