30 September 2014

Ka përfunduar Panairi i 8-të i Trashëgimisë Kombëtare dhe Artizanatit "Gjirokastra 2014"

                                                                               

Ka përfunduar Panairi i 8-të i Trashëgimisë Kombëtare dhe Artizanatit  "Gjirokastra 2014" i shoqëruar me shume aktivitete. Një aktivitet interesant ishte edhe një konkurs për prodhimet artizanle më të mira të cilat u nxorrën njëkohësisht për shitje në një ankandë. Fituesja e parë e cmimit u shpall artizania nga qyteti i Hasit Shkurte Daudaj e cila u prezantua në këtë panair me jelekun e zonës së Rekës që daton që prej kohëve të ilirëve. Cmimi i dytë  u fitua nga artizania nga Tirana Edlira Sula për jelekun me elementet gjirokastrite, si dhe cmimi i tretë i fituar nga artizania nga Kosova Selvie Cunga me dollomën veshjen tradicionale të zonës së Gjakovaës.
Drejtori i Kompanisë "Eurosig" Kadri Morina u shpreh se ky aktvitet shërben për të vlersuar dhe për tu përcjellë brezave të ardhshëm traditën e vjetër shqiptare, ndërkohë nga ana tjetër ai  urojë të gjitha fitueset e këtij konkursi duke e cilësuar punën e tyre si një punë me vlerë për traditën shqiptare.Pjesë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve ishte dhe nderimi nga ana e bashkisë së qytetit me titullin qytetar nderi z. Agron Ficos i cili gjatë një jete u vu në shërbim të gjuhes shqipe dhe etno kulturës. Kreu i bashkisë Bime e falenderoi Ficon për vlerat e pakarahasueshme që i dha jo vetëm gjuhës shqipe, por edhe qytetit të gurtëAgron F. Fico u lind në qytetin e Gjirokastrës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe vitet e para të rinisë. Shkollën e mesme ai e mbaroi në vendlindjen e tij dhe studimet e larta i kreu në Tiranë. Pas diplomimit ai ka punuar për vite të tëra si punonjës shkencor pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, si dhe në Institutin e Folklorit në Tiranë. Në vitin 1961 ai u dërgua në Republikën Popullore të Kinës, ku në kryeqytetin e saj, Pekin, ai hapi katedrën e gjuhës shqipe, ku punoi disa vjet si profesor. Më pas, prof. Fico ka dhënë lëndën e folklorit në Fakultetin e Filologjisë dhe Akademinë e Arteve në Tiranë, si dhe gjuhën angleze në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi". Ai është autor i teksteve të folklorit për shkollat e mesme dhe të larta. Po kështu, ai ka botuar në revistat më të njohura shqiptare me dhjetëra studime shkencore dhe artikuj, si dhe ka marrë pjesë me kumtesa në mjaft konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit si në: Athinë, Bukuresht, SHBA etj. Në vitin 2000, ai mori pjesë në Kongresin Botëror të zhvilluar në Finlandë. Gjatë më shumë se 40 vjetëve të karrierës së tij profesionale, prof. Fico është marrë dhe me hartimin e përpunimin e metodave të mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huajt. Në vitin 1972 prof. Agron F. Fico është laureuar me Çmimin e Republikës dhe është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitet 1996-200o, ai realizoi me sukses një program për pranimin e dhjetëra të rinjve shqiptarë në kolegjet dhe universitetet amerikane, si dhe hapi katedrën e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Miçigan. Në vitin 2000 ai u radhit midis profesorëve më të shquar në kolegjet dhe universitetet amerikane.Profesor Fico është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Këto vitet e fundit ai jeton në Nju-Jork, ku vazhdon të punojë për projektet që ka në fushën e botimeve. Profesor  Dr.Agron Fico është specialisti i parë shqiptar, që ka punuar për 4 vjet me radhë aty në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit.Në librin e tij prof. Fico kujton vitet e bukura të rinisë që ka kaluar bashkë me studentët kinezë, e vlerëson lart vullnetin e përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën shqipe. Ai shkruan: "Kam shumë dashuri për ju të gjithë, për punën fisnike që bëni.

No comments:

Post a Comment