30 September 2014

Prefekture:Perfundon projekti NETROUTES



Ka përfunduar pas dy vjetësh faza përmbyllse e projekti “Netroutes” një bashkëfinancim ndërmjet BE-së fondeve kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.Ky projekt ka patur si qëllim zhvillimin e turizmit alternativ në tri zona të qarkut të Gjirokastrës ku përfshihet Komuna e Lunxhërisë, Petran dhe Pogon si dhe 3  zona të rajonit të Epirit ajo e Konicës, Zagorisë dhe Pogonit. Ndërkohë vendosja e sinjalistikave tursitike dhe hapja e zyrave të inforimit turistikë kanë qenë pjesë e këtij projekti. Sipas përfaqësuesit të Epirus SA Aristotel Stagkikas ideja e këtij projekti konsiston në promovimin e këtyre rajoneve mbi një interpretim të trashëgimisë kulturore për t'ia transmetuar më pas publikut. Prefektja e qarkut të Gjirokastrës Zamira Rami theksoj se zhvillimi i turizmit të këtyre zonave dhe zgjerimi i tij përtej kufinjëve shtetërorë ka qenë një prej synimeve kryesore të këtij bashkëpunimi.“Netroutes” lindi si projekt në vitin 2010 me shtysën e IPS të BE-së, ndërkohë ka patur 5 patnerë menaxhimi ku EPIRUS SA ishte lideri i përgjithshëm i tij.

No comments:

Post a Comment