09 April 2014

"Udhëtim me diellin " zbret në Lazarat

                                                                          

Teatri lëvizës i drejtuar nga i mirënjohuri Kico Londo u ndal mëngjesin e së martës në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku 800 fëmijë të këtij fshati kaluan momente të paharrueshme duke ndjekur shfaqjen teatrale "Udhëtim me diellin ".Në shfaqjen me regji të Endri Çela dhe skenografi të Beqo Nanaj interpretuan aktorët e rinj Erlin Visha ,Elidon Alika , Xhensila Veizi, Anderson Gurra ,Anisa Canaj ,Nelson Mulla
.Lazarati është një nga fshatrat më të populluar në jug të vendit dhe ka një numër të lartë fëmijësh dhe për këtë sipas Kico Londos u korrigjua një gabim i hershëm pasi teatri lëvizës është ndalur gati në të gjithë Shqipërinë por jo në Lazarat.Për kryetrin e Komunës Dasho Aliko kjo është një nismë që do të vijojë pasi edhe fëmijët e Lazaratit kanë të drejtën legjitime të argëtohen me shfaqje të tilla teatrale.

No comments:

Post a Comment