02 April 2013

Zyrtarizohet pakti Meta-Rama per 23 Qershorin


Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të dalë këto ditë nga koalicioni qeveritar dhe t’i bashkohet Partisë Socialiste në një aleancë parazgjedhore. Ilir Meta i ka dhënë fund kështu dilemës së gjatë, duke zgjedhur rikthimin tek Edi Rama. Burime brenda Partisë Socialiste konfirmuan se një marrëveshje Rama- Meta është arritur dhe formalisht do të ndiqet një skemë për ta bërë sa më të pranueshme për opinionin publik rikthimin e LSI tek e majta. Të martën në mbledhjen e kryesisë, PS do t’i bëjë një kërkesë formale LSI që të dalë nga qeveria dhe t’i bashkohet kështu koalicionit të majtë opozitar.
Pas kësaj kërkese, të enjten e ardhshme, Ilir Meta do të vërë si kusht të bashkëpunimit me Edi Ramën, votimin e tre ligjeve në parlament duke iu referuar integrimit në Bashkimin Europian si objektivi kryesor i LSI. Në këtë kontekst kanë qenë edhe disa deklarata të socialistëve europianë që kërkuan bashkimin e të majtës shqiptare. Njerëz pranë LSI thanë se deputetët socialistë pritet t’i votojnë këto tre ligje, duke i hapur rrugën kështu rikthimit të Metës në krah të Edi Ramës. Pas këtyre hapave, dalja e LSI nga qeveria është çështje ditësh. Zyrtarë të kësaj partie nuk e kanë bërë ende të qartë nëse bashkë me largimin do të kërkojnë edhe rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të përakohshme apo do të respektojnë paktin që mazhoranca të qeverisë deri më 23 qershor. Pra do të dalin nga qeveria por nuk do të votojnë për rrëzimin e saj. Pas këtër viteve qeverisje me Partinë Demokratike, kalimi i LSI tek Partia Socialiste do të shkaktojë jo pak reagim tek elektorati i dy partive të mëdha, gjë që do të reflektohet në zgjedhjet që po afrojnë.





Miremengjes miq!

Nje debat i gjere ka shperthyer lidhur me njoftimet se LSI do te vendos te lere qeverine. Qendrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike ben zgjedhjen qe deshiron. Natyrisht per mua, qeveria dhe qeverisja jane pergjegjesi qe behen edhe me te madha ne periudhe elektorale.Me kete rast dua te siguroj zgjedhesit se asgje nuk do te cenoje vendosmerine e qeverise per organizimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Se dyti, dua te garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj. Une mbetem totalisht i perkushtuar te punoje me te gjithe energjite e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit. Pershendetje, sb



Pas arritjes së marrëveshjes politike mes Metës dhe Ramës për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme, vetë kreu i LSI-së komentontoi pa thene asgje. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Lefter Kok atha dicka me shume drejt rruges qe kane nisur. Nga ana tjetër, deputetët socialistë nuk kanë pranuar të komentojnë riafrimin me LSI, në pritje të zyrtarizimit të ftesës që Kryesia e PS-së do t’I dërgojë Metës të martën. Marrëveshja politike Rama-Meta vjen pas thirrjeve të disa prej krerëve të socialistëve europianë, për bashkëpunim mes tyre. Thirrje qe duket se meseshumti jane të nxitura nga Tirana, Pas kreut të Partive Socialiste Europian, Sergei Stanishev, dhe zv/presidentit të parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, ishte numri një i Internacionales Socialiste, George Papandreu, që ftoi Ramën dhe Metën të lënë mënjanë ndarjet për të fituar zgjedhjet, që sipas tij do të ndryshonin Shqiperine dhe zhbllokonin integrimin e vendit.



No comments:

Post a Comment