02 February 2015

Gjirokastër, mblidhet shtabi I emergjencave civile



Prefektura Gjirokastër mblodhi sot shtabin e emergjencave për të analizuar situatën e motit në Qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e saj prefektja Zamira Rami u shpreh se sipas njoftimi të drejtorisë së emergjencave civile në Gjirokastër do të ketë rresje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi ere, gjëndje e cila do të vahdojë deri në datën 2 shkurt.
Po sipas saj do të merren të gjitha masat për të përballuar cdo përkeqësim të situatës në qark.Duke u ndalur tek problematikat e shkarjeve të dherave apo dhe përmbytja e rrugëve prezente gjatë ditëve me shi për qarkun e Gjirokastrës, strukturat  përkatëse të qarkullimit rrgorë si dhe qutoriteti rajonale të rrugëve u shprehën se janë vendosur në gatshmëri të plotë prë të përballuar cdo emergjencë civile.

No comments:

Post a Comment