24 May 2013

Greqia projekt per turizmin


Vende si Shqipëria e Greqia e kanë si synim mbijetesën e tyre ekonomike duke u fokusuar te turizmi.Një element bazë edhe për Shqiperinë, e cila kërkon të rriti kapacitet e saja për të tërhequr sa me shumë turistë .Ajo çka është  interesante është se Greqia e ka paraqitur projektin e saj për turizmin ku synimi kryesor me sa duket  është të joshi sa më shumë  shqiptarët për të kaluar pushimet në terrritorin grek.Ministria e Turizmit të Greqisë paraqiti sot projektin e turizmit dhe objektivat që ka për këtë sezon,ku një prej tyre është thithja e turistëve shqiptarë të cilët shpenzojnë 70 milion euro në vit.
Nëse para 10 vitesh përmendej shprehja turistë shqiptarë dhe njerzit shqyheshin gazit ,sot askush nuk qesh me ketë shprehje ,pasi është bërë realitet.Turistët shqiptarë janë nga të vetmit që vizitojnë Greqinë gjatë gjithë vitit.Jo vetëm gjatë sezonit turistik me shpenzimet e shqiptarëve turistë në Greqi ,jane afro 70 milionë euro ne vit thuhet në dokumentin e Ministrisë së Kulturës që shoqëron objektivat e saj të ministrisë dhe ky dokument u është shpërndarë mediave greke.Ne raport thuhet se synohet akoma më tepër që të thithen turistët shqiptarë ne Greqi pasi është destinacioni më i afërt dhe infrastruktura e Greqisë mund të ofrojë kushte pushimesh të kënaqshme dhe ekonomike .Turistët shqiptarë theksohet në raport shpenzojne dy, tre herë  më shumë në vit në Turqi dhe objektiviteti i Ministrisë së Turizmit të Greqisë është thithja e turistëve shqiptarë duke ofruar paketa turistike të leverdishme .

No comments:

Post a Comment