11 April 2014

Te larguarit nga puna ne proteste




Të larguarit nga puna me ardhjen në pushtet të qeverisë së re kanë protestuar sot në qytetin e Gjirokastrës si mënyra e vetme për tu rikthyer në punë. Edhe pse të pakët në numër në protestë ata deklarojnë se jane larguar në mënyrë të padrejtë nga puna në gjithë qarkun e Gjirokastrës 287 punonjës. 40 prej tyre i janë drejtuar gjykatës dhe një pjesë e tyre kanë marre përgjigje pozitive. Pjesa më e madhe e motivacionit për largim nga puna ka qenë ristrukturim i vendit të punës. Ajo që të bie në sy në protestën e sotme të të larguarve nga puna ishtenumri i pakët në protestë karahasuar me 287 të larguar që ata përmendin.Të deleguarit nga Tirana në këtë protestë deklaruan se do të asistojnë me ndihmë juridike të gjithë të larguarit në mënyre të padrejtë nga puna. Protesta të tilla pritet të vijonë në të gjithë Shqipërinë.

No comments:

Post a Comment