17 February 2014

Protesta ne hormove


Forumi Djemtë e Gjirokastrës dhe banorë të Hormovës në Tepelenë kanë protestuar ndaj thirrjeve antishqiptare të rizgjuara sipas tyre në prag të të ashtuquajturit përvjetor i 100 i autonomisë së Vorio Epirit. Ata në mënyrë simbolike kanë përzënë një tufë delesh që mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit dhe më pas i janë drejtur një prej sheshbetejave më të mëdha të historisë në Jug të vendit kodrës ku më 1914 u ekzekutuan 217 burra nga fshati Hormovë i Tepelenës.Memoriali që përkujton këtë ngjarje ka qenë i braktisur prej vitesh dhe pothuajse i mbuluar nga ferrat. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë  me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës.
Sheh  Hysni Hormova  në emër të banorëve të Hormovës tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre nuk bëhen në emër të urrjetjes por të memorjes historike pa të cilën vdesin edhe kombet. Ne ka sqaruar ai bijtë dhe nipërit e të vrarëve në këtë masakër besojmë se populli grek është i distancuar nga të gjitha aktet barbare të periudhës , ndërsa besojmë se shteti shqiptar do të na kursejë fyerjet duke mos  lënë të zgjohen në territorin tonë grupime ekstremiste me thirrrje antishqiptare.Albi Koci në emër të Forumit të Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës  lexoi një deklaratë që i drejtohej qarqeve që po përgatiten të përkujtojnë autonominë e Vorio Epirit , politikës shqipatre dhe qeverisë greke. Ne tha z. Koci do ti përgjigjemi në të njëjtën formë cdo përpjekje për të na zhbërë identitetin ndërsa i ka kërkuar  Minsitrit të jashtëm grek Venizellos të kërkojnë ndjesë publike për këto masakra dhe për dëbimin e camëve dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrjetje mes popujve.

No comments:

Post a Comment