15 April 2014

Fushata e sensibilizimit kunder droges

                                                                                  

Vijon fushat sensibilizuese e policisë së Gjirokastrës kundër kultivimit dhe tregetimit të lëndëve narkotike. Këtë herë policia e qytetit të gurtë është ndalur në Komunën Cepo ne një takim me kryepleq të fshatrave si dhe kreun e komuns cepo nen prezencen e drejtorit te policies se qarkut të Gjirokastres . Sipas drejtorit të policisë z.Haki Cako  lufta kundër lultivimit te droges do të jetë një luftë pa kompromis, pasi ky është një fenomen negative që e ka indetifikuar Qarkun e Gjirokastrës si një zonë problematike.
Po sipas tij ky fenomen nuk është një cështje që duhet të prekë vetëm policinë, por gjithë komunitetin.Sipas kryetarit të komunës Cepo kjo komunë ka arritur të realizoje 90 % të punës për parnadlimin e kultivimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike. Ai tha gjithashtu se ky aksion do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim në të mirë të komunitetit, pasi droga nuk është zgjidhje për ekonominë.

No comments:

Post a Comment