07 April 2014

Lazaratasit,jemi mikprites

                                                                               

Te cuditur nga deklarata e ambasades amerikane ne shqiperi drejtuar shtetasve te vet  “Mos udhëtoni në Lazarat, zona jashtë kontrollit të ligjit”banoret e Lazaratit shprehen se lazaratasit kane qene pro amerikes edhe kur komunizmi e ndalonte nje gje te tille. Ne lazarat shprehen ata cdo kush eshte i mikpritur dhe lazarati nuk rezulton te kete vrare njeri qe ka pas deshire te hyje ne fshat. Nese i pyet perse nuk ka prezenc te policise ata nuk ngurojne te pergjigjen se eshte zgjidhja e policise se shtetit te mos hyje ne fshat dhe jo zgjidhja e banoreve te fshatit.Me lazaratin abuzohet madje kete abuzim me te madh e bejne mediat shprehen banoret e fshatit me te perfolur ne jug te vendit.
Ata krenohen qe shume bashkefshatar te tyre qe jetojne ne amerike jane qytetar te respektuar dhe shume student te vleresuar me medalje.Fshati i cilesuar si kryqyteti i marjuanes nuk nguron te shprehe se prodhimi i marjuanes isht e vetmja zgjidhje per mbijetes ,por gjithsesi nuk e pranojne te quhen fshati rebel qe nuk respekton ligjin. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Ambasada Amerikane theksoi pak dite me pare se zona e Lazaratit është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë.Ambasada e SHBA u ka ndaluar punonjësve të qeverisë amerikane të udhëtojnë në Lazarat, në rrethin e Gjirokastrës .Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në vitin 2004 një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përball me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” –thuhet në njoftimin që ambasada ka publikuar në gjuhën angleze në seksionin “Security messages for US Cityzen" në faqen e saj në internet.

No comments:

Post a Comment